Deklaratë dhe Apel - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Deklaratë dhe Apel

Deklaratë dhe Apel

· 1 · 527

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-02-2008, 18:53:07



Deklaratë dhe Apel

Këshilli Organizativ i Protestave
Kundër Burgosjes së Albin Kurtit

Albin Kurti është burgosur sërish. Paneli ndërkombëtar i gjykatësve atij i ka caktuar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë. Në momentet kur filloi të dalë sheshazi e vërteta për mungesën e bazës ligjore kundër Albinit, ai u dërgua në burg. Në këtë mënyrë bëhet i pamundshëm aktiviteti i tij, pikërisht në kohën kur priten të ndodhin zhvillime të rëndësishme për Kosovën. Me këtë synohet njëkohësisht të mbulohet përgjegjësia e fajtorëve të vërtetë për krimin e datës 10 Shkurt. Kjo e qartëson edhe më tej atë që kemi thënë prej fillimit, se përndjekja e Albinit është e motivuar skajshmërisht nga politika, duke i shkelur kështu me të dy këmbët parimet e drejtësisë, të barazisë dhe të lirisë.

KOP kundërshton me vendosmëri këtë shkelje të lirisë personale të Albin Kurtit. Ne konsiderojmë që ky privim arbitrar nga liria që po i bëhet Albinit, është privim arbitrar nga liria për të gjithë ne dhe për secilin qytetar të Kosovës veç e veç. Të bashkuar me qëllim të kundërshtimit të kësaj padrejtësie dhe në mbrojtje të barazisë para ligjit për të gjithë, KOP kërkon që urgjentisht dhe pa kushte të anulohet procesi kundër Albinit.

U bëjmë apel të gjitha organizatave dhe individëve që ta shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre kundër këtij procesi arbitrar politiko-gjyqësor, duke iu bashkangjitur fushatës kundër burgosjes së Albin Kurtit përmes deklaratave zyrtare kundërshtuese nëpër media si dhe asociacione e institucione vendore e ndërkombëtare.

KOP, duke qenë i hapur për ide, nisma dhe bashkëngjitje, do të vazhdojë me aktivitetin e tij dhe do t’ju informojë së shpejti për hapat e mëtejshëm të veprimit.

Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes
së Albin Kurtit

Shoqata e të Burgosurve Politikë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Unioni i Studentëve Shqiptarë
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Lëvizja për Bashkim
Iniciativa e Bashkuar Qytetare e Drenasit
Organizata Çohu!
Rrjeti Rinor i Kosovës
Muhamet Mavraj
Driton Lajçi
Sami Dërmaku
Sadri Fetiu
Sami Kurteshi

Organizatat dhe individët në mbështetje të Këshillit

26 marsi 1999
LPK
KMDLNj
Shoqata Atlantiku (New York)
Rexhep Qosja
Ali Aliu
Mehmet Hajrizi
Mehmet Haxhosaj
Ismail Kastrati
 

Temat e fundit