Asnjëherë s`ka patur vend për negociata mes Kosovës dhe serbise - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Asnjëherë s`ka patur vend për negociata mes Kosovës dhe serbise

Asnjëherë s`ka patur vend për negociata mes Kosovës dhe serbise

· 1 · 601

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-01-2007, 23:38:50
Asnjëherë nuk ka pasur vend për negociata mes Kosovës dhe Serbisë (2)
 
Nait Hasani



Nait Hasani, anëtar i kryesisë dhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në vazhdim të intervistës dhënë Kosovapress-it, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës, që sipas tij, do të thotë një luftë e re në Kosovë dhe Ballkan, që do të sillte deri te rishikimi i kufijve. Hasani është skeptik se vendimi për statusin do të jetë i kënaqshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Kosovapress: Pse PDK nuk po e kërkon votëbesimin e Qeverisë Çeku?

Hasani: Jo që nuk e bëjmë, por përkundrazi ne jemi prapë ata që kërkojmë  votëbesimin, por kjo nuk ndodh tash për shkak se kemi çështjen e statusit dhe propozimin e planit të Ahtisarit për zgjidhjen e statusit. Prandaj, kjo  është një lloj pauze që pas statusit pritet të riaktivizohen të gjitha kërkesat e arsyeshme politike.

Kosovapress: A do të thotë kjo se Thaçi tashmë është ofruar me Fatmir Sejdiun dhe është larguar nga Nexhat Daci?

Hasani: Ato janë çështje që mund t’ia parashtroni Thaçit, se a është kthyer nga lindja apo përëndimi. Mendoj se PDK në baze të programit politik ndjek një politikë parimore dhe të zhvillimit të Kosovës dhe jo politikë të individit.

Kosovapress: Po mirë, çka kishit ndryshuar ju personalisht në PDK?

Hasani: Ndryshimet i kisha bërë në aspektin e përgjegjësisë.

Kosovapress: A do të thotë që subjekti i juaj është i papërgjegjshëm?

Hasani: Jo që është i papërgjegjshëm, sepse në PDK ka përgjegjësi, por duhet ta ngarkojmë me përgjegjësi edhe më shumë, sepse ngarkesa me përgjegjësi është angazhim më i madh, për arsye se ai që merr përgjegjësi edhe duhet të japë llogari.

Kosovapress: Ju më herët keni deklaruar se do të ketë zvarritje të procesit të definimit të statusit. Cilat janë arsyet e kësaj zvarritjeje?   

Hasani: Rrethanat politike nëpër të cilat po kalojmë tregojnë që plani i Ahtisari nuk do të jetë plan i pavarësisë së Kosovës, i cili do të zgjedhë brenda natës çështjen e statusit, por do të jetë një plan proces i zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai do të jetë një plan i mirë që neve do të na japë mundësi të veprojmë menjëherë në kuadër të rrjedhave politike dhe që duke u bazuar në politikën demokratike ose në politikat të cilat zhvillohen në  bashkësinë evropiane dhe atë ndërkombëtare në përgjithësi, ato na bëjnë që të kuptojmë se ne jemi në proces dhe një proces i tillë nuk ndodh “Ad-hoc”, por ai shkon në proces. Dhe në një proces të tillë politik, mendoj se statusi i Kosovës edhe pse i zvarritur, nuk është pjesë e zgjedhjes së menjëhershme. Mendoj se çështja e statusit nuk do të jetë çështje vetëm e muajit shkurt, por kjo do të zgjasë deri atëherë, sa ne do të jemi të gatshëm të kërkojmë dhe të  vendosim vetë dhe të jemi të përgjegjshëm për fatin tonë. Pikërisht atëherë do të jetë edhe zgjidhja e statusit të Kosovës. Atëherë kur u ndërgjegjësuar si popull dhe bëmë luftën për të drejtat tona kombëtare dhe politike, dhe fituam atë qe kemi sot. Këtë e kemi fituar me luftën e UÇK-së dhe me politikë diplomatike të saj.

Kosovapress: Sa është i gatshëm faktori vendor të kërkojë që mos të ketë shtyrje të mëtejshme të statusit?

Hasani: Faktori vendor është i gatshëm dhe i përgjegjshëm, por jo në nivelin që e kërkon situata politike për vendosjen e zgjedhjes së statusit.



Kosovapress: Çka duhet bërë faktori vendor në këtë kohë?

Hasani: Tash për tash nuk ka mundësi të ndodhë diçka e jashtëzakonshme te ky faktor politik, por tash kërkohet nga faktori politik që të përfundojë misionin e vet politik.

Kosovapress: A mendoni se me këtë Grup të Unitetit do të bëhet definimi i  statusit?

