Plani i Ahtisarit liron Kosoven nga sovraniteti Serb.Autonomi per Serbet e Kos. - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Plani i Ahtisarit liron Kosoven nga sovraniteti Serb.Autonomi per Serbet e Kos.

Plani i Ahtisarit liron Kosoven nga sovraniteti Serb.Autonomi per Serbet e Kos.

· 4 · 1507

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-01-2007, 18:12:51
Reuters: Plani i Ahtisarit liron Kosovën nga sovraniteti i Serbisë 
 
 Në një raport të Matt Robinson, nga Reuters , thuhet se plani i Kombeve të Bashkuara e liron Kosovën nga sovraniteti i Serbisë, duke përcaktuar rrugën drejt pavarësisë. Por, njëherësh, plani ofron për serbët e Kosovës një autonomi domethënëse. Këto pohime Reuters i mbështet në burimet diplomatike në OKB. 
Burimet diplomatike i kanë thënë Reuters-it se propozimi i jep të drejtë Kosovës që të hyjë në marrëveshje/marrëdhënie ndërkombëtare dhe të aplikojë për anëtarësim në organizata dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, Fondin Ndërkombëtar Monetar dhe Bankën Botërore.

Propozimi flet për të drejtat në “shtetësi të dyfishtë”, dhe kërkon nga Prishtina që të vendos marrëdhënie të mira me Serbinë dhe shtete tjera fqinje.

Po ashtu, Kosova parashihet se do të marrë pjesën e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet që dikur i kane takuar ish Jugosllavisë dhe Serbisë.

Gjermania –vazhdon raporti- e sheh rezultatin si një “pavarësi me sovranitet të limituar”. Limitet do të përcaktohen përmes pranisë së Bashkimit Evropian.

Në raporti thuhet se Serbia po thuajse me siguri do ta refuzojë planin, por se Perëndimi nuk sheh gjasa që të detyrojë 2 milionë shqiptarë të kthehen në duar të Beogradit, pas viteve të represionit dhe kryengritjes së viteve 1998-1999, kur mbetën të vrarë 10 mijë shqiptare dhe u dëbuan 800 mijë.

Po ashtu, raporti i Reuters-it përfshinë detaje nga të drejtat e veçanta të komunitetit serb, ku përmenden kontrolli i kosiderueshem në drejtimin e policisë lokale si dhe e drejta që të mbahen disa lidhje direkte me Beogradin- duke parashikuar që paratë nga Beogradi do të qarkullojnë përmes Prishtines.

Po ashtu, do te themelohen Zona te Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjoze ortidokse-serbe.
Mbetet e hapur nese këto zona do të paraqesin entitete serbe nën kontrollim direkt të Beogradit. "Prishtina do ta kuptojë që, në fakt, kjo i bie si entitet serb nën sundim të Beogradit", tha një diplomat për Reuters.

Raporti rikujton dhe analizon kërcënimin e Rusisë me përdorimin e vetos.

Reuters sjell edhe brengat e NATO-s për mundesinë e ekzodit serb, për mundësinë e dhunës shqiptare, ose përpjekjen e serbëve në veri që të ndajnë Kosovën në dy pjesë.
 

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-01-2007, 00:19:23
Ne qofse serbet marrin autonomi per katundet e tyre e ne Marrim pavarsi te kushtzume prej evropes , ather kush do te udhheq kosoven serbet apo shqiptaret; unmiku i ri ,qe do te vie ,Do te referoj situatat,dhe raportoj aq sa bejm rrespekt dhe i u japim sebve aq me shum katunde do te humbim , e kryesisht verin e mitrovices, edhe shum ministri,dhe disa vende shum te rendsishme udhheqse.
Sikur evropa ti kushtzonte serbet ne do ju japim aq liri sa do ta meritojn, por ata kushtzojn shqiptaret dhe prap se prap ne duhet tu japim aq sa ju takon pa e meritu ne asnje menyr, kjo esht turp per politikanat e ton qe Kurr s punun per popull,e kjo trego vet papergjegjsija qe kan ata para popullit, e ne anen tjeter bejn si te dojn vet, e mendojn se edhe popullit keshtu po don.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-02-2007, 00:05:55
Ketu e keni procesin e bisedimeve qe nga fillimi deri ne perfundim.

http://www.unosek.org/pressrelease/The%20Status%20Process.doc

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#3 ne: 03-02-2007, 03:36:59
Arbis,
Serbet ne Kosove marrin pavarsi dhe shqiptaret autonomi me synim qe t'ja heqin edhe kete autonomi qe po ju a japin nga zori.
Brenda 10 vjeteve "Vorio Epiri" merr pavarsine dhe shqiptaret zhduken perfundimisht.
Prite gomar te mbije bare, bari u tha gomari se pa.

Temat e fundit