KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE

KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE

· 4 · 750

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0

ne: 12-03-2008, 15:37:20
KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE

Pas sa e sa, premtimeve, gënjeshtrave dhe parashikimeve të dështuara, më në fund, më 17 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, përmes aprovimit të një deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, të cilën, deri më sot, zyrtarisht, e kanë njohur përafërsisht 30 shtete të ndryshme të botës.
Nëse me vëmendje do të përqendrohemi në paraqitjet e mëhershme dhe ato të tanishme publike të politikanëve tanë në pushtet, do të vërejmë se kjo zgjidhje për statusin përfundimtar të Kosovës gjithnjë nga ta deklarohet i shoqëruar nga togfjalëshi tejet i mirënjohur për ne: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran”. Ndërsa, nga ana tjetër, si kundërshti me këtë sinonim politik të dedikuar për përdorim të brendshëm, nga goja e asnjë diplomati të jashtëm ndërkombëtar, nuk mund të hasësh në ndonjë vlerësim të ngjashëm. Ata, në paraqitjet e tyre publike, gjithnjë këtë zgjidhje të statusit të realizuar për Kosovën e deklarojnë si pavarësi të mbikëqyrur.
Republika e Kosovës, edhe pse ka filluar të njihet ndërkombëtarisht nga shumë shtete, ajo, realisht, gëzon një status të mbikëqyrur, ose edhe më mirë të shprehemi me atë definomë jo aq të këndshëm për veshin tonë, është një shtet me PROTEKTORAT NDËRKOMBËTAR. Bile-bile, protektorat të dyfishtë ndërkombëtar. (OKB-së dhe BE-se)
Shikuar nga këndvështrimi i logjikës së shëndoshë, vet fakti se një shtet është nën protektorat ndërkombëtar (mbikëqyrje nga dikush tjetër), vetvetiu e eliminon mundësinë e zëvendësimit të kuptimit të saj (protektorat) me një fjalë që ka domethënie krejtësisht tjetër (pavarësi)
Një praktikë tjetër e njëjtë dhe e gabuar, që me dashje apo pa dashje na shpie në lajthim, është edhe tek rasti i përdorimi të nocionit “SOVRANITET”
Edhe pa qenë ndonjë ekspert në profesion, mjafton t’ia hedhim një sy Fjalorit Terminologjik të Gjuhës Shqipe, dhe aty do ta gjejmë shpjegimin tejet kuptimplotë dhe mjaftë domethënës të këtij nocioni. Sipas sqarimit në këtë Fjalor, fjala “sovranitet” nënkupton: “Një të drejtë që gëzon çdo popull dhe shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe të marrëdhënieve me shtetet tjera pa iu nënshtruar asnjë urdhëri, ndërhyrjeje dhe kontrolli nga të tjerët”.
Nëse, nga njëra anë, mbetemi edhe më tej në logjikën kuptimore leksikologjike të domethënies së vërtetë të fjalës “sovranitetit”, dhe nga ana tjetër, bëjmë një krahasim më të detajuar profesional të bazës juridike dhe politike ndërkombëtare mbi të cilat mbështetet kjo shtetësi, atëherë, do të vërejmë se në brendinë strukturale dhe funksionale të ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës, na shpaloset si realitet, ekzistimi faktik i pesë sovraniteteve.
Ashtu është pra! Janë pesë dhe t’i numërojmë me rend: si e pra, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, vepron sovraniteti i UNMIK-ut, dhe ky sovranitet, edhe përpos periodës kalimtare të paraparë me Pakon e Ahtisarit për dorëzimin e shumë kompetencave vendorëve, vështirë se do të realizohet aq shpejtë; e dyta, tanimë e instaluar edhe formalisht në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kosovës, është sovraniteti i Bashkësisë Evropiane që do të veproj me emrin EUMIK dhe EULEX; e treta, sovraniteti i institucioneve PAKICË të Kosovës të dala nga vota e lirë e vetëm 38 % të popullit; e katërta, sovraniteti i Serbisë mi enklavat serbe që vepron përmes funksionimit të strukturave paralele të shtetësisë së saj në Kosovë, dhe, e pesta, sovraniteti real i 62% të popullit të Kosovës, i cili nuk ka dalë në zgjedhjet e fundit, dhe, si duket, potenciali i tij i plotë ende nuk ka ardhur në shprehje sa duhet
Ky i fundit, nga padrejtësitë dhe pakënaqësitë të mëdha të akumuluar si kundërshti në nënvetëdijen e tij kolektive, edhe, pse, tani për tani, dukej i heshtur dhe në pritje vigjilente, patjetër se dikur, do të gufoj në veprim dhe aksion. Këtë gufim si një reagim kolektiv i nevojës së patjetërsueshme të veprimit të Ligjit hyjnor të të kundërtave, sociologjia sigurisht do ta vlerësoj si vetëdijesim popullor, psikologjia sociale, si zbrazje të energjisë së akumuluar kolektive, kurse politika, si revolucion.
Dhe si konstatim për fund: Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, do të jetë vërtetë ashtu në plotëkuptimin e fjalës, vetëm nëse katër sovranitete të para ekzistuese, i nënshtrohen sovranitetit të plotfuqishëm të këtij të fundit. Edhe në këtë rast si nevojë, UNMIK-u, EULEKS-i dhe EUMIK-u, mund të qëndrojnë edhe më tej në Kosovë, por, atëherë, prezenca e tyre do të jetë si rezultat i dalë nga marrëveshja e ndërsjellë bilaterale dhe multilaterale të të barabartëve vërtet sovran.


