Ish kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, eshte arrestuar ne Bullgari - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ish kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, eshte arrestuar ne Bullgari

Ish kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, eshte arrestuar ne Bullgari

· 1 · 822

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-06-2009, 09:24:13
SOFIE- Ish kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, i kërkuar në Serbi për krime të luftës është arrestuar të martën në mbrëmje në Bullgari, bën të ditur ministria e Brendshme bullgare.

“Agim Ceku është arrestuar të martën në Geshevo,  kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të interpolit tha zëdhënësja Diana Yankulova për agjencinë e lajmeve AFP.

Arrestimi i cekut është bërë në Geshevo, vendkalimi kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002.

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosove, Gëzim Kasapolli deklaroi për median se arrestimi i Çekut ishte bërë ndërsa ishte duke udhëtuar për në kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar në një takim zyrtar të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Mediat kosovare duke cituar zedhenesin Kasapolli thane se “Ish-kryeministri pritet të lirohet sot në mëngjes”.

Beogradi e akuzon Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para pak muajsh, Agim Çeku në bazë të fletarresteve serbe u arrestua në Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja për 10 vite.

Nuk është hera e parë që Agim Ceku arrestohet në shtete të tjera me fletër arrestin e firmosur nga Serbia. Në 2006 ai u arrestua në Slloveni e Hungari

Kosova ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)

Temat e fundit