ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN

ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN

· 5 · 1856

  • Postime: 13
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-05-2008, 22:59:14

1. HYRJE

Se në çfarë mase identiteti ka filluar të dominojë në vëmendjen tonë, është evidente edhe në mënyrën se si i trajtojmë ne individët. Kur mendojmë për një person i cili vjen nga një shtet tjetër, ne jemi të pirur që të mendojmë për atë, para se gjithash në kontekstin e kësaj, duke u përjashtuar më këtë rast karakteristikat tjera të cilat mund të kenë të bëjnë më shumë me personin. Nëse, për shembull, e njihni një inxhinier danez, me emrin Ole, dhe kërkohet nga ju që të thuani shpejt, me një fjalë, se çfarë është Ole, ka shumë gjasa që do të thoshit: "Danez". Një përgjigje tjetër do të ishte "mashkull". Ole është një inxhinier dhe do të duhej të thotë mjaftë për të; por jo shumë njerëz do të zgjidhnin këtë, në vend të kombësisë për ta etiketuar atë. Ai do të mund të ishte i gjatë apo i shkurtë, sharmen apo i ftohtë, i diplomuar; megjithatë shumica e njerëzve të cilët e njohin atë, do ta karakterizonin si danez. Kjo nuk ka shumë logjikë, meqë po thuajse të gjitha gjërat tjera të përmendura, do të tregonin më shumë për personalitetin e Ole-s, se sa që tregon fakti që ai është danez. Kjo nuk është rezultat i logjikës, por i një fiksimi tanë modern me identitetin dhe shtetin e tij.

Në rast se keni jetuar ndonjëherë jashtë vendit, do të keni vërejtur këtë dukuri në mënyrë mjaftë të dukshme. Shumica nga ne, zakonisht nuk mendojmë për vetën në aspektin e vendit të cilit i takojmë. Por, kur qëndrojmë në një vend tjetër, menjëherë vendi i jonë bëhet aspekti më i rëndësishëm i identitetit tonë.

Kanadezet që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Evropë, fillojnë të mendojnë shumë për vetën si kanadez, se sa që bënin më herët; nigerianët që studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, befas fillojnë të ndihen si nigerian; amerikanët që jetojnë në Evropë, Azi apo Afrikë befas fillojnë të ndihen dukshëm si amerikanë dhe kështu më radhë. 

Ne pamë se ka mjaftë gjëra të cilat do të mund të thuheshin për Ole-në, në rast se do ta karakterizonin atë si i gjatë, i diplomuar; në vend se të themi "danez", siç do të bënin shumica e njerëzve dhe rezultati i këtij fiksimi tanë paradoksal është se shumica e njerëzve i kushtojnë më shumë rëndësi identitetit të tij.

a). KORNIZA TEORIKE

Tema në këtë punim që do të punohet është një temë e cila përfshinë çështjet rreth identiteti kosovar, duke e vendosur si një protagonist kryesor dhe duke krahasuar me identitetin kombëtar si dhe duke mos lënë anash edhe identitetet tjera. 

- METODOLOGJIA E PUNËS

Për studimin e kësaj teme; të çështjes së identitetit kosovar, janë përdorur metoda hulumtuese, analitike dhe krahasuese. Ky punim do të jetë tredimensional (tre pjesësh).

Në pjesën e parë është paraqitur hyrja e temës, korniza teorike e cila do të shpjegojë objektivat e punimit, dmth. metodologjinë e punës në këtë studim, materialet që janë shfrytëzuar për këtë temë. Pastaj shpjegimin dhe analizimin e teorisë së identitetit si dhe llojet e tij.

Pjesa e dytë e këtij punimi do të përqendrohet sidomos rreth çështjes së identitetit kosovar, duke u nisur nga e përgjithshmja drejt të veçantës (metoda e deduksionit), dmth. çështjes së identitetit kosovar në përgjithësi e deri tek studimi i tij në Gjilan. Gjithashtu, do të përfshihen edhe çështja e identiteti kombëtar shqiptarë si dhe format e ndjenjës kombëtare. Kjo pjesë do të mbështetet në bazë të literaturës së konsultuar, nga intervistat me liderin e mesëm që janë bërë si dhe nga materialet e marruar nga interneti.

Pjesa e tretë dhe e fundit ka të bëjë me një shembull: Identiteti, qenia më e rëndësishme. Në këtë shembull shtjellohet problemi dhe rëndësia e identitetit ( identitetit individual dhe familjar). Kjo ka të bëjë më shumë në aspektin social, mirëpo do të hy në punë dhe do të na ndihmojë në krahasimin dhe hulumtimin e çështjes së identitetit kosovar, si një çështje historike dhe politike. Ky shembull ka të bëjë rreth krijimit të identitetit tim.

- MATERIALET

Në punimin e kësaj teme janë përdorur literaturat të autorëve bashkohor. Si literatura bazë që janë shfrytëzuar janë: "Gjaku dhe Përkatësia" e Micheal Ignatiff, pastaj "Kombet dhe Nacionalizmat që nga 1780 - ta" e Erik Hobsbuan, pastaj "Përplasja e identiteteve" e Muhamedin Kullashi si dhe Amin Maalouf  "Etnonacionalizmi në Evropë".

