Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën Kosovën - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën Kosovën

· 1 · 607

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

ne: 14-10-2008, 21:33:52
Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i parë arab që e njeh Kosovën.

"Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM- agjencia zyrtare e lajmeve në EBA.

"Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, janë aleat i SHBA-së dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999.

Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. /REL/Telegrafi/

Temat e fundit