Kosova , pak histori te pastolisur - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova , pak histori te pastolisur

Kosova , pak histori te pastolisur

· 3 · 926

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-02-2009, 16:10:07
Qështja e krahinës shqiptare të Kosovës, si qështje më vete fillesën e ka më 1913,kur kjo pjesë shqiptare u la nën sovranitetin e shtetit serb.Fuqitë e mëdha I dhanë tapinë atij që zotëronte tokën. Kosova dhe pjesë të tjera të Shqipërisë mbetën jashtë shtetit shqiptar. Ne për këtë fajsuam Evropën, por nëse ne do të kishim marrë mundimin që edhe sipërfaqësisht të shikonim historinë e Evropës do të kuptonim se shtetet janë krijuar me angazhimin dhe sakrificat e popujve të interesuar. Ndihma nga jashtë ka ardhur varësisht nga interesi. Ne do të duhej ta pyesnim veten , bëri më shumë Evropa për ne apo ne për vetveten, dhe angazhimi ynë për të krijuar shtetin a ishte I mjaftueshëm. Popujt përfitojnë nga shembja e perandorive e për të përfituar duhet angazhim, duhet sakrifice (megjithëse kishte angazhim individual,por jo të përgjithshëm e të kordinuar)
Të I kthehemi Kosovës, së cilës megjithëse iu ndërrua pushtuesi u gjend në një pozitë më të pafavorshme meqenëse pushtuesi I ri kishte për qëllim tjetërsimin e kësaj pjese, kishte qëllime më të qarta e ishte më këmbngulës se pushtuesi I mëparshëm, por ja që Kosova e përballoi me sukses këtë sfidë, nganjëherë krejtë pavetdijshëm, jo aq për shkak të atdhe dashurisë sepse , megjithese shqiptarët e duan vendin e tyre, vetëm pak prej tyre janë në gjendje të sakrifikojnë per te .Në mbijetesën e Kosovës ndikoi në mënyrë ironike edhe prapambeturia e njerëzve të saj , ndikuan lindjet e shumta, ndikoi lidhja e shqipëtarve me familjen e me fisin, ndikoi folklori  I pasur e sigurisht jo vetëm  shqiptarët e Kosovës por shqiptarët në përgjithësi ishin të ndihmuar edhe nga rrethanat ndërkombtare.

Kah fundi I luftës së dytë botërore, shqiptarët e Kosovës bënë disa përpjekje për tu bashkuar me Shqipërinë por kjo nuk ishte e thënë të arrihej edhe sikur të bëheshin përpjekje shumë më të mëdha, megjithatë pas luftës Kosovës iu përcaktuan kufijtë gjë që ishtë e arritur e madhe.Pas luftës shqipëtarët e Kosovës kaluan nëpër një periudhë ferri që njihet si koha e Rankoviqit.
Pastaj shqipëtarët e Kosovës që kishin ardhur duke u vetdijësuar , arritën që në vitin 1974 të përfitojnë goxha shumë nga kushtetuta e Jugosllavisë  e nxjerrë atë vit. Kjo kushtetutë e përcaktonte Kosovën krahinë autonome të Serbisë e gjithashtu e bënte edhe subjekt të federates jugosllave. Me këtë kushtetutë, Serbisë praktikisht I ishte marrë Kosova. Kosova tanimë qeveriste me vetveten,por që në aspektin juridik , ca fije përsëri e lidhnin me Serbinë. Në këtë kohë Kosova përparoi shumë në aspektin kulturor e kjo ndikoi edhe në rritjen e vetëdijes kombëtare. Në vetëdijësimin kombtarë të shqiptarëve sigurisht që rol të rëndësishm luajtën edhe  veprimtarët e shumtë me në krye  ardhetarin e palodhur e të pandalshëm, Adem Demaqin.
Në vitin 1981 shqiptarët e Kosovës permes demostratave popullore kërkuan që Kosova të bëhej  republikë në kuadër të Jugosllavisë, gjë e cila u kundërshtua ashpër nga Serbia dhe federata. Pas kësaj shqiptarët e Kosovës nisën të cilësoheshin si armiq të Jugosllavisë ( ata kishin qenë gjithmonë të tillë pasi nuk ishin slavë). Shumë shqiptarë u burgosën e kaluan nëpër duar të shtetit, të këtij shteti që asnjëherë nuk I kishte dashur shqiptarët, e që tani mezi e priti këtë shkas për të përdorur dhunë e për të rikthyer edhe njëherë në tavolinë planet për serbizimin e Kosovës. Në këto vite Kosova filloi të humbiste teren kundrejt Serbisë edhe pse  kushtetuta e njëjtë vazhdonte të ishte në fuqi.
Në vitin 1989 Serbia ua hoqi autonominë Kosovës dhe Vojvodinës(krahinës me popullsi hungareze dhe serbe) . Rrethanat ndërkombtare ishin të atilla që kjo gjë kaloi “pavërejtshëm nga bashkësia ndërkombtare”.   Jugosllavia në këtë kohë edhe formalisht braktisi kampin socialist gjë e cila kënaqi botën fitimtare kapitaliste.
Jugosllavia bëri të ligjshëm  krijimin e partive të tjera politike dhe lirinë e të shprehurit.

