Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

· 1 · 170

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-02-2021, 11:34:20
 

Do të firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit pas marrëveshjes së arritur në Uashington të ndërmjetësuar nga SHBA.

Sipas axhendës ceremonia do të nisë në orën 15:00 të ditës së hënë ku do të ketë një takim virtual mes delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës dhe më pas do të firmoset marrëveshja mes dy titullarëve, ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabi Ashkënazi.

Po kështu në axhendë është parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi që do të ketë dhe një fjalë të rastit nga dy ministrat. Po kështu Haradinaj dhe Ashkënazi do të kenë dhe një konferencë për shtyp.

14:45 – 15:00 Fillimi i Pritjes së të Ftuarve në ambientin Jashtë Ministrisë nga Protokolli dhe Stafi i MPJD
15:00 – 15:30 Takim Virtual mes Delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës – në sallën e takimeve Bilaterale – pa prezencën e Mediave.

 

15:30 – 15:45 Ceremonia e Firmosjes së:

1. Joint Communique;
2. MoU me MASHAV;
3. MoU mes Ministrive për Konsultime Politike

15:45 – 15:50-Prezantimi i Pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi me fjalë të rastit

15:50 – 15:55 Fjalë e Rastit e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj. Meliza Haradinaj-Stublla
16:00 – 16:15 Deklarata për Shtyp
16:15 – 17:00 Pritje Zyrtare në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan dje “The Jerusalem Post”.

Temat e fundit