HIPJE-ZDRIPJA SI LEVIZJE E PUSHTETIT DHE PASOJAT E SAJ - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

HIPJE-ZDRIPJA SI LEVIZJE E PUSHTETIT DHE PASOJAT E SAJ

HIPJE-ZDRIPJA SI LEVIZJE E PUSHTETIT DHE PASOJAT E SAJ

· 1 · 493

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-12-2010, 13:04:17
HIPJE-ZDRIPJA SI LEVIZJE E PUSHTETIT DHE PASOJAT E SAJ

Lëvizja si një ndër tiparet edhe të njeriut,vec asaj se ka të bëjë me një lëvizje prej shtëpisë në cajtore,punë,tek miku,lëvizje ne hapësirat  gjeografike  më të gjëra dhe anasjelltas,ajo ka të bëjë edhe me një lëvizje e ashtuquajtur hipje-zbritje nëpër shkallët e pushtetit.Sikur elitat politike ta kuptonin mire këtë fenomen ,jashtëzakonisht të rëndësishëm ,që në mënyrë direkte ndikon në fatet njerëzore ,bota në të cilën jetojmë do të ishte më e mire për të bërë edhe lëvizjen e jetës në përgjithësi.!



Të gjithë pajtohemi me egzistimin e pushtetit,që eshtë normale për një shoqëri që pretendon të jetë moderne me aspirate per levizje drejt një  qytetërimi që e konsideron më të lartë  e që e percepton si qytetërim europjan.Por gjithashtu e kemi te qarte  se po ai pushtet pjell edhe pabarazitë që janë esenca e pakënaqësisë nga njëra anë dhe konfliktit nga ana tjetër.Derisa në disa shoqëri që kanë kaluar këtë ecje,kjo disi eshte edhe amortizuar,tek ne paraqitja e pabarazisë që lind nga pushteti eshtë në fillim të rrugës së saj.

Shoqëria në të cilën jetojmë ne si bashkësi etnike në të njëjtën kohë pjell dy pabarazi dhe dy konflikte.

Së pari kemi pabarazi nacionale ,e inicuar nga një bashkësie tjetër etnike e cila e konsideron veten superiore ndaj nesh dhe shkel të drejtat njerëzorë në tërë dimenzionin e tyre e që si pasojë ka lindjen e konfliktit ndërmjet dy bashkësive më të mëdha  maqedono-shqiptare.Ky konflikt bazën e tij e ka në egzistimin e opcioneve të ndryshme të dy komuniteteve për ardhmërinë e shtetit ku jetojmë.Nga njëra anë maqedonasit ,të udhëhequr nga nacionalizmi I tyre synojnë pra betonizimin e shtetit të tyre etnik modern, me superioritetin e tyre ndaj komunitetit shqiptar, bashkësia etnike shqiptare me opcion diametralisht të kundërt synon dicka tjetër vec jo shtet monoetnik maqedonas.Edhe tek ne egziston nacionalizmi,por per dallim nga ai I komunitetit tjeter nuk ka mekanizma institucional qe ne menyre me efektive te kryeje punet ashtu sic duhet.Gjithashtu komuniteti maqedonas I përballur me problemin me emrin ,identitetin,gjuhën dhe kishën në mënyrë direkte cënon të drejtën dhe lëvizjen drejt integrimit europjan dhe në Nato aleancë.Do të ishte e tepert te numërojmë e dhe shkeljet e tjera të drejtave të shqiptarëve ,vecanërisht në kulture.Ky konflikt I lindur nga mosmarveshjet shqiptaro-maqedonase në një mënyrë duhet të jetë shansi ynë për zgjedhje definitive të statusit të shqiptarëve në Maqedoni, derisa te zgjidhet problemi me emrin,që në një mënyrë do të lehtësonte rrugën për integrimet e parapëlqyera evro perëndimore dhe NATO,sepse të kuptohemi , ne shqiptarët vallë a jemi aq shumë të interesuar që të jemi pjesë e proceseve integruese te lartëpërmendura,nëse shteti I betonizuar etnik maqedonas na mer si udhëtarë të rastit ??Normalisht se asnjëherë nuk do të kishim pranuar që të lëvizim si të tillë.Fundi I fundit edhe deklarata e z/Fueres se gjuhë shtetërore pas dhjetë vjetëve mund të jetë gjuha shqipe,nuk duhet të meret si zgjedhje e problemit,sepse integrimi I cili do të mbaronte në mënyrën si e planifikon pushteti maqedonas do të ishte një lëvizje e yna nga e cila nuk ka kthim.Ajo do të thoshte se shqiptarët të kënaqur me statusin e tyre të pazgjidhur ,si udhëtarë të rastit kanë hypur në vagonin e fundit që të bëjnë një lëvizje më të gjërë gjeografike.Dhe me kaq mbaroi puna!!!Cilat do të ishin opcionet tona që pas këtij itinerari të shpejtuar të kthehemi përsëri në jetën reale dhe të kërkojmë zgjedhje të mosmarveshjeve tona me maqedonasit.Do të hynim në baltë edhe më thellë!

