Ke e kopjoi Maarti Ahtisaari per statusin e Kosoves?! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ke e kopjoi Maarti Ahtisaari per statusin e Kosoves?!

Ke e kopjoi Maarti Ahtisaari per statusin e Kosoves?!

· 1 · 738

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

ne: 22-05-2009, 23:23:32
KË E KOPJOI ZOTI MARTI AHTISARI PËR STATUSIN E KOSOVË ?!
Publikuar më 16 maj, 2009 në orën 13:05 ( Para 6 ditë e 10 orëve ) Opinion |   
 
 
Së shpejti Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), do të bëj publik dokumentin, të zbuluar nga struktura inteligjente e FBKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), Sektori i Zbulimit (i emërtuar "Herojt e Heshtur"), që ka vepruar jashtë territoreve të Shqipërisë Etnike, edhe në Beograd dhe në Athinë, që tregon se pakoja e Ahtisarit që solli ''pavarësinë'' e Kosovës, a është plan i bashkësisë ndërkombëtare apo i Serbisë?


Ky dokument i dedikohet të gjithë atyre që më shumë i binden fakteve se sa fjalëve.

Dokumenti ka një vlerë të posaçme historiografike dhe mund t'i shërbej të gjithë atyre që merren me të vërtetën rreth çështjes kombëtare shqiptare dhe zgjidhjes fatlume të saj.

Dokumenti dhe aktualiteti tregon se ajo (Kosova) mund të jetë gjithçka, por jo edhe e pavarur nga Serbia dhe një shtet sovran.

Pas marrjes së lejes për publikim nga organet më ta larta të FBKSH-ës, përkatësisht nga Sekretariati Vendimarrës i Kryesë Qendrore të FBKSH,

do të duhet të publikohet nga Zoti Gafurr ADILI dhe e-maili publik i Tij: gafurradili@hotmail.com

Dokumenti është duke u shqipëruar (nga serbishtja në shqip) dhe do të publikohet për lexuesit shqiptar posa ai të jetë gati.

Nga kush e kopjoi Ahtisari, dhe sa ka ngjashmëri me tërë atë që po ndodhë në Kosovën e trazuar shqiptare, së shpejti do të mësoni dhe do të njiheni e do të bindeni me realitetin e hidhur të Kosovë.

PRA, NJIHUNI ME:
DOKUMENTIN E SHQIPËRUAR (NGA SERBISHT NË SHQIP)

Pas mëdyshjeve të mëdha, se pakoja e Ahtisarit ishte një dokument që, u prodhua nga bashkësia ndërkombëtare, faktet që do të ua prezantojmë më poshtë nga dokumenti që është përpiluar në Institutin për Studime Gjeopolitike në Beograd më 1998, e bënë jashtëzakonisht të qartë se propozimi i Ahtisarit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është 100% projekt serb.

Instituti ka përfshirë tërë programet e politikës serbe ndaj çështje shqiptare e në veçanti ndaj Kosovës, duke treguar vazhdimësinë e politikës antishqiptare.

Një pjesë e projekt-propozimit është marrë edhe nga reforma agrare e viteve të '30-ta, të shekullit XX, në kohën e mbretërisë SKS (Serbo-Krato-Sllovene), që ka të bëjë sidomos me manastiret ortodokse në Kosovë.

"Formalisht", Ligji i 5 dhjetorit 1931, e godiste edhe pronën klerikale (paragrafi 10), por manastireve ortodokse serbe ai iu siguronte të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe të paktën prej 50 ha tokë të punueshme, pa llogaritur dhe "tokën tjetër" të tyre (paragrafi 12).

Kurse, bujqve të manastireve, që mbeteshin pa tokë, iu premtohej se do të përfitonin sipas Ligjit mbi kolonizimin.

Kjo e drejtë iu njoh gjithashtu të gjithë bujqve çifçinj me "familje të mëdha", ose me tokë të kualitetit të dobët "të pamjaftueshme për jetesën". Praktika tregoi se në këto çështje, kriteri që përcaktoi mënyrën e veprimit ishte përkatësia nacionale.

