Çështje e drejtësisë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çështje e drejtësisë

Çështje e drejtësisë

· 2 · 794

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-08-2008, 15:56:16
Nga James Ker-Lindsay, “The Guardian”

Me gjithë presionin e dukshëm nga SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania, gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur vetëm nga 43 shtete nga gjithsej 192 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Derisa në shtetet që kanë njohur Kosovën bëjnë pjesë shumica e shteteve me ndikimin më të madh në botë - përfshirë 20 nga 27 shtetet e BE, si dhe shtetet e tjera perëndimore, si Kanadaja dhe Australia – mbështetja nga shtetet e tjera ka qenë margjinale.

Kosova është njohur nga vetëm gjashtë shtete të Amerikës Qendrore, Jugore dhe Afrika. Përkrahja nga Azia ka ardhur nga Japonia, Koreja Jugore, Afganistani dhe disa mikroshtete të Paqësorit.

Ky numër i vogël reflekton një sens të thellë të shqetësimit rreth të drejtës ligjore të pavarësisë së Kosovës. Gjersa shtetet që e kanë njohur argumentojnë se Kosova paraqet një rast unik në politikën ndërkombëtare, shumica e shteteve vazhdojnë të kenë dyshime të vërteta rreth njohjes së një akti që nuk është pranuar nga Serbia apo që nuk është përkrahur nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

Serbia po përgatitet të nisë nismën e vet diplomatike më të rëndësishme dhe më kontroverse deri më tash.

Presidenti serb, Boris Tadiç, ka konfirmuar se muajin e ardhshëm Beogradi synon të kërkojë përkrahjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të nxjerrë një opinion këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me legalitetin e pavarësisë dhe njohjen e saj.

Për të pasur sukses, asaj i nevojiten 96 vota. Ky nuk është cak i pamundshëm. Tashmë Serbia duket se ka përkrahje nga shumë shtete kryesore jo-perëndimore, siç janë Rusia, Kina, India, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Brazili. Ndërkohë, të përballur me presionin nga të dyja anët, shumë shtete të tjera thjesht do të mirëpritnin udhëzime të pavarura (nga Gjykata) lidhur me çështjen e Kosovës.

Megjithëse çdo opinion i Gjykatës nuk do të ishte obligues, nëse Gjykata do të vendoset në favor të Serbisë – dhe shumë njerëz besojnë se ajo ka gjasa të mira të arrijë këtë – do të shënonte një prapakthim të rëndë për përpjekjet e mëtejme të legjitimimit të shtetësisë së Kosovës. Derisa disa shtete si SHBA nuk do të lëviznin nga qëndrimi pa marrë parasysh opinionin e Gjykatës, shumë shtete të tjera do të jenë nën presion të vërtetë, brenda dhe jashtë, për anulimin e vendimeve të tyre. Ndërkohë, duket se nuk ka të ngjarë që Kosova të fitojë njohje të mëtejme.

Në këto rrethana, Serbia tani është vënë nën presion për të hequr dorë nga planet e veta për procedimin e rastit në Gjykatë. Washingtoni tashmë ka tërhequr vërejtjen kundër këtij hapi. Po kështu, kanë vepruar edhe shtetet kryesore të BE. Para ca javësh, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, i ka bërë thirrje Serbisë të rishikojë planin e saj.

Duke e quajtur lëvizjen serbe “një gabim”, ai ka argumentuar se ajo paraqet “një sfidë direkte ndaj BE” dhe ka sugjeruar se kjo do ta bënte edhe më të vështirë bashkëpunimin mes BE dhe Serbisë. Privatisht, disa zyrtarë të BE kanë bërë të ditur se kjo madje do të dëmtonte mundësitë e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sidoqoftë, anëtarët e BE duhet të mos shihen duke i bërë presion Serbisë për të hequr dorë nga çështja. Një lëvizje e tillë vetëm do të reflektohej keq në tërë BE. Duke u orvatur për të ndaluar Serbinë nga shkuarja në Gjykatë, kjo sugjeron që shumë shtete të dyshojnë rreth legalitetit të vendimit të tyre për njohjen e Kosovës. Së dyti, duke marrë një qëndrim të pakompromis ndaj bashkëpunimit të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Por, ka çështje më të mëdha në diskutim. Pas insistimit që shtetet e Ballkanit nuk duhet të përdorin forcat e armatosura për zgjidhjen e kundërthënieve mes tyre, dhe pas tërheqjes së vërejtjes së qartë ndaj Serbisë që të mos veprojë kështu në Kosovë, nëse jo gabim fondamental, është jologjike që tani të provohet të mbyllen metodat më paqësore dhe më legjitime për zgjidhjen e konfliktit. Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, është se në kohën kur anëtaret e BE po theksojnë rëndësinë e ligjit ndërkombëtare në politikën globale dhe po kërkojnë forcimin e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, kjo dërgon mesazh se ata janë të pavullnetshëm në paraqitjen e veprimeve të tyre para drejtësisë.

Është e kuptueshme se përse ato shtete që kanë përkrahur pavarësinë, janë të brengosura nga prospekti i dëgjimit të kësaj çështjeje në Gjykatë. Sidoqoftë, duke i bërë presion Serbisë për të hedhur poshtë planin, kjo shërben vetëm për forcimin e dyshimeve rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe, në rastin e anëtarëve të BE, minon qëllimet e politikës së jashtme të BE në Ballkan dhe me gjerë.

  • Postime: 106
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-08-2008, 02:26:03
Çudi si nuk e ka përmendur autori i shkrimit, se Serbia ka edhe një mbështetje te terthorte edhe nga shumica e Shteteve Arabe, fatkeqësisht, peng te fuqive te mëdha. Të pranohej nga gjithesej sa jane shtetet arabe, Serbia bashke Rusine do shtangeshin, e rusia le të gjuaj bomba mbi vete pastaj, si ka mbetur gjë tjetër. Drejtesia nuk realizohet po nuk je i fuqishem. Edhe populli shqiptare si një foshnje, te qaj tërë kohën, e te pres meshiren e te medhenjve...Ne po hame atë qe gatuam.

Temat e fundit