Këtu ka një opcion rezerv I yni ,sipas së cilit të themi ,kushtimisht nëse Maqedonia I zgjedh problemet me fqinjët e saj,atëherë ne në mënyrë serioze të kundërshtojmë pranimin eventual të Maqedonisë në Nato duke kërkuar  që të zgjidhet statusi ynë definitiv,përndryshe ska integrim në NATO  dhe BE biseda.Ky opcion normalisht do të përkrahej nga shteti shqiptar,lobimi shqiptaro-amerikan dhe miqtë tanë kudo që të jenë.Por më kryesorja ,parësore,e domosdoshme është marëveshja mes vetë shqiptarëve të këtij vendi.Nëse nuk do të kemi një strategji veprimi të përbashkët të të gjitha subjekteve relevante politike,apolitike,etj.shkuam ne ne  Europë zotërinj të nderuar si pakicë nacionale.!

Ashtu sic ceka edhe në fillim përvec kësaj lëvizjeje maratonike neper problematikën shqiptare via maqedonas ,tek komuniteti ynë kanë lindë pabarazi dhe konflikte brendashqiptare ose intra shqiptare.Këta janë të natyrës ,në shikim të pare normale për një shtet,por për një komunitet si I yni shumë të dëmshme dhe frenuesit më të mëdhej të lëvizjes  drejt konsolidimit dhe rimëkëmbjes së bashkësisë etnike shqiptare. Në këtë rast nuk mund të kërkohet fshirja e subjekteve politike shqiptare,sepse atëherë do të duheshte të kthehemi në të kaluarën duke kërkuar veprim politik apartiak apo monopartiak,dhe do të ishim promovuar si anti pluralist dhe pro monizëm.Kjo edhe nuk është zgjedhje për problemin brendashqiptar.Ajo duhet të kërkohet në një pajtim elitar,të të gjitha bosave shqiptar ketu tek ne ,nëse ka nevojë edhe me ndermjetësim më të zgjeruar të forcave politike dhe personaliteteve me ndikim.

Konflikti I përmendur shqiptaro-shqiptar ,që bazën e ka në mosmarveshjet në mes  organizatave politike shqiptare kurse reflektohet edhe tek qytetarët shqiptar në mënyra të ndryshme gjithashtu në shikim të pare duket se është jo aq I rëndësishëm,në të vërtetë ai është një nder stopuesit kryesor të  prosperitetit kombëtar të popullit tone .

Ky konflikt  gjithashtu ,cuditërisht lind si pasojë e shkeljes së të drejtave dhe lirive njerëzore ku shqiptari diskriminon shqiptarin ne disa sfera te jetes se perditshme,I udhehequr nga interesi partiak,interesat e ngushta familijare dhe regullat e pashkruara të politikave partiake per avancim të ushtarëve partiak.Nëse e thjeshtësojmë këtë tezë duhet të them se nëse një subject politik punëson një punëtor gjatë mandatit të tij,kur vjen partia politike tjeter ne pushtet e nxjer atë dhe puneson një ushtar partiak të vetin.Dikush nuk e quan kete shumë të rëndësishme ,por paramendoni nje të punësuar që nxiret nga puna nga parti politike shqiptare,qe ne vend te tij te vije nje shqiptar tjeter.Këtu kemi shkelje direkte te drejtave të njeriut,nxjerje nga puna,qe konsiderohet e drejta elementare e njeriut pasi kjo ka pasoja tjera ne familje,tek femijet, dhe tek personi I cili del ne rruge.Këtu pra mungon morali partiak,kurse është present dhe vepron amorali!

Pra ne shqiptarët jemi në pozitë të palakmueshme ,dhe të diskriminuar nga njera ane nga pushteti maqedonas,dhe nga ana tjeter nga vet partite shqiptare.Ky fenomen vazhdon ,ashtu sic thashe ne fillim me hipje-zbritje te personave ,duke lëvizur prej nje pozite në pozitën tjetër,ashtu sic lëvizin elitat politike prej funksioni në jofunksion.!

Çfarë presioni kanë shqiptarët ,presion të dyfishtë,shkelje të dyfishtë të të drejtave dhe lirive elementare njerëzore, që lind konflikt të dyfishtë ,kurse sa të forte dhe dinjitoz perceptohen ,eshte nje fenomen qe duhet edhe me shume analizuar.Më e ,,marëzishmja ,, eshte shkelja e te drejtave te tyre mu nga elitat politike si pozitë qëjanë tani,ashtu edhe të tjerët në të kaluarën kur ishin në vendin e ketyre.

Analistet partiak e kane për borxh te analizojne këtë fenomen dhe të gjejnë një zgjedhje xhentëlmene ,mos e anashkalojnë votuesin e punesuar , mos I shkelin te drejtat elementare te popullit I cili I zgjedh, ne ate menyre qe kjo te jete udherefyes edhe per partite tjera qe eventualisht do te formohen ,te kene synim mosdiskriminimin e atyre nga te cilet jane te mvarur.

NGA LULZIM Z. HAMIDI prof.

Temat e fundit