Don Anton Kcira dhe fyerjet ndaj Kosovareve - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Don Anton Kcira dhe fyerjet ndaj Kosovareve

Don Anton Kcira dhe fyerjet ndaj Kosovareve

· 3 · 1400

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

ne: 06-03-2010, 20:55:11
Ditet e fundit ne youtube dhe faqe te ndryshme qarkullon nje fjalim i nje Prifti katolik shqiptar i cili ka ngjall shume indinjate tek shqiptaret anembare botes qofshin ata musliman apo krishtere.

Behet fjale per Don Anton Kcira i cili jeton dhe vepron ne SHBA. Ne vitin 2007 pas burgosjes se vellezerve Duka te cilet u akuzuan per planifikimin e akteve teroriste, prifti i lartpermendur mbajti nje fjalim ku tha:

“Ne s’kemi merituar lirinë nga Beogradi. Është dashur të na rrjepë ashtu siç i ka rrjepur Milosevici në Srebrenicë 260 mijë qenë. Edhe në Kosovë me i pas rrjepë 1 milion e 900 mijë qenë, kurrgjë s'kishte bërë më keq”

Justifikimi i deritashem ka qene se Prifti ka qene i emocionuar nga skandali i vellezerve Duka dhe i ka thene fjalet e siperpermendura.

Te quajsh viktimat e gjenocidit serb QEN eshte metevertete skandal. Nje rreshqitje e tille verbale nuk duhet ti ndodhe asnje shqiptari, e aq me pak dikujt qe mban petkun fetar.


Ne vijim ua sjell videon dhe reagimet e ndryshme, duke perfshire edhe ate te Ipeshkvise se Kosoves.




  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 06-03-2010, 20:56:42
Deklaratë nga Zyra Ipeshkvore për mjetet pamore-dëgjimore

Kohëve të fundit qarkullon një incizim anonim dhe i pjesërishëm (në web faqen youtube.com), lidhur me  fjalën e rastit të Don Anton Kqira në një tubim në Detroit (në vitin 2007).

Don Anton Kqira, edhe pse me prejardhje nga Kosova, tash 20 vjet nuk është më nën jurisdiksionin e Ipeshkvisë së Kosovës, dhe si i tillë përgjigjet vetëm para autoriteteve kishtare në Detroit, ku edhe vepron.

Ne e dimë që autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga të gjitha trojet shqiptare  e kanë njohur si kontribues të madh dhe mbështetës të fortë të çështjes sonë kombëtare, në SHBA. Kontributi i tij ishte i madh, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë gjë e dinë dhe mund ta dëshmojnë të gjithë ata që e njohin ose kanë pasur mundësi ta takojnë në aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në Amerikë. Te ky njeri të gjithë kanë gjetur mikpritje, mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim vëllazëror.

Këto rrethana na bëjnë të shqetësohemi shumë dhe na befasojnë fjalët e tija, gjë që në asnjë mënyrë nuk e paraqet jetën dhe qëndrimet e tija të mëparshme në çështjen kombëtare dhe ndërfetare tek ne shqiptarët. Si duket shprehjet e vrazhda ishin  një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi, e mos të themi edhe dëshpërimi, për rrethanat në të cilat ai gjendej në momentin e këtij fjalimi.

Prandaj, Ipeshkvia e Kosovës nuk i ndanë në asnjë mënyre qëndrimet e tilla, të cilat nuk përputhen me besimin e krishterë, si dhe me qëndrimet e Kishës sonë, e as me veprimet e tija të mëparshme.
Ftohen të gjithë, që në raste të tilla të individëve të caktuar, siç e kanë pohuar në bisedën e tyre të këtyre ditëve Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohen të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore tek ne shqiptarët.

