×

Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar!

Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar!

· 7 · 918

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
ne: 16-05-2006, 08:16:59
"PROCESI I PAJTIMIT" NË BALLKAN SHPREHIMISHT  KUSHTËZOHET NGA NJOHJA E PAVARËSISË SË  KOSOVËS-SHQIPËRISË ETNIKE
   
   
 
 

 
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
 
* Nuk është e fare e vërtetë se "Kosova është çështje jashtëzakonisht komplekse", siç ka deklaruar  në një intervistë ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, por kolonializmi serbomadh dhe grekomadh shekullor ende është kompleks i pazgjidhshëm, edhe për Evropën e integruar demokratike, edhe për OKB-në e reformuar në frymën e rendit të ri botëror. Mirëpo,  moralisht, as ligjërisht dhe, as demokratikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, as OKB-ja, as BE-ja e as "dialektika" e diplomacisë antibashkim e Republikës së sotme të Shqipërisë nuk mund ta justifikojnë  qëndrimin e  tyre negativ dhe shpërfillës ndaj çështjes  së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.
 
         
1. Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar
 
Nëse Kosovën e shikojmë  në kontekstin e "identitetit kosovar" (shqiptarë, serbë, malazezë, kroatë, turq etj. me gjithë bagazhin e tyre historik, multietnik, kulturor, gjuhësor, politik dhe konfesional) në kuptimin politko-propagandistik serbomadh dhe në atë kosmopolit evro-ndërkombëtar, atëherë del krejtësisht e qartë se  analistët, politikanët, diplomatët  dhe shtetarët e njëanshëm dhe tendenciozë të huaj dhe të brendshëm, "kanë të drejtë" që Kosovën ta konsiderojnë si "problem  jashtëzakonisht kompleks", siç ka deklaruar edhe ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, që sipas kuptimit  të gramatikës së politikës dhe diplomacisë kolonialiste serbomadhe-evropiane, thjesht, do të thotë, se nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë politike dhe kombëtare për  Kosovën shqiptare, edhe pse   kjo historikisht i përket  trungut indigjen të Shqipërisë Etnike, e jo, në asnjë mënyrë kolonizuesve të saj të dikurshëm dhe të sotshëm serbomëdhenj (Serbia dhe Mali i Zi=SMZ-ja).
 
2. Kosova është problem kolonial e jo minoritar ndëretnik
 
Për të gjithë ata, që e njohin, ( por që janë tendenciozë,"duke mos e parë" kolonializimin shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe, të njëanshëm me prirje antishqiptare), si dhe për ata që nuk e njohin historinë e mirëfilltë të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike në Ballkan, s'ka dilemë se, edhe nuk mund të japin kurrfarë projekti sugjerues objektiv apo vlerësim meritor profesional, as real  për zgjidhjen e drejtë të statusit politik të Kosovës ngase gjithanshmërisht janë të manipuluar  (pa qëllim dhe me qëllim për hirë të imponimit dhe të diktatit të interesave të ndryshme heterogjene a komplementare të tradicionales së partnerizimit aleator të  amalgamës kolonialiste serbomalazeze me: Rusinë, Francën, Greqinë etj.) nga historiografia falsifikatore  shekullore, si dhe nga politika  propagandistike ditore e  SMZ-së, politikë dhe propagandë kjo, e cila drejtpërdrejt dhe tërthorazi drejtohet dhe komandohet nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila për detyrë parësore dhe të "shenjtë" para historisë dhe para popullit të saj  gjithmonë ka pasur dhe ka edhe sot sofistikimin dhe murkullimin e së vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.
 
Fatkeqësisht, si rrjedhim i një propagande të tillë antishqiptare të qeverisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, ndodhi edhe tragjedia e Kosovës në vitin 1999, të cilën SHBA-ja, NATO, OKB, OSBE, BE etj., si dhe mbarë bota demokratike përparimtare e gjykoi atë si akt ancivilizues dhe barbar të Serbisë çetniko-fashiste dhe gjenocidale  të Slobodan Milosheviqit dhe të garniturës së tij politike, militare, paramilitare, policore dhe parapolicore, që për hirë të nacionalshovinizmit serbomadh dhe të sundimit kolonial qindravjeçar të Serbisë së Madhe mbi trojet etnike shqiptare, e dogjën Kosovën në themel, si dhe me dhunë dhe me terror gjenocidal, përzun nga Kosova në shtetet fqnije(Shqipëri, Maqedoni, Turqi, si dhe në shtetet e tjera të Evropës, të Amerikës, të Australisë mbi 1 milion shqiptarë.
 
Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme tezat dhe "standardet" e propozuara nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që  së pari, në Kosovë të zgjidhet "problemi minoritar" serb, kur ai as de fakto,as de jure nuk ekziston si i tillë. Vërtet, trillimi i "një problemi të tillë " në favor të "mbrojtjes" së minortetit serb   nga ana e politikës propagandistike antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe në bashkëpunim me agjenturat e nëndheshme  policore dhe ushtarake të qeverisë së Beogradit, ka për qëllim të fundit neglizhimin dhe problematizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës në relacionet ndërkombëtare. Mirëpo, këtë profkë, tanimë të njohur të politikës kolonialiste dhe gjenocidale të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë asnjë arsye që ta mbështesin moralisht, juridikisht, ekonomikisht, as ushtarakisht faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (BE, SHBA, OKB, NATO, OSBE etj.), sepse në Kosovë, mbi asnjë bazë nuk  janë të cenuara të drejtat dhe liritë e minoritetit serbomalazez dhe të asnjë minoriteti, por (edhe pas kryerjes së gjenocidit të fundit të SMZ-së në Kosovë, më 1999) ende është e ceneuar dhe e kontestuar e drejta e vetëvendosjes së  kombit shqiptar si nga ana  e të kompleksuarve patologjikë kolonialistë serbomëdhenj, ashtu edhe nga ana e reformave multietnike-integruese të instancave të caktuara të Bashkimit Evropian (BE).
 
3. çështja koloniale  e Kosovës kërkon zgjidhje antikoloniale, jo minoritare!
 
S'ka dyshim se, përderisa  politika e jashtme dhe diplomacia e Republikës së Shqipërisë  (hesht dhe frikësohet nga e vërteta e Kosovës, në mënyrë që të mos i humbas "ndihmat e përjetsheme " humanitare nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe të mos i prejë marrëdhëniet diplomatike tregtare dhe ekonomike me shtetet kolonialiste serbosllave: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë), të mos deklarohet botërisht para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik të Shqipërisë e jo as Serbisë, as e Malit të Zi, kolonialistët e kompleksuar paranoidë serbomalazezë së bashku me shtetin dhe me kishën e tyre ortodokse serbe ( e cila është fajtore dhe përgjegjësi kryesor në shekuj për të gjitha krimet e gjenocidit dhe mizoritë e tjera, që kanë rënë mbi kurrizin e shqiptarëve të pafajshëm dhe të Shqipërisë Etnike), do të bëjnë çmos, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, që edhe në shekullin XXI, Kosovën ta mbajnë si koloni të tyre, të pacenuar nga e drejta e ligjshme dhe e  pashmangshme e vetëvendosjes (sikurse gjatë shekujve XIX dhe XX), që Evropën dhe botën ta "bindin" se  "Kosova, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Ulqini, Tuzi, Tivari, Plava,... etj. janë prona të paluajtshme  të territorit integral serbomalazez".
 
Pikërisht, asimetria e këtyre dy koncepteve  amorale, të padrejta dhe absurde serbomalazeze-shqiptare, në sy të diplomacisë dhe të propagandës ndërkombëtare  e vë në pikëpyetje  të drejtën historike të ligjshme dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën, edhe pse historikisht dihet se  me rrënjë, me trung, me degë dhe me gjethe  identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës gjeneron nga identiteti natyror historik, gjeopolitik dhe tradicional shqiptar i Shqipërisë Etnike, e jo i mbeturinave dhe i gërmadhave të falsifikuara të kishave, të manastireve dhe të sakraleve të tjera ekonomiko-kolonilaiste serbomalazeze, qe edhe  sot, fatkeqësisht, në fillimshekullin XXI, në mënyrë të improvizuar dhe të rreme, po orvaten të "dëshmojnë" të ashtuquajturin "identitet kosovar" multietnik, e jo kursesi identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës, identit ky, i cili, në të gjitha dimensionet e tij, është i lidhur ngusht si mishi me kockën vetëm identitetin e Shqipërisë Etnike.
 
Për më tepër, "identitetin kosovar" (si shtete) e njohin vetëm Serbia dhe Mali i Zi, (sepse kjo sintagmë politiko-propagandistike parqet armën më të fuqishme për ta luftuar identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës në llogari të sendërtimit të interesave jetike të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe), si  dhe klientët e tyre, të cilët në frymën e dikurshme 50-vjeçare të "bashkim-vëllazërimit" jugosllav-serbomadh kanë filluar ta propagandojnë në opinionin publik kombëtar shqiptar (me theks të posaçëm në Kosovë) vetëm për vetëm, që ta sfidojnë dhe  kontestojnë nocionin burimor autentik të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, duke tentuar ta shpërfytyrojnë atë si në aspektin e së drjetës historike dhe kombëtare, ashtu edhe në atë të së drejtës juridike ndërkombëtare.
 
Pikërisht, një tendencë e këtillë antishqiptare është e rrezikshme për qenien kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, sepse sheshit synon mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së shumicës dërrmuese (mbi 90%) të kombit shqiptar, në favor të të drejtave të minoriteteve të ndryshme etnike në Kosovë, të cilat së bashku me serbët dhe me malazezët kolonialistë përbëjnë tiparet thelbësore të nocionit "identitet kosovar" në kuptimin poliitko-propagandistik të ruajtjes së interesit hegjemonist dhe kolonialist të Serbisë së Madhe.
 
