Plani B ose Bashkimi i kosovès me Shqiprinè - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Plani B ose Bashkimi i kosovès me Shqiprinè

Plani B ose Bashkimi i kosovès me Shqiprinè

· 13 · 2009

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-10-2007, 22:53:26


PLANI B OSE BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRIN     
Shkruar nga Koço DANAJ     
Saturday, 23 June 2007 
 
Duket se zhvillimi i ngjarjeve të fundit rreth dhe për Kosovën dhe statusin e saj, duket se deklarimet e aleatëve më të ngushtë të saj, SHBA dhe Angli apo kundërdeklarimet e Rusisë dhe disa vendeve europiane, po çojnë pashmangshmërisht kalimin në një stad të ri. Tashmë për këdo që njeh sadopak politikën dhe zhvillimet rajonale, është e qartë se Plani Ahtisari është i tejkaluar. Dhe Pakoja e Ahtisarit është konsideruar si Plani A.

Ai është i tejkaluar nga të gjithë, nga ata që e pranonin dikur dhe nga ata që e kundërshtonin dikur. Shikoni me kujdes : Ata që e mbështesnin dikur tashmë ju thonë politikanëve shqiptarë se duhet edhe 4 muaj kohë. Çfarë jane këto katër muaj? Zyrtarisht thuhet se janë kohë për të bindur Rusinë. Por realisht duket se është kohë që SHBA dhe miqtë e tjerë të shqiptarëve duan për të kaluar në Planin B.

Cili është Plani B?

Plani B duket se është bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Për të gjithë të habiturit e mëposhtëm po bëjmë një arsyetim të thjeshtë.
Ja arsyetimi:
E para : As rusët, as serbët dhe as lobi serb në Europë nuk u pajtua me Planin A që në thelb ishte lëshim kolosal i shqiptarëve ndaj serbëve. Pse nuk u pajtuan? Duket se serbët duan të marrin Kosovën Veriore dhe pas saj Republikën Sërpska. Dhe për të arritur këtë ata me anë të rusëve, nuk do të lejojnë kalimin e Planit A ose Ahtisari ose Pavarësi e coptuar.
Nga ana tjetër duket se SHBA nuk ka ndërmend të lëshoje pe lidhur me të ardhmen e Kosovës. Nënteksti i deklarimit të hapur dhe të prerë të presidentit Bush në Tiranë lidhur me Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në statusin e saj, ishte i kuptueshëm dhe i paraprin hartimit të Planit B.
Prandaj Tirana dhe Prishtina duhet të hedhin në Tavolinën Politike, Planin B që do të thotë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Tirana e ka më të lehtë, është në fazën e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë. Dhe është rasti më i mirë për të mos zgjedhur as filorus dhe as filoserb, por thjesht një shqiptar në krye të shtetit.
E dyta ka të bëjë me faktin se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është pjesë e tezës universale mbi vetvendosjen. Pra nuk kemi të bëjmë me shkelje apo herezi, por thjesht me demokraci. Për kujtesë na duhet të pohojmë se shtetet nacionale janë shumë herë më efikase për zbatimin e demokracisë se sa shtetet multinacionale apo ato artificiale.
Dhe e fundit : Ndryshimi i kufijve artificiale midis shteteve është i papranueshëm me dhunë, por është i pranueshëm kur dhuna përjashtohet.
 


Mendimet dhe komentet e juaja jan me se te nevojshme ,ne nej koh te pa koh,ne nej jet te pa barabart me njerz vetem ne jemi ata qe na sundojn ligjet e huja kurse te tjeret i sundojn kafshet, apo kafshet neve.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-10-2007, 11:45:41
Mua ky B-ja me duket me i pamundur se A-ja.
Askush nuk mund te pranoje nje ndryshim kufijsh ne Ballkan dhe nje bashkim te dy shteteve. Per me teper ky bashkim do te vije nje dite si rrjedhoje logjike e integrimit evropian te Kosoves dhe Shqiperise ku kufijte do te jene vetem nje nocion ireal.

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 24-10-2007, 13:03:01
Mua ky B-ja me duket me i pamundur se A-ja.
Askush nuk mund te pranoje një ndryshim kufijsh ne Ballkan dhe një bashkim te dy shteteve. Për me tepër ky bashkim do të vijë një ditë si rrjedhoje logjike e integrimit evropian te Kosoves dhe Shqipërisë ku kufijte do të jenë vetëm një nocion ireal.


Askush nuk mund te pranoje një ndryshim kufijsh ne Ballkan dhe një bashkim te dy shteteve.

Si e pranuan bashkimin e gjermaneve?

