BE dhe Kosova. - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

BE dhe Kosova.

BE dhe Kosova.

· 2 · 960

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 16-05-2007, 04:19:05

• Bashkimi Evropian (BE) intensifikon përgatitjet për praninë e ardhshme të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë "që me kohë të miratojë rezolutën"

Bruksel-"Zgjidhja e statusit të Kosovës do ta përshpejtojë zhvillimin dhe stabilitetin e mbarë rajonit", theksohet në planin e ekipit për planifikim të misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë, ku shtohet se rezoluta e re është e domosdoshme me qëllim që të fillojë implementimi i vendimit statusor. Sipas planit roli i bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së do të implementohet përmes formimit të Zyrës ndërkombëtare civile (ZNC) dhe Misionit të BE-së në fushë më të gjerë të qeverisjes së të drejtës (EPBO), si dhe prani më të madhe të Komisionit Evropian (KE) që të mbështetet Kosova gjatë integrimit në rajon dhe BE.


ZNC-në do ta kryesojë një përfaqësues ndërkombëtar civil i cili do të veprojë edhe si përfaqësues i BE-së, thuhet në planin, dhe shtohet se përfaqësuesi civil do ta mbikqyrë implementimin e vendimit me përgjegjësi qartazi të definuara gjatë transferimit të autoriteteve kosovare. Misioni i EPBO-së do t'i mbështesë autoritetet kosovare në vëzhgimin dhe këshillimin në të gjitha fushat lidhur me qeverisjen e së drejtës, e veçmas me policinë, gjyqësinë, doganën dhe shërbimet e burgjeve, theksohet në planin. Dokumenti shton se EPBO-ja do të ketë mision për rreth 1.800 policë, gjykatës, prokurorë dhe doganierë ndërkombëtarë, selia e të cilës do të jetë Prishtina.

Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë do të ketë rol të rëndësishëm në implementimin e politikës së BE-së për inkuardimin e Kosovës në perspektivën afatgjate evropiane, theksohet në planin. Të gjitha përgatitjet për praninë e ardhshme të BE-së në Kosovë janë zbatuar "pa paragjykime mbi rezultatet e procesit të negociatave", thuhet në planin, dhe shtohet se "prania ndërkombëtare civile do të japë garanci të forta dhe do të sigurojë implementimin e zgjidhjes së statusit, si dhe respektimin e parimit të qeverisjes së të drejtës.
Bweb.

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-05-2007, 17:06:30
BE-eja tani si nje Kurve qe eshte gjithnje(Evropa) me qashtjen e Kosoves deshiron qe t`i nxjerre ca dhjam pleshti Rusise!Kjo vet ia fali Rusise trojet shqiptare ne Shen Stefan dhe Berlin por tash e bashkuar dhe e siguruar qe Rusia per te s`eshte me nje armik i rrrezikshem ajo deshiron qe ta ndaje Kosoven dhe Serbine nga Rusia.Po u be kjo ndarje,padyshim qe Evropa do te fitoje kunder Rusise por qe te dy,si shkijet si shqiptaret e kosoves do te humbin identitetin e tyre  te poseduar(shkijet) apo te paposeduar(shqiptaret)

Ke Rusia çdo humbje e identitetit sllav eshte humbje dhe vdekje e Rusise.
Sllavet,Hebrenjte,Muslimanet nuk mashtrohen me fjalen "demokraci" apo integrim ...Popujt tjere(te marre) po!Ne kete grupin e te marreve shqiptaret jane te paret...
BE-eja po ben perpjekje qe edhe Kosoven ta fuse ne harten e saj,por per ti plotesuar deri diku deshiren edhe Rusise dhe Vatikanit... pa nje identitet kombetar as shteteror!

Temat e fundit