Serbët e Kosovës po armatosen - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Serbët e Kosovës po armatosen

Serbët e Kosovës po armatosen

· 3 · 969

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0

ne: 29-10-2007, 23:57:03
Sundy Tajms”: Serbët e Kosovës po armatosen     
Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org     
Monday, 29 October 2007 
E përditshmja britanike “Sundy Tajms”, shkruan se serbët e Kosovës janë duke u armatosur në mënyrë shumë të shpejtë. Sipas kësaj gazete, arsyeja kryesore për këtë armatosje është frustrimi dhe pasiguria e tyre lidhur me zhvillimet e pas 10 dhjetorit, kur, sipas të gjitha gjasave, pritet që të përfundojë procesi i definimit të statusit të Kosovës.
 
 

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 30-10-2007, 00:03:33
LUFTA NË PRAG PËR SHQIPËRINË E BASHKUAR     
Shkruar nga ALQI KOÇIKO     
Monday, 29 October 2007 
Në Kosovën e munduar po sos durimi. Ish UÇK-së i hanë duart, ndërsa në skenë ridel Armata Kombëtare Shqiptare. Një vend mes luftës dhe paqes. Për njeriun e AKSH-së, Gafurr Adili, është koha e Shqipërisë së Bashkuar.

Përplasja ushtarake është e pashmangshme. Kosovës nuk duan t'ia japin pavarësinë. Shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet të vetëm. Dhe sipas Gafurr Adilit. AKSH dhe FBKSH po bëjnë atë që nuk bën Tirana, Prishtina dhe Shkupi

Më së shumti, opinioni shqiptar brenda kufirit zyrtar do të mbante mend emrin e tij për shkak të një procesi gjyqësor të shumëndjekur në Tiranë. Ku Gafurr Adili akuzohej për "nxitje të urrejtjes ndëretnike" bashkë me Idajet Beqirin. Por megjithëse, si thotë Adili, ai arrestim ishte telekomanduar nga ish kryeministri Fatos Nano me kërkesë të ish shokut të tij Ali Ahmeti, gjyqi në fakt i bëri nder. Sepse duke i dhënë pafajësinë, gjykata shqiptare i pastroi emrin dhe i legalizoi funksionin si përfaqësues politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe krahut të armatosur, AKSH, një trupë ushtarake që pas Marrëveshjes së Ohrit në 2001-shin, është pare me shumë dyshim, nga çdo palë zyrtare shqiptare në Tiranë, Prishtinë a Shkup. Po ata janë sërish aty. U desh një shfaqje e disa djeve me veshje komandosh dhe maska para dy javësh (videoja mund të shihet sot e gjithë ditën në youtube) si reagim ndaj disa tentativave dhe deklatatave të të ashtuquajturës Gardë të Car Lazarit në Serbi, që AKSH të bëhej temë dite, bashkë me pavarësinë e Kosovës. Ky organizim shumëdiskutuar, pak i matshëm nga ana fizike e hapësinore, por shumë i sikletshëm për politikën tone zyrtare (sipas Gafurr Adilit edhe mediat e kanë sabotuar) po del sërish në sipërfaqe. Jo thjesht duke u deklaruar i gatshëm për të mbrojtur Kosovën në rast sulmi nga serbët, por edhe për t´u vënë në dispozicion të mbrojtjes së integritetit territorial. Sepse për FBKSH-në, AKSH-në dhe Gafurr Adilin, zor se do të ketë pavarësi të Kosovës: Në të kundërtën, duhej që shqiptarët që në krye të herës të luftonin për bashkimin mbarëkombëtar në një shtet të vetëm, pastaj të kërkonin integrimin e mëtejshëm. E quajtur herë si organizatë interneti e herë si grup fantazëm, Fronti dhe krahu i armatosur e saj deklarojnë prezencën në shumë zona të Kosovës, shtrirjen me degë në çdo cep shqiptar (edhe në Çamëri) dhe bindjen se në çdo rast, luftëtarët e ish UÇK-së dhe forcat e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës janë me ta për t'u përballur me më të keqen. Për të arritur atë që "shqiptarët zyrtarë" hezitojnë ose nuk duan ta bëjnë, bashkimin mbarëkombëtar.