Gjithashtu për këtë temë janë përdorur edhe literatura shtesë për çështje të veçanta. Njëherit edhe materiali nga intervista si dhe materiale nga interneti. Të gjitha këto materiale të shfrytëzuara për temë, janë marrë në bazë të konsultimit.

2. TEORIA MBI IDENTITETIN

Prezenca e veçorive ose specifikave të veçanta të një grupi në raport me të tjerët, rrafshi i dallimeve, ose i specifikimeve shtrohet në planin e raporteve inter - personal, unë dhe ne. Unë nuk nënkuptohet si egoja, apo alteregoja që janë dënime në psikoanaliza, por unë si individ me veçori dhe karakteristika të veçanta dalluese, por kolektiviteti  im grupor, qoftë fetar, apo kulturor etj, i cili dallon esencialisht prej të tjerëve. Ajo mund të shtrohet vetëm në planin personal, kur flasim për individin, ose atë kur them unë, në raport me të tjerët mund të gjeten karakteristikat e përgjithshme specifike që individin e dallojnë prej të tjerëve dmth. ne të gjithë jemi gjini njerëzore, por kemi specifika të veçanta dalluese p.sh. se brenda për brenda nesh ka njerëz të gjinive të ndryshme, të moshave të ndryshme, mentaliteteve të ndryshme, kulturave etj. 

Identiteti është definuar ndonjëherë si relacion ndaj të tjerëve. Disa autorë janë orvatur të vënë në pah relativitetin e identitetit pikërisht në saje të shqyrtimit të relacionit të tij ndaj identiteteve të tjera (E. Gaufmann). 

Identiteti nuk jepet njëherë e përgjithëmon, ai formohet dhe shëndrrohet përgjatë tërë ekzistencës tonë.  Identiteti është së pari çështje simbolesh, madje çështjesh dukjesh. 

Një përkufizim që shënon shtrirje tredimensionale në kohë të identitetit mund të jetë ky, identiteti nuk është një kategori që ka ekzistuar vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen është një kategori psikike, njëkohësisht është edhe një kategori e së ardhmes. 

a). LLOJET E IDENTITETIT

Në vazhdim do të flasim për këto lloje të identitetit: identitetin qytetar, identitetin etnik, fetar dhe identitetin nacional.

- IDENTITETI QYTETAR

Identiteti qytetar pohon se kombi duhet të përbëhet nga të gjithë ata që pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjuha, etniciteti - i përkushtohet kredos politike të kombit. Ky identitet quhet qytetar, me të drejta të barabarta, të bashkuara në një lidhje patriotike që mbështetet në pjesëmarrjen e barabartë, në praktikat dhe vlerat politike të komunitetit. Ky identitet patjetër është demokratik përderisa ai i jep sovranitet gjithë popullit.

Një identitet i tillë pati sukses si : Britania e Madhe e cila ishte një komb-shteti përbërë nga katër kombe ( irlandez, anglez, vells dhe skocez ), të bashkuara nga një përcaktim më tepër qytetar se sa etnik. Por, pas revolucionit francez dhe amerikan për krijimin e Republikës së Francës dhe Amerikës, identiteti qytetar do të pushtonte botën.

Shumica e shoqërive nuk janë monoetnike; madje edhe kur ato janë, etniciteti i përbashkët në vetvete nuk zhdukë ndarjen, sepse etniciteti është vetëm një nga shumë pretendime për besnikërinë e individit. Sipas identitetit qytetar, ajo që mbanë një shoqëri të bashkuara, nuk janë rrënjët e përbashkëta, po ligji.
   
- IDENTITETI ETNIK

Fjala etnik rrjedh nga fjala e vjetër greke që do të thotë rrënjë, burim etj. Identiteti etnik është njëra prej formave më të përhapura pa të cilat nuk mund të imagjinohet asnjë identitet tjetër.

Sipas antropologut dhe sociologut Anthony D. Smith për etninë potencon se etniciteti i ka rrënjët në mite, kujtime, vlera dhe simbolet e përbashkëta. Një emër kolektiv të përvetshëm, një mitë të një lashtësie të përbashkët. kujtime historike të përbashkëta, asosacioni me një "atdhe" të veçantë, etj.

Feja, gjuha, zakonet dhe kultura nuk janë në gjendje të ndërtojnë të vetme një identitet etnik. Kjo pasi në etnicitet bëjnë pjesë edhe simbolet kulturore të cilat mund të ndryshojnë përherë formën e tyre konkrete, por që kanë funksionin e integrimit të brendshëm të një grupi dhe të kufizimit të tij nga jashtë. 

Identiteti etnik në kontrast më identitetin qytetar, shpall se një individ lidhjet më të thella i trashëgon, nuk i zgjedhë. Është komuniteti kombëtarë ai që i përcakton individin dhe jo individi ato që e përcakton komuniteti kombëtarë.

Ndonëse gjatë historisë janë përdorur forma nga më të ndryshmet për eliminimin apo zhdukjen e grupeve të veçanta etnike nga regjime të ndryshme, por ato nuk kanë pasur suksese p.sh. populli armen arriti ta ruaj identitetin e tyre për gjatë gjithë historisë së tyre, pastaj turqit dhe kurdit sot janë të ndarë në shumë shtete, por kanë mbajtur identitetin e tyre.