(Këtej do të ndalem më gjatë, sepse këto ngjarje nuk I kam vetëm me të lexuar e dëgjuar por edhe me të parë)


Në Kosovë në këtë kohë u krijua Lidhja demokratike e Kosovës ( më tutje LDK) , e gjithashtu edhe parti të tjera shqiptare.
Shqiptaret e Kosovës u rreshtuan masovisht pas LDK- së të udhëhequr nga Ibrahim Rugova ( partitë tjera shqiptare nuk kishin as edhe nga një autobus anëtarë). Megjithëse kishte shumë parti ekzistonte vetëm një. LDK u konsolidua aq mire e shqiptarët nisën aq shumë ta mbronin këtë parti  saqë po të mos ishe në LDK konsideroheshe trathtar I kombit, apo njeri I kuq (komunist) siq quheshin disa ish të burgosur politik që ishin kundër nënshtrimit të proklamuar nga LDK, e cila shqipëtarve u bënte thirrje për durim duke u premtuar se problemi I Kosovës do të zgjidhej shpejt. Madje udhëheqësit e LDK- së shkuan aq larg sa që për çdo fest uronin e premtonin që problemi I Kosovës do të zgjidhet deri në festën tjetër. E populli sikur dëshironte të gënjehej.Populli qështjen e Kosovës ua kishte lënë këtyre e do ta kishte ndëgjegjen e pastër.
Kosova ishte bërë vend I paperspektivë, të rinjtë (por jo vetëm ata) dalngadalë filluan të largoheshin, kryesisht drejt Evropës përëndimore ,  ata filluan të stabilizoheshin atje e të jetonin mire, e ndoshta pavetdijshëm dëshironin që qështja e Kosovës të mos zgjidhej sepse Evropa do të I kthente. Gurbetçarët dërgonin të holla familjeve të tyre në Kosovë, të cilët me këto para jetonin mire dhe pa punuar. Gënjeshtra e lëshuar në qarkullim nga LDK se qështja e Kosovës do të zgjidhej shpejt dhe në mënyrë paqësore filloi të pëlqehej. Njerëzit filluan ta duan më shumë LDK- në se sa Kosovën.Po ti shaje dikujt LDK-në dhe udhëheqësin e saj do të përballeshe me reagime të ashpra, ndërsa po ti shaje Kosovën, a ndonjë vlerë të saj,kjo nuk do të vërehej.  LDK kishte instaluar në krejt Kosovën “pushtetin paralel”, ndërsa aty ku kishte mundur kishte larguar nga udhëheqja, qoft edhe e fshatit , njerëzit e formuar kombtarisht, dhe ata që ishin kundër durimit të pakufijshëm. Kjo parti kishte dërguar ujë në mulli të armikut kur propagandonte se ne jemi shumë të pafuqijshëm kundrejt Serbisë.  Duke bërë thirrje për durim e duke qitur në pah pafuqinë tonë LDK u futi shqiptarëve frikën në palcë, të cilët duruan gjëra që më pare nuk I kishin duruar. Edhe pse proklamoi luftën paqësore,LDK edhe këtë luftë e bëri aq sa të mos e zemëronte armikun.
Megjithë gabimet e shumta LDK kontriboi në organizimin e shoqërisë sidomos duke punuar që shkollimi të mos ndërprehej, megjithëse shqiptarët ishin përzënë nga shkollat.
LDK prej krijimit të saj pati një opozitë e cila rritej vazhdimisht nga pak, por që për nga sasia mbeti larg LDK-së.
Kah fundi I vitit 1997 (edhe më herët por më pavërejtshëm)  disa shqiptarë nisën të kundërshtonin haptas pushtetin serb (ndoshta edhe kishte ardhur edhe koha për këtë).


