Berisha: Myslimane, njiheni Kosoven ne grup ! - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Berisha: Myslimane, njiheni Kosoven ne grup !

Berisha: Myslimane, njiheni Kosoven ne grup !

· 1 · 642

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-10-2007, 07:00:50
Kryeministri Sali Berisha kerkon ndihmen e Konferences Islamike per statusin perfundimtar te Kosoves dhe ben te qarte se pavaresia e Kosoves jo vetem s'mund te shtyhet por do te jete e njeanshme ne bashkepunim me SHBA-ne dhe BE-ne. Ndersa pergjigjja e pales egjiptiane, ka qene premtuese, por perputhshmeria e afateve, ishte e larget.

I nisur dje drejt Egjiptit per nje vizite zyrtare, Berisha ka shfrytezuar rastin per te bere lobing te vendet e Konferences Islamike mbi statusin e Kosoves. Ne nje takim qe zhvilloi ne Kajro me ministrin e Jashtem Ahmed Abdul Geit, kryeministri i kerkoi ndihme qe Egjipti te impenjohet dhe te ndikoje te vendet e Konferences Islamike ne menyre qe ata ta njohin Kosoven e pavarur ne bllok. Ne fjalen e tij Berisha theksoi se plani Ahtisari per ceshtjen e Kosoves eshte zgjidhja me e mire per te ardhmen e saj dhe per paqen dhe sigurine ne rajon. "Ky plan permban standardet me te larta per minoritetet ne gjithe Evropen dhe i garanton atyre te drejtat me te medha", - deklaroi Berisha. Ne kete pike, ai theksoi edhe faktin se "ne e pranojme kete standard te larte, sepse rajoni ka ende plage nga e kaluara e afert". Berisha kujtoi dhe faktin se Kosova historikisht nuk ka qene pjese e Serbise. "Ajo ka qene pjese e Perandorise Otomane dhe me pas eshte trajtuar si koloni nga serbet", sqaroi kryeministri duke bere te qarte se zgjidhja e statusit te Kosoves nuk mund te shtyhet pas 10 dhjetorit. Ne rast se kjo ndodh, kryeministri theksoi se Kosova do shpalle pavaresine ne koordinim me SHBA-te dhe vendet kryesore te BE-se.

Duke folur me Berishen, ministri i Jashtem egjiptian Ahmed Abdul Geit premtoi se Kajro zyrtare do te beje c'eshte e mundur qe ceshtja e Kosoves te jete ne qender te vemendjes ne mbledhjen e ardhshme te Konferences Islamike ne Senegal, ne mars te vitit 2008. Ne kohen kur bisedimet per ceshtjen e Kosoves jane drejt fundit, diplomacia shqiptare po impenjohet per te ndare me vendet e tjera pikepamjen se plani Ahtisari eshte zgjedhja me e mire per ceshtjen e Kosoves. Ne vizitat e kryeministri Berisha dhe ministrit te Jashtem, Lulezim Basha ceshtja e Kosoves ka qene pjese kryesore e axhendes se tyre.

Fatjona Mejdini Koha Jone

Temat e fundit