ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

· 5 · 1019

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0

ne: 01-05-2008, 16:09:47
ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

(Me rastin e hapjes së një ekspozite artistike nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, dhe intervenimit brutal të policisë, në të cilën burgosën shatë persona)

Ajo çfarë ndodhi në pasditen e bukur të 30 Prillit në Prizren, vërtetë nuk duhet ta lë të qetë asnjë banor të këtij qyteti të lashtë dhe kulturës tradicionale; shembullit të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare; bukuroshes së Arbërisë; simbolin të kombit dhe simbolin e lirisë.
Më 30 Prill, aty ndodhi ajo që më së paku është pritur. Me direktiva të perënduara të metodave moniste, nga një qeveri e instaluar burokratike që pretendon të jetë demokratike, u shkel brutalisht liria e shprehjes së fjalës.
Në një ditë të bukur pranverore me diell, kur qendra e këtij qyteti gumëzhote nga zërat rinore që e kishin vërshuar atë, dega e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, në brigjet e Lumbardhit të lashtë, që ne vendasit e quajmë si “KEJ”,  kishte organizuar një ekspozitë me fotografi retrospektive të aktiviteteve të saja të gjertanishme. Kjo ngjarje kulturore e shënuar nën qiellin e haptë, kishte zgjuar interesimin e madh të shumë qytetarëve Prizrenas. Ajo ishte mirëpritur dhe përkrahur pa rezervë nga ta, fakt ky, që e vërteton edhe numri i madh i vizitorëve që e kishin vërshuar këtë hapësirë.
Fatkeqësisht, ky promocion artistike, sikur nuk e kishte lënë indiferent qarqet qeveritare të pushtetit tonë lokal. Të vendosur që me “konsekuencë” ta zbatojnë ligjshmërinë, ekipet mobile të inspektoratit komunal, me një aksion të furishëm të cilit, merrni me mend,  i paraprinte edhe vetë Drejtori i kësaj drejtorie, përmes intervenimit të dhunshëm dhe burgosjes së 7 aktivistëve të saj nga ana e policisë që ishte ftuar në ndihmë,  brutalisht e kishte shuar këtë aktivitet të “paligjshëm dhe të rrezikshëm kulturor”, me një pretekst të vetëm se, për mbajtjen e saj, nuk është kërkuar leja zyrtare.
Shumë vizitorë dhe qytetar të rastit që kishin qëlluar aty, por edhe syri vigjilent i kamerave televizive, kishin parë dhe regjistruar një skenë qe ne, tanimë në Kosovën tonë të lirë dhe shtet të pavarur, kemi menduar se kaherë ka perënduar.
Kot aktivistët e pa dhunshëm, me trupat e njoma rinore, paqësisht tentoni ta mbronin “visarin” e tyre të çmuar artistik, të cilin vetë e kishin financuar nga “xheparci” i parave për “makijato”, sepse, ashpërsia e policëve të trajnuar mirë për intervenim (si duket vetëm për protesta të shqiptarëve) veç i kishte shtrirë ata për toke, i ngrehnin zvarrë duke i prangosur me përplot histeri. Paramendoni se si në atë moment ndeshin qytetarët e shumët që qëlluan aty  (disa edhe me fëmijë të vegjël për dore) duke i shikuar me sytë e veta këto skena rrëqethëse?
Çfarë koecidencë?! Një ekspozitë artistike me tematikë retrospektive të ngjarjeve të dhunës së ushtruar policore ndaj kësaj Lëvizjeje, si duket në Prizren u transferua në SKENAR të zbatimit të saj praktik, regjisori i së cilës ishte pushteti i ri burokratik i Kuvendit të Komunës dhe policia prizrenase. Kuptohet, nuk munguan as kamerat televizive.
Por, ju lutem o njerëz të mirë! A mundeni ta kuptoni ndjenjën e një prindi i cila nga larg shikon se si fëmijën e tij paqësore dhe pa qëllime dhune, e tërhiqnin zvarrë këta “përbindësh” profesionist, vetëm e vetëm që ta qojnë në vend urdhrin  e një burokrati të etshëm për dëshmimin e forcës dhe pushtetit të tij autoritar?
Jo, o miq të nderuar! Sepse, sikur këta pushtetar të rijnë shpejtë harruan “dajakun” që edhe vetë e kishin hëngër nga mu ata burokrat e mëparshëm, vetëm e vetëm pse me të drejtë kërkonin atëbotë, t’i vendosjen  në qendër të qytetit të Prizrenit  lapidaret e dy dëshmoreve tanë të lavdishëm të lirisë.
Në atë kohë, ndaj protestuesve paqësor “dajaku” i parë i UNMIK-ut dhe kolaboracionistëve të tij që i shërbenin pas lufte, krisi mu në Prizren, dhe, a nuk qe kjo si shenjë e keçe paralajmëruese se në të ardhmen dhuna policore do të vazhdonte edhe më ashpër në Kosovë... besa deri në vrasje. A nuk është kështu?
Mos vallë, kjo çfarë ndodhi sot nga ky pushtet i ri lokal në Prizren, seriozisht duhet të merret si paralajmërim se çka në të ardhmen mund t’ju ndodhi këtyre djelmoshave “kokëfortë” të lëvizjes “Vetëvendosje” edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës??
Shikoj lajmet lokale të mbrëmjes dhe aty shoh deklarimin e aktivistit të  patrembur dhe krenar të kësaj lëvizjeje, se si në fytyrë ua përplas pushtetarëve tanë se këto metoda  që po i përdorin janë “staliniste” dhe “antidemokratike”. Me të mbaruar reportazhi televiziv i kësaj ngjarje,  intuitivisht fillova ta këndoj me gjysmëzëri në vete melodinë e asaj kënge tejet të popullarizuar që dikur glorifikonte një politikë dhe personalitet. Kuptohet, fjalët e keksit ia adaptova vetë:  “O lum neve kush po na prinë, dikur Eqremi e tash Ramadani me partinë”
Ju lutem pa keqkuptim kryetari im i respektuar, z. Ramadan, por një gjë duhet t’ju them si të vërtetë: Edhe në kohën e Eqremit kjo lëvizje ka protestuar, bile-bile me simbolika edhe më të fuqishme anti-pushtetar dhe anti-UNMIKISTAN, por, kurë nga ai nuk është dhënë ndonjë urdhër për një intervenim të tillë brutal policor?!
Dhe, për përfundim, si po na shkojnë kohën e fundit disa punët në qeverisjen tonë lokale të Prizrenit, ndoshta nga pak po na kap nostalgjia për EQËN, kryetar??!

