Të majtët e PE heqin fjalën “pavarësi” nga rezoluta ! - Kosova Drejte Pavarsise

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të majtët e PE heqin fjalën “pavarësi” nga rezoluta !

Të majtët e PE heqin fjalën “pavarësi” nga rezoluta !

· 4 · 870

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-03-2007, 11:33:21
Parlamenti Evropian votoi mbrëmjen e së hënës pro mbështetjes së Marti Ahtisarit për propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës, por termat pavarësi dhe pavarësi e kushtëzuar janë hequr nga ky dokument për shkak të votës së deputetëve socialistë.

Deputetët socialistë në Parlamentin Evropian ia dolën që të fitojnë mbështetjen e mjaftueshme në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit që të hiqet nga raporti për Kosovën jo vetëm fjala “pavarësi”, por edhe kompromisi i formuluar “sovraniteti i mbikëqyrur”. Në rezolutën e miratuar në orët e vona të së hënës nga PE nuk figuron as fjala “pavarësi” e as “sovraniteti i mbikëqyrur” për Kosovën. Miratimi i deformimit të dokumentit u arrit me insistimin e socialistëve dhe me mbështetjen e komunistëve e të disa deputetëve në radhët e grupimeve të tjera në Parlament. Megjithatë, Parlamenti Evropian e ka mbështetur planin e Marti Ahtisarit për Kosovën. Sipas raportuesit në PE për Kosovën, Jost Langedijk, është zhgënjyes fakti që nuk pati mbështetje të mjaftueshme për fjalën “pavarësi” ose “sovranitet i mbikëqyrur”. Për përmendjen e “sovranitetit të mbikëqyrur si opsionin më të mirë” kanë votuar 32 deputetë të pranishëm, ndërsa kundër kanë votuar 33. Rezoluta e Parlamentit Evropian pret vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që të deklarohet. Deklarata e këtij institucioni nuk do të bëhet para se të deklarohet vetë kryenegociatori Ahtisari. Sipas Parlamentit Evropian, ky propozim ishte i “rëndësisë më të lartë për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit”. Ky institucion ka deklaruar se shpreson që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të miratojë shpejt rezolutën e re për Kosovën, të bazuar në planin e Ahtisarit. Ndërkohë Parlamenti është shprehur i gatshëm që të lejojë fonde shtesë të Bashkimit Evropian për Kosovën.

G.Panorama

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 14-03-2007, 11:34:48
Ja more zoterinj,shikoni se kush jane mbeshtetesit e Hashim Thachit ne Kosove dhe Edi Rames ne Shqiperi,parti qe kane perkrahje nga Komunistet.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 14-03-2007, 19:28:07
Ku po shkrun se hashim thaqi ka marr pjes apo ka isistu me ndrru termin Pavarsi apo diqka hangaringash Ps le te ban qfar te don se ne Kosov Ps e Shqipri njihet si Parti e Shkaut Pjelle grekut dhe gjithmon ka qen dhe ka me qen!

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-03-2007, 23:40:26
Ja more zoterinj,shikoni se kush janë mbeshtetesit e Hashim Thachit ne Kosovë dhe Edi Rames ne Shqipëri,parti qe kanë përkrahje nga Komunistet.
Une nuk do te thoja se ketu duhet futur Hashim Thaçin apo te tjeret.Parlamenti Evropian eshte po ai Parlament qe shqiperine e coptoi disa here ne te kaluaren.Ketu s`ka fare rendesi se  cilet e bene kete,te majtet apo te djathtet.Nje M** jane ata fund e krye.
ne kete votim te tyre kunder nje fjale qe kerkojne pacifistet shqiptare evropianet kishin dhe kane te drejte legjitime.Jane Shqiptaret ata qe po u bejne lutje ketyre krimineleve dobiçiste evropiane qe t`i pranojne ne Evrope e jo anasjelltas.Une e shoh me keq dhe me te demshem faktin qe keta Kriminele nuk e perseriten prap termin Krahine serbe!
keshtu do fitonim ne shqiptaret me shume se sa nga ky pat-pozicion i statusit te Kosovo-s qe e votoi PE-ja.
Ata qe perpiqen te ndyejne me kete votim Partite e majta apo te djathta,ata s`jane askund te denje te paraqiten para popullit te pa djallezuar dhe te pa infektuar shqiptar.Shqiperine nuk e ndau Zoti por Evropa,dhe kete Evrope Lavire Enveri e shkerdheu kur e beri gjysemshtetin e tij shqiptar te pavarur dhe sovran.Nese ka patur ne evrope te majte apo te djathte,apo ka edhe sot cili nga keta e perkrahu krijimin e shtetit te pavarur shqiptar me deshire gjer me sot?
Kur lute dike per diçka apo i lype,ai te jep ate qe ka per ta hudhur.Shqiptaret e sotem  te te gjitha trojeve natyrore shqiptare,jane vene ne gare,kush me shume dhe me bukur do te arrije te luse Evropianet per t`i pranuar si sherbetore dhe skllave!
Sa i takon Edi Rames,ai eshte sot politikani me i mire (legal)ne trojet shqiptare.Vija qe ndjeke ai per kombin shqiptar ne teresi eshte vija politike me e mire e mundeshme dhe e suksesshme!Atij i mungon edhe nje 15 %  nga politika ime per ta kompletuar programin e vetem kombetar dhe shteteror i cili sjelle sukses te garantuar per te arthmen e shqiptareve ne ballkan.
Kur them keshtu,nuk hedhe krejt poshte politikajt tjere shqiptare por ky per momentin eshte me dituri dhe strategji para te gjithe politikajve tjere shqiptare legale! 

Temat e fundit