Kosova, me 6 shkurt e pavarur - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova, me 6 shkurt e pavarur

Kosova, me 6 shkurt e pavarur

· 3 · 865

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-01-2008, 14:56:42
Kosova, me 6 shkurt e pavarur

Kosova me 6 shkurt do te shpalle pavaresine. Lajmin e publikoi dje Radio Kosova, duke iu referuar burimeve te aferta me kabinetin e Hashim Thacit. Sipas tyre, vendimi vjen ne bashkerendim me Uashingtonin dhe Brukselin. Ne baze te informacionit te marre, me 6 shkurt deklarata per pavaresi do te miratohet nga Parlamenti i Kosoves, pas se ciles do te pasoje njohja nga shtetet tjera. Nderkaq, burime diplomatike per agjencine e lajmeve "Beta" thone se, nje opsion per Kosoven do te mund te jete qe Parlamenti ne Prishtine me pare te aprovoje "deklaraten per synimin" e shpalljes se pavaresise, ndersa vendimi per pavaresi te shtyhet per me vone.

Hashim Thaci dje ka qendruar ne Bruksel per bisedime me zyrtare te larte te Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai sqaroi se Kosova eshte gati, e bashkuar dhe e pergatitur per statusin. "Ne do ta shpallim pavaresine sa me shpejt qe te jete e mundur. Cdo gje do ta bejme ne bashkepunim dhe ne bashkerendim me partneret tane ne Uashington dhe Bruksel dhe mendoj se ky vendim eshte i domosdoshem", siguroi Thaci. Ne Bruksel, Kryeministri po zhvillon takime me komisionerin per zgjerimin e BE-se, Olli Rehn, shefin e politikes se jashtme, Havier Solana, sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hop Shefer, dhe diplomatin holandez, Peter Feith. Ky i fundit eshte zgjedhur per te kryesuar misionin e Bashkimit Evropian ne Kosove.

Sakaq, dje, duke folur ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos te Zvicres, Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha tha se pavaresia e Kosoves do te jete e koordinuar, si kusht qenesor per paqen dhe stabilitetin ne rajon. "Une jam i bindur se ata qe kane frike nga reagimet e Serbise apo sjelljen e saj, do ta kuptojne se kjo do te jete ndihma me e mire edhe per Serbine, sepse do ta beje ate te shkeputet sa me shpejt nga e kaluara e saj kolonialiste", shtoi shefi i qeverise se Tiranes. Ed.Ku

Koha Jone

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-01-2008, 17:56:42
Hej ishalla dhente Zoti ta bejne po do e kthej Stmabollin permbys :D :D

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-01-2008, 11:03:25
BE: Kosova do e shpalle pavaresine ne mes te Shkurtit

Prej 6 deri me 18 shkurt Bashkimi Evropian do t’i hape driten e gjelber dergimit te Misionit te tij qe do te perbehet nga 1800 police dhe gjykates. Sipas burimeve te BE thuhet se periudha e pavaresise se mbikeqyrur do te mund te zgjase 5 deri ne 10 vjet. Version multimedial i ketij lajmi

Pavaresia e Kosoves mund te shpallet ne gjysmen e pare te shkurtit. Burimet brenda BE se bejne te ditur per kalendarin e zhvillimeve per Kosoven deri ne qershor te ketij viti. Me 3 Shkurt kosovaret do te presin ruandin e dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi para se te ndermarrin ndonje hap drejt pavaresise. Sic bejne te ditur agjenci te lajmeve kosovare, burime te BE se theksojne se me 8 shkurt Kuvendi i Kosoves do te mbaje seancen lidhur me pavaresine.
Disa diplomate evropian thone se nese ne Serbi fiton ultranacionalisti Nikolic pavaresia e Kosoves do te shpallet me kete date, ose ne kete date ne Kuvendin e Kosoves mund te behet e ditur qe se shpejti te shpallet pavaresia. Prej 6 deri me 18 shkurt Bashkimi Evropian do t’i hape driten e gjelber dergimit te Misionit te tij qe do te perbehet nga 1800 police dhe gjykates. Ekziston mundesia qe te dergohet edhe misioni civil qe do te zevendesonte UNMIK- un, qe ka nisur se pergatituri qe ne fillim te ketij viti dhe ketij misioni do t'i duheshin kater muaj per t'u vendosur i plote. Bashkimi Evropian beson se Ban Ki Mun do te jape miratimin per zevendesim te UNMIK- ut.
Me 18 shkurt ministrat e jashtem te BE se takohen ne Bruksel. Pavaresia e Kosove mund te shpallet me 15 shkurt ne menyre qe ne kete takim ministrat e jashtem te tregojne nese e njohin pavaresine e Kosoves. Sipas burimeve te BE thuhet se periudha e pavaresise se mbikeqyrur do te mund te zgjase 5 deri ne 10 vjet.
Nga 27 vendet e BE, ato qe jane shprehur kunder pavaresise se njeanshme jane Spanja, Rumania dhe sidomos Qipro. Balkanweb

Temat e fundit