Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 23-03-2021, 11:29:03 »

Albin Kurti është rizgjedhur për të dytën herë me 67 vota (30 kundër) nga 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin në sallë. “Nga dita e sotme do të jem kryeministër i tërë qytetarëve të vendit”, tha ai duke falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por ashtu sikurse pritej partitë opozitare nuk e kanë konsideruar si kryeministrin e tyre që ditën e parë.

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së ka shpjeguar motivet se pse e kundërshton këtë qeveri: “Për tri arsye s’do ta votojmë, jemi kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje”, ka thënë ai. Më e ashpër se shefi i saj ka qenë deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila i ka thënë Kurtit se do jetë kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin gjuhën shqipe.

Me interes është pritur edhe kundërshtimi i kryetarit të sapo zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili do të drejtojë një parti të tkurrur si kurrë më parë në 15 deputetë. i moderuar dhe tolerant ai ka pranuar se e njeh mesazhin që dhanë 50% e votuesve por i ka kërkuar Vetëvendosjes koherencën ndaj kauzave që ka mbrojtur në opozitë.

“Nga ju presim zgjidhje për ta gjitha problemet që i keni përmendur, zgjidhje për të gjitha rezolutat e ngritura nga ju dhe të tjerët”, ka deklaruar ai.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, qeveria e Vetëvendosjes nuk mund të kishte miratimin e Listës serbe. Ndonëse ka një ministër në qeverinë e re, në ministrinë për Komunitete dhe Kthim që do ta drejtojë Goran Rakiq, folca politike që merr udhëzime nga Beogradi ka pretenduar se asaj i takojnë dy anëtarë kabineti dhe se për këtë shkelje, sipas saj, të kushtetutës ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i ri ka deklaruar para deputetëve: “Ftoj secilin nga ju, brenda dhe jashtë vendit ta bëjmë shtetin që kemi ëndërruar. Kontributin në bërjen e shtetit e kemi obligim të gjithë, sfidat janë të mëdha por edhe aspiratat e mëdha”, ka thënë ai duke mos haruar edhe paralajmërimin ndaj të vetëve: “Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin”.

©Lapsi.al

Emrat e kabinetit të ri

Zëvendëskryeministr i i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministr e e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministr e e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka
Postuar nga: Alban
« ne: 23-03-2021, 11:28:21 »

 

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.