Doli ne skene ushtria çlirimtare e Kosovës (më tutje UÇK), një krijesë e armatosur e cila kishte për qëllim çlirimin e Kosovës si dhe të pjesëve të tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë ( më vonë bëri sikur  u tërhoq nga ky qëllim, për të mos hidhëruar miqtë ndërkombtar). Ushtarët e UÇK-së  arritën që për një periudhë të shkurt të zotëronin një pjesë të teritorit të Kosovës , e kjo ndoshta edhe ishte toleruar nga Serbia që këta të “mbusheshin me mëkate” e që pastaj të I hapej rruga kundërvënjes së shtetit serb me gjithë ashpërsinë e tij. Kjo situatë trimëroi shqiptarët të cilët filluan të shtyheshin për tu regjistruar në UÇK. Shqiptarët menduan se çlirimi I vendit ishte afër dhe dëshironin që çlirimi të I gjente veshur në uniformën e UÇK-së.Megjithatë një ofenzivë e shtetit serb në javët në vazhdim bëri që UÇK “të mundej e të  shpartallohej”. Këtu Kosova erdhi në një gjendje shumë të vështirë, madje do të I rrezikohej ekzistenca shqiptare sikur të mos kishte ekzistuar ndihma e miqve ndërkobmtarë e kryesisht e  Shteteve të bashkuara të Amerikës (më tutje Amerika), si dhe e shqiptareve më të vendosur që edhe pse humbën betejën I mbeten besnik UÇK- së e Kosovës.
Pas kësaj UÇK u riorganizua,mbetën e erdhën ata që vërtet dëshironin të luftonin për vendin.
UÇK bëri kryesisht luftë guerile, ata sikur e kishin pranuar se nuk mund të ia dilnin me Serbinë dhe sikur dëshironin të përfitonin  nga masakrat ndaj popullsisë civile që i bënte shteti serb, dhe pikërisht masakrat ndaj popullsisë civile ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Aleanca ushtarake veriatlanike (NATO) sulmoi Serbinë dhe çliroi Kosovën duke marrë shkas  këto masakra.
Megjithëse ishte luftë, disa anëtarë të UÇK-së u kujdesën që të bëjnë karrier, që pas përfundimit të luftës ( e lufta dihej që do të përfundonte sepse këtu kishte “vënë bast” Amerika) të zinin pozita apo të pasuroheshin. U bënë shumë komandant të cilët e quanin veten me pseudonime, si komandant filani etj., megjithëse kjo ishte krejt e panevojshme. Tanimë ishim në luftë, nuk vepronim ilegalisht.Në komandntllëkun e UÇK- së u infiltruan edhe  njërëz,që ishin thjesht profiter. Komandantët më të lartë u dhanë pozita udhëheqëse familjarëve, pavarësisht nëse ata kishin aftësitë e duhura apo jo.
UÇK, Kosovën e ndau në 5(pesë) zona operative, të cilat sikur luftonin secila për vete,pa një kordinim, meqë edhe nuk kishte kush të I kordinonte,pasiqë lidhjet e zonave me qendrën ishin të dobëta. Nuk kishte një hierarki të mirëfilltë. Në disa pjesë të Kosovës nuk është bërë fare luftë megjithëse komandantët që vepronin në ato pjesë edhe sot e gjithë ditën mburren me veprimtarinë e tyre luftarake.
Qysh në fillim dikush u kujdes që të krijohej përshtypja sikur Drenica e bëri namin në luftë, dhe të jesh drenicak do të thotë të jesh trim e lokalizmat e tillë,pavarësisht nëse do ta dëmtonin luftën apo jo, nuk ishin të nevojshme.
Kësaj rrëmuje të I shtojmë edhe krijimin e Forcave të armatosura të republikës së Kosovës (më tutje FARK). Që u krijua nga qeveria e Kosovës në egzil (kupto nga LDK).Farku u krijua jo për të luftuar Serbinë sa për të qenë kundëralternativë e UÇK-së e cila rrezikonte ta çlironte Kosovën e ta nxirrte nga loja LDK-në.Por megjithë papjekurinë dhe egoizmin e tepruar të atyre që ne I quanim, ajka e popullit, shqiptarët e thjeshtë , që nuk kishin interes tjetër pos të vendit, nuk iu kundërvunë njëri tjetrit. FARK  u shkri në UÇK dhe “lufta “për pushtet e teren bëhej këtu.
E ndërkohë lufta e vërtet vazhdonte, dhe pas shumë përpjekjesh të pasuksesshme ndërkombtare për të arritur paqen, e duke marrë shkas nga masakrat që i bëheshin popullatës civile,NATO sulmoi Serbinë, e me këtë edhe vulosi rezultatin e luftës. Serbia do të mposhtej pas rreth 78 ditësh bombardimi nga ajri. Kjo luftë ishte  apsolutisht e pabarabart për Serbinë ( Serbia nuk mundi të kundërpërgjigjej),megjithatë  rezistoi kaq gjatë edhe falë “zemërgjerësisë” së NATO-s.
Gjatë kësaj periudhe krimet e shtetit serb mbi popullatën shqiptare u shtuan dukshëm. Afërsisht gjysma e popullates shqiptare për një periudhë jo shumë të gjatë lëshuan Kosovën, gjë që nuk është për tu lavdëruar.