- Zoti Adili, shfaqja në terren e disa trupave të Armatës Kombëtare Shqiptare dhe e juaja në media ditët e fundit, shkaktoi njëfarë pështjellimi. Pse kjo shfaqje pikërisht tani; si e gjykoni situatën në Kosovë?
Është folur e stërfolur shumë se gjoja statusi i Kosovës do të përcaktohej gjatë vitit 2006 dhe kjo gjë jo që nuk ndodhi, por edhe u shty në pafundësi: fillimisht për në mars-prill, pastaj qershor dhe më tej u tha pas 120 ditësh të ribisedimeve, gjë që do të duhej të ishte pas 10 dhjetorit 2007. Edhe tani po flitet se do të shtyhet për në vitin 2008 dhe kështu me radhë, vetëm e vetëm për të mashtruar popullin dhe për ta ruajtur "statusquonë" e brishtë deri në pafundësi. Gjatë gjithë aktivitetit tonë mbi pesëvjeçar (nga korriku 2002), kur në Pallatin e Kongreseve të Tiranës është themeluar Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar-FBKSH) masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare, rregullisht dhe sistematikisht e ka sabotuar zërin tonë, zërin e ribashkimit kombëtar shqiptar. Por njësitet elitë të krahut të armatosur të FBKSH-së, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk kanë dalë për këtë arsye. Ata u shfaqën në ato fshatra të Besianës (ish Podujevës) ku nuk mbrohen as nga KFOR e UNMIK dhe as nga TMK dhe SHPK, ashtu siç nuk mbrohen as fshatrat e Dardanës (ish Kamenicës), ku përveç bandave të "Car Llazarëve" edhe ushtria dhe xhandarmëria e rregullt e Serbisë futen dhe ushtrojnë dhunë e represion mbi popullsinë shqiptare të këtyre krahinave shqiptare, e për pasojë shqiptarët e këtyre krahinave detyrohen të shpërngulen dhe të vendosen në Gjilan apo në Prishtinë.
Në situatë të ngjashme, bile edhe më të keqe, e kemi edhe në Kosovën Veriore, dhe sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës, ku gjatë këtyre tetë viteve, që kur Kosova administrohet (sipas Rezolutës 1244) nga UNMIK dhe KFOR, por realisht që kjo pjesë nuk administrohet as nga KFOR as nga TMK e SHPK, kjo zonë administrohet nga bandat kriminale serbe, të cilat gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë bërë masakra dhe duart i kanë të lyera me gjak shqiptaro. Për pasojë mbi 80% e shqiptarëve janë shpërngulur nga aty dhe janë vendosur në pjesën jugore të Mitrovicës apo në Prishtinë. Pra, ata djelmosha trima dhe vasha heroike të AKSH-së po mbrojnë kufirin e Kosovës dhe popullin e pambrojtur të saj nga një rrezik i përsëritjes së një Srebrenice në Kosovë. Kurse, dalja ime si zëdhënës politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe rrjedhimisht edhe i krahut të armatosur, AKSH, konsidtonte me paraqitjen e situatës reale, gjendje kjo që përjeton Kosova dhe populli shqiptar atje dhe që nuk i tregohet popullit, por i fshihet nga politika dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e ashtuquajtur "e pavarur". Kjo masmedia jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, nuk po e pasqyron gjendjen reale atje.

- Tema "AKSH" u shoqërua me disa reagime, kryesisht negative, nga qarqet zyrtare në Prishtinë e Tiranë (Çeku, Majko)? Si i komentoni këto reagime?
Sa i përket përgjigjes, do të parapëlqeja kundërpërgjigjen e kryetarit të FBKSH, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica: "Shqiptarët nuk kanë nevojë t'i mbrojnë as joshqiptarët e llojit Majko, as dhëndurët e sllavëve të llojit Çeku dhe as fakirat e llojit Sejdiu!". Kurse kryeministrit Berisha i rikujtoj se as unë, që vitin që vjen ( më 15 mars 2006) do t'i mbush plot 30 vjet që jam betuar për çlirim dhe ribashkim kombëtar, dhe as ata djelmosha e vasha që kanë qenë pjesëmarrës të tri luftërave të dekadës së fundit, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi aventurierë, por jemi bij e bija të këtij populli, që jemi betuar se deri në frymëmarrjen tonë të fundit të veprojmë e luftojmë se deri në frymëmarrjen tonë të fundit të veprojmë e luftojmë për ribashkimin e të gjitha trojeve dhe popullit që jeton në këto troje shqiptare përreth Republikës së Shqipërisë (nga të gjitha anët e saj) në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin Shqipëri. Pastaj të pasojnë integrimet, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, gjithmonë duke e pyetur sovranin popull përmes formës më demokratike, referendumit popullor.