- IDENTITETI FETAR

Religjioni është forma më e vjetër e vetëdijes dhe e botëkuptimit të njerëzve përmes së cilës njerëzit mundoheshin të kuptojnë disi natyrën dhe t’i japin kuptim qenies dhe veprimit të vet si dhe marrdhënieve në të cilat jetonin dhe vepronin. Feja gjithnjë nënkupton botën shpirtërore tek njeriu, por gjithashtu nënkupton edhe problemet e strukturës shoqërore. Feja imponohet në jetën e njeriut në shumë forma të ndryshme si p.sh në shumë raste është si objekt studimi në shumë shkenca shoqërore, përdoret si element i kontrollit social, përdoret si objekt me qëllim të përkujdesjes së devijimeve morale etj, ku te njeriu ndjehet si nevojë shpirtërore pa të cilën nuk ka kuptim jeta e njeriut. “Religjioni është pyetja e parë në fëmijëri dhe e fundit në pleqëri”. 

Edhe pse identiteti fetar është i lidhur ngushtë me identitetin kombëtar, identiteti fetar duhet të kuptohet gjithmonë në mënyrë më elastike se sa që njerëzit predikojnë sisteme të caktuara të besimeve, që predikojnë fe të ndryshme, përpiqen ta shpjegojnë identitetin fetar si çështje personale të individit dhe që është e lidhur me integritetin personal të tij.

Identiteti fetar është i karakterizuar me posedimin e disa specifikave që ndërlidhen më shumë në mënyrë e kompletimit të botës, të realitetit dhe fuqisë mbi natyrore që në situata të ndryshme, ajo quhet destinim ndaj fuqisë mbi natyrore, krijuesit, Allahut, zotit etj, që merren epërsi të ndryshme varësisht prej besimeve të ndryshme fetare. Ky identitet është diçka më specifik për arsyeje se identiteti fetar ngërthen në vete elemente të shumta të kulturës. 

Dëshira për të mbrojtur identitetin kombëtar tek shqiptarët ka qenë e madhe. Sipas studiuesit William S. Daeis në veprën e tij, shkruan : "Klerikët i detyronin besnikët e tyre të ushtronin besimin në gjuhën greke dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin". Pra, elementët jogrekë të Perandorisë Osmane filluan të dyshojnë se mos ishte për ta një zgjidhje më e lehtë të përqafonin besimin e sunduesit osman se sa të gjendeshin vazhdimisht në mes të presionit të dyfishtë politiko-fetar". Përqafimi i fesë islame nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ndikoi në ruajtjen e identitetit kombëtar, sidomos në zonat e kërcënuara nga shovinizmi fqinj.

Nacionalizmi shqiptar (shqiptaria) lindi në një mjedis ku ekzistonin identitetet fetare dhe ai u ushqye prej tyre. por kur qëllimet nacionaliste binin ndesh me ato fetare, nacionalistët luftonin pikërisht ato anë të besimit që binin ndesh me qëllimet kombëtare. Vaso Pasha nuk ka qenë ateist, por e kuptonte që në atë kohë shqiptarët duhet te ngriheshin mbi identitetin fetar dhe të përfaqësonin atë kombëtar. Kjo mund të thuhet dhe për kohën tonë. Të jesh mysliman s'do të thotë të jesh arab apo turk, po të jesh katolik shqiptar nuk duhet të mendosh se myslimanët shqiptarë e kanë mendjen në Azi dhe pengojnë integrimin në Evrope. Marrëdhëniet e identiteteve fetare me identitetin kombëtar tek shqiptarët është më e ndryshme se sa te disa popuj tjerë sepse institucionet religjioze nëpër vende tjera paraqiten si institucione bazë për zhvillime politike, e gjithashtu për formimin e identitetit kombëtar modern, përderisa tek shqiptarët kjo marrëdhënie është më e ndërlikuar pasi që ideologët shqiptar të shek. XIX duke u munduar të formojnë një vetëdije kombëtare, uniteti i së cilës duhej të realizohej me tejkalimin e ndarjeve të feve, kështu që institucionet religjioze mbeten në plan të dytë. Megjithatë asnjë regjion i banuar nga shqiptarët nuk është një fetar.   
   
- IDENTITETI NACIONAL

Identiteti kombëtar në mënyrë absolute është forma më e rëndësishme e përkatësive, sa që e përligjë sakrificën në emër të kombit, madje mbrojtjen e kombit përligje edhe me përdorimin e dhunës. Identiteti kombëtar është element më i rëndësishëm nga çdo element tjetër i identitetit personal.

Ajo që bashkonte një komb, që e bënte atë një atdhe, një vend të bashkimit të pasionuar, nuk ishte sajimi i ftohët i të drejtave dhe detyrave të barabarta por karakteristikat etnike të njerëzve, që ekzistonin para formimit të kombit: gjuha, besimi fetar, zakonet dhe traditat e tyre. 

Identiteti kombëtarë është fama më e rëndësishme e përkatësisë sepse ky identitet përzien ndjenjat e njerëzve, në këtë raste ndjenjat mbizotërojnë dhe ato shpesh duhet të flijohen përkundër mbi fuqisë ritmike të jetesës së njerëzve.

