Fjalimi i Nait HASANIT ne Kuvendin e Kosoves - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fjalimi i Nait HASANIT ne Kuvendin e Kosoves

Fjalimi i Nait HASANIT ne Kuvendin e Kosoves

· 1 · 785

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-08-2007, 19:50:57


Fjalimi i Nait HASANIT ne Kuvendin e Kosoves

 

Te nderuar deputet,

I nderuar Kryetar i parlamentit,



Te gjitha shpresat qe u mbollen ne Kosove nga ekipi i UNITET-it se brenga e muajave ,e diteve dhe oreve u treten dhe i dogji dielli i qershorit. Keta kane tregu se nuk kane unitet ne ate unitet per Kosoven. Keta kane tregu se nuk e njohim procesin politike te Kosoves, as ABC- politike te ndertimit te Kosoves shtet. Me deklaratat e tyre te papërgjegjshme keta kane tregu se nuk jane politikane, por gazetare te shtypit te verdh. Keta nuk e kane kuptuar asnjehere mesazhin politike nga Bashkesia Nderkombetare per qeshtjen e Kosoves. Keta nuk kane bere politike per Kosoven , por keshilletaret nderkomtare kane bere politiken ne Kosove dhe keta politikane ne UNITET i kane transmetu ne versionin shqip te këshillave te tyre ne partit politike qe i kane bere te dëgjueshme me diktaturen e demokracise fashiste, per anetarete tyre dhe qytetaret ne Kosove. Keta nuk e kane kuptuar e as nuk e kuptojne strategjin dhe praktikat diplomatike ne zhvillimin e qeshtjeve politike, keta kane qene misionar ne misionin nderkombetar per Kosoven.

Politikanet ne Kosove nuk e kuptuan as atehere mesazhin e Bushit me 1992 “ Mos kalim te vijes se Kuqe nga serbia ne Kosove”,tërheqje vrejtje Millosheviqit per kosoven, por te gjithe e dim pastaj c’ndodhi ne Kosove ,vrasje masive , shperngulje dhe djegie e Kosoves. Kur luftërat e kishin kaplu te tere ish Jugoslavin dhe krijoheshin shtete.Por ne pritnim atehere, por presim dhe sot mesazhin e djalit te Bushit te Pare, presidentit Bush “se Kosova do te jete ne fund te procesit shtet”. Shume faleminderit zoti president per kete mesazh xhentëlmen. Edhe nje mesazh te tille e patem nga babai yt dikur, por politikanet tane nuk e kuptuan atehere e nuk e kuptojne as sot kete mesazh te dyte. Se shteti behet nga qytetaret e Kosoves e jo nga Amerika as nga Evropa, por kete fakt e njohin shtetete ndryshme. Sipas kësaj logjike te politikaneve tane dhe Ekipit te Unitetit Amerika dhe Evropa duhet te na shpallin shtetin. Ndyshe nuk behet Kosova shtet. Kjo logjike eshte filozofi e mjerimit politik. Sepse disa nga ju ketu e dini mire se atehere kur ne i kapem pushket dhe krijuam Ushtrin Clirimtare te Kosoves e luftuam per Kosoven dhe Clirimin e saj nga serbia, atehere te gjithe na njohen dhe thane vertet shqiptaret po duakane clirimin nga serbia dhe duhet ndihmuar ne clirimin e Kosoves dhe krijimin e shtetit te saj. Por ne si zakonisht velojme shpejt dhe ftohemi shpejt ,po ashtu, harruam shtetin per pushtete me 1999-2000 tani shteti sipas këtij ekipi te unitetit ndertohet me pritje e fjale, me shkop maxhik, shume qudi Kroacia ishte shtet dhe luftoi per krijimin e shtetit Kroat.

Pas gjithe kesaj ne si kuvend e pranuam lojen qe ja diktum vetes dhe per nje vite e gjysme hyme ne pakete te Ahtisarit. Dje paketa ishte kompromise e pikënisje per qellimin tone kombëtar , sot sipas UNITET-it eshte qellimi yne jetesore arritja deri te te paketa sepse me kete politike edhe kjo eshte bere e paarritshme.