Nëpërmjet pakos Ahtisari, manastireve po u sigurohen prapë 50 ha tokë, ku nuk duhen bërë ndërtesa, ku bujku nuk mund të shkojë të kullosë delet, ku nuk do të ketë mundësi biznesi, etj, etj....

Pra, Ahtisari merr planin e Institutit serb vetëm se ndryshon radhitjen e disa fjalive dhe terminologjinë dhe na e shet si plan të vetin.

Kjo shpjegohet me termin eksterritorialitet (zonat e veçanta përreth manastireve), ose në vend të termit kanton kemi termin tjetër decentralizim.

Madje ''plani i tij'' si ''mik'' i shqiptarëve na del edhe ma i rrezikshëm me ndryshimin e flamurit, identitetit, historisë e gjithçka tjetër, gjë që Serbia e ka pasur si synim shekullor.

Së pari, Instituti i drejtohet kishës serbe ku dëshmohet edhe një herë për rolin e kishës serbe në politikë bërjen e shtetit serb si dhe bekimin e saj për çdo proces politik që ka të bëj me popullin dhe shtetin serb.

Në dokument, gjithashtu shihet edhe lidhshmëria në mes Bosnjës dhe Kosovës dhe tregohet shumë qartë e ardhmja e tyre e brishtë.

Në bisedimet e Vjenës disa shqiptarët, ish përfaqësuesë shqiptarë të delegacionit të Prishtinës, thanë se po udhëheqim 2 me 0 ndaj Serbisë për të na dalë më vonë 8 me 2 në favor të Serbisë me autogolat tanë.

Sa i përket FBKSH-ës, nuk duam që ta ngarkojmë lexuesin shqiptar me vlerësimet tona, por e sugjerojmë atë që të marr planin e Ahtisarit, Kushtetutën e Kosovës, dokumentin e Institutit serb dhe aktualitetin e përditshëm dhe vetë të vlerësojë e gjykojë,

se ku është Kosova sot dhe cila është e ardhmja e saj nesër.

Kemi bindjen e patundur se do të kuptoni më lehtë se çka është decentralizimi (kantonizimi), ku mbeti UÇK-ja, kush vendos për Kosovën, etj, etj.......

Për këtë shkak FBKSH i kishte bërë ftesë publike popullit shqiptar të Kosovës dhe kishte dërguar anëtarët dhe simpatizantët e vetë në demonstratën e Vetëvendosje, më 10 shkurt 2007, që ta kundërshtojnë pakon e Ahtisarit, pasi që nuk shprehte aspiratën e vet popullit shqiptar, ku humbën jetën edhe dy dëshmorët më të rinj të kombit shqiptar,

Arben Xheladini nga Bujanoci dhe Mon Balaj nga Podujeva.

FBKSH-ja nuk e njeh dhe as nuk do ta njoh kurrë atë marrëveshje të njëanshme serbe!

E si ta njoh, kur pikërisht kjo pako, e ndalon ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën që është kundër platformës dhe statusit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) deri sa në anën tjetër e lë që të bashkohet me Serbinë.

Si për çudi të gjithë ata që dëmtojnë shqiptarët dhe nuk i lënë që të zhvillohen si komb shpërblehen me çmimin Nobel.

I tillë ishte Ivo Andriç dhe i tillë është edhe Zoti Marti Ahtisari!

LEXOJENI ME KUJDES DHE GJYKONI JU VETË :
INSTITUTI PËR STUDIME GJEOPOLITIKE BEOGRAD
HIRËSISË SË TIJ PESHKOPIT TË RASHKËS DHE PRIZRENIT

Hirësi e Juaj,

Instituti për Studime Gjeopolitike shumë herë në të kaluarën është marr me problemin e krizës në Kosovë dhe Metohi. Duke pasur parasysh se fjala është për problemin më të ndërlikuar shtetëror dhe kombëtar, e kemi parë të domosdoshme që edhe kësaj radhe të ua dërgojmë sugjerimet tona.

Këtë e kemi trajtuar në dokumentin e titulluar:

''Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi".