Sa i përket identitetit kombëtar mundemi të themi se ai krijohet brenda një procesi të gjatë historik i cili proces zgjatë me vite të tëra. Identiteti kombëtar nuk përcaktohet vetëm nga një faktor, qoftë ai i prejardhjes, gjuhës, i fesë, i traditës etj. por ai krijohet edhe nga vetëpërcaktimi i një individi për një grup etnik si p.sh shqiptarët i praktikojnë tri fe, fejen islame, katolike dhe atë ortodokse por megjithatë janë shqiptar, pra këtu vije në shprehje identiteti kombëtar. Identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë në çdo periudhë kohore, e që nuk do të thotë se identitetet tjera duhet të shtypen apo të zhduken.

Si rrjedhim, nëse pranojmë se identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë i shqiptarëve në këtë kohë që po jetojmë, kjo s'do të thotë se identitetet e tjera duhet të shtypen apo të zhduken. Secili nga ne jeton në një botë komplekse dhe ka një shumicë identitetesh, perveç atij kombëtar. Nëse duan që identiteti kombëtar të jetë më i larti, atëherë atë duhet ta përfytyrojmë si një ombrellë nën të cilin të lejohen të gjallojnë identitetet e tjera si p.sh. politike, fetare, krahinore, brezash, gjinore, profesionale etj. Nëse identitetet e tjera bije ndesh me qëllimet e identitetit kombëtar, atëherë ato duhen luftuar, por vetëm për aq sa bije ndesh dhe jo me shumë.

3. ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN

- Një vështrim i shkurtë mbi themelimin e Gjilanit

Viti i sakët i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është i përcaktuar plotësisht. Në shekullin XVII, Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan).

Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane mund të merret viti 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës, i cili në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehetarë të Ballkanit.

Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar. Gjinajt në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani; aty i vendosën çifçinjtë e vet - fshatarët, të cilët e kanë punuar tokën. Qytetin e themeloi Bahti Beg Gjinolli.

Pra, Gjilani është qytet i krijuar nga familja shqiptare, që janë dëshmia kryesore e identitetit shqiptar, që kanë një gjuhë, kulturë, traditë, veshje të njëjtë me shqiptarët e tjerë të rretheve të Kosovës dhe gjithë trojeve etnike shqiptare pamarrëparasysh se a janë mysliman, katolik apo i takon ndonjë tjetër feje.

b). IDENTITETI NACIONAL SHQIPTARË APO IDENTITETI RI "KOSOVAR"  
   
Ndjenja kombëtare për mua është një proces që fillon me lindjen dhe nuk përfundon kurrë pasi kjo ndjenjë trashëgohet nga brezi në brez. Ndjenjën kombëtare secili prej nesh e përjeton në mënyrën e vet dhe është pjesë e qenies njerëzore që ne përfaqësojmë.

Nga opinionet e të intervistuarve gjilanas, mund të theksojmë dy gjëra; e parë është ajo se shumica e të intervistuarve mbrojnë dhe përkrahin teorinë e identitetit kombëtarë shqiptar. Ndërsa e dyta është ajo se edhe krijimin e identiteti të ri kosovar në një farë mënyre e pranojnë si një gjë e cila do të simbolizonte vetëm shtetësinë e Kosovës, e jo përkatësin kombëtare si kosovar, por si shqiptar.

Në pyetjen se çka mendoni për identiteti e ri kosovar dhe në qoftë se Kosova bëhet e pavarur, cilin identitet do ta kemi; atë shqiptar apo kosovar? Njeri nga të intervistuarit mendon se identiteti kosovar për shtetësinë e Kosovës është i arsyeshëm, por gjithsesi dhe pa kushte të figurojë edhe përkatësia kombëtare, pasi që Kosova mendohet të jetë një shoqëri e hapur dhe demokratike.
   
- Çdo të thotë të jesh shqiptar?

Pikë së pari është e vështirë të themi se ekziston "identiteti kosovar",  sepse neve që të tjerët njerëz na quajnë "kosovar", është ajo se Ne jetojmë në vendin apo krahinën me emrin Kosovë, mirëpo, Ne jemi shqiptarë. Shqiptarët mund te thërrasin njëri-tjetrin pa të keq me emërime vendesh apo krahinash, si shkupjan, kosovar, tiranas, preshevar, tetovar etj, por këto nuk ngrihen në bazë "identitetesh", por ngrihen në bazë vendesh apo krahinash.

Çfarë përmban në vetvete identiteti kombëtar shqiptar?

Një nga elemente kryesore që përmban në vetvete identitetin kombëtar janë:
   - Gjaku
   - Toka
   - Gjuha
   - Historia
   - Tradita

- Gjaku është mbartësi i shpirtit i çdo qenie të gjallë, ashtu siç është mbartësi i shpirtit të një kombi. Kombi shqiptar ngrihet mbi gjakun shqiptar, që kaq shumë veta e kalojnë pa i kushtuar rëndësinë e duhur.

- Toka është trupi i një kombi. Një trup i cunguar, do të thotë një komb i cunguar. Për gati një shekull, shqiptarët u ndanë, pushtuan, robtuan nga të tjerët. Koha e vuajtjeve është e gjatë dhe pasoja më e rëndë e tij, ishte goditja në ndërgjegjen kombëtare. Pa një trup te shëndoshë, shqiptarët nuk do te mund te bëjnë qoftë edhe një hap në rrugën e aspiratave të tyre kombëtare.

