Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 20-11-2011, 00:13:42 »

Komisioni për Ndryshimin e Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e presidentit, që nga e hëna hyn në fazën përfundimtare të punës së tij.

Por, ky komision i formuar në prill të këtij viti, në mungesë të mandatit nuk është marrë fare me një çështje tjetër, për të cilën drejtues të institucioneve patën folur mjaft shpesh, atë të “përcaktimit të fundit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës”.

Arsim Bajrami, që drejton këtë komision, thotë për Top Channel se janë të gatshëm të merren me këtë punë, por u duhet një mandat shtesë, dhe kjo varet nga vlerësimet e përbashkëta të lidershipit vendor e ndërkombëtar, për përparimin e bërë.

“Është në institucionet e Kosovës, në lidershipin e vendit që të vlerësojë se a ka nevojë për ndryshime tjera të Kushtetutës, sidomos në segmentin e pavarësisë së mbikqyrur, apo në të ashtuquajturat dispozitat e tranzicionit që janë në Kushtetutë. Dhe nëse një vlerësim i tillë tregon që ka ardhur koha që të rishqyrtohen, atëherë komisioni është i gatshëm që të merret edhe me atë çështje. Por duhet një mandat i qartë politik, duhet një marrëveshje ndërkombëtare, sepse Kosova ka një pavarësi të mbikëqyrur dhe ekziston Grupi Ndërkombëtar që bën vlerësimin e progresit sa i përket implementimit të planit të Ahtisaarit”, deklaroi Bajrami.

Sipas Bajramit, puna do të ishte më e lehtë për shkak se do të duhet të bëhet vetëm shfuqizimi i dispozitave ku flitet për pavarësinë e mbikëqyrur dhe më pas kompetencat e tilla kalojnë automatikisht te institucionet vendore. /top channel