Adnan Abrashi-NANDA

#1 ne: 06-05-2008, 23:41:17
shkrimi i juaj, aspak nuk me indinjoi  mua,si drejtor i drejtorait te inspektorateve n; K.K Prizren.
I nderuar kalama Abrashi,adhurues i "Xheparacave" dhe i edukuar nga ish xheparoshat,shum gabim e ke ,kur thua stalinist.Nje fjale e till nuk eshte permendur ne familjen time e as nga une asnjeher,andaj nuk me le pershtpypje,por njerezit sikurse ju,te edukuar dhe te frymezuar ne frymen staliniste,titiste e komuniste besa edhe sllaviste,tani e perdorni me nostalgji kete fjal, ska problem, ne jemi demokrat dhe mund te flitni qka te doni.Ju femij te nderuar dhe te respektuar,kuptojeni niher e pergjithmon se duhet te ekzistoj nje fare regulli dhe rendi shtepiak,e lere me te mos ket regull ne shtet,ne te nderuar zoteri ,e kemi formuar shteitn dhe jemi zotuar se do ta mbajme,por njerez sikurse ju nuk kontribojne ne mabjtjen e shteit,andaj nuk mund te lejojme qe me veprime te tilla ta injoroni institucionin,per te cilin dikush ka dhene  gjithqka qe ka patur,e tash ne vend se ju ta trashegoni dhe ta shijoni kete liri dhe demokraci, ju e dhunoni,demokracia eshte pikerisht "respektimi i ligjit ne menyre te ndersjellet ",e jo ju femij ta neperkembeni kete demokraci.
Nuk jeni ju ata qe mundeni te na veni kushteve neve o kolopuqa,por ju duhet te i respektoni regullat.Un ,ju thash se nuk keni leje nga drejtoria per kulture rini dhe sport,andaj nuk lejojet nje gje e till,shkoni ne drejtori dhe pajisuni me leje, qdo gje ne regull, mire, si duket,ju padrona te medhenje,nuk doni ta njihni as drejtorin as komunen e as policin, e di  ,kalama abrashi se nuk te pelqen ta njohesh kete polici dhe pushtet se ndoshta aj i para dhjete viteve ka qene ma i favorshem per ju, por ja qe ,zoti na ndimoh dhe ne e kemi pushtetin tone,te pelqen apo jo ,ky eshte pushteti, andaj rerspektoje nese don te ju respektoj pushteti juve,perndryshe nuk do te kalosh mire,