- Si u përgjigjeni akuzave se AKSH përbëhet nga ish luftëtare të mbetur pa punë që u "hanë duart" për profesionin e vjetër?
Mbi 80% e ish-luftëtarëve të lirisë, ish pjesëtarë të UÇK-së, sot janë të papunë dhe të lënë rrugëve të Kosovës. Mbi 20% të popullit në Kosovë jeton në varfëri të tejskajshme (Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mars 2006). Por kjo nuk do të thotë se është kryesorja. Mua më kanë pas lutur (në vitin 2004) që të punoja pedagog në Universitetin e Tiranës, meqenëse jam magjistër i shkencave juridiko-ekonomike, bile të merrja titullin e doktorit të shkencave, por nuk kam pranuar, sepse nuk kam kohë, pasi jam përkushtuar që profesionalisht të merrem me aktivitet politiko-kombëtar. Pra, edhe ata që janë të organizuar në radhët e FBKSH që ka një Platformë Politike, një Statut, disa rregullore dhe një Program të Veprimit Taktik e Strategjik për Ribashkim Kombëtar Shqiptar. ata djelmosha e vasha të AKSH-së që janë vënë në mbrojtje të kufirit të Kosovës për të shmangur ndonjë Srebrenicë e re, nuk e duan as luftën dhe as vdekjen, përkundrazi, e urrejnë luftën, sepse e duan jetën dhe ia dinë vlerën më shumë se çdokush që nuk ka ideal. Dhe, ideali ynë është jeta në liri dhe kurrën e kurrës nën robëri, nën pushtimin kolonizimin e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë.

- Sa luftëtarë ka AKSH-ja; ku shtrihet veprimi dhe mbulimi i tyre; si financohen ata zoti Adili?
Nuk janë në kompetencat e mia përgjigjet dhe as nuk guxoj të ju përgjigjem në këtë pyetje, sepse për opinionin kombëtar shqiptar unë jam zëdhënës politik i FBKSH-së, kurse për opinionin ndërkombëtar jam Shef i Departamentit të Diplomacisë së FBKSH-së. AKSH ka një Shef të Shtabit të Përgjithshëm, i cili për AKSH-në i raporton Kryetarit të FBKSH-së, zotit Bashkim Mitrovica. Kurse me financat merret Departamenti i Financave të FBKSH-së dhe në mënyrë më të veçantë e të specializuar, struktura tjetër e FBKSH-së, Fondi Kombëtar Shqiptar që gjithashtu ka një shef departamenti, i cili gjithashtu raporton para Kryesisë Qendrore të FBKSH-së.

- Ju i deklaruat trupat e TMK-së dhe KFOR-it "aleatë"; po nëse ato nuk pranojnë të quhen kështu nga ju?
As nuk na intereson sesi do të sillen ato. Ne kemi deklaruar: Le të shkojnë trupat e KFOR dhe të TMK-së ta mbrojnë kufirin e Kosovës me Serbinë dhe popullin e këtyre krahinave, trupat e AKSH-së do të tërhiqen nga aty, në të kundërtën jemi këtu dhe gjithmonë do të qëndrojmë këtu, bile shumë shpejt do të shkojmë edhe në veri të Kosovës, nëse atje deri më 1 nëntor 2007 nuk do të shkojë KFOR dhe TMK.
Nëse nuk do ta pranojnë këtë ofertë tonën për aleancë, KFOR do të dështojë me turp më misionin e tij, sepse ne e dimë që në një sulm të Serbisë mbi Kosovën ,me Serbinë nuk do të përballën ushtarët me rrogë (mercenarët) e KFOR-it, por do të përballen luftëtarët (vullnetarët) e AKSH-së, kurse ushtarët dhe komandantët e TMK-së do t'i bashkangjiten "Divizionit Adem Jashari" të AKSH-së.