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 24-10-2007, 13:25:58
paralelizmi nuk qëndron për shumë arsye.
1. Ne baze te marreveshjes se fundit te luftës se 2 botërore gjermania e ndare kishte një status te papercaktuar si shtet. Krijimi i dy shteteve gjermane erdhi me pas si pasoje e gjendjes faktike të tyre e njohur nga e drejta ndërkombëtare.
2. Shqipëria dhe Kosova nuk janë Gjermani (Fatkeqesisht)
3. Për bashkimin e saj Gjermania u thirr te paguante një çmim shumë të madh qe ishte sakrifikimi i markes se fortë gjermane ne altarin e BE dhe te EURO-s.
4. Nuk eshte me viti 1990 dhe nuk ishim ne ballkan
5. Dy Gjermanite kane ekzistuar si dy shtete sovrane gjate tere kohes pas Luftes dhe si rrjedhim kishin te drejten ekskluzive te vendimmarrjes, ndera fatkeqesisht Kosova ende nuk eshte shtet sovran.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 24-10-2007, 20:25:43
Ne qofse gjermonit i ka bashkuar Helmut kol ather besoj se
edhe shqiptart do ti bashkoj Aksh-Fbksh - Gafurr adili

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 25-10-2007, 09:32:23
Gafur Adili = Helmut Kol????? Mos me bëj te qesh.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-10-2007, 20:27:56
Sirion , ne Populli shqiptar sod e kemi kohen ta perkrahemi Unitetin ,bashkimin e te gjitha forcave shqiptar ne gjith trollinn Shqiptar si e vetmja menyrè e Shpetimit nga ndarja e politikanve ton anti shqiptar.

Mos po te dhimben greket ty qy

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 26-10-2007, 09:57:43
Mua num ke dhimbset askush sepse nuk ka pse. Thjesht po mundohem te jem realist ne parashikimet e mia.

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 26-10-2007, 14:28:06
Me duket e pamundur, shkaqet i ka permendur Sirio me siper. Amerika nuk eshte aq budalle sa te beje nje gje te tille, dhe Rusia nuk eshte aq e dobet sa te mos kunderveproj. Edhe pse jemi drejt globalizimit te politikave boterore realizmi dhe ekuilibri i fuqivi ende qendrojne. euforizma te tilla patriotike patjeter qe i kemi te gjithe dhe te gjithe do ta donim nje gje te tille, por realiteti eshte ndryshe.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 26-10-2007, 17:14:08
Mua num ke dhimbset askush sepse nuk ka pse. Thjesht po mundohem te jem realist ne parashikimet e mia.


Aha nejse ska gja mendimi dhe deshira e secilit duhet te jet jo e njejt...? ska a rsye te jemi bosh,por gjithsesi duhet te jemi prap se prap kontent,per ineresat tona Shqiptare ...


Por nej gjè se kuptoj prej disa shqiptarve pse duhet te jemi aq vigjilent kur jemi kontent dhe skemi asgje perveq forces fizike,dhe mendore... pa dyshim mjafton te kemi moral dhe te dim qka esht ne interesat globale shqiptare e jo ato personale,se si vyjn askujt as nuk bej vler se prap se prap te gjith po mbesum njerz,por duhet te dallojm,dhe te punojm per te mirat tona ,se askush nuk na vjen me na pyt a ke ...? por en qofse ske ather e sheh se po na mungon,sod per sod neve shqiptarve thuajse gjithqka po na mungon ??? genjejn ata te cilet thojn se i kemi te gjitha,mendoj,se vetem zoti i ka te gjith, ne njerzit kurr sdo ti kem??? per ket dueht te luftojm e te punojm me mend sod se jeta jon mvaret nga e nesrmja e jo nga sod  te pershendes por si gjithmon i ke disa mendime shum te shkurta ...?...

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 29-10-2007, 09:21:15
sorry Arbias, po asgje nuk te kuptova.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 29-10-2007, 20:39:46
Mua num ke dhimbset askush sepse nuk ka pse. Thjesht po mundohem te jem realist ne parashikimet e mia.


Mua num ke dhimbset askush sepse nuk ka pse.

As un qeta me lart nuk e kuptova per ata lypa ma shum spjegim?

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 30-10-2007, 10:07:42
Dmth: mua nuk me dhimbset askush, dhe nuk ka pse te me dhimbset. As greket, as serbet, as amerikanet, dhe nuk kane pse me dhimbsen pasi nuk me interesojne ne kuptimin e dhimbjes. Ajo qe me intereson eshte trajtimi realist i nje teze sic eshte ajo e bashkimit te Kosoves me Shqiperine dhe per kete arsye kam paraqitur mendimet e mia te logjikuara. Ju ftoj te beni te njejten gje, larg pasioneve romantike qe jane te bukura per letersine por fatkeqesisht jo per politiken reale.

Temat e fundit