Kosova shpall pavarësinë, gjithe shqiptaret dhe Shqipëria feston ditën e madhe - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova shpall pavarësinë, gjithe shqiptaret dhe Shqipëria feston ditën e madhe

Kosova shpall pavarësinë, gjithe shqiptaret dhe Shqipëria feston ditën e madhe

· 145 · 10004

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-02-2008, 12:42:09
Sipas agjencise se lajmeve ANSA, seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do të mblidhet ne orën 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do të lexoje deklaraten historike te pavarësisë se Kosoves. Ja axhenda e plotë e ditës se diele.

Agjencia e lajmeve ANSA bën te ditur një pjesë te axhendes histroike te se dieles ku pritet te shpallet pavarësia e Kosoves. Sipas kësaj agjencie seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do të mblidhet ne orën 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do të lexoje deklaraten historike te pavarësisë se Kosoves. Gjatë paradites se te dieles, kryeministri Thaci pritet t’i drejtohet zyrtarisht Kuvendit për te mbledhur seancen e jashtezakonshme te Kuvendit ne orën 15.00. Behet e ditur se vendimi për seancen e jashtezakonshme te Kuvendit do të merret ne mbledhjen e kryesise ne orën 12.00. Gjatë pasdites ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtinë janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive si perurimi i Obeliskut te Pavaresise, një koncert ne sheshin qendror dhe mbrëmja e madhe festive me fishekzjarre rreth orës 23.00. Qeveria ka vendosur qe festimet te vazhdojnë deri ne orën 24.00 dhe me pas te mbyllen qe të mos krijohet asnjë incident i mundshem.

                  Axhenda e Shpalljes se Pavaresise

10.00 kryeministri i Kosovës del nga Selia e Qeverisë dhe shkon në Parlament – ku dorëzon kërkesën për mbledhje të një seance parlamentare të jashtëzakonshme

11.00 Kryeministri bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.

12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit

13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare

15.00 Sesion plenar i Kuvendit të Kosovës

18.00 Deklaratë e 3 liderave në Hotel Grand – Qendra e Medias

18.30 Zbulimi i Obliskut të Pavarësisë përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë

19.00 Koncert i Filarmonisë së Kosovës tek Salla “1 Tetori”

20.00 Koncert në Sheshin e Prishtinës

23.00 Fishekzjarre që hidhen nga katër pjesë të ndryshme të Prishtinës
« Editimi i fundit: 17-02-2008, 14:18:16 nga M A X »

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-02-2008, 12:43:25
Shqiperia ne feste per diten e madhe te kombit shqiptare

Ora 12:00-Gjatë 24 orëve te fundit ne pikën doganore te Morines kanë kaluar afro 800 persona qe shkojnë ne Kosovë për festuar pavarësinë e Kosoves. Për te ruajtur rendin dhe qetesine policia e Kukesit ka marrë të gjitha masat, qe dita e pavarësisë te përballohet me sukses. Ndërkohë qe reshjet e debores kanë zbardhur Kukesin, Bashkia ka marrë te masat qe te kryhen aktivitete festive edhe ne qytetin verior për te festuar pavarësinë e Kosoves. Situata ne kufi paraqitet e qete pa probleme. Pavaresisht se temperaturat kanë arritur deri ne 5 grade, debora ka pushuar dhe nuk ka problem ne qarkullimin e automjeteve.
Atmosfera e shpalljes se pavarësisë ndërkaq do të festohet dhe ne Tiranë, ku Bashkia e Tiranës ka paralajemeruar se nga ora 10 e paradites deri ne mbrëmje disa rrugë kryesore ne Tiranë do të bllokohen. Sipas Bashkisë se Tiranës kjo masë është ndërmarrë qe te gjithë ata qe duan te pershendesin shpalljen e pavarësisë te Kosoves mund te festojne lirisht ne rrugët e kryeqytetit shqiptar.