- Ju punoni e luftoni për bashkimin e trojeve shqiptare në Shqipërinë e Bashkuar, e cila mandej do të integrohet në BE; si duhet, sipas jush, realizuar ky bashkim (në aspektin ekonomik, politik) në kushtet dhe raportet e sotme të forcave?
Është një absurditet dhe rast unikal në botë që Republika e Shqipërisë, nga të gjitha anët të kufizohet me trojet dhe popullin e vet. Kam bindjen që sikur të mos ishte deti Adriatik edhe Italia do të mbante të pushtuara e të kolonizuara troje shqiptare.
Gjithashtu, absurditet është që ne shqiptarët të kemi akademi shkencash, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, si me nxënësit tanë në Republikën e Shqipërisë të mësojnë me një abetare, kurse nxënësit tanë në Kosovë të mësojnë me tjetër, ata nën "Maqedoni", ata nën Mal të Zi dhe ata nën Serbi (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) me abetare të tjera. Ribashkimi (territorial) Kombëtar Shqiptar është i pashmangshëm dhe kam bindjen e patundur se 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në Vlorën tonë heroike, do të kremtojnë të ribashkuar. Por ne vazhdojmë të kërkojmë që urgjentisht të bashkohen dy Akademitë e Shkencave dhe Arteve (ajo e Tiranës dhe e Prishtinës) dhe të fillojnë me unifikimin e teksteve mësimore, me bashkimin shpirtëror dhe me bashkimin e kapitaleve. Pra FBKSH, një formacion mbarëkombëtar shqiptar, i cili në Kosovë po shndërrohet në një front mbarëkombëtar shqiptar, i cili në Kosovë po shndërrohet në një front mbarëpopullor, dhe të gjitha strukturat e tij ndër të cilat është edhe AKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH) jemi opozitë e politikës zyrtare shqiptare të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit dhe të Podgoricës, e cila kërkon inkuadrimin copa-copa të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
Ne themi dhe kërkojmë fillimisht integrimin ndërshqiptar në një komb-shtet të vetëm dhe pastaj le të pasojnë integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike.

- Cilat janë gjasat reale, në bazë të informacioneve tuaja, që ky bashkim të jetë i mundshëm (p.sh. disa zëra nga pala maqedonase janë shprehur më pare për shkëputjen e territoreve shqiptare e bashkimin me Shqipërinë, e pjesa maqedonase me Bullgarinë). Kosova nuk bëhet e pavarur. Para se të bëhet e pavarur, më lehtë dhe më shpejt ajo mund të ribashkohet me Shqipërinë. Që në shtator 2005, pas Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së të mbajtur në Prizren, përmes një intervistë në gazetën "Epoka e Re në Prishtinë ka deklaruar " Lufta është e pashmangshme, sepse nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojnë serbët, dhe nëse nuk do të ndodhë kjo, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse jo vetëm popullin shqiptar, por as dëshmorët në varrë nuk mund ta durojnë ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovës nga Serbia.
Nëse shqiptarët në Prishtinë do ta shpallin njëanshmërisht pavarësinë, edhe serbët në veri të Mitrovicës do ta shpallin shkëputjen e veriut të Kosovës, dhe me këtë rast bie përtokë marrëveshja e Dejtonit, që përcaktohet se "Lejohet shpërbërja e kufijve të ish republikave të RSFJ-së por nuk lejohet prishja e kufijve të ish republikave të RSFJ-së.
Me këtë rast do të rihapet "Kutia e Pandorës", ndryshimi dhe rishikimi i kufijve në Ballkan, që si pasojë do të na sjellë deri te krijimi i komb-shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike , Kroacia Etnike dhe Serbia Etnike, dhe përfundimisht Ballkani "fuçi baroti" do të humbasë epitetin e tillë dhe do të bëhej një Ballkan që do të prodhonte paqe e stabilitet edhe për Evropën e Bashkuar. Kjo sepse në Ballkan do të krijoheshin komb-shtetet e balancuara dhe të drejtat e minoriteteve në këto komb-shtete do të rregulloheshin mbi parimin-bazë të reciprocitetit midis komb-shteteve të barabarta në Ballkan.

- Jetoni dhe punoni në Tiranë. Çfarë mbështetje keni në Republikën e Shqipërisë për misionin që keni marrë përsipër? Si e vlerësoni diplomacinë shqiptare në çështjen e Kosovës? A mund të ishte bërë më shumë, a duhej vepruar ndryshe?
Që nga 25 nëntori 2003, kur dola nga burgu 313 i Tiranës (ku qëndrova i arrestuar nga 1 korriku i vitit 2003) dhe më pas fitova (nga gjykata e Apelit të Tiranës) edhe pafajësinë për akuzën e "nxitjes së urrejtjes nacionale...", punoj dhe veproj në Tiranë, por që realisht nuk jam i kënaqur nga politika zyrtare e Tiranës. Këtë po e ilustroj me disa pikëpyetje:
Pse Parlamenti i Tiranës, krahas komisioneve të shumta, së paku të mos këtë një Komision për Çështjen Kombëtare, kur Serbia ka edhe një Ministri për Kosovën?
Pse në bisedimet e Vjenës për Kosovën me Serbinë nuk u fut Tirana, kur dihet se Serbia Kosovën e quan "Zemër të Serbisë" vetëm për periudhën gati 100 vjeçare që ka pushtuar dhe përpara Kosova ka qenë vilajet me vete me kryeqendër Shkupin, si dhe kur dihet fakti se Kosova nuk ka qene shtet dhe me këtë rast nuk ka as kor diplomatik që do të mund të përballej me diplomacinë serbe?!
Pse Tirana zyrtare nuk organizon një Kuvend Kombëtar, ku do të krijohen Asambleja Kombëtare Shqiptare, një organizim mbarëkombëtar, para të cilit do të jepnin llogari të gjitha partitë dhe institucionet e Tiranës, të Prishtinës, të Preshevës, të Shkupit dhe të Podgoricës për çështjet madhore kombëtare shqiptare, që si kurrë më parë kërkojnë rrugëzgjidhje?!

