BB, mbyllet sot votimi për anëtarësimin e Kosovës - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

BB, mbyllet sot votimi për anëtarësimin e Kosovës

BB, mbyllet sot votimi për anëtarësimin e Kosovës

· 2 · 594

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 03-06-2009, 10:49:33
Anëtarësimi ne Bankën Botërore, me qendër në Nju Jork ndihmon se tepërmi hapjen e mëtejme të rrugës së Kosovës për anëtarësim në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

NJU JORK- Sot duhet të përfundojë votimi për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, duke e rrumbullakësuar kështu një proces formal e që do të zyrtarizohet me një votë nga ana e Guvernatorëve të Bankës.

Kusht për anëtarësim në Bankën Botërore ishte edhe anëtarësimi paraprak në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa një kusht tjetër qe edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës i ligjit për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.

Anëtarësimi në Bankën Botërore do të përfshijë edhe organizmat e tjerë që janë në Bankën Botërore, si Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar e të tjera. Ashtu si edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, anëtarësimi ne Bankën Botërore nuk kushtëzohet me anëtarësim paraprak në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por e ndihmon se tepërmi hapjen e mëtejme të rrugës së Kosovës për anëtarësim në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

Banka Botërore është krijuar në dhjetor të vitit 1945 dhe ashtu siç e thotë edhe emri i saj, ajo është një bankë ndërkombëtare që ofron ndihmë financiare dhe teknike vendeve në zhvillim dhe si mision të saj të deklaruar ka zvogëlimin e varfërisë.

(s.g/BalkanWeb)

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-06-2009, 10:52:43
Rexhepi: Kosova nga nesër anëtare e Bankës Botërore

PRISHTINE- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi deklaroi sot se Kosova do të merrë votat e nevojshme për tu bërë anëtare e Bankës Botërore(WB), nga po ato vende që votuan pro anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Votimi pritet të përmbyllet nesër, ndërkohë që duhet më shumë se një javë që të zyrtarizohet rezultati përfundimtar.

Ashtu siç paralajmëroi anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Guvernatori Rexhepi paralajmëroi sot edhe anëtarësimin në Bankën Botërore.

“Kam informacione mjaft të sakta. Kjo çështje do të kryhet me sukses duke e marr parasysh se procesi i votimit për Fondin Monetar Ndërkombëtar ka shkuar në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme, të njëjtat vende do të votojnë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore” theksoi Rexhepi.

Rexhepi deklaroi se anëtarësimi në Bankën Botërore, do të krijojë lehtësira në marrjen e kredive, do të krijojë siguri edhe më te madhe për investitorët e huaj në Kosovë .

(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Temat e fundit