Keta politikane dhe ky ekip dje e nencmonin rusine ne politiken nderkombetare dhe besonin e shpresonin se kjo do te kalohet lehte ne trataktivat nderkombetare , sepse ishin mendje lehte ne politike sepse ndegjonin këshilla politike adoleshente.

Qendrim Nderkombetar- Bisedime shtese per statusin e Kosoves mes Prishtines dhe Beogradit. Ekipi Unitetit ne UNITET thote do te kete respektim te axhendes nderkombetre dhe jo Bisedime me serbine. Kush i beson keto fjale askush .Keto fjale nuk i besojne as keta vet. Pra nese ska bisedime me serbin, pse keto bisedim e shtese dhe me ke pra keto bisedime shtese do te behen . Tjetra per cka duam te bisedojme me serbin ? Ne baze te ciles platforme duhet me bisedu me serbine tash? Me miratimin e paketes se Ahtisarit ne si kuvend e ndame shume dhimbshem Kosoven ne enklava, tash cka duhet me nda edhe me shume ne Kosove ? Mitrovicen me nda. Dhe kete e kemi nda. Tash duan me kriju lidhje te dyfishta e te trefishta me Beogradin per serbet qe jane pese perqindte ne Kosove? Pra nese ndodh edhe kjo serbia katerciperisht eshte ne Kosove.

Te nderuar deputet Une flas ne emer te shokeve te mij dëshmor, ne emer te Muje Krasniqit , Zahir Pajazitit, Luan Hajredinajt, Rexhep Bislimit dhe shume shokeve dëshmor, se ne asnjë menyre nuk do te lejohet ndrja e Kosoves.

Ata qe mendojne per ndarjen e Kosoves (ka te atille dhe ne ekipin e UNITET-it ) por duhet ta din e se do te mbajne pergjegjesi para popullit dhe Kosoves te lare me gjaku e deshmoreve. Ata qe marrin vendimin per ndarje dhe leshime serbise territor te Kosoves do t’i denoj historia dhe gjaku i Kombit.

Po nga ketu dhe serbia duhet te dij se ne territorin serbe te serbise ka qindra mijera shqiptar, atyre duhet t’ju siguroj atje ,po ato te drejta kombetare qe kërkon per serbet ketu ne Kosove. Dhe nese serbia do qe te ndaj Mitrovicen dhe veriun e Kooves kete mund ta beje veq me lufte, por kësaj radhe lufta nuk do te zhvillohet me ne territorin e Kosoves, as ne Mitrovice, por ne serbi, ne territorin serb ,ne Nish ,ne Sangjak dhe ne Lugin ne tokat e pushtuara shqiptare na serbia.

Ndersa Bashkesia nderkombetare do te jete pergjegjese e mbaj pergjegjesi per gjendjen e krijuar ne Kosove dhe rajon.

Por politikanet tane duhet ta dine se kur e kemi nis luften ne ne Kosove , per Clirimin e Kosoves nga Serbia nuk e kemi pyete as Aameriken, as Mosken, as Evropen e as serbin. Ne luften e kemi nis vete atehere dhe nese ka nevoj do te luftojme prape per mbrojtjen e Kosoven .

Te nderuar deputet une mendoj dhe kerkoj qe ky ekip i unitetit te mos shkojne ne bisedime me askend dhe askund.Ne i kemi kry bisedimet.

Por ky Kuvend dhe ky ekip dhe keto institucione duhet te shpallin menjehere me veprimin e vet aktiv politik,

Referendum per shtet te pavarur dhe sovran te Kosoves.

Ne te kunderten shtyrjet dhe dhe zhgënjimi do te thote mosdegjueshmeri qytetare dhe lufte e re ne Ballkane.



Dhe nga ketu, nga ky kuvend , ju beje ftese Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves , te Shqiperise qe te hartoj nje Platforme Kombetare dhe politike per te ardhmen e Kosoves, qe do te na obligoj te gjitheve si qytetare te Kosoves ta respektojme.

30. 07. 2007
 

Temat e fundit