28 vjetori i demostratave te vitit 1981 - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

28 vjetori i demostratave te vitit 1981

28 vjetori i demostratave te vitit 1981

· 2 · 3565

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-03-2009, 17:11:10

11 marsi mirret si data kur filluan demostratat e vitit 1981 ne Kosove, te filluara nga studentet e univerzitetit te Prishtines e te perkrahura nga nje shtrese e punetoreve dhe nga qytetaret.
Keto demostrata filluan apo u nxiten nga reagimi i ashper i autoriteteve per shkak te pakenaqesise qe shprehen studentet lidhur me ushqimin ne mensen e studenteve. Reagimi i ashper i autoriteteve pati per pasoj kunder reagimin e ashper e te vrullshem te studenteve e te qytetareve(shqiptaret gjithmone reagojne me vrull, reagojne me shume me zemer se sa me mendje dhe mund te behen te paparashikueshem).
Per disa jave Kosova ishte nen ankthin e demostratave. Ne Kosove ishte shpallur gjendja e jashtezakonshme.
Megjithese demostratat nuk u filluan per ndonje qeshtje te madhe, e as politike, ato shpejt u shendrruan ne demostrata politike dhe kombetare ku u kerkua qe Kosova te behej republike brenda federates jugosllave(Kosova ishte krahine autonome, me ligje dhe organe te veta, e lidhur me republiken e  Serbise por edhe me federaten,Kosova perfaqsohej drejtperdrejt ne kuvendin federativ dhe ne organet ekzekutive te federates).
Me keto demostrata dhe me kerkesat e tyre shqiptaret e Kosoves u cilesuan armiq te Jugosllavise dhe njerez qe deshironin shkatrrimin e federates jugosllave, ku megjithate nuk e kishin vendin, sepse kjo federate ishte formuar nga sllavet e shqiptaret nuk jane sllave.
Pas ketyre demostratave, pushteti serbo jugosllave filloi qe shqiptaret te i marre ne pyetje, te i burgos, e te i maltretoj ne forma te ndryshme. Rruget per kete sikur ishin qelur.
Per demostratat e vitit 1981 eshte shkruar shume,kryesisht eshte shkruar per vleren kombetare te ketyre demostratave, shpesh here shkrime patetike, dhe eshte folur shume sidomos ne dhjete vjeqarin e fudit te shekullit njezet kur nje kaste politike shqiptare iu duhej te degradonte keta njerez qe te ngriste veten. Ne kete kohe u perhap njelloj propagande se si demostratat e vitit 1981 ishin organizuar nga Serbia qe kjo te i kishte duart e lira per te u marre me shqiptaret ashtu siq deshironte vet.
Per mua keta qe thoshin, e eventualisht edhe thone apo peshperisin  qe demostratat u organizuan nga Serbia jane dashakeqinje, sepse organizatoret dhe pjesmarresit aktiv vuajten shume per shkak te ketij aktiviteti, me dhjetra mijra njerez humben rinin neper burgjet jugosllave e shume me shume u maltretuan ne forma te ndryshme, dhe pavaresisht asaj qe keto demostrata mund te kene qene te mireseardhura per Serbine(siq supozojne disa), keto demostrata kane vlere te madhe sepse megjithate i dhane nje shtyse vetedijes sone kombetare.
E une nuk pelqej as shkrimet a fjalimet patetike te njerezve te caktuar qe deshirojne qe artificialisht te rrisin rendesin e demostratave e me kete edhe rendesine e vet. Ata qe organizuan demostratat e qe ishin aktiv ne kete kohe vuajten shume,ata kontribuan atehere e kontribojne  edhe sot, gjithmone per te miren e te gjitheve dhe per kete meritojne cdo respekt, por te thuash qe ata njerez ishin njerez me vizion, apo tu mveshesh atyre te gjitha atributet e mira qe mund te i vijne ne mend njeriut, edhe kjo nuk me duket e drejt. Te kaluares duhet te i behet gjygj, e gjygji nuk ka vend per ndjenja.
Demostratat e vitit 1981 ishin nje reagim i vrullshem popullor ne mbrojtje dhe ne perkrahje te studenteve. Ato shpesh here nuk kishin organizator por kishin prijes te atyperatyshem.Megit hese meritoret(shpesh here te "lindur" aty per aty) mund te permenden me emer, keto demostrata, me shume se sa te orkestruara e te planifikuara ishin nje shprehje e mosdurimit popullor karshi autoriteteve duke marre shkas ate qe kishte ndodhur e ndodhte gjate atyre diteve.Dhe sikur cdo kohe edhe kjo kohe krijoi lideret e vet,qe u perpoqen te organizojne e drejtojne masat, por megjithate keto demostrata nuk ndodhen per shkak te menqurise apo vizionit te dikujt, ato ndodhen sepse ashtu deshi populli, e kur njerezit dolen ne rruge bertiten gjerat qe gjithmone i kishin pasur ne mendje,bertiten per republiken e Kosoves, bertiten per Shqiperine, e per cdo gje tjeter qe per ne kishte vlere.

ju pershendes,

#1 ne: 13-06-2009, 22:04:47

Temat e fundit