Hashim Thaçi : Pavarësi, edhe pse Rusia është kundër ! - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hashim Thaçi : Pavarësi, edhe pse Rusia është kundër !

Hashim Thaçi : Pavarësi, edhe pse Rusia është kundër !

· 4 · 948

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-01-2007, 13:55:01
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën e Vjenës “Di Presse” është shprehur i bindur se Kosova do të bëhet e pavarur pavarësisht faktit që Rusia si anëtare e Këshillit të Sigurimit është kundër një zgjidhjeje të tillë.

Thaci u shpreh se qytetarët e Kosovës janë të vendosur që pavarësinë ta sigurojnë përmes politikave të veta dhe jo protestave rrugës.

Komentet e Thacit në gazetën Di Presse u bënë vetëm një ditë pas publikimit në të njëjtën të përditshme të planit të Ahtisarit, që parashikon një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një gjë e tillë do të thotë se Kosova do të shkëputet përfundimisht nga Serbia, edhe pse do të ketë një mision të ri ndërkombëtar të drejtuar nga BE që do të monitorojë garantimin e të drejtave të minoriteteve dhe qeverisjen kosovare.

E.K./ G.S.

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 06-01-2007, 04:16:13
Secila pavaresi e mbikqyrur nga te huajt është një Autonomi si ajo e 74-tes qe Kosova e kishte nën serbosllavine.Kur dihet se Kosova fitoi autonomine nga serbia ne vitin 74 sipas instrukcioneve franceze dhe ruse qe te formoje dy krahina Autonome ne gjirin e saj...për t`u deklaruar dhe ekspozuar  ashtu para botës gjoja se serbia është demokratike dhe e drejtë para kerkesave te maxhareve dhe shqiptareve qe kerkonin shtetesi...dhe ne emër të tyre te këtë mundësi te marrë kredi dhe ndihma nga e tërë bota...atëherë dihet fare qartë se cila pavaresi është kjo e Ahtisarit qe po proklamohet...
Mbikqyrje do të thot mbisundim!Nëse kjo metodë e re e Pavaresise qenka modeli me i ri dhe i vetmi i pranuar për shtetet e pavarura...atëherë pse s`vendoset kjo Pavaresi e mbikqyrur edhe ke shtetet fqinje armike sllave dhe greke ...qe te mbikqyren edhe ato ne te njëjtat pika dhe detyra si ato qe i kerkohen Kosovës?
Meqenëse qëllimi i ANMIK-ut ka qenë qe popullsine e Kosovës ta degjeneroje, analfabetizoje, varferoje, kriminalizoje, ç`kombetarizoje,mashtroje,"evropianizoje"dobiçizoje,nuk është fare e çuditshme qe Kafshet shqiptare Kosovare Paveresine e mbikqyrur nga Evropa e quajne Paveresi,kur ne realitet është një Pavaresi me e cunguar se ajo e serbise qe Kosova kishte gjer me 1989!...

Por,pasi qe dihet mire  se Organizmit te shëndoshë virusi i asnjë semurje s`ka ç`i bën pa e dobesuar atë me pare...Edhe nga kjo demagogji e politikaneve aktuale te sotëm ndërkombëtar dhe kukullave shqipfolese shqiptare eshte e tille...Nuk duhet te pritet dhe kërkohet diç me shumë se pranimi i kesaj autonomie serboevropiane nga populli kosovar i sotem i  dobesuar gjer ne at shkalle sa qe edhe virusi me i dobët i botës ata i lëshon perdhe!
Rrofte PAVARESIA e Varur= AUTONOMIA EVROPIANO-SERBE e Ahtisarit dhe Solanes dhe politikajve shqip-foles Kosovare!

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-01-2007, 22:33:58
Edhe gjermanija mbikqyrej nga  aleanca e madhe pas humbjes se luftes se I-pare botnore kue shtruan gjermanin pertoke ne dy gujt dhe qe detyruar te lindi nazizmi nga kjo mbikqyrje gjoja e te forteve.

Si e tha edhe albnobody, po perse nuk i MBIKQYRIN ato shtete qe jane te rrezikshme, qe kan bere krime e luftera por te mbikqyerin ate vend qe ka rene viktime e te tjerve ?
Ky eshte rast i veçante ne bote qe te mbikqyremi ne nga dikush tjeter sikurse  jemi aqe te rrezikshem se gjoja mos do ta pushtojmi diken, pra qenkemi ne te rrezikshem apo jo ?

Ky arbitrazh quhet nene tutell pra, edhe me keq se te mbikqyrun.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 18-01-2007, 14:49:23
Ne nje gazet evropiane , e cila kishte cituar nje shkrim te Radio be ebeogradit ;shkruan se Putini ka fol ne telefon me kushtunicen ,rredh problemit te kosoves dhekushtunica ka rend dakord qe per pos autonamis nuk lejojm me shum, kurse putini ka kerkuar nga serbia qe te kerkoj ndihm nga rusija qe ajo  te perdor veton  te nderhyj ,ose Autonomi e mbikqyrur nga serbija ose ndarje te kosoves.
Ne qofse koshtunica mund ti ja mshel syt edhe shqiptarve per at qkafar ka ber kundra shqiptarve ather ska me kosov vetm shqipri te coptume.

Temat e fundit