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 07-05-2008, 16:37:08
I nderuari z. Nysret,
Ne rend të parë ju njoftoj se unë nuk jam "kalama" por i kam 5o vjet. Ndoshta këtë term "KALAMA" e keni perdor ne metafore, por une e konsideroj si ofendim personal.
Une as ju njoh dhe as di se kush jeni, por me kete shkrim ne pergjithesi kam atakuar administraten qeveritare ne Prizren. Fundja, kjo eshte DEMOKRACI miku im, a po?
Qe ne fillim desha t'ju them se shumë mirë e njoh sistemin e perennduar komunist dhe kame qenë ca kohe edhe pranë saj. Mu pse e njoh shumë mirë këtë sistem dhe metodat e tij te veprimit,gjestin e juaj te fundit me ekspoziten e levizjes "VETEVENDOSJE" e krahasova me me keto metoda. Edhe dikur kur ne protestoninim (ajo kohe, sikur thuani ju, nostalgjike për mua), policia intervenonte brutalisht dhe preteksi ishte i ditur, njejte sikur i juaji: "Nuk keni siguruar leje nga organet kompetente"??! E kam provuar disa here si "TITIST", "KOMUNIST"... si te doni merreni kete DAJAK. Nuk e di per ju?
Unë z. pushtetar i nderuar, jam pridi i një aktivisti "axhami"  qe ju me histeri ata i quani me disa nocione te arsenalit tuaj histerik.
Sa keni kohe qe te merreni si drejtor i nje institucioni komunal me vizitat dhe polemikat ofenduese neper FORUME ne internet , me mire eshte qe te filloni si qeveri te punoni dicka...
UNE JAM, zoteri i nderuar, ADNAN ABRASHI, kurse djali im eshte ARTAN Abrashi. Gjenetikisht kemi ca pedigre dhe kultur disa shekullore ...e dini cka eshe PEDIGREA, a po?
Djali im është një fëmijë tejet i edukuar, e ne rend te pare me binje dhe ideologji atdhetare (se paku unë mendoj ashtu) dhe, ai, asnjë veprim nuk bën pa qen ne,si prinder te tij te njoftuar për atë se, ku kah shkon dhe çka bene.... Eshte student ne Prishtin dhe ka nje note mesatare 9
Mua, ai femij "axhami", ate dite  me tregoi se del ne qytet dhe shkon te hapi një ekspozite me fotografi te levizjes "VETVENDOSJE". Hapja e ekspozites ne "KEJ-in" e Lumbardhit është një aktivitet kulturor dhe unë e lejova te shkoj, besa, pranoj se edhe me erdh mirë.
Merrni me mend kur pas 6 ore, ai me ftone ne telefon dhe me tregon se është i burgosur nga policia??! Haj medet haj...?!!
Djali im shkoi në një ekspozite e ai burgoset nga policia...Si e komentoni ju këtë?!!
Qe te jetë edhe me drastike, shikoj lajmet e mbrëmjes ne TV dhe ne ate reportazh shoh brutalitetin e intervenimit policor ...shoh femiun tim qe ngrehet zhagas nga policia...
Cka mendoni, si është ky përjetim i imi si prind?? Me thuani nëse jeni prind dhe keni femij???
Edhe nje here po e perseris qe te jemi te qarte: femiun tim unë nuk e kam leshuar ne aktivitete kriminele por ne HAPJEN E EKSPOZITES, i nderuar ligjekzekutues...!!!
Mos te ju shpalosi me tutje ne këtë forum se sa telefonata morra nga bashkeqytetaret e mij atë ditë. A e dini se si ju kanë quajtur keta njerez (shumica partizan dhe militant te PDK-se), me çfarë emra ju kanë cilsuar ata kur bisedonin me mua dhe me ngushllonin për burgosjen e djalit tim, ma mirë mos t'ju them fare se do të mendoni se i kam tridhuar ato fjale ofensuese...???!!!
Unë, i nderuar EKZEKUTOR I LIGHJIT, me profesion jam jurist dhe e di se çka është ligji dhe zbatimi i saj. Por, si njëfarë juristi, thuaja i deshtuar ne profesion, e njoh mire një institucion juridik qe ne moment te caktuar mundeson perjashtimin e ekzistimit te ndonjë paligjshmerije: Ky institucion është: "RREZIKSHMERIA E VOGEL SHOQERORE E VEPRES QE KRYHET"
Sa ka pas rrezikshmeri shoqërore hapja e një ekspozite ne qytetin e Prizrenit...e treguat ju atë ditë...ku edhe vete me pasion jepshit deklarata para kamerave TV.
Vetëm disa ditë pas intervenimit "te ligjshem",  "te ndershem dhe njerëzore", sipas jush, ne në Prizren patem  "KARABASHIN" tradicional (05.05.2008.
Unë i nderuar ligj-egzekutues, ate dite duke dale nga shtepia as qe kam mund te shkoj nga shtëpia ne  Qender te qytetit, permes rrugeve  nga "TEZGAT", eksponimet të ndryshme te mallit te dyshimte, pa asnje standard minimal higjienik dhe me afat te skanduar,  ekspozita tyrlifare etj....të gjitha këto cudira ishin ne mes te rrugës dhe kurresesi nuk mund te kalonte as udhetari i rastit...e lere me automjeti
A thua te gjithe keta kishin leje z.ekzekutues im i devotshem dhe i degjueshem i ligjit??!
Me 11 maj 2008, një shtet fqinj, sigurisht pa lejen e juaj , ka paralajmeruar edhe hapjen e vendvotimeve te zgjdhjeve të tyre ne Prizren???
I lutem Zotit (sigurisht se bashku me ju dhe gjithe te tjeret) qe ata mos te vijnë dhe mos t'i mbajnë këto zgjedhje, por nëse do t'i mbajnë, me padurim pres te shoh reagimin e juaj ne zbatimin e ligjshmerise...
Shkrimi i juaj TRANSPARENT ne këtë paraqitje te këtij forumi kryhet kështu: ..."ky është pushteti, andaj rerspektoje nëse don te ju respektoj pushteti juve,përndryshe nuk do të kalosh mirë,./..PERDRYSHE NUK DO TE KALOSH MIRE...PERDRYSHE NUK DO TE KALOSH MIRE... Nuk di si i quani ju këtë metote...jepjani emrin vete. Mua me duket si KERCNIM, a po?
Une kete reagim te juajin s KECNIM, e kam incizuar dhe e ruaj per ditet me te mira.
Sido qe te jetë, ju përshëndes dhe, meqë jeni bashkeqytetar i imi, do të kemi rastin sigurisht te takohemi. ne ate takim sigurisht miqesisht dhe pa urrejtje do t'i shpalosim haptas dhe ne mënyrë shoqërore disa kundershti mendimesh qe i kemi?! Fundja jemi shqiptar, a po? Fundja kejo eshte DEMOKRACI, a po? Shprehja e lire e mendimeve, a po?...
Ju petrshendes.
Me nderime dhe respekt,
Adnan Abrashi