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-02-2008, 12:44:26
Bashkia e Shkodrës programin gati me rastin e shpalljes se pavaresise se Kosoves

Ora 12:30-Bashkia e Shkodrës ka përcaktuar një program dy ditor festimesh me rastin e 17 shkurtit, e cila është përcaktuar dhe si data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Programi u përcaktua në një mbledhje të organizuar mbrëmjen e kaluar në bashkinë e qytetit në veri të vendit. Festimet do të nisin që mesditën e sotme, ku banda e qytetit do të ekzekutojë pjesë patriotike në sheshin e lagjes ‘Parrucë’.

Aktivitetet do të vijojnë pasdite, kur në teatrin ‘Migjeni’ do të shfaqet një montazh filmik i titulluar “Nana e të gjithëve“, në nderim të figurës së Nënë Terezës.
Përsa i takon ditës së dielës, aktivitetet do të nisin në orën 11:00, ku sërish banda e qytetit do të ndalet në sheshin e lagjes ‘Parrucë’, nga dhe do të nisë ekzekutimi i pjesëve muzikore që do të vijojnë në disa nga sheshet kryesore të Shkodrës.
Në orën 17:30 të së dielës, në sheshin “Luigj Gurakuqi” do të organizohet një koncert madhështor festiv me pjesëmarrjen e forcave më të mira artistike të qytetit të Shkodrës, përfundimi i të cilit do të shoqërohet me hedhjen e fishekzjarreve.

Gjirokaster, festime per ngjarjen historike

Ora 12:45-Gjirokaster- Edhe Gjirokastra pergatitet per pavaresine e Kosoves. Lidhur me këtë ngjarje historike për mbarë shqiptarët, Bashkia e Gjirokastrës ka përgatitur një sërë aktivitetesh kulturore, e cila do të kulmojë 10 minuta pas shpalljes zyrtare të pavarësisë.
Flamur Bime, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës tha se pushteti vendor, në bashkëpunim me Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, do të mbështetë të gjitha aktivitetet kulturore që do të organizohen në qytetin e gurtë.
“Sipas planit të përbashkët, të gjitha institucionet shtetërore dhe lokale, do të ngrejnë në mënyrë simbolike flamurin kombëtare dhe më pas, të gjithë përfaqësuesit e saj do të mblidhen në kalanë e qytetit për të përshëndetuar Pavarësinë e Kosovës”, tha Bime.
Më tej Bime tha se, pas ngritjes së flamurit kombëtar dhe përshëndetjeve të rastit, artistët dhe aktorët profesionistë të qytetit të Gjirokastrës do të japin shfaqje artistike për të gjithë komunitetin deri në orët e vona të natës.

Marre nga Balkanweb

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 16-02-2008, 12:50:53
Kosova ne feste nje dite para shpalljes se pavaresise

Nje dite para shpalljes se pavaresise ne Kosove kane nisur festimet e rastit. Qytetet e Kosoves jane skuqur nga flamujt kombetare, ndersa neper rruge jane vendosur pankartat kushtuar pavaresise

Shqiptaret e Kosoves kane nisur te festojne qe tani pavaresine e shtetit te tyre, qe pritet te shpallet diten e diele me 17 shkurt. Pikerisht ne rruget kryesore te qyteteve kosovare jane vendosur flamuj dhe lloj lloj mbishkrimesh dedikuar pavaresise. Ne rrugen “Nena Tereze” ne Prishtine, eshte vendosur portreti i Komandantit Legjendar te UÇK-se, Adem Jashari, me mbishkrimin: Bace, u kry….
Ne Mitrovice ne dritaret e mjaft shtepive valvitet flamuri shqiptar. Shumica e shqiptareve ne jug te qytetit nuk shqetesohen aspak per reagimin e serbeve ne veri, por festojne te entuziazmuar. Nje shites nuk e fsheh gezimin per kete dite te madhe. “Do ta festoj me familjen time”, shprehet ky shites cigaresh.
Ne Suha Reka, ne jug te Prishtines, po keshtu ballkonet e shtepive jane mbushur me flamuj. Mjaft nga banoret e kesaj zone, kane vendosur te kujtojne te vraret ne lufte pak para se te shpallet pavaresia per te cilen ata luftuan.
Ne Racak, skena e masakres se tmerrshme qe ndryshoi plotesisht dhe kursin e luftes, te moshuarit u mblodhen ne nje ceremoni ne kodren e fshatit pikerisht ne vendin ku ndodhi ajo ngjarje. Ishte janari i 99 kur 44 shqiptare u masakruan nga serbet ne kete fshat, ngjarje qe shenoi dhe nje pike kthese ne diplomacine perendimiore per te nderhyre ushtarakisht ne Kosove.
“Kjo eshte e vetmja gje qe ne prisnim- qe ky vend te behej shtet!”- thote ky i moshuar.
Ne Krushen e vogel, ne fillim te bombardimeve te NATO-s, 115 vete u masakruan nga forcat serbe. Ne kete zone Hanemshahe Batusha humbi tre djem dhe pese niper. Tashme ajo shprehet se do te donte qe femijet e saj te ishin gjalle per te pare kete dite.
Festimet do te arrijne kulmin te dielen pasdite, kur pritet qe te shpallet zyrtarisht pavaresia e Kosoves. (EvaKushova-News24)