Ky "variant shkencor" verusus identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, i nxjerrë me prapavijë dhe me prapaskena të caktuara të politikës propgandistike serbomalazeze, që Kosova edhe më tej, të mos e humbas  statusin e saj kolonial serbo-malazez, vërtet, ashtu siç ka pohuar edhe ambasadori gjerman në Beograd, dr. Andreas Cobel: "çështja e Kosovës është jashtëzakonisht komplekse", sepe në këtë sens,  së pari, dhe mbi të gjitha, me ngulmë po synohet  njohja e  së drejtës së shtetësisë së minoritetit serbomalazez në kuadrin e decentralizimit dhe të multietnikizimit të pushtetit shtetëror kombëtar shqiptar të Kosovës,, në vend se,  sipas së drejtës legjitime të vetëvendosjes (ashtu siç parashikojnë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së OKB-së), dhe sipas  standardeve më të reja universale demokratike të rendit të ri juridike ndërkombëtar, së  pari të kërkohej zgjidhja e statusit politik të Kososvës përmes së institutit të së drejtës së vetëvendojes, që garanton shkëputjen definitive nga sovraniteti kolonial i SMZ-së, si antitezë e ligjshme juriko-ndërkombëtare e sundimit kolonial shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.
 
Përderisa zhvillimi i debatimeve dhe shqyrtimi i projketeve të ndryshme politko-diplomatike si në sfondin e politikës së brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare  për çështjen e Kosovës janë fokusuar kryesisht në avancimin dhe në mbrojtjen e "identitetit kosovar" të minoritetit serbomalazez, e jo në njohejn e cilësisë së subjekivitetit juridik ndërkombëtar të identitetit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, çështja e Kosovës konsiderohet si tejet e ndërlikuar dhe "jashtëzakonisht komplekse, sepse mosbesimi, urrejtja dhe armiqësia atje kanë rrënjë shekullore", ka konkluduar ambaasadori gjerman dr.Andreas Cobel në Beograd (Shih: "Koha Jonë", 10 gusht 2005).
 
Ky konstatim, i shprehur në frymën diplomatike ka karakter dihotomik, sepse në  njërën anë, ambasadori gjerman,  Andreas Colb ka pohuar të vërtetën, se  në Kosovë me shkeuj  mbretëron "urrejtja dhe armiqësia shekullore" ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke  i vënë në dukje edhe "zhvillimet e viteve 1998 – 1999" në Kosovë, që sipas vlerësimit të  "dioptrisë diplomatike" të tij, këto dy komponente e vështirësojnë  "krijimin e një shoqërie multietnike, ku minoritetet do të gëzonin të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë edhe parakusht për krijimin e një Kosovë demokratike shumetnike, e cila më vonë do të renditej në familjen evropiane", kurse në anën tjetër, nuk ka pasqyruar në asnjë segment shkaqet dhe pasojat katastrofike shekullore të kolonializmit gjenocidal  serbomadh ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, sepse "zgjidhjen" e statusit të saj me bagazh kolonial shekullor serbo-malazez (1919/1913-2005) e sheh vetëm në njohjen e të drejtave dhe të lirive të minoriteteve, që jetojnë në Kosovë, e jo në zgjidhjen optimale dhe të drejtë  të  njohjes së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar (mbi 90%) në Kosovë, zgjidhje e vetme racionale dhe e ligjshme  kjo, që do garantonte zhdukjen e urrjetjes dhe të armiqësive të deritaashme ndërmjet shqiptarëve  të kolonizuar dhe  serbomalazezëve kolonizues të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike.
 
Një qasje e tillë vizionale kosmopolite e ambasadorit gjerman A.Cobel ndaj "zgjidhjes" së statusit të Kosovës sipas "formulës" politiko-propagandistike serbomadhe të "identitetit kosovar" , është e papranueshme  si në kuptimin e së drejtës historike, ashtu edhe të së drejtës juridike ndërkombëtare, sepse Kosovën e trajton si "problem minoritar" në kuptimin e gjerë dhe kompleks të sajimit të një shteti multietnik kosovar, e jo si problem kolonial shekullor, pa zgjidhjen e të cilit, sipas  terapisë urgjente të së drejtës së vetëvendosjes nuk ka asnjë gjasë reale, që paraprakisht të ndërtohet ndonjë shtet multietnik në Kosovën shqiptare, sipas "kartës" politiko-propagandistike serbomadhe, të quajtur "identitet kosovar", i cili, në mënyrën më iracionale  dhe më tendencioze diletnate  paragjykon asgjësimin  e konceptit burimor të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës në favor të drejtave të minoriteteve ekzistuese në Kosovë(në veçanti të minoritetit serbomalazez, që në esencë nuk përbën kurrfarë entiteti, sepse është vetëm fundërrinë derivative e  ngulitjes dhe e sundimit kolonial serbomadh  në Kosovën shqiptare, dhe më gjerë(Anamoravë dhe Mal të Zi).
 