Hasani: Grupi i Unitetit e ka marrë besimin nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka menaxhuar situatat e ndryshme të aktiviteteve politike, diplomatike dhe takimeve e bisedime me faktorin ndërkombëtare dhe Beogradin, dhe ka marrë përgjegjësi më tepër se sa që i takon. Procesi i Kosovës është përcaktuar në pesë individ. Ata ose këta pesë individë në vitin 2006 e kanë humbur kredibilitetin politik për statusin me deklaratat e tyre shterpe, pa vizion. Mendoj se nuk do të jetë e gjitha kjo, sepse qytetarët janë ata që duhet e do të vendosin për shumë çështje për të ardhmen e Kosovës. P.sh., si çështja e simboleve, Kushtetutës, këto mund të jenë propozime të mira që mund të bëhen, por për formën e qeverisjes dhe sistemit shtetëror duhet të vendoset me referendum, si dhe për shumë çështje është dashur të pyeten qytetarët e Kosovës. Për çështjen e simboleve nuk mund të vendosin pesë individë dhe ta miratojnë 120 deputetë në Parlamentin e Kosovës, sepse çështja e simboleve, himnit, kufijve, janë çështje të qytetarëve, të cilët në referendum duhet t’i përcaktojnë.

Kosovapress: Çfarë prisni nga plani i Ahtisarit?

Hasani: Ne jemi tash në fillim të vitit, por deri në fund të vitit do të kemi proces të zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës, por besoj se statusi do të ketë një model që nuk do të jetë i kënaqshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës, do të ketë një ndryshim të rezolutës, që do të kalojë misionin nga UNMIK-u në EUMIK. Ata do t’i kenë të gjitha kompetencat në Kosovë si UNMIK-u. Ata do të kenë edhe të drejtën e vetos dhe kontrollin në sigurinë e vendit, në drejtësi e polici. Pra, ata do të jenë zotë të Kosovës, ne do të jemi punëtorë të tyre, të EUMIK-ut. Prandaj, prapë do të kemi të njëjtën gjendje, vetëm tash me Bashkimin Evropian e jo me Kombet e Bashkuara.  Për mua, personalisht, plani, pra pakoja e Ahtisarit, është një zgjidhje politike, sepse e thyen status quo-n e vendosur për gati tetë vjet në Kosovë dhe jep shpresa për zgjidhje të mëtutjeshme. Sipas planit të tij, sipas rrethanave politike në terren dhe sipas informatave të ndryshme mund të dimë përafërsisht çka ka në pakon e tij, por ato janë të paqarta dhe jo zyrtare dhe nuk mund të kalkulojmë dhe të flasim për to pa u bë zyrtare. Prandaj, edhe njëherë them se plani i Ahtisarit, çfarëdo që të ketë ajo pako, do të jetë zgjidhje për çështjen e Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës i detyron të angazhohen që të vendosin për të ardhmen e tyre sipas vullnetit të tyre.

Kosovapress: Bashkësia ndërkombëtare ka paralajmëruar bisedime të reja për statusin. Mendoni se ka vend për negociata?

Hasani: Asnjëherë nuk ka pasur vend për negociata mes Kosovës  dhe Serbisë, por këto kanë ndodhur dhe janë presione të ndryshme që vijnë nga faktori ndërkombëtar, sepse me Serbinë i kemi kryer bisedimet politike e  ushtarake me luftën e UÇK-së. Por tani kërkohet që të bëhen bisedime për serbët e Kosovës, të cilët e kanë tjetërsuar fuqinë e vet politike në Beograd e që jetojnë këtu në Kosovë dhe akoma janë ata që dëshirojnë të rrinë në Kosovë, një pjesë e tyre, por ata fuqinë e vet politike e kanë humbur dhe me ta luan e komandon Beogradi, i cili i bën negociatat me Prishtinën për serbët e Kosovës që është e paarsyeshme dhe paradoks që ndodh te ne, e që do të ketë pasoja në implementimin e atyre vendimeve.

Kosovapress: Kush ka gatishmëri që të marrë përgjegjësi të plota?

Hasani: Ne presim akoma nga bashkësia ndërkombëtare që të na japë përgjegjësi dhe të ndihemi të kënaqur me aq ose kaq, dhe të deklarojmë se e bëmë këtë apo atë.

Kosovapress: A mendoni se vërtet politikanët i mbrojnë interesat e qytetarëve, apo janë vegla të faktorit ndërkombëtar?

Hasani: Në prezantimin e parë është mbrojtje e interesave të qytetareve të  Kosovës, por, sa ata janë të gatshëm të qëndrojnë në ato kërkesa të  qytetarëve është diçka tjetër. Mendoj se politikanët kosovarë nuk kanë  qëndruar sa duhet në mbrojtjen e kërkesave të qytetarëve.

Kosovapress: A mendoni se pas shtyrjes së statusit GN do të duhej të japë dorëheqje?