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 16-02-2008, 13:01:03
Thaci konfirmon: Neser do plotesohet vullneti i popullit kosovar

Lajmi behet i ditur serish nga agjencia e lajmeve ANSA e cila ka qene e para qe ka konfirmuar daten e mundshme te shpalljes se pavaresise se Kosove. Ja axhenda e dites se shpalljes se pavaresise

Kryeministri Hashim Thaci konfirmon se neser mbasdite do te Kosova do te shpalle pavaresine. Lajmi behet i ditur serish nga agjencia e lajmeve ANSA e cila ka qene e para qe ka konfirmuar daten e mundshme te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Sipas te njejtit burim, Thaci duke folur me gazetaret ka konfirmuar direkt se te dielen mbasdite me 17 Shkurt do te shpallet pavaresia e Kosoves. “neser do te zbatohet vullneti I popullit kosovar” , tha Thaci.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 16-02-2008, 18:22:02
Kaçaniku feston Pavarësinë.

Në Grykën legjendare të Kaçanikut, aty ku u zhvilluan luftërat vendimtare të Shqiptarëve për Pavarësi në vitet 1910-1912 kundër turqve, për krijimin e shtetit Shqiptar dhe në luftën e fundit të vitit 1998-99 kundër hordhive serbe për pavarësinë e Kosovës, do të vendoset Flamuri Kombëtar Shqiptar me dimensione të mëdha. Kjo do të jetë edhe dëshmia më e mirë se populli Shqiptar në Kosovë njehë vetëm Flamurin Kombëtar Shqiptar. Flamuri shtetëror i imponuar nga të huajt, nuk do të luaj kurrfarë roli për popullatën shumicë në Kosovë.


#6 ne: 16-02-2008, 20:31:29
Urime urime urime te gjithe kosovareve kudo qe jane!!!!!!!!! Kane nje jete te tere qe luftojne per lirine e tyre dhe me ne fund erdhi dita e shumepritur!!!!!!!!!!

  • Postime: 877
  • Karma: +26/-18

#7 ne: 16-02-2008, 20:56:35

ajde me hajër... e me men n'kokë

po pse pikërisht ktë datë 17 Shkurt...?

ka ndonjë domethënie... apo ësht pa pik lidhje...?

p.s. shtatëmbëdhjeta s'ësht numër me fat... t'paktën kshu e di un

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 16-02-2008, 22:00:51
Urime urime urime te gjithë kosovareve kudo qe janë!!!!!!!!! Kane një jetë te tërë qe luftojne për lirine e tyre dhe me në fund erdhi dita e shumepritur!!!!!!!!!!
Një KOMB një qëndrim.