Ndër të jera, ambasadori gjerman  A.Cobel, me qëllim të arritjes sa më të shpejtë të tolerancës dhe të miqësisë, përkatësisht të normalizimit të marrëdhënieve shqiptare-serbe, ka pasqyruar këtë paradigmë konkrete: "Kur te paramendoni se Gjermania dhe Franca janë pajtuar mes vete, edhe pse ishin ne lufte për me shumë se 1000 vjet; Kur te paramendoni se gjermanet dhe polaket, te cilët po ashtu kanë luftuar me shumë se 1000 vjet, janë pajtuar mes vete dhe kur te shikoni se ndërkohë është arritur një partneritet, e ne shumë raste edhe miqesi mes gjermaneve dhe izraliteve, përkundër akteve gjermane kundër hebrenjeve: atëherë mendoj se procesi i pajtimit ne Ballkan duhet te jetë me i lehtë" (Po aty, "KJ", 10 gusht 2005).
 
Ky vlerësim është objektiv dhe i saktë i Z. Andreas Cobel,  sepse këtë e ka provuar historia e deritashme e marrdhënieve të Gjermanisë me shtetet e theksuara , mirëpo, marrëveshja paqësore, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe miqësia recirpoke ndërmjet gjermanëve dhe francezëve  nuk është arritur para se Gjermania të krijohej dhe të njihej si shtet i pavarur, me kufijë të caktuar kombëtarë dhe shtetërorë gjermanë. Po të veprohej ndryshe, sipas "formulës" abstrakte , antiligjore dhe antihumane të Bashkimit Evropian(BE) dhe të OKB-së,  që Kosova, së pari, të krijohet si "shtet multietnik minoritar" (si parakusht që Kosova një ditë, të hynte në BE), Gjermania kurrë nuk do të arrinte, që të përmbyllte konfliktin mijëravjeçar me Francën dhe, të krijonte marrëdhënie paqësore dhe miqësore me të.
 
Natyrisht, edhe unë pajtohem me konceptin e ambasadorit gjerman, Andreas Cobel, se  po qe se merret në konisedartë shembulli i tij i konkretizuar me zgjidhjen e konfliktit shekullor gjermano-freng, atëherë, s'ka dyshim se edhe  "në Ballkan mund të arrihet procesi i pajtimit mes popujve të armiqësuar", por jo në dëm të njohjes së drejtës së  vetëvendosjes, që de facto dhe de jure nënkupton shkolonizimin e Kosovës, si dhe të të gjitha trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi. Pa zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në  të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, (gjë që së fundi,  realizimi i këtij procesi hitoriko-juridik, do të nënkuptonte edhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike), është iluzore të pritet krjimi i ndonjë paqeje dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm në Ballkan, pavarësisht nga dëshira qëllimmirë e ambasadorit gjerman në Beograd.
 
Si konkluzion, duhet t'ia përkujtojmë një fakt të rëndësishëm dhe të domosdoshëm Z. Ambasador, Andreas Cobel, se shqiptarët në Kosovë, si dhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike, (që nga viti 1878 i shekullit XIX, dhe deri më sot në shekullin XXI, dekada e parë e tij, viti 2005) në mënyrë ligjore dhe paqësore, si dhe me zhvillimin e  luftërave të tyre të deritashme për të dalë nga kthetrat e sundimeve të huaja kolonialiste  nuk kanë pretenduar të grabisin a të kolonizojnë territore të huaja  të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe Maqedonisë, por t'i rikthjenë territoret e veta nën sovranittetin dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike, të cilat, edhe sot, së bashku me  "Kosovën jashtëzakonisht komplekse" të ambasadorit gjerman, A. Cobel kanë statusin kolonial nga ana e SMZ-së, e Greqisë dhe e Maqedonisë.
 
Pra, statusi kolonial i Kosovës nuk mund të zgjidhet me mjete dhe me formula paliative të  diplomacisë tregtare, multietnike dhe integruese të interesave  gjeostrategjike heterogjene të BE-së, si kusht i domosdoshëm, që të arrihet "procesi i pajtimit" mes shqiptarëve të kolonizuar dhe serbomëdhnjve kolonizues imperialistë, por duhet të aplikohen të njëjtat kritere dhe standarde të "metodologjisë" dhe të praktikës juridike kombëtare dhe ndërkombëtare sipas të cilave është krijuar "procesi i pajtimit" mes gjermanëve dhe francezëve, të cilët , s'ka dyshim se kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore, sepse të dy këta popuj kanë shtetet e tyre sovrane dhe të pavarura. Ndërkaq, shqoptarët për dallim nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia, nuk kanë shtetin e tyre  të plotë  kombëtar sovran dhe të pavarur-Shqipërinë Etnike, sepse 50% e territorit të saj ende ndodhet nën çizmen e hekurt të sundimit të kolonializmit  dhe të imperilaizmit të  kësaj amalgame serbo-slllave biznatine.
 
