Hekurudha drejt Kosovës, lidhja më e mirë me Evropën Qendrore - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hekurudha drejt Kosovës, lidhja më e mirë me Evropën Qendrore

Hekurudha drejt Kosovës, lidhja më e mirë me Evropën Qendrore

· 1 · 1164

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-10-2009, 14:52:07
Hekurudha drejt Kosovës, lidhja më e mirë me Evropën Qendrore

Pas lidhjes nëpërmjet autostradës Durrës-Kukës-Morinë, Shqipëria do të ketë një lidhje tjetër me Kosovën nëpërmjet një linje hekurudhore, e cila do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë kosovare. Në mbledhjen e qeverisë një ditë pas përfundimit të vizitës tepër të suksesshme në Kosovë, Kryeministri Berisha i kërkoi dje ministrit të Transporteve, Sokoll Olldashi nisjen e përzgjedhjes së kompanisë konsulente për realizimin e fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë. Kreu i qeverisë theksoi se hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes e Shqipërisë, e porteve shqiptare, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Europës Qendrore. "Kosova është një vend në ndërtim, me një gjallëri të pamohueshme, me një dinamizëm ekonomik, por për fat të keq në krahun verior të saj është e bllokuar, sepse nuk zbatohet marrëveshja e tregtisë së lirë. Kështu që, autostrada i ka dhënë një frymëmarrje të madhe, por meqë jam këtu në fushën e transportit, zoti ministër i Transporteve, do të përzgjedhësh menjëherë kompaninë e konsulencës, për të studiuar fizibilitetin për hekurudhën. Hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes e Shqipërisë, e porteve shqiptare, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Europës Qendrore", nënvizoi kreu i ekzekutivit. Ai theksoi se tashmë Shqipëria ka linjën hekurudhore me Malin e Zi, do ta plotësojë atë me Maqedoninë, e cila siç vlerësoi ai, përbën një lidhje lindore shumë të rëndësishme. Në këtë kontekst, Berisha tha se edhe ato 3-4 kilometra që kanë mbetur do të finalizohen brenda një kohe të shkurtër duke çuar shinat deri në kufi me fqinjin lindor. Kreu i qeverisë tha më tej se, lidhja me Kosovën ka një rëndësi të jashtëzakonshme në veçanti pas ndërtimit të portit të Vlorës, pasi ky port për efiçencën e tij të plotë kërkon lidhjet më të fuqishme hekurudhore me rajonin, me Kosovën, me Malin e Zi, me Maqedoninë. "Por me Malin e Zi ekziston, me Maqedoninë e kemi të zgjidhur, sepse kemi vetëm 3-4 km, me Kosovën është për t`u ndërtuar. Si të dalë fizibiliteti, ose nga Miloti drejt Prizrenit, ose nga Vau i Dejës drejt Gjakovës, por ky studim duhet të fillojë menjëherë. Pas studimit, fillon projekti, nuk mund të them se do të fillojë ndërtimi gjatë këtij mandati, por është gati për mandatin tjetër. Megjithëse edhe nuk përjashtohet, pasi të bëhet projekti pasi edhe miqtë, mund të na ndihmojnë, edhe institucionet rajonale mund të na ndihmojnë, si një projekt rajonal jashtëzakonisht i rëndësishëm", tha kreu i qeverisë, ndërsa nënvizoi se me këtë buxhet ky projekt nuk mund të realizohet për shkak të përcaktimit të projekteve të tjera. Megjithatë, Kryeministri tha se nëse projekti nuk fillon këto katër vite, do të jetë projekti i parë që do të fillojë në mandatin 2013-2017. "Hekurudha është jashtëzakonisht e rëndësishme, është i pamjaftueshëm transporti rrugor dhe transporti me kontenier për shkak të përmasave që do të marrë, nga porti i Vlorës, i cili në projekt-idenë e tij do të jetë porti më i madh i kontenierëve në Mesdhe, ka kusht jetik transportin hekurudhor", tha Berisha, duke nënvizuar se linja Tiranë-Vlorë duhet të ristrukturohet në favor të portit të Vlorës.

RD

Temat e fundit