Pagezimi ne fene Katolike. - Kisha katolike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pagezimi ne fene Katolike.

Pagezimi ne fene Katolike.

· 9 · 4019

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

ne: 16-11-2007, 15:30:03
Pagëzimi

Ky Sakrament është i pari dhe më i rëndësishmi në Kishen Shenjte. Është sakrament fillestar apo sakramenti i hyrjes (ose injicimit). Ky sakrament bashkë me sakramentet e tjerë si atë të përforicimit e plotësojnë hyrjen e Zotit që një besimtar të jetë me të vërtet biri i Zotit. Kur bën fjalë për sakramentin e pagëzimit vetë emri tregon një ngjarje. Vetë emri ju dha gjatë historisë së shëlbimit sipas ritit dhe domethënjes teologjike. Në mes të emrit sipas ritit bën pjesë fjala greke Babtismus që vjen prej fjalës Baptei që d.m.th. zhytje, diçka që laget. Kjo vjen prej asaj se: në fillim pagëzimi është bërë me zhytje dhe prej kësaj ja dhanë emrin këtij sakramenti. Në emrin e dytë të emrit të pagëzimit bën pjesë shprehja «Metanoja» d.m.th. kthim. Kjo është domethënja kryesore e këtij sakramenti sepse vetë emri tregon se njeriu që pagëzohet duhet të kthehet prej jetës së mëparshme në jetën e re me Zotin. Vetë shkrimi i shejtë na jep porosinë dhe doktrinën e pagëzimit, duke kërkuar prej besimtarëve të kthehen e ta pranojnë Ungjillin.
Pagëzimi me ujë, dëshirë, gjak
Jezu Krishti i porositë apostujt e vet: Shkoni e predikoni, mësoni e atëherë pagëzoni (Mt 3,11; 28,19) Unë ju pagëzoj me ujë në shenjë kthimi, porse Ai që po vjen pas meje, është më i fortë se unë e vetë nuk jam i denjë t’ia zbath të mbathurat e Ai do t’ju pagëzoj me Shpirtin Shenjt e me zjarr. Prandaj shkoni e bëni nxënësit e mi të gjithë popujt. Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt.
Mk 10,38. Jezusi u përgjigj: «Nuk e dini çka lypni». A jeni të zotët të pini gotën që mua më duhet ta pi, ose të pagëzoni me atë pagëzim që mua më duhet të pagëzohem?
(Gjn 3, 22.26). Pajtaj Jezusi shkoi me nxënësit e vet në tokën e Judesë. Aty u vendos me ta dhe pagëzonte.
26 shkuan tek Gjoni dhe i thanë: «Rabbi, ai që ishte me ty matanë Jordanit, ai për të cilin ti bëre dëshmi dhe ai po pagëzon dhe të gjithë po shkojnë tek Ai.
Duke parë se Shkrimi Shenjt në shumë vënde flet për themelimin e këtij sakramenti prapseprapë duhet të shohim themelimin e këtij sakramenti në mundimin, e vdekjen, ngjadhjen e Jezu Krishtit ku shohim burimin dhe themelimin e këtij sakramenti, sepse me pagëzim ne i vdesim mëkatet e ngjallemi në Krishtin. Pagëzimi i parë është ba ditën e Rrëshajve, pas ardhjes së Shpirtit Shejtë. Pas predikimit Sh. Pjetri apostull, pagëzohen rreth 3000 vetë e këta janë antarët e parë të Kishës katolike. Rëndësia e predikimit të Sh. Pjetrit është ajo kur Sh. Pjetri kërkon kthimin dhe bashkimin në bashkësinë e atyre që do të shëlbohen në emër të Jezu Krishtit. Për çdo njërin, si për hebrenjtë, si për paganët, e për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të pagëzohen kërkohet feja, besimi në Jezu Krishtin.

