Çfarë zori ka Berati? - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë zori ka Berati?

Çfarë zori ka Berati?

· 1 · 4607

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 26-05-2012, 00:39:05
Ka zyrtarë të lartë në institucionet e Kosovës që si raportues të shërbimeve të huaja dikur villnin vrerë për TMK-në në raporte.
Ka dhe të tillë zyrtarë të lartë institucionalë që vijnë me histori familjare të lidhur me shërbimet serbe të sigurisë. Ka zyrtarë të lartë që mbajnë kompani me serbë që në Prishtinë shihen edhe sot e kësaj dite si pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë. Ka po ashtu zyrtarë që me gjithë këtë gjurullti në Veriun e Kosovës, kanë kompani në bashkëpronësi me serbë në ktë pjesë. A është kjo normale? Cili pra qenka halli i setit të “të rinjve” të PDK-së?

Qe tre ditë rresht Berati ka një zor. Buzhala. Me një background të gazetarit të pasuruar si konsulent ai sot po reflekton etikë. Ai po e shfaq haptazi se diku po i dhemb. Ka tre ditë që po ankohet pse mediet nxjerrin deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, i cili kaloi nga një proces gjyqësor në tjetrin. Berati ka një hall, që nuk ia thotë dot emrin. Është ulur këmbëkryq në odën e huaj duke e ditur mirë që një ditë do të kthehen të zotët e do ta pyesin “Çfarë kërkon ti këtu?”.

Qeveria e Kosovës, por edhe Parlamenti, janë të mbushura me individë që u pasuruan në mënyrë të paligjshme. Aty ka zëvendësministra të dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte, aty ka të arrestuar e të akuzuar për korrupsion, këtyre ditëve u pa se aty ka zyrtarë që brenda një mandati janë shndërruar në milionerë. Prej tyre, vetëm Limaj është futur nëpër një rul të gjyqësorit. A ka pasur bazë për dyshime vetëm për Limajn kur zyrtarët e PDK-së dhe udhëheqësit institucionalë sistematikisht janë shndërruar në milionerë në shpërputhje me të ardhurat e tyre, por edhe duke bartur funksione publike dhe marrë para nga subjekte private.

Asgjë të keqe nuk ka kur dikush pasurohet. Miëpo, kur dikush pasurohet derisa ushtron profesionin e gazetarit, apo derisa ka një zyrë publike, këtu natyrisht se ndryshon situata. Tani, nëse dikush duket si lopë e shenjtë në pasqyrë, nuk mendoj që fajin duhet lënë pasqyrës. Informacionet se zëvendëskryeministr at, ministrat përfshihen në koordinimin e vizitave në burg të zyrtarëve të burgour për korrupsion duken keq. Mirëpo, thonë: “Ç’të mbjellësh do të korrësh”. Duke jetuar në një ambient substancialisht të korruptuar, zyrtarët si Berati, mendojnë se çdogjë është në rregull. Ktë e tregoi edhe arsyetimi i zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, për asistencën që i ka bërë Astrit Haraqisë për ta vizituar Ilir Tolajn, një të dyshuar për raste serioze të korrupsionit.

Kuçi e reflektoi faktin se përdorimi i shtetit për ta mbrojtur korrupsionin është bërë një metodë që atyre që janë brenda u duket normale. Ai e konfirmon se e ka thirrur drejtorin e burgut për t’ia mundësuar vizitën e Haraqisë, por thotë se ktë ka kërkuar që të ndodhë “brenda ligjit”. Janë dy probleme me ktë arsyetim të Kuçit.

Problemi i parë është pse kërkesa për një vizitë në burg bëhet te ministri i Drejtësisë. Ka institucione të veçanta që merren me këtë punë. E dyta është se ministri i Drejtësisë e ka ditur mirë se fjala është për një të paraburgosur me dyshime për raste serioze korrupsioni. Historia e ndikimeve të tilla të zv.ministrit Haraqia ka qenë tashmë e dëshmuar me një vendim të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte dhe Kuçi e di mirë çka do të thotë kjo.

Në secilin sektor dalin dëshmi, informacione, e evidenca për manipulim të tenderëve publikë me qëllim të përfitimit të kompanive të PDK-së, por edhe të zyrtarëve të kësaj partie njëkohësisht. Prandaj, pasurimi i përnjëhershëm i zyrtarëve të kësaj partie dihet prej nga vjen. Mirëpo, fakti që këta zyrtarë nuk para-takojnë njerëz normalë që s’i kanë hipur Buxhetit të Kosovës për ta kalëruar, i ka bërë ata të mendojnë që ajo që bëjnë është normale dhe se të gjithë janë të njëjtë. Ata kanë të gjithë kanë jetuar të qetë me këtë fakt, por tani duket se po ndjejnë një pickim.

Një grup i gazetarëve, kafexhinjve, e raportuesve të shërbimeve ndërkombëtare në Kosovë, ia patën mësyrë PDK-së si set më 2010. Ata tani mbajnë poste zëvendësministrash, e deputetësh. E kujtoj që në ndonjë komunikim me ta, problemi kryesor i tyre ka qenë Fatmir Limaj. “Si ta heqim qafesh ktë Limajn”, thoshin ata që sot ky i fundit i identifikon si “kullerat në qeveri”. Ndaj Limajt në këtë kohë kishin filluar hetimet, të cilat identifikoheshin me aksionet spektakolare në Mninistrinë e Transporteve. Në ndërkohë ndaj tij filloi edhe një proces për krime lufte. Në këtë prizëm do parë hallin e Beratit dhe pjestarëve tjerë të setit të të rinjve të PDK-së, që dorën në zemër nga veteranët e kësaj partije i dallonte vetëm mosha.

Limaj nuk besoj se vjen me kërkesën për ta spastruar PDK-në nga korrupsioni, sepse në fund të fundit ky s’ishte as artikulimi që mund t’i shkonte pas tërë atyre akuzave. Mirëpo, kur ai flet për kullerat në qeveri, sigurisht që në mendje i ka ata raportues të shërbimeve të huaja që dikur villnin vrerë për TMK-në në raportet e tyre, e sot janë zëvendësministra të partisë që doli nga lufta. Ka dhe të tillë zyrtarë të lartë institucionalë që vijnë me histori familjare të lidhur me shërbimet serbe të sigurisë.

Ka zyrtarë të lartë që mbajnë kompani me serbë që në Prishtinë shihen edhe sot e kësaj dite si pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë. Ka po ashtu zyrtarë që me gjithë këtë gjurulldi në Veriun e Kosovës, kanë kompani në bashkëpronësi me serbë në ktë pjesë. Prandaj, seti i kullerave në PDK ka arsye për t’u brengosur fort jo pse Limaj përfaqëson ndonjë alternativë ndaj kësaj, por pse kur partia ndahet në dysh, këto maskarallëqe thjesht është vështirë të fshehen.

Zeri.info

Temat e fundit