Këtë propozim e vlerësojmë si ndihmë të thjeshtë të Institutit tonë në përgatitjet e delegacionit të Republikës së Serbisë për negociatat e rënda të cilat do të pasojnë.

Gjatë përgatitjes së tij kemi pasur parasysh para se gjithash nevojën e domosdoshme të mbrojtjes së të drejtave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe parandalimin e shpërnguljes së tyre.

Nëse, Hirësia e Juaj vlerëson se ky propozim mundë të jetë i dobishëm për Ju, jemi të gatshëm për çdo lloj angazhimi në konkretizimin e tij.

Me nderime të veçanta,

Kryetari i Këshillit Drejtues
Millivoj V. Relin

BEOGRAD, 19 NëNTOR 1998

Dërguar:
- patrikut serb, zotëri Pavle,
- kryetarit të RF të Jugosllavisë,
- kryetarit të Republikës së Serbisë,
- kryetarit të Republikës së Malit të Zi.

PROPOZIM -ZGJIDHJA
PËR MBROJTJEN E INTERESAVE TË POPULLIT SERB NË KOSOVË DHE METOHI

1. BAZAT THEMELORE

Propozimi i Institutit për studime gjeopolitike për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi bazohet në themelet vijuese:

- Marrëveshjen kornizë të zgjedhjes politike të çështjes së Kosovës dhe Metohisë, e arritur përmes negociatave të kryetarit të RF të Jugosllavisë, z. Sllobodan Millosheviç, dhe negocuesit amerikan, z. Riçard Holbruk.

- Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë për 11 pikat e planit kornizë për zgjidhjen e krizës në Kosovë dhe Metohi, të cilin Kuvendit ia propozoi kryetari i Republikës së Serbisë, z. Millan Millutinoviç.

- Kartën e Kombeve të Bashkuara, aktin Final të Helsinkit, deklaratave të OSBE-së, dhe dokumenteve tjera të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat e pakicave dhe bashkësive fetare dhe etnike.

- Përvojat pozitive të regjionalizimit dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare në shtetet evropiane (Spanjë, Itali, Zvicër etj).

- Përvojat pozitive të Bosnjës dhe Hercegovinës në pikëpamje të mbrojtjes kombëtare, politike, fetare dhe të drejtat kulturore të popujve në kuadër të entiteteve, sipas marrëveshjes paqësore të Dejtonit.

-Përvojës negative të Marrëveshjes për ri-integrim të qetë të rrethit Sremsko-baranjske në sistemin politiko-territorial të Kroacisë, në pikëpamje të mbrojtjes së të drejtave elementare kombëtare të serbëve dhe të drejtave të njeriut.

- Sigurimin e mbrojtjes së plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive të popullit serb në Kosovë dhe Metohi nga majorizimi i shumicës shqiptare.

2. PROPOZIM - ZGJIDHJA

Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi përmban elementet vijuese:

1. Formimin e kantoneve (komuna) me popullsi shumicë serbe në disa regjione të Kosovës dhe Metohisë.

2. Dhënia e statusit të veçantë qyteteve shumetnike me popullatë të përzier në të cilët serbët janë pakicë e konsiderueshme.

3. Formimin e organeve krahinore në përputhje me propozimin për rregullim të ri territorial të Krahinës.

4. Rregullimin e marrëdhënieve në mes të organeve dhe institucioneve republikane dhe krahinore dhe garantimeve për jetësimin e zgjidhjes së propozuar.

5. Paraqitjen tabelore të strukturës etnike për qytetet e propozuara shumetnike.

6. Paraqitjen grafike të rretheve të kantonizuara me demografi serbe shumicë, qyteteve shumetnike dhe pasurive të manastireve më të mëdha serbe.

