Ju sjelli edhe nje pyetje qe pata parashtruar une ne nje teme, dhe pergjegjen e Amit.
******
Postimi im:Cituar nga: Ami në 07-11-2007, 09:51:53
FIZIONOMIA E JEZUSIT
Mbi fizionomine e Jezusit nuk kemi asgjë te shkruar qe mund ti besohet. Ungjilltaret mbi këtë teme heshtin. Shen Ireneu (fundi i shekullit te dytë), i cili ishte mik i shen Polikarpit (ky i fundit nxënës i apostujve) na thotë: Fizionomia e Jezusit na është krejtësisht e panjohur. Këtë e thotë edhe shen Augustini (shekulli IV-te).
Tani si argument mbi fizionomine e Jezusit kemi "Pelhuren e Torinos" e cila na paraqet një njeri te kohës se Jezusit, i cili ka përjetuar fatin e njëjtë me Jezusin. A ishte ne këtë pelhure i mbeshtjelle trupi i Jezusit apo jo? Shumica besojnë se ky ishte Jezusi nga Nazareti.
Këtë pjesë e citova sepse deshta ta parashtroj një pyetje në lidhje me këtë shkrim.
Meqë nuk dihet saktesisht pamja e Jezusit, pse athere gati çdokund është i paraqitur si bjond me sytë e kaltert? Është një pyetje te cilën shumë veta e parashtrojne sepse kur ta marrësh ne konsideratë se ka jetuar ne Lindjen e Mesme ku njerzit kryesisht nga natyra janë me floke dhe sytë e erret, dhe atë qe ke shkruar ti me sipër, te shtyn te mendojsh se mos valle fshehet diçka pas idesë se paraqitjes se Krishtit si bjond.
Pyetja e dytë:
A ekzistojne te dhëna dhe pershkrime rreth pamjes se Marias? ====
Pergjegjja e Ami-t:Përshëndetje Aida,
Ne shekujt e hershem te artit Kristian Jezusi nuk është paraqitur me një figure te percaktuar. Atë me tepër e paraqitnin me simbole të ndryshme.
Me vonë rreth shekujve 3 dhe 4 ne artin Kristian kanë filluar te shfaqen imazhet e me portretin e Jezusit, te cilat vijnë nga muret e varreve te krishtera ne katakombet (një seri galerishe nentokesore varrezash ne afersi te Shen Sebastianit afër Romes). Ku edhe këtu nuk është se ka patur një fytyre te percaktuar. Është shfaqur here si bariu i mirë, here si njeriu me një shkop ne dorë qe e kthen ujin ne vere, etj.
Pikturat e ndryshme për Jezusin janë krijuar duke u bazuar ne gojedhenat dhe përshkrimet qe i kanë bërë njerëzitë shekull pas shekulli. Jezusin e kanë pikturuar here si zezak, here me fytyre Kineze, here me fizionomi europiane.
Por versioni me zyrtar për figuren e Jezusit i perafrohet figures se shfaqur nga imazhi i shfaqur ne pelhuren e Torines. Nga e cila është marrë forma e fytyres dhe flokeve, por qe sigurisht nuk mund te dallohej ngjyra e syve apo flokeve.
Kështu qe ne disa figura ai paraqitet esmer me sy kaf, ne disa te tjera ashtu siç e përshkruan tia Aida. Unë i kam te dy versionet.
Nejse forma e fytyres mund te këtë qenë pak a shumë si ajo qe është paraqitur ne shumicen e figurave te Jezusit (pra si ajo e imazhit te pelhures, te cilën po e bashkangjis me poshtë).
Po kështu edhe për Marijen, piktura e saj është bërë duke u bazuar nga përshkrimet gojore qe kanë kaluar nga shekulli ne shekull. Ku atë e përshkruajnë një grua te bukur, te pervuajtur, etj.