Riti i hershëm i Pagëzimit

Në shekujt e parë është praktikuar pagëzimi i të rriturve. Për pagëzim është bërë përgatitja ose vetë kumentati. Kjo përgatitje ka zgjatë për një kohë dhe përgatitja konkrete dhe e afërt është bërë gjatë 40 ditëve të kreshmeve. Gjatë kësaj përgatitje janë bërë dy takime të rëndësishme me bashkësinë e krishterë:
1) Paraqitja e kandidatëve para popullit të Zotit.
2) Mandej vertetimi i kandidatëve se dëshirojnë të kthehen nga jeta e kaluar dhe dëshmia e popullit mbi jetën e tyre se ato me të vertetë jetojnë një jetë të re. Pas këtyre dy takimeve Ipeshgvi zyrtarisht i pranon në bashkësinë e besimtarëve dhe ua ndanë 3 sakramentet e hyrjes ose të injicimit. Pagëzimi i të rriturve bëhet me hyrjen apo tundosjen e kandidatit në ujë për të simbolizuar vdekjen e mëkatit dhe ngjalljen për jetë të re me Zotitn dhe me Kishën. Pas daljes nga uji Ipeshgvi lyen vajin e përforicimit e përqafon për ta pranuar në bashkësi dhe më vonë të gjithë të marrin pjesë në kremtimin e Euharistisë (Meshës Shejte). Kjo ishte hyrja e tyre në misterin e fesë. Në kohën e apostujve me pranua pagëzimin d.m.th. me besu në Jezu Krishtin dhe vetë riti i pagëzimit ishte i thjesht. Para Krishtit pagëzimi u bë në lumin Jordan ku pagëzonte Gjoni me ujë, kurse tash pagëzohet me ujë dhe me Shpirtin Shejtë e me shtrirjen e duarve. Më vonë për ata njerëz të cilët ishin paganë që nuk i takonin popullit hebre përveç besimit në Jezu Krishtin paraqitet nevoja e predikimit të Jezu Krishtit për vdekjen, ngjalljen etj. Kush e pranon këtë mësim e beson ai pagëzohet. Për këtë kemi dëshmi VP. Letrat e Sh. Palit.
Në mes të shekullit 5–12 është bërë diçka e rëndësishme për sakramentin e Pagëzimit e të Krezmimit, pasi këto të dyja janë dhënë sëbashku, sepse janë pagëzuar të rriturit e në këtë kohë fillon pagëzimi i fëmijëve e për këtë arsye bëhet ndarja e të dy sakramenteve d.m.th. pagëzimi i ndahet fëmisë e krezmimi do të ndahet ma vonë në kohën e pjekurisë. Pagëzmin e ndan meshtari, krezmimin Ipeshgvi.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 16-11-2007, 15:30:39
Llojet e pagezimit

Krishti nuk e themeloi pagezimin si nje prej mjeteve te ndryshme te shelbimit, por e ka bere mjet te domosdoshem, pa te cilin s'ka shelbim. Prandaj ai edhe i dergoi nxenesit e vet: "Dilni ne mbare boten e predikoni Ungjillin te gjithe njerezve. Kush do te besoje e do te pagezohet, do te shelbohet, ndersa kush s'do te besoje, do te denohet" (Mt 16, 15-16).
Shihet, pra, se pagezimi eshte i domosdoshem per shelbim. Pagezimi - ne domethenien me te ngushte te fjales - eshte pagezimi me uje. Te krishtere quhen dhe me te vertete jane ata njerez qe jane pagezuar me uje.
Mirepo, dihet se shume njerez ne bote nuk pagezohen vetem sepse nuk e njohin Krishtin as mesimin e tij. A do t'i denoje Zoti, pasi (pa faj te vet!) nuk jane pagezuar? - Jo! Nese ata jetojne ashtu sic i meson ndergjegja e tyre, nese mundohen ta zbatojne ligjin e Zotit aq sa e njohin, nese jetojne ne dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe ndaj Zotit, Zoti me siguri nuk do t'i denoje. Per ta themi se jane pagezuar me deshire (ose: "me zjarr" - te dashurise!), sepse ata me siguri do te pagezoheshin, po te dinin se kush eshte Krishti dhe cka eshte pagezimi.
Pervec pagezimit me uje dhe me deshire, ka edhe pagezim me gjak. Me gjak jane pagezuar ata qe para pagezimit me uje (per te cilin ndoshta jane pergatitur), kane dhene jeten e vet per Krishtin si martire, deshmore, deshmitare te fese se krishtere. Kjo ndodhte sidomos ne tre shekujt e pare te krishterimit. S'ka dyshim se njerezit e tille shelbohen, sepse vete Krishti ka thene: "Dashuria me e madhe qe ndokush mund ta tregoje eshte: ta jape jeten e vet per miqte e vet" (Gjn 15, 13). Kush e jep jeten e vet per Krishtin, atij nuk i duhet tjeter vertetim shenjterie. Ai automatikisht shelbohet.
Ketu Kisha sheh te vetmen menyre se si mund te shelbohet dikush pa pagezim te rendomte me uje. Perndryshe pa pagezim s'ka shelbim.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 16-11-2007, 15:31:08
Frytet e pagezimit