#9 ne: 16-02-2008, 23:39:09
Urime dhe nga une shtetit me te ri shqiptar. dhe me bindje e them se do jete shteti i pare dhe i fundit qe do perfitoj dhe do di ti reflektoj ne te mire te popullit te tij, si dhe do jete i pari shtet qe do kete miresine te futet ne evrope! pse e them kete? sepse ka njerez qe vertet punojne, mendojne, investojne per ate vend. kush jane ata? vete kosovaret! urime nga shpirti e zemra. e meritojne!

  • Postime: 1608
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 17-02-2008, 03:14:54
Me në fund u realizua edhe endrra e Shqiptareve... Urime te gjithëve Kosovarve anë e mbane se me te vërtetë e meritoni.

Edhe ne këtu ne Amerikë po e festojme ne Times Square - Manhattan rreth orës 1:00 te drekes.  :)

Ndërsa ne Kosovë, festa ka filluar....



















  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 17-02-2008, 09:48:13
Hajde e gezofshim te gjithe kete dite te shume pritur.
Ishalla tash e tutje te na shkoje mbare si Kosoves ashtu dhe Shqiperise. Uroj qe secili nga ne te bej punen e vet vetem me nder. Dhe mos harroj ata qe dhane jeten e tyre per kete dite te madhe qe ne po e presim sot, LAVDI  ju qofte.

#12 ne: 17-02-2008, 10:20:47
Shume te bukura fotografite CrystalTears! Flm!!

Edhe nje here urime!! E meritoni Pavaresine se keni shekuj te tere duke luftuar pa u mposhtur! Respekt te sinqerte nga ana ime!!

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 17-02-2008, 10:51:52
urime pavarsin e keni merituar! he urime te gjith neve shqiptareve kudo qe jemi
perzemzrsisht nga oki

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 17-02-2008, 10:59:35
UROJ të gjithë SHQIPTARËT kudo që janë për këtë festë të madhe.
Uroj të na prijë e mbara në vazhdimin e rrugës shekullore që e filluan të parët tanë, e që ne duhet ta vazhdojmë, për ribashkimin e SHQIPËRISË.
GËZUAR


Kaçanik, 17 shkurt 2008



  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 17-02-2008, 11:45:04
Sot nje dite madheshtore dhe e shumepritur per gjith shqiptaret ane e mbare botes. Eshte dite te cilen shume shtrejte e kemi paguar por me ne fund endrra jone u realizuar.

Urime gjith Shqiptareve, u befte Kosova shtet shembullor dhe uroj qe ne ardhmeri, nese jo ne, femijet tane ta perjetojne clirimin e gjith trojeve Shqiptare!
Lavdi ju qofte deshmoreve qe na e falen kete dite, Zoti ua shperblefte sakrificat.


Per ata te cilet kane deshire ti ndjekin programet e TV-se ne gjuhen shqipe online, le te klikojne mbi kete link: http://www.babaj-bokes.com/tvshqip.html
 

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 17-02-2008, 12:42:05
Bacë u kry…

“Flamuri vendoset nesër (të dielën), simbolet i kemi”, - ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke pranuar për herë të parë zyrtarisht Ditën e Pavarësisë

Bacë u kry… Amaneti u mbajt. Tash mund të preheni të qetë. Prishtina dridhet nën -6 gradë celsius, por temperatura njerëzore në kryeqytetin e shtetit të 193-të të botës, matet veç me ritme tupanësh. Sot në mesditë, Parlamenti i Kosovës do i japë fund ankthit dhe pritjes 10-vjeçare, ndërsa prej dy ditësh mijëra flamuj zbukurojnë Kosovën prej Mitrovicës në Prizren, nga Peja në Gjilan. “Flamuri vendoset nesër (të dielën), simbolet i kemi”, - ka deklaruar në konferencën e orës 20:30, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke pranuar për herë të parë zyrtarisht ditën e pavarësisë.

