KolonistËt SerbË dhe “shpëtimtarët” e Kosovës - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

KolonistËt SerbË dhe “shpëtimtarët” e Kosovës

KolonistËt SerbË dhe “shpëtimtarët” e Kosovës

· 1 · 740

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-12-2007, 19:52:35



KolonistËt SerbË dhe “shpëtimtarët” e Kosovës

REAGIM

Shkruan: Kristina RASI

Sipas historisë dihet fare mirë që sllavët janë ardhacakë, të cilët janë ardhur në trojet ilire nga Karpatet e Rumanisë që nga fundi i shekullit VII. Perandoritë e mëdha sunduese të botës; perandoria romake dhe ajo osmane iu ndihmuan sllavëve që të futen thellë në trojet ilire.

Ata, në këto troje kishin gjetur gjithçka që ata kurrë më parë nuk e kishin pasur, këtu gjetën kulturën e lashtë ilire dhe evropiane, këtu gjetën pasuri të mëdha tokësore dhe nëntokësore, këtu gjetën bregdetin e pa anë e të tjera... Pra ata gjetën tek ilirët autoktonë të gjitha të mirat shpirtërore dhe materiale prandaj, nuk lëvizën dhe filluan jetën e tyre endacake fillimisht brigjeve malore duke u strehuar me çadra e pastaj duke e shfrytëzuar mikpritjen pellazge-ilire ata filluan të zbresin në fusha dhe të merren me punën e tyre: së pari si shërbëtorë të ilirëve, duke punuar tokat ilire sa për të mbijetuar. Kur jemi këtu dua të përkujtojë lexuesit që: fjala serb, e ka kuptimin shërbyes - pra, shërbëtor. Mirëpo, serbët kolonistë të etur për pasuri të huaja si piratë nga më të pamëshirshëm , pasi u vendosën në trojet tona etnike, organizuan luftëra të padrejta kundër shqiptarëve në shekujt e më pasmë, ata e prenë dhe e dogjën Shqipërinë që nga kohët e errëta të Car Dushanit Stefan Nemanjës, e deri në kohët e krjalëve gjakatarë si Nikolla Pashqi, Aleksandër Rankoviçi e deri në ditët tona nga fashisti Sllobodan Millosheviçi.

Nga kjo mizëri krjalish me ushtri pushtuese serbo- sllave datojnë shekujt, XV-XX, le t´i mbetet ardhmërisë pa të shohim si do të rrokullisen ngjarjet, pra a do të mbarojnë përpjekjet sllave për të vijuar kolonizimin mbi trojet e Shqipërisë, gjatë shekujve në vijim.

Nga ato sulme të egra, ne shqiptarët përjetuam tragjedi të mëdha; patëm humbje njerëzore dhe materiale, humbëm jo pak edhe zhvillimin e gjuhës, dhe të kulturës sonë të lashtë e të pastër iliriane të mbërthyer nga ingranazhet e pushtimeve të huaja. Nga ato sulme barbare trojet shqiptare ranë në koloni serbo-sllave në vitet 1878, 1912, 1945 e deri me sot, ku shumë vise shqiptare ende gjenden nën okupim total, si Presheva, Bujanoci , Ulqini, Çamëria etj..

...Duke mos harruar të theksojë faktin që edhe Kosova ende nuk e ka të siguruar fatin e vet, duke u hequr njëherë e përgjithmonë nga kolonializmi serbomadh, tani kur po e shohim qartë se për fatin e saj nuk po vendosë populli i saj, me lirinë e vetëvendosjes dhe të referendumit, por për të po vendosin një grup njerëzish brenda e jashtë saj të cilët në një orkestrinë të tmerrshme mashtruese dhe denigruese për të e kanë vendosur ardhmërinë e saj përsëri indirekt në duart e gjakatarëve serbomëdhenj; pra duke e vënë në veprim një të ashtuquajtur Paketë Ahtisarit. Kjo Paketë “magjike” është në të vërtetë Paketë tragjike për ne shqiptarët e Kosovës, sepse as për së afërmi nuk i kënaqë aspiratat tona shekullore, për më tepër e rrezikon së tepërmi ndarjen e Kosovës dhe palestinezimin e saj.

Dua të theksoj faktin këtu që populli shqiptarë pas pushtimit të trojeve të Shqipërisë Natyrale gjithmonë bëri përpjekje për çlirim, bëri luftëra të mëdha dhe të përgjakshme që t’i rikthej përsëri trojet e saja në gjirin e tij! Por, padrejtësitë sllave nuk kishin kufi , ato i kaluan kufijtë e tyre dhe dominuan edhe në Evropë; fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore me famëkeqen Konferencë të Londrës në vitin 1913 –tës e copëtuan Shqipërinë, për më tepër se gjysmën e saj ia dhanë peshqesh grekëve, serbëve, malazezeve dhe maqedonasve, fatkeqësisht deri në ditët tona në përgjithësi , ende po i vuajmë këto pasoja të copëtimit kolonialistë të trojeve tona shqiptare.

Në fund të viteve 90-ta, shpërtheu lufta në Kosovë si pasojë humbjes së durimit, e lodhjes dhe e shtypjes nga ana kolonistëve serbë, në Kosovë, nga gjiri i popullit doli në skenë e famshmja UÇK-ja e cila luftoi heroikisht, por edhe me ndihmën e NATO-s, i dëboi hordhitë serbe nga Kosova.