Me gjasë se ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel e njeh mirë historinë e Kosovës, përkatësisht të  Shqipërisë Etnike, konsideroj se nuk ka  pse t'iu "frikësohet" apo të bëhet "rob"  sui generis i prirjeve të dyshimta anitvetëvendosje të Kosovës shqiptare, e aq më pak t'i  marrë në konsideratë në kuptimin pozitiv të zgjidhjes përfundimtare të statjusit të Kosovës  "analizat" dhe "draftet" spekulative "moralo-poltike-lligjore-historike", sidomos të politikës propgandistike nacionalshoviniste dhe kolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, të cilat, edhe brenda këtij gjashtëvjeçari të fundit (1999-2005), (kur Kosova de facto nuk gjendet nën jurisidiksionin e sovranitetit shtetëror të Serbisë) janë duke luajtur rolin negativ në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, që Kosovës me çdo kusht, t'i mohohet njohja e së drejtës së vetëvendosjes  dhe e pavarësisë në cilësinë e subjektivitetit juridikj ndërkombëtar.
 
Pa marrë parasysh faktin se  "bashkësia ndërkombëtare deri tani nuk e ka thënë qartë se cila është perspektiva e Kosovës, por deri tani dihet se çfarë nuk duhet bërë: nuk mund të ketë Kosovë ta pavarur, e cila do të bashkohej me ndonjë vend tjetër , si dhe nuk mund të ketë ndarje të saj", Z. Ambasador Dr. Andreas Cobel, nuk  ka asnjë arsye, as argument valid, që ta mbështetete një koncept të këtillë antipavarësi Kosovës, sepse nuk ka kurrfarë baze hitorike, as juridike ndërkombëtare, kur dihet se Kosova është një krahinë e  territorit integral të Shqipërisë Etnike, e jo kursesi e territorit të Serbisë kolonialiste, e cila, përfundimisht që nga  shtatori i vjeshtës së vitit 1912 e deri më 10 qershor 1999,  e ka aneksuar dhe shffrytëzuar si koloni të vetën, natyrisht, në mënyrën më  të turpshme  dhe më falsifikatore, duke u thirrur në "trashigiminë religjoze" të miteve dhe të sakraleve ortodokse serbe, të  shpifura dhe të krijuara për realizimin e qëllimeve politike dhe ekonomike kolonialiste dhe neokolonilaiste  në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike. 
« Editimi i fundit: 15-01-2007, 11:55:06 nga M A X »

  • Postime: 2287
PetritKola
#1 ne: 13-01-2007, 18:49:51
Sulm helen ne internet

Jo vetem Shqiperia por edhe hapesirat kibernetike shqiptare jane bere objektiv i invazionit dhe asimilimit nga egjypto-fenikasit, helenet. Fatkeqesisht ka disa rezultate ne dem te shqiptareve.
Egjypto-fenikasit, helenet, jane futur ne forumet shqiptare duke bere propogande ne favor te axhendes se tyre asimiluese dhe ashtu si ne realitetin shqiptar me presione , pagesa dhe dinakeri kane arritur te pervetesojne totalisht ndonjerin prej tyre.
Konkretisht Albasoul (Forumi shqiptar) eshte bere artopolanti i propagandes shoviniste greke me pronare te vertete Janullatosin, pronar fiktiv shqiptar Albo, Ilirjan Panajot Papa nga Permeti.
C’fare e gjeti Albon (Ilirjan Panajot Papen) qe e nisi forumin shqiptar si nje shqiptar i vertet dhe pas nje viti u shnderrua ne nje paramilitar helenas? Apo ndoshta me qellim u hoq si shqiptar qe ti ndillte ata ne gracken e tij dhe me pase ti qellonte ne pabesi, pas shpine, me thiken e propagandes dhe axhendes shoviniste asimiluese helene?
Kush e di te verteten ne detaj le te na i rrefej, por “Seminaristi” (nofka e nje anetari) ka kohe qe e ka bere shtepine ne foruminshqiptar thuajse qysh ne themelimin e tij dhe Albon e ka shnderruar ne sherbetor te tij , natyrisht me pagesat e Janullatosit.
Te njohe rrenje e dhemballe ty Papa (Albo) e kercenoi “Seminaristi” dhe Ilirjani u rradhite menjehere ne skuadronet e vdekjes greke duke qelluar shqiptaret pas shpine.
Te jete kjo e verteta? Cilat jane detajet...? Cilatdo qofshin ato pak rendesi ka, kryesorja eshte qe Albasoul sot simbolizon cerdhen e propagandes dhe shovinizmit helen, simbolizon thiken e ngulur tradhetisht ne kurrizin e shqiptareve dhe per kete arsye duhet bojkotuar.

Petrit Kola

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#2 ne: 13-01-2007, 19:57:00
Nuk jan betem albasouli qe financohet nga greket por ka edhe te tjer qe financohen nga greket e serbet e njeri nga forumet me te djallzuar ishte dhe esht edhe forumi i dardania.de ky forum financohet nga Koshtunica i beligradit gjith e din ket.!

