Berisha në CNN: Pavarësia, zgjidhja e vetme e Kosovës ! - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Berisha në CNN: Pavarësia, zgjidhja e vetme e Kosovës !

Berisha në CNN: Pavarësia, zgjidhja e vetme e Kosovës !

· 5 · 989

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-06-2007, 16:23:16
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga ndërkombëtarët miratimin e rezolutës për pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, theksoi se kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të sigurojë paqe dhe stabilitet në rajon. Këtë, kryeministri Berisha e ka thënë gjatë një interviste, dhënë për rrjetin e mirënjohur televiziv amerikan CNN, ku ka bërë të ditur se është Rusia ajo që po bllokon procesin. Po ashtu, gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për vizitën historike të George W. Bush në Shqipëri, duke u shprehur se pritjen e ngrohtë që Bush ka pasur në Fushë-Krujë, do ta kishte në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.

- Zoti kryeministër, në një moment kur duket se procesi për statusin e Kosovës ka ngecur, çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar tani për ta çuar procesin e statusit të Kosovës përpara?

Mendoj se Presidenti Bush ishte plotësisht i qartë dhe kishte plotësisht të drejtë se prej një viti, dokumenti i Presidentit Ahtisaari po shkon nga njëra shtyrje në tjetrën dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e palës tjetër. Më duket se të presësh Serbinë që të jetë realiste, për momentin, është pothuajse njëlloj sikur të presësh Godonë. Sepse, ende fantazma e Serbisë së Madhe jeton në Beograd. Përsa i përket Rusisë, nuk e di nëse kjo është për arsyet e Serbisë apo për disa arsye specifike të Rusisë, që po mban një qëndrim të tillë. Megjithatë, Kosova është unike në rastin e saj, nuk ka asnjë rajon tjetër ku lufta është zhvilluar për liritë dhe të drejtat e një populli.


- Nëse mund t'ju ndërpres për një moment, zoti kryeministër, çfarë do të dëshironit ju që komuniteti ndërkombëtar të bëjë në mënyrë specifike për të ndihmuar çështjen e pavarësisë së Kosovës? Çfarë mund të bëjnë ata përballë qëndrimit të Rusisë?


Mendoj se mund të miratojnë rezolutën dhe të ndihmojnë Kosovën të ndërtojë pavarësinë e saj, si e vetmja mundësi për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë. Kjo është zgjidhja e vetme. Çdo shtyrje tjetër është e dëmshme dhe Rusia nuk po paraqet asnjë opsion tjetër, përveç bllokimit.

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 24-06-2007, 14:55:43
Bern kjo duhet levizur te forumi PROPAGANDE ANTISHQIPTARE

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 27-06-2007, 07:12:29
Pse mos te duket gje antishqiptare ty deklarata e tij ? Po kjo tjetra http://www.zeriyt.com/berishatadic_debat_ne_stamboll_per_origjinen_e_kosoves-t37829.0.html;msg515720#new

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#3 ne: 28-06-2007, 04:06:22
Jago Berisha qe furnizoi makinen ushtarake serebe me nafte....

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 28-06-2007, 16:44:45
Pse mos te duket gjë antishqiptare ty deklarata e tij ? Po kjo tjetra



"Pse mos te duket gjë antishqiptare ty deklarata e tij ?" PO
"Po kjo tjetra" JO

Temat e fundit