Pagezimi rrenjesisht e nderron njeriun dhe frytet e tij jane te begatshme:
a) Pagezimi na le "karakterin sakramental", "vulen" e pashlyeshme, qe do te thote se me pagezim nje here e pergjithmone behemi te krishtere - anetare te Kishes se Krishtit dhe gjymtyre te trupit mistik te tij. Ai qe njehere eshte pagezuar, ai s'ka nevoje, pra as nuk mund te pagezohet më. Prandaj ky sakrament nuk perseritet kurre.
Kjo "vule" ka edhe nje domethenie tjeter: e ben njeriun te afte t'i pranoje edhe te gjitha sakramentet e tjera. Vulen e le vetem pagezimi me uje, ndersa ai me gjak dhe me deshire - edhe pse ia shelbojne shpirtin njeriut, nuk e bejne ne kete jete anetar te Kishes, as te afte per sakramente te tjera. Prandaj, gjithkush qe e di cka eshte pagezimi dhe qe ka mundesi, duhet te pagezohet me uje.
b) Pagezimi i lan te gjitha mekatet: mekatin e trasheguar (origjinal, te "rrjedhshem"), qe e trashegojme prej Adamit dhe Eves dhe prej te pareve tane, si edhe te gjitha mekatet personale, qe ndoshta i kemi bere para pagezimit.
c) Njekohesisht Zoti na i fal ne pagezim edhe te gjitha ndeshkimet per mekate: denimin e amshuar ne ferr dhe denimin e perkohshem ne purgator.
d) Mirepo, fryti kryesor i pagezimit eshte jeta e re shpirterore - hiri shenjterues: behemi te shenjte, femije te adoptuar te Zotit, banesat e Shpirtit Shenjt, bashke-trashegimtare me Krishtin. Pasi ne pagezim bashkohemi me Krishtin ne Vdekje dhe ringjallje te tij, behemi te denje te bashkohemi me te edhe ne jeten e amshuar.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 16-11-2007, 15:31:45
Kush mund te pagezohet?

Mund dhe duhet te pagezohet cdo njeri dhe vetem njeri i gjalle, qe beson ne Krishtin dhe qe ende nuk eshte pagezuar.
Cdo njeri, d.m.th.: mashkull dhe femer, i rrituri dhe femija, pa dallim race, kombesie, gjuhe, prejardhjeje shoqerore, politike, fetare... Te gjithe pagezohen ne nje Kishe te vetme dhe behen vellezer dhe motra me fe ne nje te vetmin Krisht.


Njeriu i vdekur s'mund te marre asnje sakrament, prandaj as sakramentin e pagezimit!

Kush nuk beson ne Krishtin, Zot e Njeri, kush nuk i njeh se paku themelet e fese se Krishtere dhe kush vete nuk deshiron - nuk mund te pagezohet. Per kete arsye ne fillim pagezoheshin vetem njerez te rritur.
Kisha filloi te pagezoje femijet vetem kur gati mbare shoqeria pranoi fene e Krishtit dhe kur u be e sigurte se femijet do te edukohen si te krishtere. Prandaj edhe sot pagezohen vetem ata femije, per te cilet prinderit dhe nunat mund te garantojne se do t'i edukojne ne fene e krishtere.
As sot nuk pagezohen femijet e atyre qe nuk besojne ne Zotin (ateistet), as femijet e atyre qe nuk besojne ne Krishtin Zot (myslimanet), as femijet e te krishtereve qe nuk jetojne si te krishtere, qe nuk e zbatojne ligjin e Zotit ose te Kishes. Sepse si mund t'i edukoje femijet e vet ne fene katolike ai qe vete nuk jeton si katolik?
Femijet e tille s'kane faj qe nuk pagezohen, por kane faj prinderit e tyre. Ata, nese deshirojne, mund te pagezohen kur te rriten dhe kur te pranojne fene e krishtere lirisht, me vetedije dhe me pergjegjesi te plote personale.
Kush eshte pagezuar nje here, pagezimi i tij nuk mund te perseritet. Por, nese ka dyshim te arsyeshem se pagezimi i dikujt nuk ishte i vlefshem, ose se ndoshta nuk ishte pagezuar fare, njeriu i tille mund te pagezohet vetem me kusht: "E., ne qofte se nuk je pagezuar, une po te pagezoj..."