- Gjuha është zëri i shpirtit të një kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen që flasin, dhe gjuha jonë shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të vetë njerëzimit. Pasuria më e madhe që prindi shqiptar i le fëmijëve të vet, është gjuha shqipe pasi ajo gjuhë është gjuha që foli babai, gjyshi, stërgjyshi ... e më dhjetëra breza para. Kjo gjuhë na veçon nga popujt e tjerë dhe flet për madhështinë e shpirtit të shqiptarit. Pa të, do të ishim një popull me një të shkuar të panjohur, dhe me një të ardhme të pasigurt.

- Historia është testamenti i një kombi. Historia shqiptare i përngjan shume historisë së vuajtjeve biblike pasi kohërat e vuajtjeve të popullit shqiptar kanë qenë të gjatë. Por në vend që këto vuajtje te dobësonin aspiratat e shqiptareve, ato janë rritur e lartësuar.

Dhimbja të burrëron. Vetëm pas gati një shekulli të ndarë, Kosova sot është e lirë duke vënë kështu në vend një padrejtësi shekullore që rëndonte mbi të gjithë shqiptaret. Një popull që nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugën e drejtë që duhet të ndjek.

- Tradita është bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita mëshirohet në sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, luftë, dasma, vaje, nga një vend apo krahine në tjetrën. Duke qenë një popull i moçëm. Shqiptaret kanë akumuluar në vitet e ekzistencës së tyre një traditë sa origjinale edhe te pasur.
   
Tradita zbukuron karakteret e çdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh dhe na fal hijeshi në sytë e popujve te tjerë. Ky është ai thesari që popujt e tjerë na e lakmojnë, kurse në shqiptarët shume pak e vlerësojmë. Trashëgimia jonë kombëtare përbëhet pikërisht nga këto tradita që brezat aktual duhet tua kalojnë brezave të rinj.

Format e ndjenjës kombëtare

Dashuria ndaj gjithçkaje dhe ndaj kujt do nuk shprehet vetëm me fjalë, por me vepra. Ne këtë pikë dua te flas pak pasi ekziston një mentalitet paksa konfuz për sa i përket patriotizmit dhe nacionalizmit që janë bij të ndjenjës kombëtare. Është kjo ndjenjë që të bënë patriot e nacionalist. Të jesh patriot nuk është e njëjta gjë me të qenit nacionalist. Pavarësisht se kanë një nënë, midis të dyjave ka dallime te mëdha.

Nacionalizmi

Nacionalizmi e kthen përkushtimin ndaj kombit në parime ose programe. Në këtë mënyrë, ai përmban një përmasë të ndryshme nga ajo e patriotizmit të thjeshtë, i cili mund jetë përkushtim ndaj vendi ose kombit tënd pa ndonjë plan veprimi politik.

Nacionalizmi ndërtohet mbi trimërinë, sakrificën dhe vetëflijimin e jetës për të mbrojtur interesat kombëtare. Sa herë që interesat kombëtare që janë të shënuara më lart preken nga interesa të huaja, në vend zgjohet ndjenja nacionaliste që të bënë të rrëmbesh armët e të dalësh në mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit në historinë tonë shqiptare është lufta jonë në Kosovë.

Luftën askush nuk e do, por kur gjithçka tjetër dështon, ajo është mjeti i fundit për të mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr në pah trimërinë dhe ndjenjën liridashëse të një kombi. Ne shqiptaret jemi një popull shumë krenar pasi asnjëherë në historinë tonë mijëra vjeçare nuk na kanë munguar strategët dhe heronjtë që kthehen në figura kombëtare.

Nacionalizmi gjithashtu është i verbër pasi që lufta gjithmonë në themel të saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt të saj ka shkatërrimin. Jo pak herë nacionalizmi është përdorur nga njerëz te veçantë për të mashtruar dhe përdorur një popull për qëndrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, pastaj Millosheviqin etj. Ajo që dua te them është se nacionalizmi duhet gjithmonë mbajtur në frena.

Patriotizmi

Patriotizmi është përcaktuar gjithmonë si dashuri për atdheun ose gatishmëri për të mbrojtur interesat e atdheut. Si i tillë, patriotizmi nuk ka nevojë  për një program veprimi; ai nxit dhe zhvillon nacionalizmin, por nuk është gjithmonë nacionalist. 

Patriotizmi është ndjenja më e kulluar që lind si pasojë e shkrirjes së ndjenjës së dashurisë dhe urtësisë që ekziston në një popull. Kjo ndjenje të bënë të vuash shpirtërisht sa herë që populli yt vuan, të gëzosh me gjithë shpirt sa herë që populli yt gëzon paqe dhe prosperitet. Të bënë të vrasësh mendjen se si tu vish në ndihmë sa më mirë vëllezërve të një gjaku. Të shëron e lehtëson dhimbjen ashtu siç ta fal edhe optimizëm atëherë kur e ardhmja e një kombi është më e errët dhe e pasigurt se kurrë.

Populli shqiptar është një popull i vuajtur që ka sakrifikuar shumë jo vetëm për vetveten por edhe për mbarë njerëzimin. Vuajtja të lodh trupin por të lartëson shpirtin dhe është pikërisht ky shpirti shqiptar që secili nga ne mbart e ushqen. Është pikërisht ky shpirt që na bënë të duam njëri-tjetrin edhe pse vijmë nga vende dhe krahina të ndryshme si kosovar, shkupjan, preshevar, Tiranës, edhe pse kemi fe të ndryshme, edhe pse flasim shqipen në dialekte te ndryshme, edhe pse historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë. Por siç thotë një fjalë e urte popullore: "Gjaku ujë nuk bëhet!" dhe në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virtytet më të larta të një kombi.