#3 ne: 09-05-2008, 01:51:05
shkrimi i juaj, aspak nuk me indinjoi  mua,si drejtor i drejtorait te inspektorateve n; K.K Prizren.
I nderuar kalama Abrashi,adhurues i "Xheparacave" dhe i edukuar nga ish xheparoshat,shum gabim e ke ,kur thua stalinist.Një fjale e till nuk është përmendur ne familjen time e as nga unë asnjeher,andaj nuk me le pershtpypje,por njerëzitë sikurse ju,te edukuar dhe te frymezuar ne frymën staliniste,titiste e komuniste besa edhe sllaviste,tani e perdorni me nostalgji këtë fjal, s'ka problem, ne jemi demokrat dhe mund te flitni çka te doni.Ju femij te nderuar dhe te respektuar,kuptojeni niher e përgjithmonë se duhet te ekzistoj një fare regulli dhe rendi shtepiak,e lere me të mos ket regull ne shtet,ne te nderuar zoteri ,e kemi formuar shteitn dhe jemi zotuar se do ta mbajmë,por njerëz sikurse ju nuk kontribojne ne mabjtjen e shteit,andaj nuk mund te lejojmë qe me veprime te tilla ta injoroni institucionin,për te cilin dikush ka dhënë  gjithqka qe ka patur,e tash në vend se ju ta trashegoni dhe ta shijoni këtë liri dhe demokraci, ju e dhunoni,demokracia është pikërisht "respektimi i ligjit ne mënyrë te ndersjellet ",e jo ju femij ta neperkembeni këtë demokraci.
Nuk jeni ju ata qe mundeni te na veni kushteve neve o kolopuqa,por ju duhet te i respektoni regullat.Un ,ju thash se nuk keni leje nga drejtoria për kulturë rini dhe sport,andaj nuk lejojet një gjë e till,shkoni ne drejtori dhe pajisuni me leje, çdo gjë ne regull, mirë, si duket,ju padrona te mëdhenjë,nuk doni ta njihni as drejtorin as komunen e as policin, e di  ,kalama abrashi se nuk te pëlqen ta njohësh këtë polici dhe pushtet se ndoshta aj i para dhjetë viteve ka qenë ma i favorshem për ju, por ja qe ,zoti na ndimoh dhe ne e kemi pushtetin tonë,te pëlqen apo jo ,ky është pushteti, andaj rerspektoje nëse don te ju respektoj pushteti juve,përndryshe nuk do të kalosh mirë,

