Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 26-11-2011, 10:48:05 »

Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata  që do t’i japin jetë festës në Kosovë.   

Sheshi “Nënë Tereza” do të ndricohet enkas nga komuna për këtë ditë, ndërsa përgjatë tij do  të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Komuna përkujdeset për aktivitetet kulturore, një koncert për fëmijët në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe në mbrëmje një koncert festiv në orën 20:00 në sheshin “Nëna Tereza”.

Por mëngjesi i 28 nëntorit fillon gjithashtu me tubimin e Aleancës Kuq e Zi e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen flamur gjigant kuq e zi, i cili mbërrin nga Vlora.

Sic është paralajmëruar marshi nis nga ora 10:30 në Kinema ABC dhe më pas mijëra qytetarë do të marshojnë në shëtitoren nga hotel Grandi drejt New Born-it.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje për të cilën kjo datë ngërthen në vete të gjitha fazat e kombformimit, vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.

Sipas zyrtarëve të VV-së, 28 Nëntori nuk është vetëm ditë pushimi, por mbi të gjitha, ditë festimi, ditë reflektimi dhe ditë angazhimi institucional e shoqëror për kombin shqiptar drejt realizimit të këtij projekti madhor politik që nisi më 1912. /top channel

Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi - Top Channel Albania - News - Lajme