3. ARSYETIM

Zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Metohis në rrethanat e ndërkombëtarizimit të saj, në mënyrë që të jetë në përputhje me funksionimin e Serbisë si shtet, kërkon një qasje krejtësisht të re. Ndërprerja e konfliktit (grindje SH.P.) të përmasave më të mëdha, mundëson negociata politike dhe gjetjen e pranueshme të ndërsjellët të një zgjidhje me të cilën do të harmonizoheshin interesat e shtetit dhe bashkësive etnike në Kosovë dhe Metohi. Duke pasur parasysh faktin se bashkësia ndërkombëtare me garancitë e saj në tërësi mbron interesat e pakicës shqiptare në Kosovë dhe Metohi, e domosdoshme është që të sigurohen garanci shtesë edhe për mbrojtjen e popullit serb. Në të njëjtën kohë, është tejet e rëndësishme që edhe në Kosovë e Metohi sikurse në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Ballkan, të ruhet përbërja shumë-etnike dhe shumë-fetare e popullatës. Për këtë bënë fjalë deklarata e OSBE-së për mbrojtjen e pakicave dhe dokumentet tjera të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse.

Modeli i kantonizimit

Marrëveshja Millosheviç-Hollbruk ka krijuar kushtet kornizë për ruajtjen e përpjesëtimit ekzistues etnik të Krahinës. Për fat të keq, përvojat negative janë të mëdha, posaçërisht nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, në zbatimin e marrëveshjes dhe garancitë për mbrojtjen e përbërjes shumë-etnike të popullatës.

Gjatë zbatimit të atyre marrëveshjeve në shtetet e lartë përmendura ka ardhur deri tek shpërngulja masive e popullatës serbe, për shkak se, para se gjithash ajo e ka ndier vetën të rrezikuar ose së paku të pambrojtur nga pushteti ekzekutiv lokal gjyqësor dhe policor. Për ndalimin e shpërnguljes së Serbeve nuk ka qenë e mjaftueshme pjesëmarrja e vogël në organet e lartë përmendura, sepse ajo nuk ka mundur të parandaloj majorizimin etnik.

Prandaj është e domosdoshme që në marrëveshjen për Kosovë dhe Metohi të shtohen ato zgjidhje të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e plotë fizike dhe të pronës së popullatës dhe të garantoj mbrojtjen e plotë të të drejtave kombëtare, etnike, fetare dhe kulturore të Serbeve. Vetëm me sigurimin e shumicës serbe në strukturat administrative, gjyqësore dhe policore në kantonet me shumicë serbe, sigurohet ekzistenca e tyre kryesisht në vendet rurale (fshatare SH.P.). Në të kundërtën, do të vinte deri tek shpërngulja masive e serbëve ose asimilimi i dhunshëm.

Mbrojtja e plotë e popullatës serbe, atje ku është shumicë, mund të sigurohet me krijimin e organizimit të ri territorial të Krahinës, përkatësisht formimin e kantoneve (komunave) sipas përkatësisë etnike. Në kantone do të përfshihen kryesisht vendet agrare, pa qytete të mëdha. Krijimi i kantoneve nënkupton ndryshimin territorial të kufijve komunal, sepse përpjesëtimi i popullatës do të përcaktohej sipas vendeve (vendbanimeve) e jo sipas kufijve aktual komunal. Kufijtë komunal do të ndërroheshin ashtu që do krijojnë mundësi për themelimin e komunave të vogla të cilat do të bashkonin vendet dhe fshatrat me popullsi shumicë serbe.

Kantonet me shumicë serbe nuk është e obligueshme që të lidhen territorialisht. Për çdo rast , ato munden, sipas vendimit vetjak me qenë në lidhje direke me pushtetin qendror të Republikës së Serbisë, me mundësi formimi të bashkësive të përbashkëta.

Zonat rurale me popullatë shqiptare, gjithashtu mund të organizohen në kantone, për të cilën gjatë procesit negocues do të vendosin përfaqësuesit politik të Shqiptarëve etnik. Kjo zgjidhje do të ishte e përafërt me të ashtuquajturën autonomi e shkallëzuar e cila ekziston në Spanjë.

Kantoneve serbe do të u bashkëngjiteshin të gjithë manastiret e mëdha serbe me pasurin e tyre. Paraprakisht manastireve do të duhej të u ktheheshin të gjitha pasurit që i kishin para shpërthimit të luftës më 1941, respektivisht deri tek shpronësimi pas luftës së Dytë botërore. Në këtë mënyrë do të shmangim që Serbet, edhe atje ku janë popullsi shumicë, të bëhen të varur nga pushtetarët lokal shqiptar.

