ARMIKU I ARMIKUT TIM ËSHTË MIKU IM! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

ARMIKU I ARMIKUT TIM ËSHTË MIKU IM!

ARMIKU I ARMIKUT TIM ËSHTË MIKU IM!

· 9 · 1776

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0

ne: 25-08-2008, 17:55:47
Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën  e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë,  trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mënd!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira mysliman; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam...?!
Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi

Ende, sot e kësaj dite, i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë, isha 9 vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një lufta e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese te thellë në mua, assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detalet  politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla mysliman arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë mysliman që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jahuditë”, “dushman të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamia ku shkonte të falej babai, por, atë, më tepër do ta kujtoj, se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios tonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse në mua, edhe kur u rrita më vonë dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësi tjera që bëhej ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si automatizëm në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i  rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur, pikërisht kjo “armike e përbetuar myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njëri, më bëri të jem si gjithë të tjerë në botë i lirë dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër mysliman të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mi dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim. 
Bile-bile, disa pa turpshëm deklaruan se, për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia e jonë si shumicë myslimane, por, mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngusha shtetërore dhe nacionale.
Ahh...sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta  t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...?!

Edhe pak histori

Nëse për kuriozitetin tonë  kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jamë më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër nda një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3  liderëve dhe themeluesve kryesor të Botës së Shteteve të Painkuadruara, Abdel Gamal NASER.
Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se, NASERI, ishte një ish oficeri dalë nga akademia ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grushtet të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grushtet,  Naseri shkatërroi mbretërinë 154 vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigrojë në Itali.
Nga kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim sa ata u ndoqën dhe u persekutuan nga ky rezhim.

“Jahuditë”  dhe Kosova

Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtohem ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindi se, “jahuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% mysliman, ndërsa “jahuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lartë, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësoj atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këtë festë  të madhe islame t’ua uroj të gjithë myslimanëve të mi shqiptar, me një apel të fuqishëm, që nëpër të gjitha mexhlise, e veçanërisht nëpër xhamia dhe predikimeve pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jahuditë” dhe as me armiqtë të tjerët si “dushmanë historik të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast,  njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im” Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!

Adnan Abrashi





 

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 25-08-2008, 23:14:51
po kush na ke ky fare adnan abrashi se kurr spaskam ndegju per te se po ja futke kot edhe ky si me kan skender hyseni