Mbarimin e luftës shqiptarët e përjetuan me gëzim e eufori. Shumë shpejt në Kosovë u kthyen shqiptarët e larguar që kishin  ikur në vendet fqinje e kryesisht në Shqipëri. Ata ishin nisur me çka kishin mundur e si kishin mundur për të u kthyer në shtëpitë e tyre, tashmë gërmadha.
Në Kosovë u instaluan Misioni i kombeve të bashkuara (më tutje UNMIK) si dhe forcat e armatosura ndërkombtare të udhëhequra nga NATO ( Më tutje Kfor).
Populli i Kosovës i ishte shumë falenderues UÇK-së dhe NATO-s.  UÇK zyrtarisht u shua., ndërsa udhëheqësi I LDK-së, Ibrahim Rugova tanimë gjendej në Itali (kishte shkuar atje nga Beogradi) e LDK- istët nuk ndiheshin gjallë.
UÇK mbeti forca vendore më e respektuar dhe më e besueshme nga populli. Kjo bëri që disa nga ushtarët e UÇK-së të silleshin me kapadaillëk, ata e konsideronin veten njerëzit më meritor të kombit, njerëz trima që nuk ishin friguar në luftë e lëre më tani në paqe. Kjo arrogancë dhe veprime të tjera të pahijshme të bëra nga ushtarët e UÇK-së, popullit nuk i pëlqyen, i cili në zgjedhjet komunale dhe qëndrore zgjodhi LDK që të i prijë.
U krijuan partia demokratike e Kosovës (më tutje PDK) e udhëhequr nga Hashim Thaqi i cili u promovua në konferencën e Rambujesë, si dhe aleanca për ardhmërinë e Kosovës (më tutje AAK) e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që kishte qenë komandant i zonës operative të Dukagjinit.
Kosova u nda në Mitrovicë, e për këtë kontribuan edhe ndërkombtarët dhe ashtu mbeti edhe falë qyqarllëkut tonë.
U krijuan shumë mite, e më i njohuri nga ta, miti i Adem Jasharit, mit që ishte  ngjizur gjatë luftës. Komandantët e lartë  të UÇK-së tregonin se si e kishin njohur Adem Jasharin, si si ai i kishte dhuruar diçka, zakonisht një armë etj. Këta njerëz qëndisnin këso lloj historirash për të ngritur veten, ndoshta edhe ishte krijuar përshtypja që më patriot e më meritor ishte ai që e kishte njohur Adem Jasharin. Figura e Adem Jasharit u bë kryefjalë në shumë tubime, por kjo figurë, e as ngjarjet që lidheshin me të nuk u trajtuan asnëherë në mënyre shkencore.
Pas luftës dolen në pah familje të njohura, ku politikanët tanë( e jo vetëm ata) shkonin të merrnin bekimin, e gjëra të tilla banale që nuk përkojnë me kohën.
Në tubime politikanët tanë, sidomos këta të rinjtë, bënin zotime se do ta qojnë në vend amanetin e dëshmorëve, që më duket një patriotizëm jo i shëndosh, e sidomos një logjikë jo e shëndosh. Ne duhet të punojmë për vete, për fëmijët tanë e për fëmijët e tyre, duke mos harruar asnjëherë ata që sakrifikuan për ne e për vendin. Nuk ka e as që duhet të ketë amanet të dëshmorve, ka ineres të përgjithshëm e këtu duhet përqëndruar.
Kosovën formalisht e udhëhiqte Unmik-u, e punëtorët e tij Kosovën e trajtuan si vend ku duhet marrë një rrogë.
Pas luftës doli nevoja e krijimit të institucioneve, e këtu partitë politike u kujdesën që të fusin njerëz që do të punonin për ta e jo për shtetin, e këta njerëz nuk ishte e thënë të kishin përgaditje profesionale.
Po ndalem pak tek një ngjarje që ndoshta nuk ndikoi në zhvillimet në vend, por mënyra se si u trajtua më është dukur interesante. Në vitin 2001 , Unmiku vendosi që ta nxjerrë një kornizë ligjore që do të precizonte të drejtat dhe detyrat e institucioneve. Pala shqiptare zgjodhi për bisedime lidhur me këtë temë Fatmir Sejdiun (LDK) i cili ishte doktor i shkencave juridike, Arsim Bajramin (PDK) gjithashtu doktor i shkencave juridike dhe Muhamet Kelmendin (AAK) magjister i shkencave juridike. I përmenda titujt e tyre shkencor jo pa qëllim. Këta të tre në bisedimet me Unmikun ishin përqendruar tek emri I këtij dokumenti dhe gjithë energjinë e tyre e hargjuan duke arsyetuar e kërkuar që ky dokument të quhej kushtetutë, ndërsa përmbajtjes së saj I kushtuan shumë pak rëndësi. Ndoshta nuk mund ta ndryshonin përmbajtjen sepse disa gjëra ishin përcaktuar me marrëveshjen e Rambujes ( e cila megjithatë nuk mund të quhet marrëveshje) si dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së, megjithatë përqëndrimi dhe këmbëngulja e tyre tek emri ishte e pakuptueshme.  