Hyseni: Serbia pengon integrimin e Kosovës. KE të ushtrojë presion - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hyseni: Serbia pengon integrimin e Kosovës. KE të ushtrojë presion

Hyseni: Serbia pengon integrimin e Kosovës. KE të ushtrojë presion

· 1 · 455

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 15-06-2009, 11:24:31
Shefi i diplomacise kosovare i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë trysni mbi Beogradin për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Hyseni i kërkon përrfaqësuesit të KE-së Mirel përfshirjen e Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave.


PRISHTINE- Kosova kërkon që të përfshihet në procesin e liberalizimit te vizave bashke me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur në një takim pune Pierre Mirel, drejtor i Drejtoratit për Zgjerim në Komisionin Evropian, me të cilin bisedoi për arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Biseda u përqendrua në çështjen e liberalizimit të vizave dhe në çështjen e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe instrumentet rajonale të bashkëpunimit. Hyseni nënvizoi rëndësinë vendimtare që ka përfshirja e Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave.

Ministri kosovar duke mirëkuptuar faktin se 5 shtete te BE nuk e njohin ende Kosovën, tha se gjithsesi duhet të gjenden mënyra që Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave. Kosova sipas Hysenit është e vendosur të plotësojë kriteret dhe standardet e vendosura nga Komisioni Evropian. Por ai deklaroi se Serbia po bëhet pengesë që Kosova të marrë pjesë në të gjithë struktuarat rajonale të bashkëpunimit.

Shefi i diplomacise kosovare i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë trysni mbi Beogradin për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Komisioni Europian sapo ka përfunduar raportin për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor, ku së shpejti do të njoftohet se cilat vende përfitojnë nga ky proces.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Temat e fundit