Rrjedhja e ndjenjës kombëtare është një proces që krijohet nga familja, historia, realiteti, misioni etj. andaj kjo ndjenjë është e veçantë për çdo popull, ashtu edhe për ne shqiptarët.

4. SHEMBULL : IDENTITETI, QENIJA MË E RËNDËSISHME

Uni ideal është pikërisht ai që krijon identitetin personal (Peter Burke). Identitetet janë shfaqje e karakteristikave individuale.

Në këtë shembull do të shpjegohet rëndësinë e identitetit, duke bërë krahasimin e identitetit (identiteti individual dhe familjar me atë të identiteti kombëtar dhe kosovar). Dmth. duke e shpjeguar kështu:  identiteti individual dhe familjar do ta shpjegoj në bazë të jetës time personale. Unë qysh në moshën një vjeçare jam falur nga prindërit e mi tek gjyshi dhe gjyshja (baba dhe nëna e mamit), për arsye se nuk kanë pasur djalë (tradita tek shqiptarët që mashkulli është trashëgimtar). Aty jam rritur, kam fituar një identitet të cilën e kam fituar nga prindërit e adoptuar (gjyshi dhe gjyshja), ky ka qenë identiteti familjar nga të cilët e kam fituar.
   
Identiteti familjar është i lidhur edhe me prejardhjen e përbashkët ose gjakun. Studimet sociologjike për përkatësin familjare se fëmijë motrës, përkatësisht fëmijët e të dy nënave në pikëpamje të gjakut janë më afër se sa dy xhaxhallarëve, për arsye se këtyre gjendjeve patologjike që krijohen frustrimet, projeksionet dhe halucinacionet fiktive sociale. Këto tri forma destruktive paraqiten në sferën e identitetit familjar, prodhojnë të shumtën e rasteve gjendje tepër të rëndë që mund të konteston shpërthim ose zhvendosje të identitetit të imagjinuar, të spastruar dhe identitetin e humbur. 

Mirëpo, kur e kam kuptuar se kush janë prindërit e mi biologjik, atëherë kam filluar që identitetin që e kam fituar nga ata që më kanë adoptuar, ta kuptoj si një identitet i krijuar apo i fituar, ndërsa identitetin tim me prindërit biologjik e kam kuptuar si një identitet të vërtet, një identitet që ka një rëndësi për mu sepse ata janë prindërit që më kanë lindur me një identitet i cili është i trashëguar (origjinal) e jo i fituar apo krijuar. Mirëpo, edhe ata që më kanë adoptuar kanë qenë pjesë e familjes dhe gjakut tim.

Nga kjo mund të kuptojmë se te identitet familjar është gjithmonë se në të gjitha situatat njeriu është i pirur si individ që të kthehet nga rrënja e tij.

Përmes këtij shembulli jam munduar të tregojë se rëndësi më të madhe ka identiteti kombëtarë shqiptar se ai kosovar. Duke u bazuar në atë se individi lidhjet e veta i trashigon e nuk i fiton. Pra, identiteti kombëtar shqiptarë është i trashëguar brez pas brezi, nuk është i fituar e as i krijuar, sikurse identiteti kosovar, i cili është një proces që po krijohet, mirëpo vetëm në aspektin e shtetësisë së Kosovës e jo si një përkatësi kombëtare.

Për fund mund të them se identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë në çdo periudhë kohore, e që nuk do të thotë se identitetet tjera duhet të shtypen apo të zhduken.

5. KONKLUZION

Në fund të këtij punimi mund të konstatojmë disa përfundime  të cilat mund të jenë relative. Mund të konstatojmë se ishin dy çështje të këtij punimi; e para ishte rreth analizimit, krahasimit dhe studimit të identiteti dhe llojeve të tij, ndërsa e dyta ishte studimi i çështjes së identitetit kosovar e sidomos atij në Gjilan.

Gjithashtu, në këtë punim do të theksojmë edhe tri elemente të rëndësishme të këtij studimit shumëdimensional; e para ishte elementi historik pra, lashtësia e banueshmërisë së kësaj krahine nga shqiptarët dhe kontinuiteti historik i ekzistimit të saj, paraqet entitet, dmth se identiteti kombëtarë shqiptar është një nga identitetet të cilin qytetarët shqiptar e Kosovë e identifikojnë vetën e tyre; e dyta ishte elementi etnik, ku sipas të cilit populli shqiptarë i Kosovës është ai që vetëvendos dhe të bartë nëpër kohëra dhe procese të ndryshme identitetin e tyre kombëtarë që ka vlera etnike duke përfshirë gjuhën, kulturën, traditën dhe kjo e drejtë e tij buron nga të banuarit dhe shtrirja kompakte në shumicë në atë territor; dhe elementi tretë është elementi politik dhe social, këtu mund të theksojmë: llojet e identiteteve, raportet ndërmjet identiteteve, pastaj rreth krijimit të një identiteti të ri "kosovarë" si dhe roli i identitetit kombëtarë dhe rëndësia e tij, për një popull (rasti i popullit shqiptar të Kosovës).

