Dhjetë zyrtarët që paguhen më shumë në Kosovë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dhjetë zyrtarët që paguhen më shumë në Kosovë

Dhjetë zyrtarët që paguhen më shumë në Kosovë

· 1 · 1523

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-06-2010, 00:35:36
Kreu i trustit pensional merr shifrën më të madhe: 5500 euro në muaj

Si shteti më i ri në botë, Kosova nuk është poshtë në lidhje me pagat e drejtuesve të institucioneve. Disa prej pagave që marrin zyrtarët e lartë të institucioneve kosovare mund të cilësohen të larta, krahasuar me rrogat e administratës apo edhe pagat mesatare. Pagat në Kosovë variojnë nga 100 euro në muaj deri në 5500 euro. Përderisa rroga mesatare në Kosovë thuhet të jetë në mes 200-300 euro, këtë shumë parash disa zyrtarë të lartë të institucioneve kosovare e konsiderojnë si taksë të pagës së tyre. Listës së pagave të larta në Kosovë i prijnë punëtorët e institucioneve të pavarura. Listës së top-pagave më të larta në Kosovë i prin kreu i trustit pensional të Kosovës. Kuota e parave që Ardian Zalli tërheq në bankë shkon as më pak e as më shumë, por 5500 euro në muaj. Kështu ka deklaruar vetë Zalli për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Duke marrë për bazë deklarimet e pasurisë dhe të ardhurave të tyre për AKK-në, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, renditet i dyti për nga paga e majme që merr. Ai ka deklaruar se merr 4300 euro në muaj nga BQK-ja. Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës KOSTT, Fadil Ismajli, renditet treti. Ai ka deklaruar se merr pagë nga ky institucion në vlerën 3500 euro. Pas tij janë dy zëvendësguvernatorë t e BQK-së që marrin paga mbi tre mijë euro. Është Nexhat Kryeziu dhe Gani Gërguri që kanë paga rreth 3300 euro. Paga të ngjashme kanë edhe dy zëvendësdrejtorët e trustit pensional të Kosovës, Agron Krasniqi dhe Vërshim Hatipi. Paga e tyre kap vlerën prej 3100 euro. I teti në listën e top-zyrtarëve me rroga më të larta është drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Agron Mustafa merr 3014 euro pagë mujore. Pas tij renditet drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka, i cili shpesh edhe mund ta tejkalojë atë dhe shumë të tjerë. Ai ka deklaruar se merr pagë mujore prej 2800 eurosh, por që ajo mund të rritet për 25 për qind brenda muajit. Në top-dhjetëshen e pagave më të larta që kanë deklaruar zyrtarët e lartë kosovarë hyn edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai ka deklaruar se merr 2700 euro për punën e tij si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Dhjetëshja e parë do të ndryshohej sikur Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, të deklaronte vlerën e pagës së tij. As kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, nuk e ka deklaruar pagën e tij të majme.

Gazeta Shqip

Temat e fundit