Postuar nga: M A X
« ne: 04-08-2011, 12:12:33 » Pesë shtetet më të fuqishme të botës, SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një ultimatum të mërkurën mbrëma Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.
Lajmi bëhet publik nga portali kosovar i lajmeve Telegrafi, i cili i referohet mediave serbe, ku citohen burime të afërta me qeverinë në Beograd. Në këtë kërkesë fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të tilë sic e ka propozuar edhe Robert Cooper.
“Deri më tani në kalimet kufitare ka pasur serbë dhe joshqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, thuhet në këtë kërkesë.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë, dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra. Nuk ka BE për Serbinë, nëse veriu nuk është nën kontrollin e Prishtinës
Në të njëjtën kohë gazeta “Blic” ka njoftuar se përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë integrimi evropian.
(m.a/BalkanWeb)