Edhe studentët fillestar të fakultetit juridik duhet ta dijnë se nuk ka rëndësi si quhet një dokument (qoftë ai edhe akti më I lart juridik), rëndësi ka përmbajtja dhe funksionaliteti që garanton ai dokument. Dhe ky dokument u quajt Korniza kushtetuese për vetqeverisje të përkoshme në Kosovë, e që ishte një rregullore e nënshkruar nga kryeadministratori ( I pari I Unmikut e I Kosovës).
Në zgjedhjet e para qëndrore, megjithëse fitoi LDK u krijua një qeveri e gjerë me pjesmarrjen edhe të PDK-së dhe të AAK-së. Opozitë pothuajse nuk kishte.
Pushtetarët tanë vazhdimisht qaheshin se nuk kanë kompetenca. Ata u përqëndruan që të I rregullonin punë e veta dhe këto punë I rreguluan mirë.  Edhe Unmikut nuk I pengonte pasurimi I paligjshëm I tyre. Unmiku do ta kishte më lehtë me njerëz të korruptuar. Nëse ndonjëri nga këta do të guxonte ta kundërshtonte Unmikun, atëherë ndërkombtarëve mund të u kujtohej mënyra se si ky u pasurua dhe ky pastaj do të kishte telashe.
Në vitin 2004, shqiptarët masovisht protestuan kundër padrejtësive që I bëheshin e sidomos në pjesën veriore. Këto protesta eskaluan në dhunë ku shqiptarët kishin cak Unmikun dhe trashigiminë kulturore serbe. Ata shkatërruan shumë kisha serbe. Këto kisha shqiptarët nuk I kishin shkatërruar as gjatë luftës, madje edhe thonin se janë kisha shqiptare të tjetërsuara nga serbët.Këtu shqiptarët protestën e tyre të drejt e ku do të duhej të përfitonin diçka e shëndruan në protest shkatrruese për objektet kulturore, gjë që nuk u pëlqeu aspak as miqve ndërkombtarë.  Megjithatë ky hidhërim popullor I shtyu qendrat e vendosjes të mendonin më seriozisht për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Në vitin 2005, qendrat botërore të vendosjes organizuan bisedime për Kosovën. Në Vjenë shqiptarët e serbët do të uleshin të bisedonin për qështjen kontestuese të Kosovës. Këto bisedime do të udhëhiqeshin nga OKB , gjegjesisht I dërguari I saj Marti Atisari (ish president finlandez).  Në Kosovë u krijua grupi I unitetit I cili udhëhoqi me bisedimet.
Shqiptarët në Vjenë bënë shumë lëshime, sa që ndoshta habitën edhe serbët. Këta çdo raund negociatash e paraqisnin si fitore të shqiptarëve,tregonin se si madje edhe bashkësia ndërkombtare kishte qenë shumë e kënaqur me ta. Ata ishin treguar shumë të moderuar, nuk ishin treguar aspak koprrac, kishin dhënë, pothuajse çka u ishte kërkuar, e me këtë I kishin vënë themelet një shteti   jofunksional , ku pasojat do të I vuanim të gjithë.
Serbët që përbënin rreth 7 %  e popullsisë fituan të drejta të barabarta e madje në disa raste të drejta shtesë, kundrejt shqiptarëve që përbënin më shumë se 90% të popullsisë. Gjuhët zyrtare të barabarta , në Kosovë u bënë shqipja dhe serbishtja. U vulos decentralizimi që thuhej se do të ishte në të mire të popullit të Kosovës por që do të ishte vetëm në të mire të serbëve të Kosovës.
Si rezultat I këtyre bisedimeve doli plani I Atisarit, e pas shumë bisedimeve të komlikuara ndërkombtare u arrit që në shkurt të vitit 2008 të shpallej pavarësia e Kosovës në bazë të planit të Atisarit. Serbët, të përkrahur nga Rusia nuk e pranuan këtë,ata protestuan, madje grupe kriminale bënë dëm edhe në teritorin e Kosovës, ku institucionet e Kosovës nuk reaguan, siq nuk kishin reaguar asnjëherë si duhet për krimet e kryera nga serbët në Kosovë.Institucione t e Kosoves u treguan shume te ngatheta dhe pa vet iniciative. Kosova u be shtet dhe u njoh nga nje numer i konsiderueshem shtetesh me shume fale angazhimit nderkombtare se sa atij shqiptar.