Llogaritë tregojnë se në një organizim të tillë territorial të Krahinës, Serbët nën organet e tyre autonome policore dhe gjyqësore do të kishin mbi 30% të territorit të Kosovës dhe Metohisë. Kjo do të ishte garanci e sigurt e ekzistimit serb në Krahinë.

Për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi do të ishte e domosdoshme me i formuar gjashtë kantone edhe atë:

1. Kantoni i IBRIT do të përfshinte hapësirën e Kollashinit të Ibrit dhe luginës së Ibrit ndërmjet Kopaonikut dhe Rogozne, në kufijtë e komunave aktuale, Leposaviq dhe Zveçan, ku qartë është e theksuar në numër shumica serbe e popullatës.

2. Kantoni i FUSHË-KOSOVËS do të përfshinte hapësirën prej Prilluzhës deri në Lipjan me një mori fshatrash serbe në atë hapësirë (Çagllavica, Graçanica, Llaple sello etj).

3. Kantoni i NOVO-BËRDËS do të përfshinte pjesët e komunave aktuale të Novo Brdës, Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë.

4. Kantoni i SHARRIT do të përfshinte famullin e Siriniqit me seli në Shterpc. Atij sipas marrëveshjes së arritur paraprake me siguri do të u bashkoheshin edhe Opoja, Gora dhe Sredska, të banuara kryesisht me popullatë sllave të përkatësisë fetare myslimane dhe gjuhës serbe.

5.Kantoni i METOHIJËS do të rrumbullakoj rrethet rreth Pejës, Istogut dhe Klinës, ku ekziston një mori e fshatrave serbe të lidhura territorialisht.

Kantoneve më të përafërta serbe do të u bashkëngjiteshin edhe pronat e manastireve më të mëdha serbe: i Deçanit, patriarkana e Pejës, Graçanicës, Deviçit, Gorioçit, Hoçës Madhe, Shën Arkangjelit, Banjës, Shën Petar Korishkit, Zoçishtës, ShënMëria Levishka, Dragancit, Sokolicës etj.

Kantonet me popullatë shumicë serbe do të kishin administratën e tyre vetiake lokale me gjyqësi serbe dhe organe policore serbe. Ky është parakushti themelor që të shmangim përsëritjen e ekzodusit masovik të popullatës serbe nga territori i cili do të qeverisej nga administrata, gjykata dhe policia e ndonjë grupi tjetër etnik.

Kuvendet kantonale për atë shkak do të jenë njëdhomëshe. E njëjta rregull do të duhej të vlejë edhe për kantonet shqiptare. As kantonet shqiptare e as ato serbe nuk do të jenë pa një përqindje të caktuar të popullatës me prejardhje tjetër etnike. Mbrojtja e interesave të tyre do sigurohej me një trajtim të barabartë të pakicave grupore në secilin kanton. Kantonet e Zvicrës, në atë kuptim, janë një shembull tjetër.

Qytetet shumë-etnike

Në zonat e mëdha urbane do të vendosej regjimi i qeverisjes së përzier, i ndryshëm nga qeverisja e paraparë në kantone. Qeverisja e përzier serbo-shqiptare do të vendosej në qytetet e mëdha siç vijon: Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren, Kamenicë (Dardan SH.P.), Istog, Klinë, Rahovec, Vushtrri (shih tabelën e bashkëngjitur). Në këto qytete do të vendosej një formë e veçantë e autonomisë , me administratë të përzier dhe përfaqësim të paritetit në gjyqësi dhe polici. Me këtë do të pamundësohej majorizimi etnik në qendrat e rëndësishme urbane, të cilën në periudhën nga viti 1968 deri më 1981, Shqiptarët etnik e kishin keqpërdor që të largojnë serbët dhe të i nxisin në shpërngulje të përhershme.

Qytetet shumë-etnike do të kishin për këtë arsye, kuvendet lokale dy-dhomëshe. Dhoma e ulët do të shprehte vullnetin e qytetarëve të treguar në zgjedhje, derisa Dhoma e lartë do të përbëhej nga gjysma e Serbeve dhe e Shqiptarëve me të drejt vetoje të dyanshme.