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 27-08-2008, 14:19:08
Pershedetje.-Për me tepër shkrimi me pëlqeu për sinqeritetin me qe ai shpreh.E naturishte tema e saj është ;-Sillu ne këtë botë si te intereson ty,te afermve te tu, komunitetit tënd, popullit tënd, rajonit ne te ciln bën pjesë dhe pastaj shiko nëse te del kohe për tu amarre me politikën e popujve te tjerë për te cilët le vetëm ngjashmëri fetare si rezultat i një nga pushtuesi po prej këtyre vendeve.Ti thuash këtij pushtuesi vëlla,kur te dhunoj,cnderoj derdhi gjak te pa fajshem,percau nëpërmjet fesë,dhunes,ligjit.Krijoi asimilimin e shqipetareve ne turq ,i aktivizoi ne luftime për te dhunuar popujt e rajonit e mëtej,na i la sherrin ne dere dhe hiku,si rrezultat  i goditjes qe i dhanë Serbet, Greket, Bullgaret, Hungarezet e Ruset.Po na hiku vellai qe gjetem pas pushtimit,pasi hengrem turpin me dhëmbë dhe u bëtë njesh me te.Hiku i deshtuar pas pesqind vjetësh dhe ju la vetëm ne një rajon e rrealitet mardheniesh te disfavorshme.Qe atëherë shqipetaret nuk shkojnë mirë as me Serbine as me Malin e ZI,as me Maqedonine,as me Greqine.Pra ne nuk shkojme mirë me katër shtete me te cilat duhet pa tjetër me pase mardhenie miqesore te fqinjesise.A është e ligjme urrejtja e tyre për ne?Mund te zemerohen mund te kenë grindje individe ,mund te zemerohen njemije vete por te te urrejne te paktën katër popuj do të thotë, se fai është tek ty.Sot kemi luftimet e Gjeorgjise më Rusine.A nuk janë dhe këto me te njetin besim fetar.Po a merr përsipër njonje gjeorgjan ti thotë ruseve vëllezër.Vetëm shqipetaret e kanë bërë këtë.E qe këtu fillon mëkati ynë.Është e vërtetë se popujt ne mesjete luftonin me njeritjetrin për egzistence,e shpesh bashkoheshin me te njëjtin armik për te thyer një tjetër kundershtar.Ne ato popujt ishin ne një levizje kaotike te ligjeshme sipas llogjikes se atehershme.Të gjithë luftuan me njeritjtrin po në fund secili diti te vendose paqen diti te rikuperoje moralin e humbur,te riperterije identitein e tij fetar,për të mos pase përçarje ne mënyrën e edukimt ne menyren e ndërtimit te mardhenieve për te qenë ne te njetin kod komunikimi.Duke siguruar kështu infrastrukturen për një zhvillim te një qyteterimi te qete e pa probleme.Mes këtij realiteti shqipetaret nuk bene asnjë levizje për ndryshim, por u ndien te humbur dhe ato pas rënies se turqise,e ndane humbjen bashke.U lidhen for me mjeri tjetrin pas identitetit fetar (te konvertuar me dhunë)i cili pe shkak te konflikteve te me tejshme u ngulit e u kristalizua tek ato si i vetmi ngushellim e shprese për te kaluar këtë gjendje te mjeruar.E kështu mebten te izoluar.Këto popuj nuke kishin dhe ato kulturën e dhuhur për ti afruar shipetaret,për ti integruar ato,për ti afruar mundësi zhvillimi,e konfliktet te vinin duke u zbutur e jo duke u acaruar.Pjesa me e madhe e shqipetareve te Kosovës dhe sot nuk dinë shkrim e kendim.Me pas ndodh fatkeqesia e dytë .Hyrja e komunizmit,e cila frenoi çdo progers ne te mirë te komuniteteve ne bashkejetes  si ne Jugosllavi apo ne Shqipëri, Maedoni e Greqi.Dhe ne këtë sistem shqipetaret bene regres, duke lidhur miqesi drei me kineze duke share e kercenuar kedo vend qe nuk ndiqte te njëjtat parim te diktatorit komunist.Vitet 91 na gjten ne këto kushte të njëjta me ato te viteve 1913,me te njëjtat koncepte urrejtje,pretendime.E tashmë këtu fiton me i forti,me i pregatituri me, i lidhuri,  me nacilnalisti.Shqipe taret si një komunitet i vet izoluar u ndien te pa fuqishem dhe kështu nisi procesi i viktimizimit.Por ne këto momente përballë kësaj tragjedie,bota perendimore nën lutjen e Papaes:-Beni diçka për këto temjere!bëri qe Kosova te fitoj këtë liri qe dhe sot, e shohim se sa delikate është.