Shëtitorja kryesore e Prishtinës prej orësh është mbytur prej qindra makinash dhe mijëra njerëzish në një festë që duket se do të zgjasë edhe 24 orë të tjera, ndërsa tash orët numërohen mbrapsht…

Në Prishtinë mbërritëm rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës, duke kaluar përmes Maqedonisë, duke marrë bekimin e një polici shqiptarë në Gostivar. “Hajt për hajër na qoftë”, - tha ai ndërsa na kthen dokumentet e makinës për të na lënë të kalojmë më tej. Më tej, pas doganierëve të qeshur të Kosovës në prag pavarësie, shtrihet gryka e Kaçanikut ku nuk ka më prita me armë. E vetmja gjë nga e kaluara këtu janë shenjat për kalimin e tankeve, ndërsa menjëherë të bie në sy flamuri shqiptar i vizatuar në anë të rrugës… Nga Shqipëria kanë udhëtuar gjithashtu qindra persona të tjerë, ndërsa zyrtarët e lartë të Tiranës, veç kryetares së Parlamentit, Topalli, kanë preferuar të ndjekin nga larg procesin.

Bacë u kry… Mbaroi siç duhej të mbaronte. Me mijëra njerëz në rrugët e Prishtinës të veshur kuqezi, me qindra flamuj të NATO-s, SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e vendeve të tjera të Evropës, e gjithë këta sepse ne, shqiptarët “Nuk do të harrojmë kurrë atë që ju keni bërë për ne”, siç shkruhet gjithandej në rrugët e Kosovës. Nesër me shumë gjasë, do të jetë një flamur me hartën e Kosovës në fushë të kaltër dhe pesë yje, por ndërkohë në rrugët e Prishtinës, festa vijon me shqiponjën në fushë të kuqe, e cila mbetet e pazëvendësueshme.

“E gëzofsh pavarësinë, loçka jeme”, - thërrasin të rinjtë të hipur në makina me bori që nuk heshtin për asnjë moment, me gjithë temperaturat e ulëta që nuk kanë penguar as fëmijët të jenë në rrugët e qyteteve të Kosovës. Thirrjet e vazhdueshme për qetësi, nuk e kanë pasur të lehtë të mbajnë nën kontroll festën edhe pse sipas të gjitha mundësive, ajo do të vijojë brenda normales, “përtej provokimeve” ashtu siç edhe e kërkoi për të disatën herë Thaçi, në konferencë për shtyp ku garantoi vazhdimësinë e agjendës.

“Bacë u krye”, shkruhet mbi një çarçaf të bardhë varur fare pranë teatrit të Prishtinës, prej nga portreti i Adem Jasharit vizatuar mbi të do mund të shohë ngritjen e flamurit për të cilin dha jetën. 10 metra më tutje, Ibrahim Rugova do ketë mundësi të shohë të njëjtën pamje, ndërsa gra të moshuara fshijnë me shami lotësh fotot e varura në murin e të humburve përballë zyrave të UNMIK-ut dhe me siguri u pëshpëritin… Bir u krye…

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 17-02-2008, 12:42:38
Sot ne oren 11 Thaci konfirmoi nga grand Hotel Prishtina, se Kuvendi i Kosoves do te mblidhje per te shpall pavaresine. Ne oren 12 percaktohet agjenda zyrtare. Kosova eshte tash per tash ne flake, megjithe qe gjithcka ka ngrire nga debora. Prishtines i ka rene nje hije hyjnore, nga ato qe u bien qyteteve ne prag pavaresie…

Nderkohe RTK gjate trasmetimeve te mengjesit pas cdo lajmi, ka trasmetuar kengen “Mall Per Camerine”…

Titulli me i bukur ne Kosove ishte ai i te perditcmes Ekspres… Tre foto te diktatoreve serbe prej Cubrillovicit te Milloshevici, me titullin Fuck YU (Jugusllavia ose Ju)
Hajt urime dhe gezuar
http://www.peshkupauje.com/bac-u-kry/2008/02/16/

  • Postime: 877
  • Karma: +26/-18

#18 ne: 17-02-2008, 13:20:42


shum prekse kjo foto e Azem Jasharit... me nn shkrimin BAC u KRY !

për të qajt me lot...