Populli shqiptare nganjehere edhe pashpjegueshem ec perpara edhe perkunder faktit qe angazhimi dhe organizimi i shqiptarve ne kohe te caktuara nuk ishte i pershtatshem per tu perballur me rrezikun qe i kanosej.Shqiptaret individualisht bejne shume, por kane dobesi organizimin. Megjithate shqiptaret ne qaste kritike dijne te rreshtohen si duhet.
Duhet thene qe deri ketu ne nuk do te mund te vinim pa sakrificat e atyre qe mbajten gjalle frymen kombtare. Megjithate, ne kohen kur te merreshe me qeshtjen kombtare mund edhe te pasuroheshe, dolen ne pah shume figura qe ne kushte te tjera nuk do te i njihte askush.Pas viteve te nentedhjeta rrethanat nderkombtare ishin ne dobi te shqiptareve dhe shqiptaret mund te perfitonin me shume nga kjo, megjithate pozita e shqiptarëve në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht, shqiptarët janë bërë faktor, së paku në këtë lagje të botës.


Ky do të ishte një tregim për Kosovën ashtu siq unë e kam parë e kuptuar. U përpoqa që sadopak të prek disa ngjarje e të jap mendimin tim për to. Megjithëse jam përqendruar tek gabimet, nuk do të thotë se nuk ishin bërë edhe shumë punë të mira, por për punët e mira është thënë e shkruar mjaftueshëm tashmë.
 Mendoj se këto gjëra e gjithçka tjetër që ka të bëjë me ne duhet trajtuar në mënyrë shkencore. Për konsum të brendshëm na duhet e vërteta, ndërsa për konsum të jashtëm edhe mund të propagandojmë.
Ne kete shkrim i lejova vetes te i shikoja gjerat nga kendveshtrimi im, dhe gjerat keshtu duhet shikuar, pse bertiten disa rroft filani nuk eshte e thene qe edhe ne te bertasim ashtu, sepse nuk duhet lidhur per persona te caktuar por per vendin e caktuar, ne kete rast per Kosoven qe eshte pjese e Shqiperise.