E pra tashmë jemi ne një epoke te re.E kush ka mend ne kokë din te anlizije gabimet e se kaluares,ti fshije ato e ti zevendesoje me standarte të reja kuturore edukative.Të formatije shoqërinë e mardheniet ne te ne çdo aspekt,për të mos pase me divergjenca politke ,ekonomike fetare, kulturore,sociale.Për te qenë të hapur për madhenie te zbutura me te gjithë rajonin e me tej.Jemi ne qe duhet te ndryshojme qe te bëhemi te besueshem për te ndryshuar mentalitetin arkaik,për te trguar sens pozitiv drej perqafimit dhe realizimit te standarteve europiane.Popuj fitojne pavarsine duke ngritur nivelin kulturore si faktor me irendesishem,pastaj ekonomija vjen vete.
Për te gjithë emigrantet është mëse e rëndësishme qe te krijojne shoqata për arsimimin e te rriturve,për te mesuar atyre gjuhen e vendit ku jetojne e keshtu te kene mundesi te asimilojne sa me shume  standartet e atij  realiteti demokratik, ne atë vend ku ndodhen.Keshtu duke ndryshuar prindërit zvogelohet dhe kontradikta ne edukim e mentalitet, mes tyre dhe fëmijëve qe tashmë janë te shkolluar atje.Ky është kontributi qe duhet te japin intelektualet qe kan pase fatin te shkojen e te jetojne ne vendet e demokracise perendimore.Këtë eksperiencë te gjetur atje te dinë tja servirin popullit të tyre për ndihmuar ne prograes dhe jo për te propoganduar ferexhene mjetin me dhunues te femres islamike.Të besh kete do të thote te mbjellesh te keqen,ne ato qe sot janë te veshura jane viktime e saj, por dhe për një brez te tërë te miturash qe fale injorances do të bien viltime ne te ardhmen.Një thirrje i bëj këtyre pseudo intelektualeve qe s'gjene forca për tu bërë si Giordno Bruno e për te qene kritik ndaj sistemit qe bëjnë pjesë, i luem te paktën te mbyllin gojen.Ne te kundërt janë tradhetore e te shitur!
Dhe ky krishterim liberal qe shohim sot ne perëndim nuk ka ardhur ashtu kot,por intelektualet e asaj kohe e ne vazhdim punojnë ne snsin kritik te këtij sistemi,deri sa mbrrin një ditë qe dhe Papa kërkon falje për viktimat nga inkuizicioni.Këto intelektuale mungojnë ne kampin tjetër.Dhe arsyeja është e thjeshtë.Islamizmi inektohet dhunshem qe ne vogeli,ne çdo sistem shkollore deri neuniversitet eme tje.Duke mbytur cdo ndjesi cdo qelize revolte.C'kuptim ka shkenca thone po si sherbeu islamit!Perndimi thonë po merret çdo ditë me kuranin se për ato probleme qe shkenca nuk po i zgjidh dot po i gjene ne Kuarn.Nes ju qe jeni na vendet perendimore, studioni atje dhe jeni duke pare qe te gjithë lezojne kuranin,për te gjetur zgjidhjen e problemeve ku shkenca has veshtiresi do tu jape te drejtë këtyre budallejve filozofe, intelektuale te se keqes.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-08-2008, 00:38:19
Ne fakt kjo gje nuk duhet ngaterruar fare me fene sepse nuk ka te beje me te.
Shumica e shteteve me popullsi myslimane ne Azi dhe Afrike drejtohen nga diktatore, despote dhe qeveri tiranike te korruptuara.
Elita drejtuese e ketyre vendeve eshte elite shekullariste, nostalgjike e periudhes kur komunizmi sundonte shume shtete dhe ishte ideologji e perhapur ne pjesen derrmuese te botes.
Kjo elite eshte brymosur ne ate kohe kur Tito dhe Jugosllavia ishin drejtuesit e atij kampi te trete, qe qendronte midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.
Pikerisht ketu duhet kerkuar problemi dhe jo gjetke.
Nuk ka te beje fare popullsia myslimaneve e ketyre vendeve dhe as ajo e Kosoves.
Nuk ka te beje gjithashtu as edhe qenia e SHBA ne krah te Kosoves dhe shqiptareve, sepse keto vende pavarsisht se mund te kene popullsi qe nuk ka simpati per politiken amerikane, kane qeveri qe ne perjashtim te dy tre rasteve ekzistojne vetem me bekimin e SHBA.