Adnan Abrashi





 

 

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 25-03-2008, 13:09:02
Te gjithe lexuesit e nderuar te kesaj fqe qe jane te interesuar per tema te ANALIZAVE dhe KOMENTEVE nga politika aktuale kosovare, mund ta vizitojne ne internet BLOK faqen e autorit Adnan Abrashi, ne kete adrese:

www.nanda.shqipo.co m

Me nderime dhe respekt.

NANDA

#2 ne: 25-03-2008, 20:27:35
tema ka qene shum e mir dhe me te une posonalisht pajtohna plotsisht ...desha te shtoj se kjo web faqe esht shum e mir po duhet pak ma shum te kemi tema mbi qeshtjen fetaregjegjesisht ate islame ju lutem kerkjo pergjigje

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#3 ne: 08-04-2008, 22:50:33
Shkruan: Kristina Rasi

"Shqipërinë e pabërë bëje të bërë, bëje ose vdis!... (Mr.Ukshin Hoti)

Përkundër përpjekjeve të pareshtura të armiqve tanë, dhe të qarqeve të brendshme reaksionare; që popullin tonë ta mbajnë të pushtuar, pasi e kishin copëtuar në gjashtë pjesë, shtresat e ndryshme popullore, atdhetare shqiptare, të udhëhequra nga FBKSH-ja dhe strukturat e saj; janë shumë të vendosura që amanetin e Kryetarit të Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI, i cili na mëson me moton e tij revolucionare; ashtu si edhe Baca Adem JASHARI (Komandanti i Nderit të AKSH-së) dhe e gjithë plejada e tyre, që luftën çlirimtare e bënë realitet, ta çojnë deri ne fund dhe Shqipërinë e pabërë ta bëjnë të bërë, ta bëjnë; ose te vdesin!…

„Shqiptar, mos rri po duku, shqiptar“ (Andon Zako Çajupi)



