Aty ku vendi i punes fitohet me tender a me lidhje - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Aty ku vendi i punes fitohet me tender a me lidhje

Aty ku vendi i punes fitohet me tender a me lidhje

· 2 · 958

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-05-2009, 18:06:50
Në postën e komunës u shpall konkurs për një vend pune. Në fakt  vendi i punës ishte dhënë me tender joformal para se të shpallej konkursi, por procedura ligjore duhej respektuar, e duke u nisur nga kjo, do të mbusheshin shumë formularë, do të thirreshin njerëzit në intervista, e në fund gjithaçka do të hidhej në shportën administrative të mbeturinave.  Gjithaçka do të bëhej me ligj e pa ligj, gjegjësisht ligji do të shërbente si mburojë e paligjshmërisë. Ofertuesi më i mirë, ai që kishte dhënë para, do ta gëzonte vendin e punës, dhe atë pavarësisht njohurive.
E ky, nuk është një rast, ky është një fenomen. Që të punësohesh në administratën shtetrore duhet të kesh para ose lidhje. Kush nuk i ka këto të mos mbush formularët. Së pari duhet të fitosh para në cilëndo rrugë. Të lejohet edhe të marrësh borxh, me rëndësi është që kur të konkurosh, të kesh çka të ofrosh, se nuk të shikon kush çka ke në kokë por çka ke në gjep, e kjo është edhe më praktike. Ose të kesh lidhje, të lindura a të fituara. Të dish të pozicionohesh e të rreshtohesh në shoqëri. Të dish kush e ka gjithëmonë mirë. E jo vetëm të dish por edhe të punosh për atë që e ka gjithëmonë mirë. E kur të i plotsosh këto kushte trokit në këtë shtet të privatizuar se do të të hapet dera.
E rregullat kanë edhe përjashtime. Nganjëherë punësohen edhe njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet praktike të punësimit , por megjithatë avancimi i tyre është një pikëpyetje e madhe, e nëse këta arrijnë të avancohen atëherë është pikëquditëse e madhe dhe ky rast duhet të hetohet.
E duke përdorur kushtet praktike të punësimit janë punësuar shumë njerëz, janë dhënë grada shkencore e administartive, i janë vënë themelet e shtetit, paçka se mbi baltë e me baltë, ky shtet ka themele. Themelet e këtij shteti janë armata e të punësuarve, tek të cilët njohuritë dhe cilësitë njerëzore nuk ishin kërkuar, kështu që edhe mund të mos i kenë.
E pushtetarët tanë nuk e konceptojnë shtetin si diçka që duhet të vazhdoj të funksionojë e të ekzistoj edhe pas tyre e pas nesh. Ata punojnë për vete por jo edhe për fëmjët e tyre, sepse edhe sikur tu lësh fëmijve miliona, mundësia për të i hargjuar ato është e madhe, e gjithashtu edhe pamundësia që shteti të ju ndihmoj do të jetë e madhe, për arsye se një shtet i ndërtuar keq, me themele të vëna keq nuk mund të reagoj ndryshe veqse keq.
Nejse, këto janë gjëra hipotetike, por e tanishmja nuk është hipotetike. Paratë që derdhen dhe lidhjet e degëzuara brenda shretit por jo edhe për interes të shtetit janë të vërteta si buka që e hamë.  Të mos e paragjykojmë tërë administratën shtetrore , por është mëse e sigurt që me mijra vende pune e gradime të çfardollojshme janë bërë me tendere joformale a me lidhje, e të mos flasim pastaj për tenderët që edhe emrin e kanë tender. Se flitet që .....
E çfarë po them dhe unë, se këto gjera i dini dhe ju, se dhe ju flisni gjuhën time. E në mos e paqit parë zjarrin keni parë tymin.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 13-05-2009, 21:03:40
H75 e trishtueshme eshte vertet nje realitet i hidhur edhe ketu ne Shqiperi.
E te mendosh qe me keta njerez do "ece vendi perpara", me njerëz qe nuk e meritojne por sepse japin rryshfete e kane miq apo jane militante partiak qe cirren mitingjeve te njeres apo tjetres parti.
Ne çdo institucion ke te besh, pra perballesh me njerëz te paafte e te pa kualifikuar per punen qe bejne. Me ka ndodhur shpesh te jem pjese mbledhjesh me keta njerez dhe perfaqsues te huaj dhe sinqerisht me ka ardh shume turp qe perfaqsohemi nga njerez te tille qe bejne shtetin qesharak jo vetem ne syte e mi e te kolegeve te mi por edhe te nderkombetareve qe vijne per te dhene ekspertize dhe u duhet te bashkepunojne me keta njerez te paafte profesionalisht.Ska ndalizohem vertet.

Temat e fundit