  • Postime: 67
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 28-08-2008, 14:41:35
sa te shohish emrin anest duhet ta dijsh qe ky ka perzi diqka me fen islame
nuk lodhet i gjori asnjehere :P

  • Postime: 195
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-08-2008, 11:16:25
Per  vemendje te Anestit !
Lexova dhe jam shume dakort me c'ke shkruar.Dua te bej nje koment per nje fraze tenden.

Mes këtij realiteti shqipetaret nuk bene asnjë levizje për ndryshim, por u ndien te humbur dhe ato pas rënies se turqise,e ndane humbjen bashke.-shkruan Anesti.
-Dakort.U bene bashkehumbes.Viti 1944.Lufta e dyte mbaroi e kreu i kombit-Balli Kombetar e Legaliteti-ben te njejten levizje,shkuan nga ana e te humburit,nga gjermanet pushtues,"per inat te sime vjerre....",por edhe per te ruajtur privilegjin e te drejtuarit te vendit ne konkurence tash me "vegjeline" e drejtuar nga komunistet.
Viti 1990.Inteligjenca shqiptare kalon nga ana e humbur,them per trurin - sepse nuk e pranoj qe studentet jane inteligjence-
nje pjese e madhe heshtin pafund kur duhej mendimi i tyre duke kaluar per mua nga ana e vjeter ,humbese,e pjesa tjeter kalon nga ana e komunisteve ne menyre aktive.Levizjes se re i mbeten ata qe edhe ty Anesti te kane ngjalle ose neveri ose frike.
Perfundimi im: inteligjenca jone,truri i kombit ne kthesa te rendesishme ka zgjedh rrugen e gabuar,te humbesit,te mosnderrimit.Fundja nje vend i pazhvilluar ka nje inteligjence te paafte.

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 29-08-2008, 17:56:32
Për  vëmendje te Anestit !
Lexova dhe jam shumë dakort me ç'ke shkruar.Dua te bëj një koment për një frazë tenden.