  • Postime: 2287
PetritKola
#3 ne: 13-01-2007, 21:47:42
Nuk jan betem albasouli qe financohet nga greket por ka edhe te tjer qe financohen nga greket e serbet e njeri nga forumet me te djallzuar ishte dhe esht edhe forumi i dardania.de ky forum financohet nga Koshtunica i beligradit gjith e din ket.!
Nuk e dija kete. Do ti hedh nje sy ketij Daradani Koshtunices dhe po ja keput nje shkrimi.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#4 ne: 14-01-2007, 00:12:20
Sulm helen ne internet

Jo vetëm Shqipëria por edhe hapësirat kibernetike shqiptare janë bërë objektiv i invazionit dhe asimilimit nga egjypto-fenikasit, helenet. Fatkeqesisht ka disa rezultate ne dem te shqiptareve.
Egjypto-fenikasit, helenet, janë futur ne forumet shqiptare duke bërë propogande ne favor te axhendes se tyre asimiluese dhe ashtu si ne realitetin shqiptar me presione , pagesa dhe dinakëri kanë arritur te pervetesojne totalisht ndonjerin prej tyre.
Konkretisht Albasoul (Forumi shqiptar) është bërë artopolanti i propagandës shoviniste greke me pronare te vërtetë Janullatosin, pronar fiktiv shqiptar Albo, Ilirjan Panajot Papa nga Permeti.
C’fare e gjeti Albon (Ilirjan Panajot Papen) qe e nisi forumin shqiptar si një shqiptar i vërtetë dhe pas një viti u shnderrua ne një paramilitar helenas? Apo ndoshta me qëllim u hoq si shqiptar qe ti ndillte ata ne gracken e tij dhe me pase ti qellonte ne pabesi, pas shpine, me thiken e propagandës dhe axhendes shoviniste asimiluese helene?
Kush e di te vërtetën ne detaj le të na i rrefej, por “Seminaristi” (nofka e një anëtari) ka kohe qe e ka bërë shtepine ne foruminshqiptar thuajse qysh ne themelimin e tij dhe Albon e ka shnderruar ne sherbetor te tij , natyrisht me pagesat e Janullatosit.
Të njohe rrenje e dhemballe ty Papa (Albo) e kercenoi “Seminaristi” dhe Ilirjani u rradhite menjehere ne skuadronet e vdekjes greke duke qëlluar shqiptarët pas shpine.
Të jetë kjo e vërteta? Cilat janë detajet...? Cilatdo qofshin ato pak rëndësi ka, kryesorja është qe Albasoul sot simbolizon cerdhen e propagandës dhe shovinizmit helen, simbolizon thiken e ngulur tradhetisht ne kurrizin e shqiptareve dhe për këtë arsye duhet bojkotuar.

Petrit Kola

I nderuar Petrit!
Po te shkruaj keshtu hapur qe te lexojne edhe te tjeret...
Ka me shume se dy vjet qe une haptas e demaskova kete kriminel ortodoks ,kryepunetor te Janullatosit...
Per t`mos e zgjatur me shume...edhe sot e kesaj dite para te medha jepen t`me zbulojne dhe t`me likuidojne siq e kane zanat shkijet- ortodokset!Gjer me sot Janullatosi ALBO s^me ka qelluar ende,por ta dokumentoj qe shume perpjekje dhe para jane dhene per kete qellim...sepse kriminelin per ta zbuluar nuk duhet sulm por...diçka tjeter...Ky janullatosi Albo ka dale ne Amerike nga dokumentacioni qe ia ka pregaditur Janullatosi.Ka mare vize te ndermjetsuar nga Janullatosi gjoja per te studjuar...Financua r e ka ..po dihet...ai qe ka ardhur per ta pushtuar dhe greqizuar shqiperine...Roli dhe detyra e tij kane qene dhe jane te Greqizoje shqipetaret ne ortodoksizem dhe te pergadise opinionin shqiptar per aktin perfundimtar te shuarjes se identitetit te tij shqiptar per te kaluar ne Grek dhe ortodoks!
Dihet qe une dhe shume "shoke" te mij te cilet une i paralajmerova me mesazhe private per qellimin e ALBO-s  u perjashtuam.Por Perjashtimi nuk eshte edhe fundi i interesimit te tij per ne...Pas perjashtimit pason hetimet dhe ndjekja...gjer ne denim!
Une kam shkruar pak...sepse gjysmen e shkrimeve te mia m`i kane fshier menjehere Terroristet ortodoks te Forumit Shqiptar Albasoul por...prapseprap dikush qe njeh me shume se dy ngjyra i gjene mire theniet e mia dhe kushtrimin tim kunder ketij Krimineli antishqiptar qe per sot eshte ende me i madhi i mediave virtuale shqiptare!