Hasani: Nëse do të kishte ndodhur dorëheqja do të kishim pasur zgjedhje të reja. Pas shtyrjes së statusit, GN është dashur të japë përgjegjësi dhe dorëheqje në mos realizimin e statusit sipas planit të tyre, sepse janë treguar të papërgjegjshëm me deklaratat e tyre njëvjeçare se këtë muaj apo në fund të vitit do të bëjmë statusin dhe pavarësinë. Shkaku që statusi është shtyrë ka  treguar paaftësinë menaxhuese të GN, i cili ka qenë jo largpamës në vizionin politik dhe në raport me statusin e Kosovës. Ata është dashur të japin dorëheqje në mënyre vullnetare për të qenë politikanë të mirëfillte. Për shkak se ata nuk kanë moral politik, nuk e bëjnë ketë. Këtë do ta kishin bërë shumë politikanë në të gjitha vendet e botës dhe këtë po e bëjnë përditë politikanë e gjeneralë në politikën botërore për dështimet e tyre. Të ne kjo nuk ndodh, sepse dorëheqjen e konsiderojnë vetëvrasje politike.

Kosovapress: A doni të thoni se shtyrja e statusit është bërë për shkak të paaftësisë së GN dhe jo për shkak të zgjedhjeve në Serbi?

Hasani: Shtyrja e statusit është bërë, ta zëmë, edhe për shkak të zgjedhjeve në Serbi, por pjesë e parë është çështja e Grupit të Unitetit, i cili është treguar i paaftë dhe nga paaftësia e tyre menaxhuese janë marrë si shkas  edhe zgjedhjet në Serbi. Mendoj se ekipit iu ka zgjat afati në mënyrë të paligjshme, pra kjo do të thotë se është dashur që të zgjidhte ekip i ri për statusin e Kosovës.

Kosovapress: Ka deklarime se statusi do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e shumicës kosovare. Çka duhet të ndërmarrim nëse ndodh e kundërta? 

Hasani: Thuhet ashtu, sepse askush nuk e di si do të jetë statusi i Kosovës. Tjetër është vullneti, tjetër është menaxhimi që është bërë nga politikat që po zhvillohen për status. Mendoj që statusi i Kosovës është dashur edhe duhet të jetë me vullnetin e shumicës dhe vullneti i shumicës tregon që ne jemi 95% shqiptarë dhe respektimi i të drejtave të pakicave dhe shteti domosdo i takon qytetarëve të Kosovës të jenë si shtetas të saj dhe të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë në Kosovë. Me politikën që është duke u zhvilluar dyshoj në këtë, por të presim çfarë do të sjell pakoja e famshme e Ahtisarit.

Kosovapress: Disa herë keni shprehur rrezikun e ndarjes së Kosovës. A qëndroni prapa asaj që keni thënë dhe nëse po pse?
Hasani: Unë qëndroj në atë se ekziston rreziku i ndarjes së Kosovës, sepse të gjitha përpjekjet Serbia i ka bërë për ndarjen e Kosovës që nga viti `99 dhe këto përpjekje ajo i bën ta ndajë Kosovën në forma dhe mënyra të ndryshme politike e diplomatike. Dhe ajo është në ofensivë për të bërë këtë në Kosovë dhe po ia arrin në faza.

Kosovapress: Sa është e rrezikshme ndarja e Kosovës?

Hasani: Rrezikun e ndarjes së Kosovës, këtë ka mundësi që të bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, në një formë apo tjetër në pajtueshmëri me rrethanat politike, të cilat ekzistojnë në terren nëse nuk mund të gjejë  zgjidhje. Një ndarje e tillë është shumë e rrezikshme dhe do të thotë një luftë e re në Kosovë, një luftë e re në Ballkan, një luftë e re në rajon dhe një ndarje e tillë do të ngrite rishikim të kufjeve dhe ndërrimin e kufijve që janë me pasoja të mëdha për tërë rajonin në këtë fazë. Për mua ndërrimi i kufijve do të thotë dhe fazë për krijimin e Shqipërisë natyrale, për të cilën dhe duhet të qitet në tavolinat e bashkësisë ndërkombëtare.

Kosovapress: PDK ka hartuar planin rreth Mitrovicës, mandej janë hartuar pilot-njësitë nga Qeveria. A do të thotë se PDK është ajo që duhet mbajë përgjegjësi për ndarjen e mundshme të Kosovës, apo duhet mbajë përgjegjësi Lutfi Haziri?

