Kosova residente - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova residente

Kosova residente

· 1 · 697

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-07-2011, 23:04:38
Kosova residente

Shkëlzen Maliqi



Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka qenë esencialisht regjistrim i popullsisë residente, të atyre që aktualish janë banorë të Kosovës. Simultanisht regjistrimi është kryer edhe në vendet tjera në Europë, ndonëse disa shtete në rajon e kanë shtyrë regjistrimin (p.sh. në Serbi dhe Maqedoni). Edhe në Kosovë ka pas bojkot të pjesshëm të regjistrimit nga ana e komunitetit serb, sidomos në komunat veriore të Kosovës, por kjo nuk ka ndikuar shumë në totalin e procesit.

Karakteristika tjetër e regjistrimit aktual është se ai konsiston në anketimin ku respondenti deklaron vullnetarisht shënimet e tij personale, si dhe disa shënime mbi pronën. Nga respondentët nuk kërkoheshin dokumentet e identifikimit, e as të pronës, si verifikim për deklarimin. Kjo anketë bazohet në ndërgjegjen e qytetarit, dhe nuk është i tipit “regjistrim i obliguar” shtetëror.

Vetë rezultati i regjistrimit dhe të dhënat që janë mbledhur, mbeten pronë e Entit të Statistikave të Kosovës, dhe jo e shtetit. Shteti, si edhe çdo subjekt tjetër që punon me statistikë, mund të shërbehet me të dhënat për qëllime të ndryshme, planifikime, analiza statistikore dhe demografike, por ato asnjëherë nuk mund të konsiderohen si dokumente dhe statistika zyrtare për çështje të pronës ose si të dhëna të barasvlershme me regjistrat civile të qytetarëve, të dhënat kadastrale, për tatimim etj.

Të gjitha keqkuptimet dhe kritikat ndaj regjistrimit të popullsisë burimin e kanë te mosnjohja ose injorimi i karakterit dhe statusit të tij. Edhe numri preliminar i banorëve residentë të Kosovës, që është shpallur para dy javësh, është pritur me shumë zemërim dhe reagime të ashpra, deri edhe te pohimi se është i pavlefshëm dhe se duhet të përsëritet. Shumë institucione dhe individë madje u ofenduan kur numri i banorëve residentë doli se është një milion e shtatëqindmijë, ndërkaq pritjet ishin që Kosova të ketë rreth dy milionë e gjysmë banorë!

Në media shtrohej sidomos pyetja sesi është e mundur që në listat zgjedhore Kosova t’i ketë mbi një milion e gjashtëqindmijë votues, ndërkaq që numri i banorëve të jetë vetëm pak më i madh! Kjo dukej shifër absurde, pasi që dihet se Kosova e ka të paktën 25% të popullsisë nën moshën 18-vjeçare, dhe kjo nënkupton se popullsia që nuk voton duhet të jetë të paktën rreth gjysmë milioni dhe jo njëqind mijë, sa del nga regjistrimi!

Edhe ekspertët e demografisë dhe intelektualët që do të duhej të dinin faktet, ndonjëherë e përdorin dhe keqpërdorin këtë argument, pa u thelluar në strukturën e trupit votues të Kosovës, që nuk përbëhet vetëm nga banorët respondentë, por edhe nga diaspora e Kosovës, e cila që nga viti 2000, ndonëse jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës, janë regjistruar edhe në regjistrin civil të Kosovës, duke siguruar dokumente personale dhe pasaportat. Ata që jetojnë jashtë dhe i kanë edhe dokumentet e Kosovës, sigurisht se e gëzojnë edhe të drejtën e votës në Kosovë, andaj i kanë emrat në listat zgjedhore. Vetëm se shumica e tyre këtë të drejtë nuk e shfrytëzojnë fare, jo vetëm pse fizikisht nuk janë në Kosovë gjatë zgjedhjeve, por nuk e kanë zakon as votimin nga distanca (ligji lejon votimin përmes internetit dhe me postë, por shfrytëzohet më pak se 1%).

Numri i banorëve residentë të Kosovës, që doli se është rreth 1,8 milionë (përfshirë edhe pakicën serbe që e ka bojkotuar regjistrimin), nuk dëshmon “absurdin e trupit votues karshi numrit të popullsisë”, siç po pohojnë disa, por është tregues i qartë për të kundërtën, se elektorati total i Kosovës është i fryrë gati për gjysmë milion veta, të cilët janë pjesë e regjistrit civil dhe listave zgjedhore, pra e kanë të drejtën e votës, por, me që nuk janë banorë residentë, ata nuk janë votues aktivë.

Një dobi imediate nga regjistri aktual i popullsisë residente është edhe llogaritja më e saktë e elektorateve, jo vetëm në tërësi, por edhe sipas komunave dhe vendvotimeve. Do të mund të evitohet ajo pjesë e manipulimeve zgjedhore nëpër komunat, ku komisionerët kanë votuar edhe për ata të diasporës që figurojnë në listat zgjedhore. Tani do të dihet edhe në total, e edhe sipas komunave, sa votues residentë janë që realisht votojnë, dhe sa janë prej tyre me vendbanim të përhershëm, ose të zgjatur, jashtë Kosovës.

Me regjistrimin e muajit prill është bërë edhe evidentimi i diasporës kosovare. Për herë të parë do ta kemi një projeksion relevant për numrin e diasporës, që në parim duhet të jenë regjistruar atje ku jetojnë, si banorë residentë të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë etj., sepse ato vende duhet të kujdesen për statusin dhe mirëqenien e tyre. Me këtë regjistrim atje ku jetojnë, diaspora nuk i humb të drejtat në Kosovë, p.sh. shtetësinë, pronën, identitetin etj., por ideja e regjistrimit simultan është që askush të mos regjistrohet dy herë, por vetëm aty ku realisht banon dhe kërkon realizimin e të drejtave të ndryshme.

Enti i Statistikave i Kosovës, për të evituar një pjesë të kritikave që skandalizoheshin me zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, mbase është dashur që ta publikojë njëkohësisht me numrin preliminar të kosovarëve residentë, edhe të atyre që jetojnë në diasporë. /Mapo

Temat e fundit