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 16-11-2007, 15:32:17
Kush dhe si pagezon?

Ne situate normale rregullisht pagezojne ata qe e kane urdherin shenjt: diakonet, meshtaret dhe ipeshkvijte. Mirepo, pasi pagezimi eshte i nevojshem per shelbim te gjithkujt, ne nevoje, ne rrezik vdekjeje - ku s'ka meshtar ose s'ka kohe te shkojme tek ai - pagezuesi i jashtezakonshem mund te jete cdo njeri - mashkull dhe femer, qe ka qellim te beje ate cka ben Kisha.
Pagezimi behet keshtu: femija, ose njeriu i rritur qe ende nuk eshte pagezuar, por beson ne Krishtin dhe deshiron te pagezohet, lahet me uje - rregullisht me uje te bekuar, por mundet edhe me uje te thjeshte. Uji derdhet tri here ne shenje te kryqit mbi koken e njeriut, duke thene: "E., (i permendet emri psh.: Pjeter, Mark, Ana, Drita...), une po te pagezoj ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt".
Pas pagezimit ne nevoje, nese femija shpeton, duhet ta cojme te meshtari, qe ta plotesoje ritin e pagezimit. Por vete pagezimi eshte i vlefshem dhe nuk perseritet, pa marre parasysh se kush ishte pagezues.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 16-11-2007, 15:32:46
Kumbara dhe ndrikulla

Qe prej koheve me te lashta ne Kishe eshte njohur kumbaria. Cdo njeri ne pagezim duhet ta kete kumbaren ose ndrikullen (nunin, nuneshen). Ata jane per famullin e vet zevendes te prinderve dhe shembull i jetes se krishtere. Kujdesohen sidomos per jeten e shpirterore te tij. Duhet t'ia mesojme se paku themelet e fese dhe te moralit te krishtere, dhe ta perkrahin qe te jete i qendrueshem ne fe.
Per kete arsye kumbara (ose ndrikulla) duhet te jete njeri i rritur - se paku 16 vjecar! - dhe i vetedijshem se cfare detyre pranon. Te jete katolik shembullor, vete i pagezuar dhe i krezmuar. Jo mekatnor publik, ose i perjashtuar prej Kishes. Nese vete nuk eshte besimtar i mire, si mund t'ia deshmoje fene e vet famullit dhe t'i edukoje te tjeret ne fe?
Kumbaria pra, ka rendesi te madhe ne fene e krishtere. Prandaj duhet te kujdesohemi mire se ke do ta zgjedhim per kumbare!

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 16-11-2007, 15:38:16
Pagëzimi i të rriturve
Koha më e përshtatshme për ndarjen e sakramenteve të pagëzimit për të rritur është koha e pashkëve, por edhe nëse pagëzimi ndahet jashta kësaj kohe merret liturgjia e pashkëve. Vetë riti i pagëzimit fillon pas shërbesës së fjalës e përbëhet në:
1) Bekimi i ujit i cili duke i përmendur veprat e Zotit gjatë historisë së shëlbimit e thirrjes së Shpirtit Shenjtë tregon se edhe në këtë moment të pagëzimit kjo histori është një vepër para bekimit të ujit këndohen litanitë e gjithë shenjtërve.
2) Mohimi i djallit dhe dëshmia e fesë. Në këtë moment njëriu i largon të gjitha ato që i kundërtojnë Krishtit dhe e pranon vetë Krishtin.
3) Bëhet lyerja me vaj të Kakumematit. Nëse ajo nuk i ësthë bërë më parë me këtë shënohet dhe lutet fuqia e Zotit mbi të zgjedhurin e cila kjo fuqi është e nevojshme. Pas mohimit të djallit e dëshmisë së fesë vjen gjeja kryesore dhe riti i pagëzimit i cili bëhet me zhytje ose rrjedhje të ujit, realizon pjesmarrjen tonë në vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit.