Ju përshëndes,



« Editimi i fundit: 05-02-2009, 15:24:46 nga h75 »

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-02-2009, 18:54:10
pershendetje h75

te pergezoj per shkrimin aq me shume qe e ke shkruar sipas fakteve e informacioneve te tua.
Une e kam ndjekur nga larg zhvillimet ne Kosove por e interesuar gjithmone si Shqiptare qe jam.Kam pare 1 emision tek Top Channel dhe me eshte dukur interesant. Po e ndaj me ju...

Gjithe te mirat.


 

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-02-2009, 21:18:27
E pashe me shume interes dokumentarin e postuar nga ju.Ketu sigurisht permenden vetem perpjekjet dhe qendresa e shqiptareve, nuk permenden dobesite dhe gabimet, dhe mire qe nuk permenden.
Dokumentari ishte i punuar mire dhe me pelqeu, megjithate informacionin e dhene ne kete dokumentar se kosova u pushtua nga serbia me 1918 (une keshtu e degjova) me duhet ta kontestoj ose me mire thene ta korigjoj. Sipas informacioneve te mija, informacione qe i kam marr nga historia e popullit shqiptar, serbia pushtoi kosoven dhe nje pjese te shqiperise veriore qysh me 1912, gjate se ashtuquajtures luft ballkanike. Ne vitin 1912 Shqiperia ishte pushtuar ne jug nga greket ndersa ne veri nga serbo malazezet. Bile serbia beri perpjekje (e per pak ia arriti)  te kishte nje dalje ne detin adriatik permes durresit, por kembngulja e austrise beri qe serbia te terhiqej pertej bjeshkeve te nemuna.Megjithate per shkak se ne vitet ne vazhdim ne kishim luften e pare boterore do te mund te thuhej se serbia (ri) pushtoi kosoven me 1918.
ju pershendes

Temat e fundit