Troja. - Kinema

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Troja.

Troja.

· 2 · 7825

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 15-03-2008, 20:55:59
Troja, nje film  historik i regjisorit gjerman Wolfgang Petersen. Filmi eshte bazuar ne vepren e Homerit, Iliada ne  rreshtat e te ciles lexohet per luften mitike midis grekeve dhe trojaneve.

Per realizimin e filmit regjisori ka zgjedhur emra te njohur te kinematografise boterore si:
 Brad Pitt:  ne rolin e Akilit
 Eric Bana: Hektor i biri i Priamit, princ i Trojes
 Orlando Bloom: Paridi, princ trojan, djali i vogel i Priamit.
 Diane Kruger: Helena
 Brian Cox: Mreti i Mikenes Agamemnon
 Sean Bean: Odisea, krijuesi i kalit te trojes
 Peter O’Toole: Priami, mbreti i Trojes
 Rose Byrne: Briseis kusherira e Paridit dhe Hektorit
 Brendan Gleeson: Menelaos, mbreti i Spartes
 Saffron Burrows: Andromaka
 Julie Christie: Thetis
 Garrett Hedlund: Patroklos, pika e dobet e Akilit.

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 15-03-2008, 21:31:47
Greket dhe trojanet pas luftrash te pergjakshme me në fund arrijnë paqen.
Trojanet festojne paqen bashke me greket ne oborrin e mbretit te Spartes, Menelaut.
Princi Trojan Paridi dashurohet me bukuroshen  Helena e cila ishte dhe gruaja e Menelaut. Paridi e rremben Helenen ne Troje dhe kështu nisi Lufta E Trojes, lufte e cila  qe vazhdon edhe sot të lexohet dhe te dëgjohet shumë për te.
Menelau kërkon kthimin e Helenes, i kërkon ndihmë vellait te tij me të madh Agamemnonit  i cili ishte mbreti i Mikenes dhe  gjithmonë ka enderruar te pushtoje Trojen. Agamemnoni për te realizuar enderren e tij mbi Trojen, e shfyteson ndihmën e kërkuar nga i vellai.
Agamemnoni kërkonte ndihmën e Akilit dhe 50 Myrmidnet e tij. Akili ishte bir i Peleus dhe i nimfes se detit Tetis. Akili ishte i pavdekshem. Megjithatë sekreti i vdekjes se tij ishte, zemra   ne thembren  e këmbës.
Akili nuk e degjon fjalën e Agamemnonit për te luftuar trojanet.
Akili buzë detit takon nënën e tij Tetis e cila i thotë te birit. Nëse qëndron ne Larisa, do gjesh një dashuri, do lindesh fëmijë e do të kesh niper e sterniper, por emri do të harrohet.
Nëse shkon ne Troje, emri do të kujtohet nder breza, por unë nuk do të te shohe me.
Akili vendos e shkon ne Troje.
Greket pushtojne brigjet e Trojes me një flote super te madhe. Akili ne breg te detit shkaterron statujen e Apollonit,
Ne Tempullin e Apollonit kapet si robin Brizis,kusherira e Parisit dhe Hektorit,e cila dashurohet pas Akilit.
Ne një nga betejat qe zhvillohen ne bregdetin trojan, Hektori fuqia e Trojes,vret Patrioklos,pikën e dobët te Akilit. Të gjithë mendonin se ai ishte vete Akili,pasi veshja luftarake e tij ishte e vet Akilit.
Ne te kundër Akili mer hak, fton ne duel Hektorin dhe e vret. Kufomen e tij e lidh pas karroces dhe e tërheq rreth mureve te lartë te Trojes. Vete Priami,mbreti i Trojes i lutet Akilit për te mare kufomen e te birit. Akili pranon e ndërkohë i lejon te mare me vete dhe Brizisin.
Dhe pse Hektori u vra. Troja vazhdonte te ruhej. Greket depertojne ne muret e Trojes vetëm nëpërmjet Kalit te drunjte, qe njihet si Kali I trojes i ndertuar nga Odisea. Ne këtë beteje vritet Akili nga Paridi. Troja digjet. 
Nga te thenat Akili vritet para se te ndërtohet Kali i Drunjte dhe se Lufta e Trojes ka zgjatur rreth 10 vjet e jo disa jave siç paraqitet ne film.

Temat e fundit