A e dini datën e Pavarsisë së Kosovës ! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

A e dini datën e Pavarsisë së Kosovës !

A e dini datën e Pavarsisë së Kosovës !

· 6 · 1013

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-02-2008, 22:47:29

Po
JO

Nëse dikush nga ju e di, Ditën e pavarsisè le tè na tregon.

Un nuk e di personalisht datën e pavarsisè sè Kosovès vetëm se nesër ne ora ... e kam njè takim me ata te cilët nuk jan dakord më me ket pavarsi Teritoriali!!!

Parlamenti i kosovès ka nda nej Bugjet 1 Milion euro Për festen e Pamvarsisè sè Kosovès?!...

Vazhdojm;

Mediat amerikane: Pavarësia më 18 shkurt, në katër të mëngjesit, sipas kohës në New York

New York, 10 shkurt.- Mediat amerikane, ato të shtypit dhe elektronike, ditëve të fundit kanë një prani më të vërejtshme të Kosovës në faqet dhe informacionet e tyre, për të theksuar se Kosova gjendet në prag të shkëputjes, para shpalljes tashmë të vonuar të pavarësisë së saj.
E përditshmja më me ndikim, The New York Times, duke cituar burime serbe thotë se udhëheqja shqiptare e Kosovës do të shpallë pavarësinë më 17 shkurt, pra të dielën e ardhshme.

Ndërkaq, një burim tjetër përëndimor i thotë gazetës se shpallja do të ndodhë më 18, në ora 4 të mëngjesit sipas kohës në New York, duke e bërë të pamundur në atë kohë thirrjen nga ana e Rusisë të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta bllokuar një vendim të tillë.

The New York Times citon pastaj dhe deklaratën e kryeministrit Hashim Thaci se "100 vende janë të gatshme të njohin pavarësinë sapo të shpallet', deklaratë kjo që përputhet me një të ngjashme që vjen nga Departmenti Amerikan i Shtetit se pas shpalljes nga ana e kosovarëve 'pavarësinë do ta njohin një numër i konsiderueshëm vendesh.' Zëvendës ndihmësekretari i Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Kurt Volker citohet të ketë thënë se Kosova shtet i pavarur 'do të jetë një vend mjaft stabil' dhe se 'shumica e njerëzve në Kosovë dëshirojnë qetësi'.

The New York Times citon edhe një deklaratë mbi Kosovën të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, i cili thotë se Moska zyrtare megjithatë do të reagojë me kujdes' pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Mendimi im personal është se Rusët para se gjithash nuk do ta pëlqejnë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ata do të reagojnë kujdeshëm", ka thënë Gates pas takimit me homologun rus, Sergej Ivanov.
« Editimi i fundit: 11-02-2008, 00:33:17 nga Bekimi »

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-02-2008, 23:46:06
EDHE NJË JAVË VJEN PRANVERA

Mbarë qyteti është në terr: pa dritë elektrike dhe pa ngrohje. Qytetarët bëjnë dritë me qirinj, por edhe ngrohen me qirinj. Ngrohtorja e qyteti është ngrirë. Ndonjëherë dëgjojnë lajmet në radion me bateri.
- Edhe një javë vjen pranvera, oj grua! - tha me gëzim bashkëshorti.
- Mos u ngut, i dashur, ende jemi në dimër!… - e qortoi gruaja burrin.
- Eh, moj grua, a më mirë di ti apo Radiotelevizioni Kosovës?! Spikeri tha se edhe një javë vjen pranvera, prandaj unë i besoj atij, jo ty! - tha me inat bashkëshorti.
- Jo, i dashur, spikeri tha se edhe një javë vjen pavarësia e Kosovës, jo pranvera… - plotësoi gruaja.
- Më paskan lënë veshët, oj grua!… - tha me keqardhje burri, që prej së ftohtit ishte mbështjellë me batanije.

VË BAST PËR 100.000 EURO

- Vë bast për 100 Euro që pavarësia e Kosovës do të shpallet këtë javë, - tha një qytetar.
- Unë vë bast për 50 000 Euro që pavarësia do të shpallet këtë javë, - tha lideri i LDK-së.
- Unë vë bast për 100.000 Euro që pavarësia do të shpallet këtë javë, - tha lideri i LDK-së.
- Ku i merrni ju ato para të mëdha, derisa Kosova ka mbetur në terr dhe populli po vuan për bukë? - pyeti me inat një veprimtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

KU GJENDET STACIONI I AUTOBUSËVE

Një fshatar për herë të parë shkon në tregun e Prishtinës. Pasdite kalon nëpër qendër dhe nuk e di rrugën për të shkuar te stacionin e autobusëve, prandaj e pyet një prishtinas.
- Ju lutem, zotëri, ku gjendet stacioni i autobusëve?
- Shumë lehtë mund ta gjeni! Shkoni kah shkojnë shumica e qytetarëve dhe sakaq do të mbërrini në stacion, - tregoi prishtinasi.
- Në qoftë ashtu, atëherë po më çon në selinë e LDK-së, meqë shumica e qytetarëve shkojnë në LDK, - ndërhyri fshatari i zgjuar.

FATKEQËSI KOMUNIKACIONI

Dy ministra kanë vdekur në fatkeqësi komunikacioni, kurse shoferi ka marrë lëndime të rënda dhe jeta e tij është në rrezik, - tregoi arsimtari lajmin e mbrëmjes televizive para nxënësve të shkollës së mesme.
- Mendoj se për ministrat e vdekur në fatkeqësi komunikacioni qajnë dashnoret e tyre, kurse gratë këndojnë, - tha një nxënës.
- Turp, si po shprehesh!… - ia priti një nxënëse e ndjeshme duke kthyer kokën mënjanë.
- Mbrëmë e shikova lajmin televiziv… të gjithë ishin djegur nga eksplodimi i automobilit. Prandaj babait tim iu dhimbs automobili, jo ministrat, - tregoi një tjetër nxënës.