Pra, mund të konstatojmë se krijimi i identiteti është një proces shumë i gjatë historik, është kategori që ecën me kohën dmth është dinamik, ai jepet njëherë e përgjithmonë, ai formohet dhe shëndrrohet për gjatë tërë ekzistencës sonë, por në fund mund të themi se identiteti është një dhe ne jetojmë si një të vetëm.
   
Nga ky studim kam përfituar një eksperiencë të mirë dhe jam furnizuar me ide të freskëta nga autorët e ndryshëm për identitetin, llojet e tij, pastaj krahasimin ndërmjet përkatësive të ndryshme etnike, etj

Pasi shpreha më lart botëkuptimin tim më pak fjalë mbi këtë temë, do të mundohem që të jem sa më praktik dhe aktual që ato që thashë më lart të mos ngelen vetëm fjalë, por burim inspirimi për të shprehur me vepra përkushtimin e secilit prej nesh karshi popullit dhe kombit shqiptar.


6. Bibliografia

Ignatieff, Micheal."Gjaku dhe Përkatësia". Botoi DITURIA 2000. Tiranë.
Hobsbaum, Erik."Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a".Botues Fatmir Toçi,shtëpia botuese TOENA. Tiranë, 1996.
Altermatt, Urs."Etnonacionalizmi në Evropë".Phonix. Tiranë, 2002.
Kullashi, Muhamedin."Përplasja e identiteteve". Botoi, Dukagjini, Pejë, 2003.
Maolouf, Amin. "Identitetet vrastare". Shtëpia botuese dhe e komunikimit, Tiranë, 1998.
Rexhepi, Fehmi."Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Botues Instituti i Historisë. Prishtinë, 1998. fq. 15-24.
Daeis, S.William."Historia e vogël e Lindjes së Afërt". New York, fq.211-214.
McLean, Iain."Fjalor Politik". Botues, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, 2001.fq. 375-424
Goodin, E. Robert and Hans-Dieter Klingeman(eds)."A New Hondbook of Political Sience".(Oxford: Oxford University Press, 1998) Pjesa e dytë. Faqe1-2

Ramadani, Farush."Intervistë".Profesor. 06.01.2004. Gjilan.
Piraj, Festim."Intervistë". Student. 15.12.2003. Gjilan

http://group.yahoo.com/gruop/bota-letrare/mesage/6841
http://www.kosova.com/lexo.php?kat=138artikulli=165
http://www.lajmet.com/arkiv/lajmet/2002/Qershor/15.html
http://www.alb-net.com/pipermail/alb-shkenca/2003-Aprill/000290.html
http://www.dadalos.org/alb/Parteien/GLOSSAR/GLOSSAR.HTM

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-05-2008, 23:29:27
Citim
[Dëshira për të mbrojtur identitetin kombëtar tek shqiptarët ka qenë e madhe. Sipas studiuesit William S. Daeis në veprën e tij, shkruan : "Klerikët i detyronin besnikët e tyre të ushtronin besimin në gjuhën greke dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin". Pra, elementët jogrekë të Perandorisë Osmane filluan të dyshojnë se mos ishte për ta një zgjidhje më e lehtë të përqafonin besimin e sunduesit osman se sa të gjendeshin vazhdimisht në mes të presionit të dyfishtë politiko-fetar". Përqafimi i fesë islame nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ndikoi në ruajtjen e identitetit kombëtar, sidomos në zonat e kërcënuara nga shovinizmi fqinj.
/quot
Pikerisht ne keto vite ishin Greket qe flisnin shqip.Deri dhe parlamenti i pare grek ka folur shqip dhe ka shkruajtur greqisht po ashtu dhe administrata.
Shqipetret nuk jane konvertuar ne 1800 pasi kishin nja 400 vjet te pushtuar nga Turqia.Kur perandoria osmane po shkonte drejt fundit te saj dhe Greqia ishte cliruar deri ne kufijte e sotem te Shqiperise ajo synoi pretendimet e saj per vorio epirin.Ne kete periudhe u temntua per greqizimin e zonave te jugut.Hapja eshkollave greke.Por po te njejten gje ben dhe Italianet duke hapur shkola italiane ,Austriaket austriake .Turqit sahtypen me force cdo tendence per hapjen e shkollave shqipe.Turqit kishin kohe qe te krishteret e konvertuar ne muslimane i quanin Turq, dhe ato dhe popullsine shqipetare te krishtere Greke.Une nuk shof te na kene bere ndonje nder deri ketuper te ruajtur udentitetin kombetare.Per te shkuar me tej lexoni nje teme te hapur nga une te titulluar World fact book per Kosoven.Dhe do te kuptosh se per boten Kosovaret per shkak te turqezimit e kane humbur identitetin kombetare.Ato njhen sikur kane hyre ne keto troje pas viteve 1900
Keshtu ato kane humbur pronesine e kishavesite vetmet deshmi te identitetit fetar dhe kombetare.I gjithe ai "studim"sherben per te justifikuar ose ligjeruar(pjesen qe kam quotuar) se konvertimi u be pa imponim pa dhune.Ju faleminderit!
 Early History Përhapja e krishterimit në Shqipëri
 