Njëri nga udhëheqësit e kësaj lufte titanike për vite të tëra brenda dhe jashtë atdheut, në luftën ilegale ishte dhe z. Xhavit Haliti. Pra, ky me bashkëveprimtarët e tij u radhitën në aradhat e luftëtarëve të lirisë, natyrisht atëbotë ishin shpresa e popullit. Por, pas luftës, fatkeqësisht një pjesë e këtyre luftëtarëve të lirisë e devijuan rrugën e tyre të lavdishme, ngjau kjo kur këta zotërinj i kapën majat e pushtetit pa shtet ; kur ranë në kolltuqet e ngrohta dhe të bukura që ua kishte qëndisur Evropa Plakë, ajo Evropë që copëtoi trojet shqiptare, por, tani kjo Evropë me rroba të reja “demokratike” , pra, ish-ilegalët e lirisë ranë në batakun e historisë: e „harruan „ betimin e dhënë, para Flamurit Kombëtar, „harruan“ bërjen e Shqipërisë Natyrale, dhe u bënë shërbëtorë të Evropës dhe të sllavëve herë hapur e herë të maskuar.

Është për të ardhur keq, kur për turpin e tyre: kohëve të fundit lexojmë dhe dëgjojmë shpesh, në gazeta dhe në ekranet televizive nga „politikanët“ shqiptarë për mbrojtjen e pamoralshme ndaj minoritetit serb në Kosovë - siç kishte deklaruar më datën 18. 12. 2007 z. Xhavit Haliti:

„ Serbët e Kosovës, historikisht me shtëpi e prona në këtë trevë, janë dhe do të konsiderohen nga çdo qeverisje e Kosovës si qytetarë me gjitha të drejtat, të respektuar, madje, edhe me një status të privilegjuar si pakicë, dhe si urë lidhëse miqësie me Serbinë. Asnjëherë ne, shqiptarëve dhe serbëve, nuk na ka ndarë etnia, por na ka ndarë politika. Do të jetojmë në Kosovë dhe do të bashkëjetojmë miqësisht shqiptarë e serbë e së bashku do të punojmë për një ardhmëri të begatë.“

Pra, pa kurrfarë logjike politike dhe kombëtare, z. Haliti thotë: „serbët historikisht jetojnë në trevat e tyre etnike“, kjo është deklaratë e turpshme dhe shumë e ultë që nuk mund ta bëjë një njeri që fare nuk merr erë nga politika, pa lëre më një politikan shqiptar!!!

Z. Xhavit Haliti, e njeh historinë shqiptaro-serbe fort mirë, por ai për të fituar pikë tek Evropa, tani aleatja besnike e Serbisë “demokratike”, po mundohet ta “reformoj” apo më saktë ta devijoj historinë e popullit të tij dhe me dashje apo pa të; duke e bërë këtë po i del në ndihmë historisë kolonialiste, të falsifikuar e të turpshme serbe.

- Pse vallë serbët të quhen autoktonë, kur dihet se janë kolonë?!

- Pse ata që gjatë historisë së tyre të turpshme, u radhitën në aradhat e ushtrive fashiste deri në vitet e errëta të Sllobodan Millosheviçit, të kenë status të privilegjuar?!

Mos këtë privilegj ua bëni ju zotërinj “demokratë” për t´i shpërblyer se ata u pozicionuan kurdoherë në anën e Serbisë kolonialiste?

Madje këtë po e bëjnë edhe sot, duke mos i njohur kurrë ato institucionet tuaja të “famshme” nën ombrellat e huaja!...

Këta, ardhacakë, për të cilët ju deklaroni: „serbët historikisht jetojnë në trevat e tyre etnike“; janë bërë qe 8 vite, pas ikjes së ushtrive të tyre, “mollë sherri” e jo “urë lidhëse” me Serbinë. Prandaj, nuk e meritojnë respektin as shpërblimin që ju po ua ofroni!... Pra, t´i trajtoni të tej privilegjuar... e jo të privilegjuar - siç po deklaroheni.

Mos vallë z. Xh. Haliti paska “harruar” masakrat gjatë shekujve që i bënë serbët kundër shqiptarëve, sidomos në shekullin e kaluar në fund të viteve 90-ta, e tani për „hirë“ të të gjitha atyre masakrave, dhunimeve që bënë ata, kundër shqiptarëve, tani „duhet“ „shqiptarët që edhe më tej (deri në ditën e amshimit), t’i shpërblejnë“ ata me një status të priveligjuar dhe që ata të mbesin “urë lidhëse” në mes shqiptarëve dhe serbëve!!!

Çka po na duhen ne, ura lidhëse me serbët ?!

Kur midis nesh gjatë shekujve eci dhe po ecën një lum gjaku!

Ne, na duhet një fqinjësi e mirë reciproke, duke e respektuar njësojë secili popull shtetin e tjetrit!

Ne, duhet të ndërtojmë ura të fuqishme lidhëse me Shqipërinë londineze dhe me trevat tjera shqiptare dhe të bëjmë ribashkimin e trojeve tona shqiptare, të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga kolonizatorët serbo-sllavë!

Pra, nga këto që po bëjnë siç po shihet „politikanët“ shqiptarë kudo e sidomos „politikanët” shqiptarë të Kosovës ende nuk mbledhin mendjet nga luftërat e përgjakshme që u bënë shekujve, por po tregohen kinse të „civilizuar e të moderuar” dhe të “ demokratizuar“ , ashtu sy mbyllur herë hapur e herë të maskuar po e mohojnë prejardhjen e tyre , po e mohojnë Flamurin e tyre, madje po e mohojnë edhe indentitetin e tyre kombëtarë.

O mjerim i madh njerëzor, o qyqari madhe qytetare o tjetërsim i madh i ideve shqiptare!
Deri kur kështu ore?!...

Zvicër, 24. 12. 2007.

Temat e fundit