Konferenca Islamike, pro pavarësisë për Kosovën ! - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Konferenca Islamike, pro pavarësisë për Kosovën !

Konferenca Islamike, pro pavarësisë për Kosovën !

· 2 · 1349

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-05-2007, 06:46:55
Organizata e Konferencës Islamike mbështet rezolutën për Kosovën.

Rezoluta njeh përpjekjet e Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës


Këtë e bëri të ditur dje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, i cili gjatë një konference për shtyp u shpreh se organizata gjatë punimeve të saj në datat 15-17 maj ka miratuar me konsensus rezolutën për Kosovën. "Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar me konsensus të plotë rezolutën e iniciuar nga delegacioni shqiptar, e cila njeh në mënyrë të posaçme përpjekjet e zotit Ahtisari, kontributin e tij, pra raportin që ai i ka paraqitur sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Duke informuar mbi rezolutën e miratuar me konsensus nga sesioni i 34 i konferencës së ministrave të Jashtëm të Konferencës Islamike, që po zhvillon punimet nga data 15-17 maj, në Pakistan, Hoxha vuri në dukje se "Qeveria shqiptare merr pjesë atje me një delegacion të kryesuar nga zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi". Sipas tij, "kjo rezolutë e iniciuar nga delegacioni shqiptar me një punë të veçantë dhe të kujdesshme njeh në mënyrë të posaçme përpjekjet e zotit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës, gjë që është aktualisht baza e bisedimeve dhe po shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit, përfshirë projektrezolutën që është përgatitur dhe po diskutojnë në mënyrë intensive vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit këto ditë". Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, rezoluta për Kosovën thekson shpresën që komuniteti ndërkombëtar do të punojë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për çështjen e Kosovës, gjë që është një thirrje e qartë për të pasur një qëndrim koherent të të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Duke informuar më tej mbi këtë rezolutë, Hoxha u shpreh se "ajo i bën gjithashtu thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dhe komunitetit ndërkombëtar që të kontribuojnë në rindërtimin e Kosovës, çka është një përpjekje e lavdërueshme për një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, e cila edhe sot, por më së shumti në cilësinë e pritshme të shtetit të pavarur do të ketë nevojë për ndihmë në një sërë fushash". Sipas Hoxhës, është i rëndësishëm fakti që dy prej vendeve anëtare të kësaj organizate, Katari dhe Indonezia, janë anëtare të Këshillit të Sigurimit, çka do të shërbejë në një zgjidhje të drejtë për Kosovën. Hoxha vlerësoi se "miratimi i kësaj rezolute ka rëndësi parë edhe në një aspekt tjetër, pasi Organizata e Konferencës Islamike ka në anëtarësinë e saj edhe vende të cilat të paktën gjeografikisht janë disi larg, ose më larg se sa vende të tjera të veçanta, problematikës që lidhet me Kosovën".

ADI SHKEMBI G.Panorama

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-05-2007, 16:50:42
Keto shtetet Islamike do duhej qe para dhe gjate luftes me shkijet te deklaroheshin pro pavaresise se Kosoves,ta ndihmonin luften dhe popullin e uritur,por tani...hajne M** per kete qashtje.Politika e ndyer e tyre eshte njesoj sikurse ajo dobiçiane(e krishtere) qe me kete te provojne qe te mashtrojne sa me shume kafshe njerezore shqiptare per t`iu bdere ketyre skllave dhe anetare te feve te tyre te ndyera...Ne Shporte te mbeturirave...WC apo...
si konferencat Islamike,si ato te feve tjera joshqiptare...Shqip taret s`jane as dobiçiste(te krishtere) as islamiste...

Temat e fundit