Hasani: Mendoj që plani i decentralizimit nuk është i drejtë, sepse është plan në baza etnike dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë një plan të tillë për ndarje. Në Kosovë është dashur që të bëhet një plan i decentralizimit për Kosovën, sepse Kosova nuk ka mundësi të jetë multietnike dhe ky është hapi i parë dhe gabimi i parë politik që e kanë bërë politikanet tanë, sepse Kosova është 95 % me shumicë shqiptare dhe asnjë shtet në botë nuk ekziston me këtë popullsi kompakte dhe të jetë multietnike. Por, pasoja e asaj shprehje të terminologjisë që ka qenë atëherë në fillim, tani ka ndodhur që ajo shprehje të bëhet veprim dhe nga ky veprim ne i kemi sot  pasojat. Decentralizimi, i cili është bërë në Kosovë, në Anamoravë, është i dëmshëm, i paqëndrueshëm dhe politik, dhe ka pasoja në implementimin e tij. Këto pasoja do t’i bartin qytetarët dhe politikanët, të cilët kanë pranuar një gjë të tillë, ndërsa plani i cili është bërë për Mitrovicën, PDK-ja ka dalë me një qëndrim të vetin që përafërsisht në Mitrovicë të jenë dy komuna, me  një udhëheqje të përbashkët, që është një nga format ose mundësitë që të ruhet Mitrovica, përndryshe Mitrovica është ndarë që 7 vjet.

Kosovapress: Po kush do të mbajë përgjegjësi në rast se ndahet Mitrovica?

Hasani: Institucionet politike në Kosovë bashkë me faktorin ndërkombëtar.
Faktori ndërkombëtar është përgjegjës për siguri dhe politikat e sigurisë ai i udhëheq. Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë si  në mungesë të përgjegjësisë, po ashtu edhe të sigurisë, ndërsa ndërkombëtarët e kanë pasur policinë, KFOR-in, të cilët kanë mundur t’i ndryshojnë këto rrethana. Përgjegjësia është edhe e faktorit politik vendor, sepse nuk kanë bërë presion aq sa është dashur si në formën politike dhe diplomatike që kjo çështje të zgjidhet me kohë.

Kosovapress: Si e vlerësoni punë e Qeverisë Çeku?

Hasani: Qeveria Çeku akoma nuk e ka një vit dhe është qeveri që udhëhiqet me program dhe platformë të ish-kryeministri Haradinaj. Kjo qeveri është përpjekur t’i bëjë disa ndryshime pozitive në menaxhim, por nuk ka dhënë rezultate të duhura, sepse kemi papunësi në rritje, energjinë elektrike e kemi në shkatërrim, shëndetësinë në kolaps. Qeveria në elementet jetësore ose shpirtërore të qytetarëve të Kosovës ka lënë mangësi e defekte të shumta. Prandaj ne kemi thëngjill e jemi pa energji në shekullin 21, ne jetojmë mbi drita e jemi pa dritë, ne kemi mjek e doktorë shkencash e nuk kemi shëndetësi. Kemi  profesorë me tituj të renditur e me dekorata dhe emër, por kemi një arsim të degjeneruar, ose që nuk i përmbush kriteret e kohës.

Në këtë aspekt qeveria nuk e ka dhënë provimin për qeverisje. Se me fajet e kujt janë të gjitha këto, t’i lypin qytetarët në zgjedhje. Qeveria në aspektin ekonomik është munduar të bëjë një përmirësim të gjendjes, por nuk ka mundur të menaxhojë situatën politike-ekonomike, sepse trendët e zhvillimit kanë ecur me shpejt, e qeveria me buxhetin e limituar ka ngelur mbrapa.

Kosovapress: A mendoni që kemi të bëjmë me ministra të papërgjegjshëm?

Hasani: Ka ministra të përgjegjshëm, shumë të mirë, por ka edha të atillë që nuk janë të përgatitur për punë dhe profesionin e vet.

Kosovapress: Subjekti juaj ka dalë me deklarata se maskat e paraqitura në Kosovë janë prapaskenë e politikës qeveritare. Çka mund të na thoni për këtë?

Hasani: Nuk e pajtohem me këtë mendim se maskat janë paraskenë e politikës së qeverisë ashtu siç kanë thënë. Maskat janë bazë kriminale,  kushdo që i përdor dhe për këtë nuk mund them se të kujt janë, sepse ka forma të ndryshme kriminale të maskave që ndodhin në Kosovë që po lexojmë nëpër gazeta dhe ato mund të jenë edhe politikë, edhe ekonomike të cilat për mua janë të gjykueshme.

Kosovapress: Po ju i takoni PDK-së nga edhe ka dalë ajo deklaratë.

Hasani: Nuk e ndaj mendimin nga ajo deklaratë. Nuk them unë që PDK-ja ka thënë ose ka bërë diçka, por unë nuk do të jem pjesë e këtyre diskutimeve të çështjes së maskave. Ato janë bazë kriminale me të cilat duhet të merret policia dhe drejtësia, dhe ta japin fjalën dhe vendimin e tyre të drejtësisë për të gjitha dhe për maskat, dhe jo partitë politike ta paragjykojë vendimin e drejtësisë.
/Intervistoi: Kimete Krasniqi/


Temat e fundit