5 shtete ultimatum Serbisë: Nuk ka kthim prapa për Kosovën - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

5 shtete ultimatum Serbisë: Nuk ka kthim prapa për Kosovën

5 shtete ultimatum Serbisë: Nuk ka kthim prapa për Kosovën

· 1 · 589

  • Postime: 27954
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-08-2011, 12:12:33
 Pesë shtetet më të fuqishme të botës, SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një ultimatum të mërkurën mbrëma Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.

Lajmi bëhet publik nga portali kosovar i lajmeve Telegrafi, i cili i referohet mediave serbe, ku citohen burime të afërta me qeverinë në Beograd. Në këtë kërkesë fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të tilë sic e ka propozuar edhe Robert Cooper.

“Deri më tani në kalimet kufitare ka pasur serbë dhe joshqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, thuhet në këtë kërkesë.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë, dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra. Nuk ka BE për Serbinë, nëse veriu nuk është nën kontrollin e Prishtinës

Në të njëjtën kohë gazeta “Blic” ka njoftuar se përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë integrimi evropian.
(m.a/BalkanWeb)

Temat e fundit