Loja e fjaleve per Statusin e Kosoves - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Loja e fjaleve per Statusin e Kosoves

Loja e fjaleve per Statusin e Kosoves

· 1 · 752

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-01-2007, 22:33:13

Intervista ne vijim...

University of Hamburg – Institute for Peace Research and Security Policy Studies (IFSH)

 

Afrim Hoti – PhD Candidate (Doktorand)

Email: afrimhoti@...

Silbersacktwiete 6,

20359 Hamburg,

Germany

 

Interviste për Radio Kosova, RTK dhe Radio Blue Sky

                     

 

Radio Kosova: Kosova është në prag të përcaktimit të statusit të saj të ardhshëm. Parimi i qartë i Grupit të Kontaktit është se statusi do të jetë në harmoni me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Ajo dihet qartë se është pavarësia. Çfarë besoni se do të jetë kjo pavarësi?

 

A. H: Shikoni, une kujtoj qe Grupi i Kontaktit nuk e thote qarte qe statusi i Kosoves do te jete ne përputhje me vullnetin e popullates shumice por qe shkarazi duke i përmendur faktoret qe do te ndikojne ne përcaktimin e këtij statusi thote se duhet te merret parasysh edhe vullneti i popullates shumice respektivisht duhet te kenaqet ky vullnet. Dhe pikërisht ketu eshte problemi. Ne diskursin modern te se drejtes nderkombetare dhe te shkencave politike behet dallim mes nocionit "pavarësi" dhe nocionit "sovranitet". Druhem se Grupi i Kontaktit me akteret tjere nderkombetare do lene konfuzion dhe paqartësi qe lidhen me sovranitetin e Kosoves duke u shërbyer me zgjidhjen "pavarësi". Andaj, parimisht ketu do duhej te vehej tehu i politikes se autoriteteve te Prishtines duke kërkuar me ngulm qe Kosova te jete shtet i pavarur dhe sovran, natyrisht pastaj e pasuar nga obligimet per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve dhe obligimeve tjera juridike dhe politike nderkombetare.

 

R.K; Ka vlerësime të dy trajtshme për statusin e Kosovës. Disa mendojnë se pavarësia e saj e stabilizon rajonin, gjersa blloku tjetër mendon se me pavarësinë e Kosovës rajoni destabilizohet. Çfarë mendoni ju?

 

A.H: Jane dy koncepte qe perfaqesohen nga njera respektivisht rryma tjeter e ndërlidhur ne konfliktin. Une ndaj mendimin, qe e kam argumentuar edhe ketu, qe Kosova e Pavarur dhe Sovrane shenon fundin e shperberjes se ish Jugosllavise, krijon kushtet per zhvillim ekonomik dhe stabilitet ne Ballkanin Perendimor dhe Europen Juglindore gjithandej.

 

R.K:Po mundesia e destabilizimit te Bosnjes me Republiken e Serbeve te Bosnjes?

 

A.H. Konstruksione te tilla artificiale dhe krahasimore te rasteve te ngjashme jane shume te pabaza dhe krejtësisht te paargumentuara. Dhe kete per dy arsye kryesore:

-          E para - Kosova ishte pjese perberese e ish Federates Jugosllave, e konstituuar me Kushtetute,  dhe si e tille vazhdoj ekzsitencen e vet deri ne shperberjen e ish Jugosllavise ndryshe nga ajo qe quhet Republike Serbe e Bosnjes qe nuk ekzistonte fare, dhe

-          E dyta, Republika Serbe e Bosnjes bazen e vet te themelimit e ka ne luftëra dhe ne gjenocid dhe ne fakt shenon gabimin me te madh te bere nga komuniteti nderkombetare gjate gjithe procesit te shperberjes se ish Jugosllavise.

Andaj, përfundimisht mbroj me vendosmëri qëndrimin qe Pavaresia dhe Sovraniteti i Kosoves jane parakushte dhe baze per stabilitet dhe paqe ne Europen Juglindore dhe me gjere.

 

 

R.K: Varësisht nga statusi që ju mendoni se do ta ketë Kosova, si e shihni raportin shqiptaro-serb në vitet e ardhshme?

 

A.H:Po shihni, gjeneza e problemit te statusit te Kosoves si pike kritike ne raportet shqiptaro serbe nuk eshte e vone, dmth ka kohe qe keto raporte jane tensionuar dhe si te tilla jane mbajtur me renjet e ngritjet e tyre ne etapa te caktuara kohore. Megjithate, mendoj se krahas, kushtimisht nese mund ta quaj "sherimit" te ketyre raporteve me shume rendesi eshte faktori kohe qe pashamangshem do te i përcjell keto raporte edhe ne te ardhmen e afert. 

 

R.K: Po në kontekstin rajonal, si e shihni raportin shqiptaro-serb?

 

A.H:Ne kontekstin rajonal nuk besoj qe do te kete zhvillime te fuqishme ngase te gjithe akteret rajonal do i zhvillojne raportet e tyre me fqinjet, edhe per interesat e ndërsjella por me shume vetem sa per ti plotësuar parakushtet e integrimit dhe bashkëngjitjes familjes se madhe evropiane, Unionit Europian.

 

R.K. Si shqiptarët, ashtu edhe klasa politike serbe në Beograd, thirret në qeverisje të bazuar në parime dhe vlera evropiane. Sa është kjo për t'u besuar dhe sa njihen këto vlera në qarqet politike të këtushme?

 

A.H: Shume me teper se realitet, keto fraza tingellojne si refrene dhe ornamente fjalesh e retorikash sa per te bere politike dhe keto politika te ua shesin opinionit publik. Argumenti me i forte eshte vet situata politike ne gjithe Ballkanin Perendimor e ne veçanti ne Serbi qe u dëshmua edhe me zgjedhjet e fundit dhe fitoren e radikaleve atje. Sidoqoftë, trendet e zhvillimeve politike ne Europe determinojne fuqishem edhe zhvillimet politike ne vendet e Ballkanit Perendimor dhe kam bindjen se keto parime do te fillojne te implementohen ne rajonin tone me kalimin e kohes, me ardhjen e brezave te rinj dhe sjelljen e mentaliteteve te reja politike. Ne Kosove, mbase mund edhe te jete e kuptueshme, keto parime per momentin perveq qe nuk implementohen, ka veshtiresi edhe ne te kuptuarit e drejte te tyre ngase institucionet tona jane ne vigjilie te ndertimit dhe funksionimit normal.

E rendesishme per momentin eshte qe Kosova te qartësoj statusin e saj, te njihet si subjekt i se drejtes nderkombetare dhe te filloj funksionimi i saj si shtet i pavarur dhe sovran ngase tashme ky problem per kosovaret, me shume se problem politik eshte shenderruar ne ceshtje te identitetit te tyre.

 

 

Faleminderit shumë!!!!!                                                Hamburg, 26 Janar 2007

 

Temat e fundit