  • Postime: 2287
PetritKola
#5 ne: 14-01-2007, 17:01:01
Wednesday, February 08, 2006
Forumi shqiptar dhe besimi Qillomandro

Ndodhem ne rruge para “nderteses’ se ForumitShqiptar tash qe po jua tregoje ndodhine time…

O huuuu –me tha miku im nga Saranda.
Valto defi!
Pse-i thashe une.
Sepse nuk eshte ashtu sic thua ti. forumishqiptar.com i Albos financohet nga greku dhe boshti i tij eshte avancimi i interesave greke ne Shqiperi… Ata fshine cdo mesazh proshqiptar. Metodat?-Greke te “thikes pas shpine”, pa njoftuar autorin dhe dhene arsyen e veprimit te tyre…
Skutha te vertet jane ata. Pa asnje paralajmerim do ta shikosh veten ne rruge jashte asaj ‘ndertese” te qelbur qe quhet forumishqiptar.com.
Do te ishte me mire qe ne hyrje te ‘nderteses” me te madhe te shkruhej forumigrek.com i Albos, qe te perputhej forma me brendine…

M**i mullar u befte,-thashe-do ta provoje, do te futem nje here, dhe gulldum brenda.
Te them te drejeten binte ere. Pavarsia e Kosoves jo shume e pelqyer, shqiptaret jane te pa edukuar dhe te pacivilizuar sepse na i merziten Papuliasin ne Sarande, qe Shqiperia te perparoje duhet qe 100% e ekonomise te jete ne duart e grekut dhe jo me si deri tani qe eshte 85%, minoriteti grek 500 mijesh eshte pa te drejta, persekutuar, terrorizuar dhe rreziku i eleminimit fizike eshte shume eminent. NATO beri gabim qe nderhyri ne Kosove, ajo duhet te kish bombarduar Shqiperine qe te shpetonin minoritaret grek te “rrezikuar”..At Marku, eshte i pa udhe, Anastas Janullatos Qillomandroja…. Ups…prape e thashe…? Dhe kjo me mori ne qafe…
Sa permenda Jano Qillomandrone, mercenaret e tij te forumitshqiptar(grek).com me shoqeruan deri tek dera e forumit duke e perplasur ate forte dhe paralajmeruar mua qe te mos guxoja te ofendoja besimin e tyre fetar pavarsisht se ku do me shpinin udhet…
Cfare? Qillomandroja eshte besim fetar? Uaaaaa… Qillomandroja ishte vete Perendia….! Dhe une mendoja se shqiptaret kane tre besime (mysliman, ortodoks dhe katolike) dhe nje Zot (shqiptarizmin), por tek forumishqiptar(grek).com aplikohen ligje te tjera fizike,morale, fetare, kombetare….Atje Anastas Qillomandroja eshte i gjithe fuqishmi, financuesi dhe vete Perndia e tyre, dhe jo superagjenti grek me thiken ne dore te ngulur ne shpine te Shqiperise
Valto defi.
Petrit Kola
http://vErtEt.blogspot.com/2006/02/forumi-shqiptar-dhe-besimi-qillomandro.html