- Cili është opinioni juaj sot për bashkëpunëtorin e dikurshëm Ali Ahmeti; për veprimtarin Albin Kurti, për kryediplomatin shqiptar? Kam deklaruar (në vitin 2004) se ish bashkëluftëtari im Ali Ahmeti duhet të hyjë në librin e Ginisit, sepse nuk kam dëgjuar, as nga historia jonë kombëtare dhe as nga ajo ndërkombëtare, që dikush të ketë krijuar një ushtri çlirimtare dhe aq më tepër kombëtare, që kap pushkën kundër një ushtrie të një shteti, dhe nga ana tjetër njeh sovranitetin e atij shteti kundër të cilit rroku armët. Për Albin Kurtin, të cilin për fatin tim të keq nuk kam patur rastin që ta takoj edhe fizikisht, ushqej respekt dhe konsiderata të larta. Është një atdhetar i dëshmuar gjatë luftës së Kosovës, sepse ishte sekretari i zëdhënësit të UÇK-së, Adem Demaçi, për çka edhe ka vuajtur 5 vite në burgjet e Serbisë, dhe sidomos si lider i Lëvizjes Vetëvendosja u ridëshmua edhe një here se është biri më i mirë e më i devotshëm i Kosovës kreshnike.
Kurse, ministrin e Jashtëm Lulzim Basha nuk e njoh. Por njoh veprat e tij, mbi të gjitha për pasqyrimin e drejtë të politikës ndërkombëtare, ish ministrin Besnik Mustafaj, të cilin e përgëzoj për punën dhe guximin qytetar që ka shfaqur për sa kohë ishte ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.

29.10,2007
 
 

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 30-10-2007, 00:05:41
NJOFTIM NR.1


 

Sot, 28 tetor 2007, këtu në pjesën veriore të Mitrovicës, në vendin e quajtur Simonida, janë pare duke mbushur një kontajner me armë nga serbët. Këtu vërehen edhe ushtrime ushtarake nga mbrojtja civile lokale serbe në Zveqan dhe Leposaviq.

Kryetari i FBKSH-së,

Prof.Dr.B.MITROVICA

Mitrovicë, 28.10.2007

___________________ __

 

English

ANNOUNCEMENT NR.1

Today, 28 November, here in the northern part of Mitrovica, in the place called Simonida, Serbs were seen filling a crate with guns. Military exercises made by local civil defense were also observed here in Zveqan and Leposaviq.

 

ANUF Chairman,

Prof. Dr. B.MITROVICA

28 October 2007

___________________

 

Deutsch

ANKÜNDIGUNG NR.1



Heute, 28. November, hier im nördlichen Teil von Mitrovica, in den Ort namens Simonida, wurden Serben beim Ausfüllen eine Kieste mit Gewehren gesehen worden. Hier kann man auch Militärische Übungen, die von der örtlichen zivilen Verteidigung ebenfalls in Zveqan und Leposaviq beobachten.

 
Präsident der FBKSH
Prof. Dr. B. MITROVICA
Mitrovica, 28. Oktober 2007

 

 

Français

 

ANNONCE NR.1
 


Aujourd'hui, le 28 novembre, ici, dans la partie nord de Mitrovica, dans le lieu appelé Simonida, les Serbes ont été vus remplissant une caisse de fusils. Des exercices militaires effectués par les collectivités locales de défense civile ont également été observées ici, dans Zveqan et Leposaviq.

 

ANUF Président,
Dr. B. MITROVICA
28 Octobre 2007

 

Temat e fundit