Personalisht ja dedikoj ktij heroi legjendare i popullit Shqiptare kte dit t bukur... them se dha me shum se ci takonte për kte dit

Hallall Bace... sdo t haroj sa t jet jeta

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 17-02-2008, 14:09:55
Per mua eshte shume domethenes fakti qe "Ndërkohë RTK gjatë trasmetimeve te mengjesit pas çdo lajmi, ka trasmetuar këngën “Mall Për Camerine”…"

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 17-02-2008, 14:13:07
Vlen per t'u theksuar gjithashtu se me pavarsine e Kosoves eleminohet faktori serb si faktor destabilizues per Repbliken e Shqiperise. Serbet gjate gjithe historise kane punuar per te destabilizuar RSH sepse ishte e domosdoshme per ta te mos kishte nje shtet shqiptar te fuqishem, i cili do ishte ndimues per Kosoven.

Anet pozitive jane te ndryshme dhe shumeplaneshe, por ky i ndikimit serb ne RSH ka nje rendesi te vecante.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#21 ne: 17-02-2008, 14:56:19
Gezuar soren!

Me tu cuar ne mengjez i hodha nje sy Balkanweb dhe me ra lapsi nga dora. Flamuri zyrtar i Kosoves njesoj si i grekut, bardh e blu. Jo shqiponje ne c’fardo ngjyre, asnje pikes e kuqe ne ate flamur “shqiptar”. A u shpall Kosova krahine autonome greke? Ne fakt sinjalet u dhane kur Bamir Bopi u betua per nje flamur jo shqiptar, por greke ne ceremonin inaguriale. Ne fakte une thashe se tash Kosovaret  e hengren kur para disa diteve Bamir Topi vizitoi Kosoven. Shenje me te keqe dhe domethenese per shqiptaret nuk kishte.
Poshtersi mbi poshtersi i thone kesaj. Ne fotot e Adem Jasharit sot shruhej “Bace u krye”,por duhej shkruar; “Bace cohu nga varri sepse po shkelin mbi gjakun dhe amanetin tuaj”.
Ne vitin 1912 kur flamuri yne u ngrit ne Vlore ai u ngrit edhe nga kosovaret edhe per kosovaret, por kishte qene e thene… Sot jam i shokuar. Ne Veri te Vendit te thone se “ Kur nuk ke pulen duhet te hash sorren”. Gezuar soren populli im shqiptar!


Marre nga Bashkimi Kombetar

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 17-02-2008, 15:33:25
Flamuri qe mendohet te zyrtarizohet do te jete blu, me harten e Kosoves ne mes dhe 6 yje mbi te.
 
« Editimi i fundit: 21-10-2020, 00:56:28 nga M A X »

  • Postime: 28238
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 17-02-2008, 15:35:51
Petrit, mos harro se kjo është pavarsi e monitoruar dhe është e domosdoshme qe Kosova te këtë një flamur asnjanjes dhe qe perfaqson të gjitha etnite. Është ne doren e popullit dhe elites politike qe te mbajnë te pashuar ndjenjen kombëtare dhe simbolet e kombit. Kështu ky flamur do jetë thjeshtë shteteror, ndërsa ai kombëtar do jetë i njëjtë dhe i perbashket për te gjithë shqiptarët.

  • Postime: 287
  • Karma: +0/-0

#24 ne: 17-02-2008, 20:14:28

shum prekse kjo foto e Azem Jasharit... me nn shkrimin BAC u KRY !

për të qajt me lot...

Personalisht ja dedikoj ktij heroi legjendare i popullit Shqiptare kte dit t bukur... them se dha me shum se ci takonte për kte dit

Hallall Bace... sdo t haroj sa t jet jeta


Prekse jane te gjitha perpjekjet qe bene shqiptaret e gjithe trojeve shqiptare per te arritur kete dite.

Baca Azem tregoi dhe nje her se ketij vendi nuk o mungojne trimat dhe heronjte ne caste te veshtira dhe meriton respektin me te madh nga te gjith shqiptaret. Qe te bejme ketij heroi endrren e plote realitet, na ngelet vetem nje detyre 

BASHKIMI I MADH KOMBETAR

GEZUAR TE GJITHVE PAVARSINE

Temat e fundit