Shqipëria është përcaktuar si një nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depërtoi qysh në shekujt e parë. Autori i shek. VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. Durrësi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Apoloni, Elbasan, Dibër, Ohër, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Butrint e akoma më në jug.
Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek. IV-VI. Të tilla janë toponimet Shirgj (Shën Sergj), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, Himarë e deri poshtë në Çamëri (Shën Vlash, Shën Tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishterimit, janë toponime të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafë (vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzë Eufratit, ku u masakrua Shën Baku), Sebaste, Jeriko.
Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në Shqipëri martirë të shumtë, kulti i të cilëve u ruajt në shekuj. Më të shquarit ndër këta martirë janë Shën Asti, peshkop i Durrësit, Shën Terini nga Butrinti, Shën Donati, peshkop i Evrojës (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj. Po në këtë kohë në toponomastikën e vendit futen emra të krishterë të tipit Shëngjin, Shën Gjergj, Shupal (Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll apo Shën Nik (Shën Nikollë), Shëmri (Shën Mëri), Shëndëlli (Shën Ilia), Shëngjergj, Shtish - Shën Matish (Shën Matheu), Shingjon, Shëgjun (Shën Gjon), Shën Ndreu etj., etj. Të gjithë këta emra bëjnë pjesë në fondin e hershëm të toponomastikës së krishterë (shek. I-VII). Të tilla toponime, që në Ballkan në një masë e në një shtrirje të tillë gjenden vetëm në trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhën para vendosjes së sllavëve në shek. VI-VII. Përhapja e tyre sa në viset bregdetare, aq edhe në viset e thella malore larg bregdetit, është një e dhënë më shumë që provon se këto hapësira mbetën në thelb të paprekura nga ngulimet e sllavëve paganë dhe se edhe pas dyndjeve sllave të shek. VI-VII, popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur në pjesën më të madhe të Ilirisë së Jugut.
Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishterimi u afirmua në Shqipëri në mënyrë përfundimtare. Pas persekutimeve të mëdha të shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit. Në qendrën e çdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinë kryepeshkopi. Nën juridiksionin e këtij të fundit ndodheshin peshkopët e dioqezave vartëse (sufragane). Kështu, në katër qendrat kryesore kishtare në trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrës (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrësi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetër). Kryepeshkopi i Shkodrës kishte nën varësi 3 peshkopata vartëse (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durrësit 8 dhe i Nikopojës 9. Me përhapjen e krishterimit në viset e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Kështu, në shek. X mitropolia e Durrësit kishte tashmë 14 peshkopata vartëse (sufragane) mes të cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cërniku. Siç shihet, në atë kohë juridiksioni i mitropolisë së Durrësit ishte shtrirë drejt veriut duke përfshirë brenda saj provincën e dikurshme të Prevalit. Siç ndodhte shpesh, një përhapje e tillë e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen në atë drejtim të juridiksionit politiko-administrativ të Durrësit (krijimi i temës së Durrësit në shek. IX). Kryepeshkopët kishin për detyrë të emëronin, të shkarkonin, të transferonin e të shuguronin peshkopët e juridiksionit të tyre. Për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që kishin të bënin me administratën kishtare të provincës së tij, kryepeshkopi thërriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopët, të shoqëruar herë-herë edhe nga peshkopë të dalluar, merrnin pjesë në koncilet ekumenike, ku mblidheshin përfaqësuesit më të lartë të klerit të botës së krishterë, për të diskutuar mbi problemet e dogmës dhe të organizimit kishtar. Kështu, në Koncilin e famshëm të Nikesë, më 431, mitropoliti i Durrësit i shoqëruar nga sufraganët e tij, nënshkroi aktin përfundimtar që dënonte herezinë nestoriane. Në Koncilin tjetër të rëndësishëm, në atë të Kalcedonisë të vitit 451, ku u zgjidhën përfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrën e Krishtit, morën pjesë edhe Lluka, mitropolit i Durrësit, Evandri, peshkop i Dioklesë dhe Euzebi, peshkop i Apolonisë.
 



  • Postime: 13
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-05-2008, 19:12:24
I nderuar te faleminderoj per kete citat, keto veq sa e forcojne formen akademike te punimit.

Me respekt!

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 27-05-2008, 16:28:37
Cili eshtemendimi yt per World fact book per kosoven?Nuk eshte kjo nje teme qe i per kete aq me teper juve Dardaneve (kosovareve)
Sipas ketyre te dhenave idntiteti i kombetar kosovar ka hubur.Por se kuptoj perse nuk diskutuar,heshtja nuk sjell risi dhe kjo i sherben Serbeve, diskutimi sjell risi nxjerr shkaqet dhe percakton detyra tek gjithsecili.Mire u ndigjofshim!

  • Postime: 13
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 06-06-2008, 23:21:35
I nderuar Anesti. Dua te ju them se permua nuk ka dhe nuk ekziston identitet kombetare kosovar, identiteti kombetar i shumices absolute ne Kosove eshte identiteti shqiptare, ndersa sa i perket identitetit shteteror jemi ne krijim e siper. Pasi qe ende nuk ka hyr ne fuqi kushtetuta, nuk eshte perzgjedhur hymni etj, edhe pse te gjitha atributet e shtetesise se Kosoves jane nje zgjidhje te servuara nga te tjeret, sepse ne nuk kemi pasur takatin (fuqin) per te krijuar shtetin tone.

Gjithmon do te jem i gatshem per diskutime dhe debate ne frymen e mirekuptimit dhe sinqeriteti te ndersjellt.

Une i respektoj mendimet dhe analizat te bazura ne fakte dhe praktika emperike.
 

Temat e fundit