Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë

Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë

· 1 · 835

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-06-2009, 00:04:33
Gani Tërshnjaku (Prishtinë)

Në Kosovë Dr. Sali Berisha po shihet si lider i të gjithë shqiptarëve. Programi dhe alternativa që ofron duket një shpresë e madhe edhe për dy milionë shqiptarët e këtushëm. E përditshmja “Koha Ditore” raporton: “Sali Berisha pritet si hero në vendlindje”; Gazeta “Bota sot” publikon raportin e hollësishëm me titull: “Berisha: Rruga më e bukur e Shqipërisë me emrin Azem Hajdari”, kurse në debatin e emëtuar në TV “KLAN Kosova” thuhet se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës ka asgjësuar kundërshtarët e Berishës.

Këto ditë të nxehta vere, fushata elektorale dhe fjalimet e Dr. Sali Berishës po ndiçen me një vëmendje të paparë ndonjëherë më parë në Prishtinë dhe tërë Kosovën. Kjo është evidentuar qartë derisa kryeministri Berisha pardje vizitoi Tropojën. Në momentet derisa fliste Berisha, rrugët e qendrës së Prishtinës thuajse ishin boshatisur dhe nëpër lokalet e qytetit në ekranet televizive po ndiçej me një vëmendje të madhe fjalimi Berishës për programin e PD-së për Shqipërinë që po ndryshon. Gjatë kësaj fushate elektorale në Shqipëri, këndej kufirit në Kosovë duket një gjë e çuditshme. Është e gjithë kjo vëmendje e shqiptarëve të Kosovës për Berishën. S’do fjalë se ky është një konfirmim se Dr. Sali Berisha në Kosovë po shihet si lider i të gjithë shqiptarëve këndej e andej kufirit.

Qytetarët e Kosovës thellësisht i janë mirënjohës kryeministrit dr. Sali Berisha për realizimin e projektit Durrës-Kukës-Kosovë dhe ndihmën e tij për pavarësinë e Kosovës. Mijëra luftëtarë të UÇK-së në Kosovë e dinë se shtëpia ku u lind Sali Berisha në Brifqan të Tropojës gjatë luftës 1998-1999 ishte shëndërruar në bazë të lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi i Berishës dhe presidentit historik dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës ka impresionuar gjithnjë zemrat e mese dy milion shqiptarëve në Kosovë.

Qytetarët në Prishtinë ende e kanë të freskët fjalimin e Presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, ku së bashku me kryeministrin Sali Berisha vitin e kaluar paralajmëruar shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës që më 10 qershor 2008. Kosova e ka pritur me padurim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si faktor stabiliteti në rajon. Kosova i është shumë mirënjohëse lobimit ndërkombëtarë diplomatik që ka bërë dhe po vazhdon të bëj kryeministri Sali Berisha, kabineti i tij qeveritar, e sidomos ministri i jashtëm Lulzim Basha, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës anekënd Botës, së fundi edhe në vendet arabike. Mediat e Kosovës këto ditë raportojnë edhe lidhur me fushatën e kryesocialistit Edi Rama. Por gjithnjë, në shumicën e raporteve mediatike dhe lajmeve vërehet se Rama ka mbetur nën hijen e projekteve konkrete të realizuara nga Berisha që po i avancon Shqipërinë dhe shqiptarët drejtë Evropës. Përmendja e disa socialistëve që aktualisht kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershorit shpeshherë ngjall neveri dhe bezdi të qytetarët në Kosovë, sidomos për shkak të qëndrimit të tyre kundër ndërtimit të Rrugës Durrës – Kukës- Kosovë, që nënkupton kundër Kosovës.

Në Prishtinë në një emision debati në TV “KLAN Kosova” është thënë: “Edhe nëse ka pasur ndonjë kundërshtar, përurimi i rrugës kombëtare Durrës-Kukës ka asgjësuar të gjithë ata që ndonjëherë kanë kundërshtuar kryetarin e PD-së dhe kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha”. Kështu këto ditë ka thënë në TV “KLAN Kosova” njëri nga politikanët kryesor të Kosovës, që njëherit është dhe anëtarë i kryesisë së Parlamentit.

Të gjitha mediat e Kosovës por raportojnë në mënyrë të vazhdueshme për fushatën elektorale në Shqipëri, duke dominuar kryesisht alternativa dhe vizioni i kryeministrit Sali Berisha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gazeta “Bota sot” lidhur me vizitën e Berishës në Tropojë ka publikuar një raport të hollësishëm me titull:” Berisha: Rruga më e bukur e Shqipërisë me emrin Azem Hajdari”, raport ku përshkruhet hollësisht vizita e Berishës në Tropojë, ku kishin marrë pjesë dhe qindra qytetarë nga Gjakova dhe Kosova, të cilët mbanin në dorë flamujt e Kosovës dhe të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

E përditshmja kryesore e Kosovës “Koha Ditore” shkruan:” Sali Berisha pritet si hero në vendlindje”. Kjo gazetë raporton: “Në asnjë rast gjatë fjalës së tij Berisha nuk u është drejtuar pjesëmarrësve si tropojanë, por si banor të Malësisë së Gjakovës, ku sipas tij një nga padrejtësitë më të mëdha të kohërave, shkëputën Tropojën nga Kosova, Kosovën nga Shqipëria”.

Gazeta tjetër e Prishtinës “Lajm” në një shkrim ndër të tjera paralajmëron se edhe miqtë ndërkombëtarë të kryeministrit Sali Berisha do marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës kombëtare Durrës-Kukës. Sipas kësaj gazete më 25 qershor kryeministri turk Taip Erdogan do vjen në përurimin e aksit Rrëshen – Kalimash. Rrugë kjo që do t’i hap Shqipërisë dhe Kosovës një perspektivë të re ekonomike, dhe kjo e fundit do të lidhet me Detin.

Temat e fundit