Riti plotësues: Ky rit vazhdon me – 1) Lyerja me vaj të Krezmit (kjo bëhet vetëm atëherë kur për shkak të arsyeshëm shtyhet ndarja e Krezmimit) e shënon meshtarinë mbretërore, numërimin e tyre në bashkësinë e popullit të Zotit. 2) Ndahet petku i bardhë që është simbol i pastrisë shpirtërore dhe dinjitetit të ri të tyre. 3) Jepet qiri i ndezur si simbol ose shenjë e dritës, të jenë dritë e Krishtit në botë. Nëse i pagëzuari është i përgatitur edhe për Sakramentin e Krezmimit atëherë lihet anash pjesa plotësuese dhe ndahet Sakramenti i përforcimit i cili fillon me fjalinë e udheheqësit. Ai shpjegon domethënjen e këtij sakramenti, vazhdon lutjen në heshtje dhe i shtrin duart mbi atë që do të krezmohet. Pas kësaj rrjedh vetë riti i lyerjes me krezëm tuj thanë këto fjalë: Prano vulën e Shpirtit Shenjtë. Amen: Paqa me ty dhe me Shpirtin tënd. Përgjigjet kandidati.

Kremtimi i Eukaristisë Kremtimi i Eukaristisë është kulminacioni i injicimit apo i hyrjes në jetë.

Pagëzimi i të vegjëlve. Në pagëzimin e të vegjëlve kërkohet feja e prindit, nunit. Pse? Sepse nuk mund të pagëzohet një foshnje nëse prindi i tij është ateist, se nuk ka kush e edukon në fe atë kur të rritet. Prindi duhet të jetë në pagëzimin e foshnjes se ai ka detyra:
1) Prindi duhet ta kërkojë vetë pagëzimin.
2) Prindi pas meshtarit duhet dhe ai ti bëjë shenjën e kryqit.
3) Prindi e mohon djallin e jep dëshminë e fesë.
4) Prindi e dërgon foshnjën deri të burimi i pagëzimit.
5) Prindi duhet të mbajë qirin e ndezur.
6) Prindi merr bekimin e pasaçëm prej meshtarit.
7) Prindi duhet ta rrisë e ta edukojë në frymën e fesë.
Koha më e përshtatshme për pagëzim është java e parë pasi të lindë. Fëmija duhet të pagëzohet në Kishën e famullisë. Nuk porositet pagëzimi në spitale e në shtëpi private, sepse Kisha është i pari dhe ma i rëndësishmi ndër sakramentet. Vetë riti i pagëzimit fillon me pranimin e foshnjes. Meshtari i bën shenjën e Kryqit. Kremtohet fjala e Zotit për me zgjue fenë në prindër,. Mohimi i djallit e dëshmimi i fesë. Pas është riti i pagëzimit konkretë i hidhet ujë duke shqiptuar me fjalë emrin e Trinisë Shenjtë. Pas lyhet me vajin e krezmit për me tregue meshtarinë mbretërore.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 16-11-2007, 15:39:16
Efekti i Pagëzimit
Në këtë pjesë dëshirojmë të japim përmbledhjen e shkurtë teologjike të pagëzimit, paraqitja sistematike e mësimit të Kishës në lidhje me pagëzimin.
Pagëzimi është i pari sakrament themelor, i domosdoshëm për shëlbim. Kjo nevojë ose domosdoshmëri buron nga fjalët e vetë Krishtit i cili thotë: «Pa pagëzim nuk ka shëlbim» Gjn 3,3-12; Mk 16,16; Mt 28,18-20.
Gjn 3,3 Jezusi i përgjigj “Përnjimend, përnjimend po të them kush nuk lind përsëri prej së larti nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit.”
Gjn 3,12 Nëse nuk më besoni kur iu flas për gjëra që ndodhin në tokë, si do më besoni në qoftë se iu flas për gjërat e qiellit?
Mk 16,16 Kush do të besojë e do të pagëzohet, ai do të shëlbohet, kush s’do të besojë, do të denohet.
Mt 28,.18. Jezusi u afrua dhe tha: «më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë.
Mt 28,20 Mësoni të zbatojmë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe ja, Unë jam me ju gjithmonë deri në të sosur të botës.
Nëpër Krishtin Shëlbohemi se Ai është i vetmi shpëtimtarë pasi që hiri i Krishtit na jepet në pagëzim e ndanë Kisha d.m.th. jashta Kishës nuk ka Shëlbim. Duke parë problematikën e kësaj teologjie klasike vjen në përfundimin se përveç pagëzimit të dukshëm me ujë duhet të ketë edhe mundësi të tjera të pagëzimit, pranimit të Hirit të Zotit. Këtu është fjala për pagëzimin me dëshirë e me gjak e kjo qëndron në lidhje me mësimin e hirit të shëlbimit të cilin Zoti askujt nuk ja ndalon. Efekti i sakramentit të pagëzimit është i shumëfishtë, mund të thuhet se efekti i parë i pagëzimit është:
1) Falja e mëkateve, shlyerja e mëkatit të rrjedhshëm dhe mëkatet e tjera tek të rriturit. Këtë të vërtetë e gjejmë tek besojma ku thuhet besoj në mjë pagëzim të vetëm, për faljen e mëkateve. Falja e mëkateve bazohet në vuajtjen, vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit se «Për njerëzit e për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit e u mishërua». Nga falja e mëkateve rrjell efekti i dytë që është:
2) Rilindja për jetë të re. Shkrimet e B.R. bëjnë fjalë për kthim për jetë të re, e kjo jetë jepet në pagëzim. Kjo jetë është fitorja mbi mëkatin mbi vdekjen. Kjo jetë e re na jepet me pagëzim ku ngjallemi me Krishtin e kjo ngjallje është fitore mbi mëkatin, mbi vdekjen. Në këtë dritë duhet të shikojmë paralelizmin Adami – Krishti, njeriu i vjerër e njeriu i ri. Pagëzimi na ndërmjetson hirin me të cilin bëhemi bijë të Zotit, banesë e Zotit, realizohet ajo që thotë Sh. Pali. « ju jeni tempulli i Zotit». Realizohet ajo që mbajnë me vete emrin e krishterë apo kristian që do të thote jemi të Krishtit. Fryti i tretë i pagëzimit është:
3) Shenja apo vula e pashlyeshme. Kjo vulë në të njëjtën kohë është shenjë e njoftimit apo ngjasimi se i takojnë një bashkësie të Zotit, shenjë e cila nuk shlyhet, nuk zhduket dhe atëherë kur ndokush largohet prej Kishe. Nëse i larguari nga Kisha pas sa kohe kthehet kjo shenjë e pagëzimit ja mundëson ringjalljen dhe nuk ka nevojë të pagëzohet përsëri. Karakteri i kësaj shenje të pashlyeshme të pagëzimit paraqitet si mundësi dhe aftësi për shëbesë Hyjnore, aftësi për të shfaqë fenë. Nëpërmjet vulës së pagëzimit krijohet marrdhënje e me Kishën e cila duhet të shihet e këtu qëndron dallimi mes të paëzuarve. Kjo vulë e pashlueshme është themel i thirrjes në shenjtërim, i thirrjes të bëheni apostuj dhe kjo është pikënisja për jetën shpirtërore dhe njëherit themel për pranimin e sakramenteve të tjera. Pagëzimi nuk është vetëm rit, por ndolli e cila hynë thellë në jetë e krijon një jetë të re, marrdhënje të reja në Krishtin dhe në Kishën.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 16-11-2007, 15:45:18
Tani diça ne lidhje me emrin.