Mes këtij realiteti shqipetaret nuk bene asnjë levizje për ndryshim, por u ndien te humbur dhe ato pas rënies se turqise,e ndane humbjen bashke.-shkruan Anesti.
-Dakort.U bene bashkehumbes.Viti 1944.Lufta e dytë mbaroi e kreu i kombit-Balli Kombëtar e Legaliteti-bën te njëjtën levizje,shkuan nga ana e te humburit,nga gjermanet pushtues,"për inat te sime vjerre....",por edhe për te ruajtur privilegjin e te drejtuarit te vendit ne konkurence tash me "vegjeline" e drejtuar nga komunistet.
Viti 1990.Inteligjenca shqiptare kalon nga ana e humbur,them për trurin - sepse nuk e pranoj qe studentet janë inteligjence-
një pjesë e madhe heshtin pafund kur duhej mendimi i tyre duke kaluar për mua nga ana e vjetër ,humbese,e pjesa tjetër kalon nga ana e komunisteve ne mënyrë aktive.Levizjes se re i mbeten ata qe edhe ty Anesti te kanë ngjalle ose neveri ose frikë.
Perfundimi im: inteligjenca jonë,truri i kombit ne kthesa te rëndësishme ka zgjedh rrugën e Mes këtij realiteti shqipetaret nuk bene asnjë levizje për ndryshim, por u ndien te humbur dhe ato pas rënies se turqise,e ndane humbjen bashke.U lidhen for me mjeri tjetrin pas identitetit fetar (te konvertuar me dhunë)i cili pe shkak te konflikteve te me tejshme u ngulit e u kristalizua tek ato si i vetmi ngushellim e shprese për te kaluar këtë gjendje te mjeruar.E kështu mebten te izoluargabuar,te humbesit,te mosnderrimit.Fundja një vend i pazhvilluar ka një inteligjence te paaftë.
Pre shprhjen e mesiperme ke kaluar një e tape,pasi unë shprehem për vitin 1913.Koha me e evshtire për këtë popull humbes te rajonit.Për ta egzistonte vetëm urrejtja e brendeshme,rajonale dhe ndërkombëtare.E kjo gjendje e vështirë solli dhe copezimin,me synimin e absorbimit të tyre nga komunitetet me te mëdha.Por kjo nuk ndodhi, përkundrazi u injektua përçarja fetare.
Të gjithë luftuan me njeritjtrin po në fund secili diti te vendose paqen diti te rikuperoje moralin e humbur,te riperterije identitein e tij fetar,për të mos pase përçarje ne mënyrën e edukimt ne mënyrën e ndërtimit te mardhenieve për te qenë ne te njetin kod komunikimi.Këtë shprehje vendose ku të duash ne 13 apo pas saj ne44 apo ne 91 ajo gjen vend e fresket dhe duket si një lule e pa prekur për ne shqipetaret.Po i dituri thotë Me  mirë vonë se kurrë.
Tashme te kthehem tek shkrimi yt, përsa i përket orjentimit te intelektualeve ,ku ti me te drejtë i perckton ato drejt te vjetres dhe jo drejt te rese studentore.-Sa për tju referuar fakteve demokracia po me mirë permbysja e sistemit nuk erdhi nga ndonjë shtrese e emancipuar qe u organizua dhe shpertheu.Çdo gjë u pregatit me saktësi nga klani i vjetër diktatorial.As unë e as njerzit e mi qe ishim te presekutuar nuk na u be ndonjë ftese për te marrë pjesë ne levizje.Jo ato i cuan fletethirrje njerëzve te vet, intelektualeve qe ato besonin se nuk do ti conin ne gjekderdhje.Nuk ju be ftese njereezve fisnike,qe dhe pas presekutimit rrezatonin dije respekt,urtesi etej.Ftesat shkuan ne mënyrën me te organizuar.As i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend L.Malltezit po të mos ishte Ylli Popa qe i dergoi ftese për tu paraqite ne një lokal e për te krijuar një organizate demokratike.-Të shkoj a të mos shkoj ishte ne dileme.-(ekam shkruajtur dhenje here tjetër)-Kur mbrrita pesë minuta para dhe nuk pashë njeri u tremba për ndonjë provokim.Por ne orarin fiks ne atë lokal te ftuarit hynë sikur sapo kishin zbritur nga autobuzi.E.Rama Thirri i pari Poshte komunizmi poshte Enveri.te gjithë u dridhen.
Tashme nga kjo qe përmenda dhe është e vërtetë, do të kuptosh se ndryshimi ndodhi prej intelektualeve pranë pushtetit dhe mbahet po prej tyre.Po a lindi një rrymëë e tretë apo me saktë e dytë?Po por ato mbeten gjithmonë minorance dhe shpesh goditen me lista spiunesh te pa qenë ose te pa merituar.Nëse ka një levizje te re nga ajo qe mendon ti.Mjaft apo G 99,te jeshi sigurtë qe eshte pikerisht një vemje nga e njeta pjelle.E nëse unë vlersoj Salen e vlersoj atë për pozicionin e vështirë i kanë dhënë ata o apo qe e mabn vet,rëndësi ka se nuk egziston një force më serioze e me besnike se sa rrethi i Berishës.Ka te meta ?Sa të duash por si i bëhet?Çdo levizje e re do të mbytet.Shpresa është tek ju te rijte por qe duhet të jeni qe tani kritikë te se kaluares,kritikë ndaj drejtimit te demokracise me mënyrën Gurbacoviane,kritik mbi të gjitha, ndaj kësaj te majte qe eshte100% trashegimetare e tyre.E këto te rije nuk mund te vete organizohen pasi do të sabotohen dhe s'do të ngrënë kokë kurrë.Vetëm duke aderuar ne kampin e djathte duke rifreskuar këtë parti deri ne transfuzion te plotë mund të kemi ndryshime serioze.Dhashe shembullin me L.Malltezin per te trguar kete lloj intelektuali qe me te drejte nuk i shkonte ndermend per te permbyse pushtetin komunist.Skishte perse.Babai duke qene i mytur ne borxhe dhe i pa fuqishem per te perballuar jeten preu damaret e dores duke lene keshtugruan dhetete femije ne pike te hallit.Ishte pushteti komunist ai qe i rriti nje pjese te tyre ne shtepine e femijes dhe aq me teper Luanin e beri me shkollete larte.Por nje gje eshte e vertete dhe fat per te gjithe ne se ai eshte nje njeri shum i ndershem,dhe duke qene dhe i lidhur me Berishen tregon se ne PD eshte nje berthame e besueshme.

#7 ne: 04-10-2008, 19:50:23
shtetet arabe nuk e njofin se lideri kosovar Rugova shkoj ke PAPA me kerku ndihm ne rome e jo te shtetet arabe kosova u ba shtet krishter
po ju ma zi se krishtert e se sebet jeni ma pisa ska ne bot

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 11-11-2008, 14:48:26
parashkrusi me siper a nuk gjete fjal ma te but disi po kaq te vrazhd ku e din ti qe te gjith kosovaret jan ashtu si i ke qujt ti nuk jam i nje mendimi me ty andaj shprehu pak me mire

Temat e fundit