Organet krahinore

Kuvendi krahinor do të formohej nga përfaqësuesit e të gjithë kantoneve dhe qyteteve me administratë të përzier. Ajo gjithashtu do të kishte dy dhoma, ku Dhoma e lartë, e përbërë sipas parimit të paritetit etnik, do të kishte të drejt vetoje të dyanshme, për të i ikur mbivotimit sipas përkatësisë etnike, respektivisht majorizimit.

Niveli i vendosjes do të ishte katër shkallëzorë (1) kantonal; (2) krahinor; (3) republikan dhe (4) federal, kurse struktura shkallëzore do të mundësonte mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe qytetare të të gjithë grupeve etnike në Kosovë dhe Metohi. Një zgjidhje e tillë do të pamundësonte ndryshimin e dhunshëm të kufijve ekzistues.

Gjithashtu, me një zgjidhje të tillë do të ishte shmangur ndarja e plotë etnike e dy bashkësive në konflikt. Serbia një pjesë të kompetencave të saja do ta barte në kantonet shqiptare (arsim, kulturë, shëndetësi, mbrojtje sociale, trafik, komunikime, industri, mbrojtjen e monumenteve kulturore, gjyqësi lokale) kurse kompetencat shtetërore do të bënin me gjykatat e apelit, punët e jashtme, doganat, policinë dhe ushtrinë, me atë se Shqiptarët etnik do to kishin mundësi që shërbimin ushtarak ta kryenin në ndonjë institucion civil. Kantonet serbe do të mund që pjesën e kompetencave të tyre ta lënë në kompetencat e pushtetit republikan.

Rregullimi i marrëdhënieve në mes organeve dhe institucioneve republikane dhe krahinore dhe garantimet për jetësimin e propozim zgjidhjes.

Garantues i marrëveshjes së kantonizimit do të ishte Kuvendi i Serbisë, kurse garantues i jashtëm do të ishte bashkësia ndërkombëtare. Rregullimi kantonal i krahinës jugore serbe do të sigurohej me një ligj të veçantë të kuvendit republikan. Afati i rregullimit kantonal do të shtrihej për një periudhë prej 15 deri 20 vite. Vetëm pas këtij afati mundet sipas nevojës të i qasemi rishqyrtimit të statusit kantonal krahinor. Në vendimmarrje, atëherë, do të kenë fjalën kryesore gjenerata e ardhshme e popullatës, e pangarkuar me tensionet aktuale dhe armiqësitë, e rritur në ambientin e integrimeve të gjera evropiane, institucioneve demokratike dhe mbrojtjen më efikase të të drejtave të njeriut.

Të gjitha dispozitat e rregullimit kantonal të cilat i propozon kuvendi i Krahinës duhet të i miratoj dhe shpallë Kuvendi i Serbisë, derisa kryetari i Republikës së Serbisë do të kishte të drejt vetoje në çështjet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme si dhe tejkalimin e autorizimeve të kuvendit të Krahinës. Gjithashtu, kryetari i Republikës së Serbisë do të arbitronte në mosmarrëveshjet eventuale të kuvendit republikan dhe krahinor.

Zgjedhja e deputetëve nga Kosova dhe Metohija për Kuvendin e Serbisë do të realizohej në kantone dhe qytete si njësi të veçanta zgjedhore. Në ligjin zgjedhor do të shtohej edhe parimi i diskriminimit pozitiv, e cila tashmë është e pranuar në praktikën evropiane. Ai parim nënkupton që numri i deputetëve serb mos të jetë më i vogël se një e treta nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët shumica do të jenë të kombësisë shqiptare.

Përvojat evropiane tregojnë se struktura e ndërlikuar shumëshkallëshe e rregullimit të krahinave shumë-etnike ose regjioneve është mënyra më e mirë që të tejkalohen tensionet etnike të nxitura nga armiqësitë bashkëkohore ose historike në mes grupeve të ndryshme kombëtare ose bashkësive të pakicave. Me zbatimin e atyre përvojave në krahinën jugore serbe do të krijoheshin kushtet që interesat e tërë bashkësive etnike të ruhen dhe mbrohen, kurse lidhur më këtë, me garanci të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare, të ruhet tërësia territoriale e Republikës së Serbisë.

Përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte e një rëndësie të veçantë në jetësimin e modelit të kantonizimit dhe administratës së përzier në qytetet e mëdha. Projekti i ruajtjes së qyteteve shumë-etnike do të i ngjante modelit që po zbatohet në qytetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, i ndihmuar nga linjat kredituese të veçanta me të cilat do të ndihmohej rindërtimi ekonomik posaçërisht biznesi privat dhe financimi i arsimit për shoqëri shumë-kulturore dhe demokratike. Kosova dhe Metohija do të ishte krahinë nën jurisdikcionin e Republikës së Serbisë, kurse policia shumë-etnike do të formohej si pjesë e policisë shtetërore, me qëllim që të i iket mundësisë që '' Ushtria Çlirimtare e Kosovës'' të merr kompetencat e policisë dhe të krijoj themelin për formimin e forcave ushtarake shqiptare në baza etnike, të cilët me shpërthimin e konfliktit të mundshëm në Maqedoni, do të shfrytëzonin rastin dhe të udhëheqin edhe një luftë për ndarje nga Serbia dhe Jugosllavia.

4. PËRFUNDIM

- Ideja themelore e propozuesit është që në procesin negocues delegacioni serb gjithnjë të ketë iniciativën dhe të ofroj zgjidhje të cilat në themel janë konstruktive dhe të cilat respektojnë marrëveshjen kornizë tashmë të arritur Millosheviç-Hollbruk.

- Me këtë propozim ofrohet koncepti i mbrojtjes së tërësishme të popullatës serbe dhe mbetjes së përhershme në Kosovë dhe Metohi, që është interes jetësor shtetëror dhe kombëtar.

- Propozimi merr parasysh të gjitha parimet dhe zgjidhjet të cilat përmbajnë dokumentet themelore të bashkësisë ndërkombëtare në këtë lëmi.

- Propozimi merr parasysh të gjitha përvojat pozitive kurse parandalon shumicën e pasojave negative me zgjidhjet që janë zbatuar në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe në vendet tjera evropiane të cilat kanë probleme të ngjashme.

- Ndërlikueshmëria e krizës në Kosovë dhe Metohi dhe ndërlikimi i gjendjes së krijuar nga konfliktet e gjata pamundëson zgjidhje të thjeshta dhe të pastra juridiko-politike dhe territoriale.

- Ilustrimi grafik i zgjidhjes së ofruar nënkupton konkretizimin e vendbanimeve dhe regjioneve në etapat e ardhshme të punës së këtij propozimi.

- Instituti për studime gjeopolitike mendon se do të ishte e dëshirueshme që ky propozim pas një kohë të shfaqet në publik. Kjo do të ishte shenjë për publikun vendor, para se gjithash për Serbet e Kosovës dhe Metohisë, se shteti jonë kujdeset për interesat e tyre dhe qëndrimin në Krahinë, kurse për publikun ndërkombëtar do të ishte mesazh për vullnetin e mirë të RF të Jugosllavisë dhe Serbisë, në gjetjen e zgjidhjes sa më të drejt, por edhe vendosmërisë për ruajtjen e interesave elementare, kombëtare dhe shtetërore serbe.

- Koncepti i propozuar nga Instituti përmban vetëm elementet themelore për mbrojtjen e plotë dhe të përhershme të të gjitha të drejtave kombëtare, qytetare dhe të drejtat e njeriut, të popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi. Pranimi i këtij propozimi në tërësi ose qëllimet themelore të tij nënkupton përpjekje të mëtutjeshme të ekspertëve në konkretizimin e të gjitha pikëpamjeve të zgjidhjes. Për atë lloj pune ekspertët e Institutit janë në dispozicion.

Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH të FBKSH,
Prof. Dr. Çlirim PRESHEVA (d.v.)

Prishtinë, 15 Maj 2009

 
   
 
   
   

Temat e fundit