Ne pagezim femijeve u ngjitet emri. Emri i nieriut duhet te tregoje se kush eshte ai. Prandaj i krishteri do ta kete emrin e krishtere. Emri mund te jete edhe kombetar, por me nje domethenie te mire.
Nderkaq, emrat qe i kundershtojne fese se krishtere dhe ata qe mund te kene dikur kuptimin e keq, duhet te zhduken prej popullit tone. Gjithashtu eshte mire qe te evitohen edhe emrat me kuptim gjeografik, sepse nuk u konvenojne njerezve. Disa emra i kemi marre prej turqve. Me mire eshte qe shqiptari t'i perdore ne trajten shqipe. Psh. Xhevahirja eshte Margarite; ne vend te Fates kemi Fatmiren, ne vend te Kades - Katarinen, Ademi eshte Adami, Jakupi - Jak ose Jakob, Isuf (Jusuf) - Zef (Jozef), Syla (Sylejmani) eshte Salomon, Isa - Jezus (Kriste)... Perse turqisht, kur eshte e mundur ti perdorim ne shqip?
Nuk rekomandohet as huazimi i formave te tjera te huaja, sidomos kur i kemi tonat. Psh. Xhulian eshte Julian, Xhana - Jane, Gjuzepina - Jozefine, Xhoni - Gjon, Gjystina - Justina, Ejtjeni - Shtjefen...
Katoliku duhet te jete katolik jo vetem me pagezim, por edhe me emer, e sidomos me jete! Vetem keshtu feja jone do te reflektoje shkelqimin e fese dhe te mesimit te Jezu Krishtit, i cili erdhi nder ne per shelbimin e botes mbare.

Temat e fundit