Zyra e Ipeshkvit

http://www.kishakatolike.org/?cid=1,13,43

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 06-03-2010, 21:06:02
BI: Rasti i Kçirës të konsiderohet i izoluar

Nga Express më 06.03.2010 në ora 15:22
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmes një deklarate, u ka bërë thirrje qytetarëve që fjalimin e Don Anton Kçirës, prift katolik në kishën e Detroidit të SHBA-së, ta konsiderojnë si një rast të izoluar, një skandal të tij personal, të cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetësi.

“Ditëve të fundit në mjetet e informim publik... është publikuar një fjalim i don Anton Kçirës, prift katolik në kishën e Detroidit të SHBA-së, në të cilin ai para tri vjetëve (maj 2007) duke folur në një tubim publik-simpozium shkencor përdor fjalor ofendues, të ashpër, të vrazhdët, degradues e skandaloz në adresë të shqiptarëve të besimit islam”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Pavarësisht rrethanave në të cilat z. Kçira ka folur, një fjalor i tillë i tij, si në raport me ne shqiptarët ashtu edhe në raport me viktimat e Srebrenicës, janë të papranueshme, jo të moralshme, johumane dhe aspak njerëzore, dhe si të tilla nuk përkojnë as me misionin e udhëheqësit fetar, e as me mësimet e asnjë feje, e në rastin në fjalë të fesë katolike të cilës ai i takon”, thekson deklarata.

Sipas Tërnavës, deklarimet e priftit Kçira kanë zgjuar reagim, pezëm e indinjatë në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë e më gjerë, ngase njerëzit janë ndier tepër të fyer, për më tepër kur nga një udhëheq i fesë, madje bashkëkombës i tyre dëgjojnë fjalë aq ofenduese.

Megjithatë, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që fjalimin e Kçirës ta konsiderojnë si një rast të izoluar, një skandal të tij personal, të cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetësi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve, që këtë rast mos ta keqpërdorin për qëllime të nxitjes së urrejtës e mos durimit ndërfetar brenda kombit tonë. Apelojmë të të gjithë që rastin duhet parë ashtu siç është, dhe duhet tejkaluar me dinjitet e mençuri, ngase urrejtja e mosdurimi nuk na duhen ne si shoqëri. Fundja, rastin në fjalë e lëmë në ndërgjegje të tij”, thuhet në deklaratën shpërndarë sot medieve.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar, andaj as ky rast nuk do të ndikojë në raportet tona që kemi me bashkësinë katolike në përgjithësi e me Ipeshkvinë e Kosovës, në veçanti”.

Mësimet fetare kanë për bazë librat hyjnorë, interpretimin e tyre e bëjnë teologët të cilët për mision parësorë kanë shtirjen e këtyre mësimeve tek masa e gjerë - besimtarët. Ne si popull pavarësisht përkatësisë fetare, kemi nda të njëjtin fat si në ditë të liga ashtu edhe në ditë të mira, thuhet më tutje në deklaratë.

Kryesisë e BI-së thekson se feja duhet ta bashkojë popullin shqiptar, e jo ta ndajë; feja duhet të na ofrojë, e jo të na largojë; feja duhet të na bëjë më të dashur, e jo të na bëjë që ta urrejmë njëri-tjetrin; feja duhet të na fisnikërojë, e jo të na hasmërojë.

Sipas BI-së, nuk janë të panjohura tentativat e të tjerëve që shqiptarët t’i përçajnë në baza fetare. “Të parët tanë ditën me mençuri që të mos bien në kurthin që na përgatiten të tjerët, prandaj edhe ne duhet të ndjekim rrugën e tyre”.

Në fund të deklaratës theksohet se çdo predikues fetar, kur vendos të flasë duhet të jetë i vetëdijshëm se çka flet e çka predikon, të jetë i përgjegjshëm për fjalën e thënë në publik, në asnjë mënyrë të mos luajë me ndjenjat e besimtarëve dhe të bazohet në mësimet e pastra hyjnore, e jo mbi teoritë që mbjellin urrejtje, ndasi e përçarje.

Temat e fundit