Ky kushtrim i poetit të madh atdhetar shqiptar, duhet të hyjë thellë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, kjo na obligon të gjithëve që të zgjohemi nga gjumi shekullor, sepse, kur dihet që armiqtë tanë që janë të shumtë; natë e ditë po punojnë për të dëmtuar dhe për të shkatërruar gjenin shqiptarë dhe për ta penguar kombin tonë ta ribashkojmë Shqipërinë Natyrore.
Nuk mundem pa përmendur këtu deklaratën e kryetares se parlamentit të Shqipërisë administrative zinj. Jozefina Topalli dhënë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), menjëherë pas marrjes së ftesës së Shqipërisë Londineze për të hyrë në NATO.
…Ndër të tjera ajo deklaroi: „ky është një vit i shqiptarëve, më 17 shkurt 2008 “fituam” Kosovën e pavarur dhe tani më 3 prill 2008 Shqipëria u mori ftesën për në NATO“!
Por, zonj. Topalli harroi të përmendi se kanë mbetur shumë gjëra ende pa u bërë, ajo anashkaloi krejtësisht, fatin e trojeve të tjera shqiptare të mbetura jashtë trungut amë; ajo e harroi domosdoshmërinë e ribashkimit të trojeve shqiptare, kur dihet që ajo si kryetare e parlamentit duhet të jetë e gatshme që në çdo kohë dhe në vend t´i mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që gjenden ata; dhe t´i mbrojë ligjet shqiptare, për këtë atë e detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Londineze.
Në anën tjetër z. Berisha shprehi keqardhje të madhe që „Maqedonia“ nuk mori ftesën për në NATO!!!
Kjo, natyrisht është dhe një hipokrizi dhe verbëri e tij politike!
Shumë më mirë do të ishte që z. Berisha të shprehte keqardhjen për popullin e tij që me shekuj po vuan nën sundimet sllavo-greke.
Aty, në tavolinën e diplomacisë botërore, ta demaskonte politikën reaksionare shoviniste maqedonase!
Por, s´ka se si të ndodhte ndryshe!
Prej të pabesit, nuk pritet nderë dhe besnikëri!
Përkundër këshillave, presioneve, paralajmërimeve të aleatëve të NATO-s, dhe në fund dhe vet shpresës të kryetarit, Bush, se “Maqedonia do të merr ftesën në NATO”,, shteti grek për shkak të emrit nuk pranoi që Maqedonia të merr ftesën për të hyrë në NATO.
Ndërsa, “politikani largpamës” i Shqipërisë Londineze nuk kishte guximin qytetar, nuk ishte i gatshëm të thoshte asnjë fjale te vetme për padrejtësitë që po ua bënë „Maqedonia“ shqiptarëve të Iliridës!!!
Nga kjo me të drejtë konstatoj që: përderisa, vet udhëheqja shqiptare nuk e respekton Kushtetutën e shtetit tonë amë; atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB-ja) po e ka lehtë që t´i shkelë të drejtat dhe liritë tona kombëtare, dihet që vet (OKB-ja) ka miratuar shumë Rezoluta dhe shumë ligje për të drejtën e popujve dhe kombeve; vlen të theksohen këto Rezoluta:

1. REZOLUTA Nr. 1514 e datës 14.12. 1960 në të cilën theksohet: „ Integrimi i një territori etnik duhet te jetë rezultat i shprehjes se vullnetit të lirë të popujve të atij territori“

2. REZOLUTA Nr. 2625 e datës 20.12.1970 mbi parimin e barazisë dhe vetëvendosjen se popujve: „Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e ka ne realizimin e se drejtës së vetëvendosjes, prandaj çfarëdo forme tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të caktuar, duke e sjellë kësisoj atë në pozitë të pabarabartë dhe të varur; përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij populli“
- Pra, OKB-ja vet i ka e miratuar këto dokumente të rëndësishme të cilat garantojnë lirinë dhe shprehjen e lirë të popujve nëpërmjet një Referendumi.
- Tani me të drejtë shtrohet pyetjet: pse nuk vlejnë këto Rezoluta për kombin shqiptar?!
- Pse OKB-ja, po e klasifikon kombin shqiptar si komb i dorës së dytë?!
- Pse, kombit shqiptar t´i mohohet e drejta e ribashkimit?!
Prandaj, konsideroj që ne, shqiptarët duhet t’i dimë të drejtat tona, të këmbëngulim deri në fitore për të drejtat tona, të luftojmë me të gjitha format dhe mjetet që i lejon e drejta ndërkombëtare ; për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë dhe të ribashkimit të kombit.!
Të mos lejojmë më tutje askënd t´i kolonizojë tokat tona, të mos lejojmë askënd të na asimiloj e të na përçajë me dinakëri, por të jetojmë dhe të vdesim shqiptarë dhe të bëjmë për Shqipërinë Natyrale.
Është domosdoshmëri historike dhe jetike që Shqipëria të bëhet një dhe e pandarë, që Shqipëria të ribashkohet, që Shqipëria të përparojë si vendet tjera të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë!...

Temat e fundit