Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 29-11-2011, 00:34:52 »

28 nëntori, AK skuq Prishtinën: Bac do ta kryejm kuq e zi

Mijra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi janë derdhur rrugëve të Prishtinës, me rastin e 99-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Aktivistë të aleancës kanë mbuluar me flamurin gjigand kuq e zi 'New Born', memorialin simbolik të pavarësisë së Kosovës. Flamuri kuq e zi, i cili sot ka mbërritur në Kosovë, ka udhëtuar nga Sheshi i Flamurit në Vlorë në shenjë simbolike si urë lidhëse mes shqiptarëve të dy trojeve tona.

Gjatë manifestimeve në rrugët e Prishtinës, aktivistë të aleancës kanë lëshuar parudha të tilla si, "Kosova ka lindur me Shqipërinë. Kosovë-Shqipëri. vellezër jemi një". Sot është përuruar edhe slogani më i ri i Aleancës Kuq e Zi: “Bac do ta kryejmë kuq e zi”, ndërkohë që  kanë theksuar se ëndrra e Adem Jasharit do vazhdojë.

Kreu i kësaj aleance, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij mes mijëra shqiptarëve, duke uruar festës Prishtinës dhe Shqipërisë nga miliona kuq e zinj, ka deklaruar se “Nuk ka lab apo kosovar, por vetëm shqiptar. Vlora mëmëdheu, Prishtina Atdheu”.
(el.me/BalkanWeb)