Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-02-2012, 09:46:21 »

Viti i katërt i shtetit të Kosovës sipas kryeministrit Thaçi do të shënojë edhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisësë saj.

Ndërkohë sa i përket referendumin që është duke u mbajtur në veri të Mitrovicës, qeveria e Kosovës e quan jo legjitim.

Zyrtarët e qeverisë kosovare kanë kundërshtuar edhe idenë e akademik Rexhep Qoses për shkëmbim territoresh,  duke e quajtur mendim individual.

Këto komente i bëri zv/kryeministri HaredinKuçi pas mbledhjes së qeverisë.

“Qeveria e Kosovës e ka shprehur disa herë mendimin e saj dhe nuk merret me deklarata individuale”, tha Hajredin Kuçi, zv/kryeministër i Kosovës.

Ndërsa sa i përket moszbatimi i Planit Ahtisati në pjesën veriore të Mitrovicës, çështje e cila mund ta shtyjë mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës, Kuçi tha se veriu i Kosovës nuk është arsye që të vazhdohet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë sa iu përket përgatitjeve për katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës foli kryeministri Thaçi.

“Këto vite të pavarësië, janë katër vite suksesi, pëforcimi dhe konsolidimi të shteti tonë. Në këtë përvjetor kemi edhe përmbylljen e mbikqyrjes së pavrësië, me mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve”, tha kryeministri Hashim Thaçi. 

Gjatë kësaj mbledhje të qeverisë kryeministri tha se 17 Shkurti 2008 ishte ngjarja më kulmore historike për Kosovën, për popullin e saj.  Ai theksoi se këto katër vite është shënuar sukses në konsolidim, forcimi të shtetit, duke shfaqur përkushtimin e qeverisë për ndërtimin e një Kosove evropiane.

Për më tepër kryeministri tha se viti 2012 është viti i perspektivës së sigurt, i zhvillimit ekonomik, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve. /top channel