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#6 ne: 14-01-2007, 21:07:52
Kam studjuar shumicen e feve  dhe ideologjive  te botës gjer me sot dhe prej të gjitha feve te njohura,sipas permbajtjes se saj,edukates se saj,qëllimit pse ajo u krijua si opozite e fesë katolike feja ortodokse është del se është me kriminalja.
Katolicizmi ka bërë krime gjersa ka arrijtur te vendose bazen e tij sunduese dhe materiale,opastaj ortodoksizmi e ndjeke pas atë por nuk ngelet vetëm ne nivel te tij...Ortodoksizmi qe nga fillimi-lindja e tij 2 jave pas katolicizmit është formuar për te mbisunduar botën me të gjitha forcat,ato verbale dhe fizike.Nëse Katolicizmin e formuan Romakët ,Ortodoksizmin e formuan greket,pra njeri kundër tjetrit dhe ...pasi qe dihet se të gjitha fetë ne një pikë bashkohen... ne Zotin e imagjinuar...qe për krishterizmin është Jesusi e për te tjerët është ndonjë tjetër...atëherë duhet dijtur qartë aresyen pse lindi kjo fe kriminale apo me kriminale se Romakizmi!Kjo është njësoj sikurse lindin  sot partite e reja politike nga frakcionet e se njejtes parti...
Nëse ju te tjerët qe lexoni këto rrjeshta me akuzoni për antigrek dhe antiortodoks do ju thoja se unë s`? kam asnjë fe perpos fesë sime ENVERIZMIT=SHQIPTARIZMIT por qe i njoh,i njoh të gjitha dhe të gjitha janë ,kush më pak e kush me shumë,kriminale!Kur them kriminale,kjo nuk është fyerje apo poshterim i një feje...se, nëse për mua Kriminaliteti është i keq dhe shkaterrues,për tjetrin qe e bën këtë ky është i mirë dhe fitimprures!Unë flas këtu vetëm si shqiptar .Po të flisja si Grek,sllav dhe popuj tjerë qe kësaj krimi feje i sherbejne...do mburresha eshe unë qe jam i tillë...meqë kjo ende edhe sot besimtareve te saj po u siguron jetë te mirë dhe mireqenje pa punuar dhe krijuar asgjë  me vlerë por vetëm fale gjuetise se suksesshme mashtruese dhe asimiluese  ne pushtimin dhe skllaverimin e popujve te tjerë jo ortodokse dhe jo kriminele!
Për njerezimin qe ka përveç kokës edhe tru,sipas mendimit tim  do ishte shumë me rëndësi te gjykojne:
Përse valle lindi feja ortodokse kur veç Romakët e formuan Krishterizmin e tyre pasi vrane  "djalin" e Zotit te cilin e vrane dhe pas likuidimit e shpallen Zot?
Po nëse krishterizmi(dobiçizmi) ishte fe e Zotit apo e gruas dhe djalit te tij Jesus,përse duhej te lindte ortodoksizmi si opozite ndaj fesë se familjes se Zotit?
Dhe me qesharakja është pse njerëzitë e besojnë krishterizmin kur menjehere Greqia e formoi Ortodoksizmin si opozite ndaj Romes apo Vatikanizmit dhe Bibla njihet vetëm ajo e shkruara nga Greket!!!!!!Dhjata e vjetër dhe e re!Nëse Jesusi ishte hebre,Romakët ishin pushtues te Izraelit te asaj kohe,Zotin e bene dhenderr Romakët duke i dhënë një [përmirësoje fjalorin!] hebreje,djali i tij lindi ndërkombëtar për tërë botën...po përse Greket duheshin te kundershtonin qe ne fillim këtë Zot dhe Urdherin e tij?Kjo haptas qe greket apo ortodoksizmi qe ne fillim u krijua si kundershtar i Zotit dhe si i tillë është KRIMINEL!
Nga ana tjetër, unë s`njoh asnjë popull ne botë qe është ortodoks,bile asnjë dhe një person qe është i drejtë dhe i moralshem...se humanist...jo se jo se jo!Nëse ka...ju te tjerët m`i tregoni qe unë t`i studjoj e t`u jap pergjigjjen!Për mendimin tim të gjitha kafshet njerëzore qe ushqehen me mish njeriu janë ortodokse!Me vjen keq për ndonjë shqiptar te mashtruar nga kjo fe apo shqipfoles qe s`di se kujt po i sherben...por unë shkruaj krejt nga studimet e mia...E dij unë kush ishte konstantin Kristoforidhi,Dhaskal Todhri,Teodor Vaskopojani etj...por dij se këto qe po shkruaj unë tani janë për mua 100 % te vërteta...te tjerët ???????Pas Katolicizmit Romak...dhe ortodoksizmit me vonë është formuar edhe Evangelizmi...Por Evangelizmi,qe edhe sot paraqitet ne botë si një Romakizem=Krishterizem i moderuar,i pershtatur kerkesave te kohës...me ndryshimin dhe liberalizimin e shumë ligjeve kishtera te Katolicizmit nga Martin Luteri...është gadi njësoj kriminal si Ortodoksizmi greko-sllav!
Vershimin e Ortodoksizmit mbi trojet shqiptare ne Ballkan nuk e financon vetëm Greqia dhe shtetet slave por e tërë evropa sipas teoremes sllave te njohur ke ne shqiptarët qe nga koha e Gjergjit se për t`u bërë katolik një muslimani i duhet së pari te bëhet shkja-sllav-grek-ortodoks...Këtë Teoreme e kam dëgjuar vet me shumë se njeqind herë nga shkijet dhe grekerit personalisht meqë unë gjer me sot...kam qenë ne kisha katolike 334 herë,ne ato ortodokse 174 herë,ne xhami 36 herë,ne    teqe dhe objekte te bektashinjve 251 herë... dhe shkoj përherë ... qe njezet vite me radhe gjer me sot...
Janullatosi 1 dhe ai Dy (Albo) sot për sot mjerisht përditë rekrutojne dhe konvwertojne se paku nga njeqind mjerane dhe analfabete shqipfoles shqiptare!...Forumi i Janullatosit ka sot 30 mijë anetare legale...pra është Forumi me i madh i letrave shqipe ne ineternet dhe të gjitha rubrikat dhe temat,administrata dhe moderatoret i nenshtrohen Albo-s Janullatosist!Forumi i Janullatosit,siç e kam shkruar edhe me pare,para disa javësh,është Forumi qe disponon me tekniken me te sofistikuar e internetit,serverat me te shpejte dhe te saktë,asnjëherë s`ndodhë te te kethehet një shkrim prapa për shkak te trafikut te dendur te postimeve...sepse këtë e paguajne 1,5 milione shqiptare qe punojnë për Janullatosin  ne Shqipëri(te konvertuarit)dhe ata te merguarit dhe te greqizuarit ne greqi!
« Editimi i fundit: 15-01-2007, 11:56:17 nga M A X »