PAVARËSI ME TULLA, APO ME QERPIÇË

Kryeministri i Shqiperisë z. Sali Berisha, mbante konferencë për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës para gazetarëve. Në fund gazetarët i parashtrojnë pyetje të ndryshme për pavarësinë e Kosovës.
- Zoti kryeministër, a më e mirë është shtëpia me qerpiçë apo me tulla? - pyeti një nga gazetarët.
- Dihet… më e mirë është me tulla, - u përgjigj kryeministri Berisha.
- Atëherë pse nuk kërkoni pavarësi sovrane të Kosovës me tulla, por kërkoni pavarësi të mbikëqyrur me qerpiçë të Ahtisarit?! - vazhdoi të pyes gazetari, i cili kryeministrin e vuri në siklet të madh.
- Kështu jemi marrë vesh me vëllezërit kosovarë, - tha me cinizëm kryeministri shqiptar.

LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT

- Luli, çka po flitet në shtyllën e telefonit? - pyeti njëri kur pa shokun e tij mbështetur në shtyllën e telefonit.
- Po flitet se Serbia do ta kolonizojë Kosovën? - u përgjigj me shpoti shoku i tij.
- Atëherë po e rrëzojmë përtokë shtyllën, - ndërhyri shoku i tij.
- Shtylla nuk ka faj, faj ka qeveria e Kosovës, - ia ktheu Luli.

Ç’ËSHTË DECENTRALIZMI?

- Ç’është decentralizmi? - e pyeti profesori studentin në auditor.
- Decentralizimi është një lloj zinxhiri i trashë me të cilin fshatarët i lidhin qentë në kasolle, por mund të përdoret edhe për lidhjen e Kosovës me Serbinë, - u përgjigj studenti.
- Pra, është një term ndërkombtar, i cili më së shumti zbatohet në Kosovë, - shtoi profesori i kënaqur me përgjigjen e studentit.
- Decentralizmi, apo zinxhirët, në fillim janë të padurueshme, mirëpo me kalimin e kohës qentë dhe njerëzit përshtaten, - përfundoi studenti.

TRINJAKËT E KOSOVËS

Nëna Kosovë kishte lindur trinjakë: një djalë dhe dy vajza.
Kumbarë ishte sekretari i OKB-së. Vajza e parë quhet Liria, e dyta quhet Negociata, kurse i treti - djali quhet Decentralizimi. Pas një viti vjen emisari i sekretarit të OKB-së dhe i viziton fëmijët. Sekretari e pyeti se si ishin trinjakët e Kosovës.
- Liria është shumë e dobët, ajo ende nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe qanë; Negociata është mirë, asaj i ndihmon Serbia dhe mund të ecën me këmbët e veta; kurse Decentralizimi është i fortë, bile edhe mund të vrapojë, meqë atij po i ndihmon Evropa.
- Mirëpo ti, a i dhurove diçka Lirisë së gjorë? – vazhdoi të pyes sekretari i OKB-së.
- Po, i dhashë një thithë për ta mbajtur në gojë, sepse nuk durohej vaji i saj, - tha emisari i OKB-së.

DARKA E LAMËS

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu shtroi Darkën e Lamës, aty ishte i ftuar edhe kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker. Të pranishmit e shfrytëzuan rastin dhe kryeadministratorin Ryker e pyetën.
- A ma shumë na do Evropa, apo Serbia? - pyeti një nga të pranishmit gjatë darkës.
- Kjo është një pyetje e vështirë, nuk mund të përgjigjem. Për këtë, më së miri, mund t’iu përgjigjet Havier Solana, - tha kryeadministratori Ryker.

LOJA ME KAFAZIN

Një qytetar paguan gjobën 1000 dollarë për shkak se liroi zogun nga kafazi i zonjës.
Pas dy-tri ditësh mësoi se zogu ishte kthyer përsëri në kafaz. Prandaj zonja u gëzua për fitimin e dollarëve.
- Nuk di, pse ka mbetur të thuhet zogu i lirisë, kur unë pagova për lirinë e tij, megjithatë zogu përsëri kthehet në kafazin e mbyllur, - u ankua shpëtimtari.
- Kot mundohesh, sepse zogu i zonjës është mësuar me robërinë, - plotësoi miku i tij.

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-02-2008, 17:21:13
thuhet qe esht 17 shkurt

  • Postime: 1609
  • Karma: +10/-0

#3 ne: 14-02-2008, 03:27:42
arbias, mjaft qajte, shko tani ne Kosovë - nëse je jashtë ndokund, e puno për Kosovën (bashkoj edhe trojet shqiptare), jo me tastiere, por me dije e djerse. Kjo për shumë te tjerë, qe mendojnë e shkruajnë si ti.
Të mos ishin shumë si ti, nuk do ta bëja këtë reagim.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 14-02-2008, 20:01:29
arbias, mjaft qajte, shko tani ne Kosovë - nëse je jashtë ndokund, e puno për Kosovën (bashkoj edhe trojet shqiptare), jo me tastiere, por me dije e djerse. Kjo për shumë te tjerë, qe mendojnë e shkruajnë si ti.
Të mos ishin shumë si ti, nuk do ta bëja këtë reagim.

Nuk di pse gjdo kush duhet me qen dakord - nese ste pelqen fshij te gjitha shkrimet e mija .
 Un ketu mundem te rri sa te du ter jeten ,dhe mund te shkoj ne kosov kur te dua mos ma baj dertin  hiq

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 14-02-2008, 23:54:34

Temat e fundit