Arsyja qka me shtyni me ta citu qet koment eshte qka njw njeri injorant si ti me pas qekaq pushtet eshte per me dal me bertit edhe mu tranu a din pse se ka plot papaka si ti qeshtu me pushtet qka skan fije kulture qka mendjn qka me forc bohet gjithqka nuk eshte se pe mbroj vetvendosjen ose abrashin.Nuk kam hiq simpati per vetvendosjen amo ne demokraci ka drejt gjithkush me protestu pamarr parasysh a i pelqen a jo pushtetit ose (Klaneve qka keni kriju) Ky eshte pushteti andaj respektoje   se perndryshe ti je edhe ligji edhe maliqi ncncncnc Skom kurgjo personale me ty ..Amo a din qka po ma plas zemren se ka shum si ti..Zoti e ndihmoft Kosoven.

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 09-05-2008, 14:35:09
Përshëndetje z.Adnan Abrashi,
Ajo çka më shtyri të shkruaj këtu është përkrahja ime dhe e shumë bashkëkombasve tonë që të bardhën e shohin bardhë, e të zezën zi.
Lexoj shkrimet tuaja në gazeta por edhe në internet. Më pëlqejnë shkrimet tuaja; artikulimi i saktë dhe me vend. Ju uroj suksese të mëtejme dhe guxim të vazhdueshëm njëkohësisht, si deri më tash.
...Sa i përket polemnikës me këtë "politikanë - zyrtarë lokal", nuk ia vlen të komentohet. Shihet pregaditja e tyre shkollore dhe kulturore.
...Populli ynë shqiptar në Kosovë në zgjedhjet e kaluara u tregoi kartonin e kuq kësaj "klase politike" me mosdalje në zgjedhje.
Me vetëm 30% zgjedhës në votime, dhe me vetëm 30% të votave kjo qeveri përfaqëson vetëm një pakicë të vogël në Kosovë. Pra lirisht mund të themi se është jolegjitime.
...Më tepër nuk ia vlen të diskutohet për këta "politikanë", shumica e të cilëve nuk e dinë për çka janë aty ku janë!

Temat e fundit