Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-08-2011, 16:57:25 »

Zëvendëskryeministr i Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi për media, tha se Kosova është njohur nga dy shtete.
“Ju njoftojmë se Zëvendëskryeministr i i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerisë, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Pacollit, cituar nga Express.
Këto dy njohje, sipas komunikatës vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministr it Pacolli. “Brenda ditës ju njoftojmë për detajet e këtyre njohjeve”, vazhdon komunikata e Zyrës së Pacollit.
Zyrtarisht, deri më tani Kosova është njohur nga 77 shtete. Bashkë me shtetet që Pacolli thotë e kanë njohur Kosovën, atëherë shkon në 79 numri i shteteve që njohin realitetin e krijuar në Kosovë më 17 Shkurt 2008. /panorama